{"id":295656,"date":"2022-10-26T18:50:05","date_gmt":"2022-10-26T16:50:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=295656"},"modified":"2022-10-26T18:50:05","modified_gmt":"2022-10-26T16:50:05","slug":"u-shkarkua-nga-vetingu-reagon-fatmira-hajdari-kam-dy-vite-qe-e-perjetoj-keq-ja-e-verteta-per-revokimin-e-vizes-amerikane-dhe-e-maili-qe-i-erdhi-rudines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/u-shkarkua-nga-vetingu-reagon-fatmira-hajdari-kam-dy-vite-qe-e-perjetoj-keq-ja-e-verteta-per-revokimin-e-vizes-amerikane-dhe-e-maili-qe-i-erdhi-rudines\/","title":{"rendered":"U shkarkua nga vetingu, reagon Fatmira Hajdari: Kam dy vite q\u00eb e p\u00ebrjetoj keq! Ja e v\u00ebrteta p\u00ebr revokimin e viz\u00ebs amerikane dhe e-maili q\u00eb i erdhi Rudin\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatmira Hajdari ka reaguar pas vendimit t\u00eb KPA-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Hajdari ka deklaruar se e ka p\u00ebrjetuar keq shkarkimin nga detyra. Ajo thot\u00eb se k\u00ebrkesa e saj nga KPA nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar.<\/p>\n<p>\u201cShkak p\u00ebr shkarkim \u00ebsht\u00eb \u201cmos komunikimi i revokimit t\u00eb viz\u00ebs\u201d nga Ambasada Amerikane, se kriteri kryesor \u00ebsht\u00eb figura, dy t\u00eb tjerat jan\u00eb plot\u00ebsim formulari, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb shteti ka qen\u00eb i t\u00ebri Informal. Prandaj i q\u00ebndroj fjal\u00ebve, dua t\u00eb me vihet n\u00eb vend dinjiteti im, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kriteri i figur\u00ebs. Dy kriteret tjera s\u2019m\u00eb interesojn\u00eb fare, sa e pasur dhe e varf\u00ebr jam e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb m\u00eb njohin dhe ata q\u00eb drejtojn\u00eb sot politik\u00ebn, dhe ata qe e kan\u00eb drejtuar m\u00eb par\u00eb, dhe vet\u00eb Ambasada. KPA, s\u2019ka b\u00ebr\u00eb gjykim as shqyrtim fare, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak. K\u00ebrkoj dinjitetin tim personal dhe familjar, dhe Komb\u00ebtar, se ish bashk\u00ebshorti im i p\u00ebrket Shqip\u00ebris\u00eb, jo mua m\u00eb, asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr\u201d, tha ish gjyqtarja.<\/p>\n<p>Ish gjyqtarja deklaroi se vendimi \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb pasi faktet q\u00eb p\u00ebrmenden nga KPK sipas saj nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr p\u00ebrfundimin e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndalur te pretendimi i KPK-s\u00eb se ajo ka fshehur faktin q\u00eb Ambasada Amerikane i ka revokuar viz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar drejt SHBA, Hajdari ka treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e saj duke e quajtur nj\u00eb konkluzion t\u00eb pabaz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7udit\u00ebrisht ambasada nuk m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dat\u00eb se kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb revokimi i viz\u00ebs. Normalisht duhet t\u00eb shkruhej te vula, q\u00eb viza u revokua n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb. Kam tentuar gjith\u00eb vitin duke i d\u00ebrguar shkresa ambasad\u00ebs dhe ata nuk ma vun\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb dispozicion dat\u00ebn e revokimit t\u00eb viz\u00ebs sepse e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb revokimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb mbrapa. Kam nj\u00eb nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr sepse nuk kam pasur dijeni\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Teksa ka theksuar se viza i \u00ebsht\u00eb revokuar dhe jo refuzuar, Hajdari n\u00ebnvizoi se n\u00eb nj\u00eb email q\u00eb ambasada e SHBA i ka kthyer s\u00eb fundmi vajz\u00ebs s\u00eb saj , ish deputetes Rudina Hajdari l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr \u201cdrit\u00eb jeshile\u201d n\u00eb marrjen e viz\u00ebs n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr aplikim.<\/p>\n<p>\u201cPo patjet\u00ebr q\u00eb revokimi ka qen\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm. Ambasada s\u2019m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ende nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr vendosjen e revokimit. As tendenc\u00ebn e KPK s\u2019e kuptoj se si ata m\u00eb b\u00ebjn\u00eb mua fajtore q\u00eb nuk e di dat\u00ebn e revokimit t\u00eb viz\u00ebs, dat\u00eb e cila as sot nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar nga ambasada. Kur e kam dor\u00ebzuar formularin s\u2019e kam pasur t\u00eb revokuar viz\u00ebn.<\/p>\n<p>Ambasada amerikane i kishte kthyer nj\u00eb p\u00ebrgjigje Rudin\u00ebs kur i k\u00ebrkova p\u00ebrs\u00ebri dat\u00ebn e revokimit t\u00eb viz\u00ebs. N\u00eb email i shkruanin se \u201c\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb si p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja, por ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebrkes\u00eb dhe ta marrim n\u00eb shqyrtim pranimin dhe dh\u00ebnies s\u00eb viz\u00ebs\u201d, shtoi Fatmira Hajdari.<\/p>\n<p>Ish gjyqtarja shprehet p\u00ebr Gazet\u00ebn Express se kjo padrejt\u00ebsi q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ka shqet\u00ebsuar edhe f\u00ebmij\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb merrem me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje sepse jam shum\u00eb e shqet\u00ebsuar. Kam dy vite q\u00eb e p\u00ebrjetoj shum\u00eb keq. Po iu sjell edhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi shqet\u00ebsime, jan\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb. N\u00eb vler\u00ebsimin e sinqeritetit, t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs edhe t\u00eb moralit un\u00eb nuk e di se kush gjyqtar mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cVendimi ka prapavij\u00eb politike. Drejt\u00ebsia s\u2019po gjendet. Tham\u00eb t\u00eb v\u00ebm\u00eb drejt\u00ebsi, por drejt\u00ebsi nuk ka. As tek ata q\u00eb kan\u00eb ngelur dhe as te ata q\u00eb po na gjykojn\u00eb ne. Mua m\u00eb kan\u00eb presekutuar. Un\u00eb m\u00eb shum\u00eb e kam n\u00eb an\u00ebn morale. Dua dinjitetin tim. Nuk mund t\u00eb m\u00eb presekutosh si\u00e7 b\u00ebhej dikur n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit. Jeta \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb por edhe p\u00ebr familjen time. Un\u00eb tani nuk kam t\u00eb ardhura, djali im Azemi \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl ende. Kjo \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb vrasje e dyt\u00eb pas 20 viteve. U vra Azemi para 20 viteve m\u00eb \u201cvran\u00eb\u201d mua pas 20 viteve. Nuk isha un\u00eb e keqja e sistemit gjyq\u00ebsor. K\u00ebt\u00eb e garantoj me t\u00eb gjith\u00eb sinqeritetim tim. Megjithat\u00eb drejt\u00ebsia do vij\u00eb. Drejt\u00ebsi s\u2019ka, por kam besim se drejt\u00ebsia do vij\u00eb\u201c, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse KPA nuk i dha nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb t\u00eb rigjykohej, Fatmira Hajdari ka ende besim se drejt\u00ebsia nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb vihet n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Prononcimi i Fatmira Hajdarit:<\/p>\n<p>Pyetje: Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK p\u00ebr shkarkimin tuaj nga detyra duke refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb. Si e komentoni k\u00ebt\u00eb vendim?<\/p>\n<p>Fatmira Hajdari: Un\u00eb mendoj se ata s\u2019e kan\u00eb shqyrtuar fare k\u00ebrkes\u00ebn time, vet\u00ebm kan\u00eb kopjuar copy paste vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duke mos dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb. Un\u00eb prisja q\u00eb k\u00ebrkesa ime t\u00eb merrej p\u00ebr shqyrtim. Mendoj se ata nuk i shqyrtojn\u00eb fare. E di q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb or\u00ebn dhjet\u00eb gjykimi dhe ka dal\u00eb n\u00eb or\u00ebn pes\u00eb vendimi.<\/p>\n<p>Nuk e prisja k\u00ebt\u00eb vendim. Un\u00eb nuk kam k\u00ebrkuar rikthim n\u00eb detyr\u00eb por rikthim p\u00ebr gjykim. Kjo sepse n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jan\u00eb mbledhur provat ishte koha e pandemis\u00eb dhe shum\u00eb gj\u00ebra nuk u sqaruan.<\/p>\n<p>Shkak p\u00ebr shkarkim \u00ebsht\u00eb \u201cmos komunikimi i revokimit t\u00eb viz\u00ebs\u201d nga Ambasada Amerikane, se kriteri kryesor \u00ebsht\u00eb figura, dy t\u00eb tjerat jan\u00eb plot\u00ebsim formulari, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb shteti ka qen\u00eb i t\u00ebri Informal. Prandaj i q\u00ebndroj fjal\u00ebve, dua t\u00eb me vihet n\u00eb vend dinjiteti im, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kriteri i figur\u00ebs. Dy kriteret tjera s\u2019m\u00eb interesojn\u00eb fare, sa e pasur dhe e varf\u00ebr jam e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb m\u00eb njohin dhe ata q\u00eb drejtojn\u00eb sot politik\u00ebn, dhe ata qe e kan\u00eb drejtuar m\u00eb par\u00eb, dhe vet\u00eb Ambasada. KPA, s\u2019ka bere gjykim as shqyrtim fare, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak. K\u00ebrkoj dinjitetin tim personal dhe familjar, dhe Komb\u00ebtar, se ish bashk\u00ebshorti im i p\u00ebrket Shqip\u00ebrise, jo mua m\u00eb, asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Pyetje: \u00c7far\u00eb nuk u sqarua si duhet?<\/p>\n<p>Fatmira Hajdari: Vendimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i padrejt\u00eb. Fatmira Hajdarit nuk ke se \u00e7far\u00eb ti thuash p\u00ebr an\u00ebn e figur\u00ebs kur aty ka dy vendime, nj\u00eb pozitiv dhe nj\u00eb negativ. Pozitivi ka shkuar n\u00eb fillim fare kurse negativin e kan\u00eb k\u00ebrkuar me tendenc\u00eb me kat\u00ebr shkresa duke ia d\u00ebrguar drejtorit t\u00eb figur\u00ebs, duke ia imponuar atij njeriu q\u00eb kthemani negative. Kush ishte tendenca? Kush e kisht\u00eb k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb?<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb ai ka kthyer p\u00ebrgjigje negative, me arsyetimin se m\u00eb dat\u00eb 26 \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb lajm nga ambasada amerikane q\u00eb disa gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve do t\u2019u revokohet viza. Revokim dhe jo refuzim.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e kam d\u00ebgjuar me dat\u00eb 26 n\u00eb dark\u00eb, duke shtuar k\u00ebtu faktin se nuk ka pasur me em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se kush do jen\u00eb gjyqtar\u00ebt q\u00eb u revokohet viza. M\u00eb 27 janar n\u00eb m\u00ebngjes un\u00eb kam dor\u00ebzuar formularin si\u00e7 e kisha plot\u00ebsuar. Po t\u00eb ishte kushdo tjet\u00ebr n\u00eb vendin tim s\u2019kishte si ta dinte pasi ambasada nuk kishte dal\u00eb me em\u00ebr konkret. Ku ta dija un\u00eb q\u00eb ambasada ka pasur n\u00eb list\u00eb dhe emrin tim? Si p\u00ebrfundim mua viza m\u00eb \u00ebsht\u00eb revokuar pasi kam dor\u00ebzuar formularin. Nga ana e KPK m\u00eb than\u00eb p\u00ebrse nuk e ke deklaruar m\u00eb pas. Nisur nga kjo sipas KPK nuk e plot\u00ebsoj kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs sepse nuk kam deklaruar n\u00eb formular revokimin e viz\u00ebs. Un\u00eb nuk kisha dijeni sepse nuk isha lajm\u00ebruar as nga ambasada deri n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb formularit.<\/p>\n<p>Pyetje: Ju nuk kishi marr\u00eb asnj\u00eb shkres\u00eb nga ambasada p\u00ebr revokimin e viz\u00ebs?<\/p>\n<p>Fatmira Hajdari: Jo. \u00c7udit\u00ebrisht ambasada ende nuk m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dat\u00eb se kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb revokimi i viz\u00ebs. Normalisht duhet t\u00eb shkruhej te vula, q\u00eb viza u revokua n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb. Kam tentuar gjith\u00eb vitin duke i d\u00ebrguar shkresa ambasad\u00ebs dhe ata nuk ma vun\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb dispozicion dat\u00ebn e revokimit t\u00eb viz\u00ebs sepse e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb revokimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb mbrapa. Kam nj\u00eb nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr sepse nuk kam pasur dijeni.<\/p>\n<p>Pyetje: A mendoni se ka qen\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm revokimi i viz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb shkarkimin tuaj?<\/p>\n<p>Fatmira Hajdari: Po patjet\u00ebr q\u00eb ka qen\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm. Ambasada s\u2019m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ende nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr vendosjen e revokimit. As tendenc\u00ebn e KPK s\u2019e kuptoj se si ata m\u00eb b\u00ebjn\u00eb mua fajtore q\u00eb nuk e di dat\u00ebn e revokimit t\u00eb viz\u00ebs, dat\u00eb e cila as sot nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar nga ambasada. Kur e kam dor\u00ebzuar formularin s\u2019e kam pasur t\u00eb revokuar viz\u00ebn.<\/p>\n<p>Ambasada amerikane i kishte kthyer nj\u00eb p\u00ebrgjigje Rudin\u00ebs kur i k\u00ebrkova p\u00ebrs\u00ebri dat\u00ebn e revokimit t\u00eb viz\u00ebs. N\u00eb email i shkruanin se \u201c\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb si p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja, por ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebrkes\u00eb dhe ta marrim n\u00eb shqyrtim pranimin dhe dh\u00ebnies s\u00eb viz\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pyetje: Krahas mosdeklarimit t\u00eb revokimit t\u00eb viz\u00ebs amerikane sipas pretendimeve t\u00eb KPK ju nuk justifikoni as pasurin\u00eb prej 52 milion\u00eb lek\u00ebsh. Po k\u00ebto gjetje si i komentoni?<\/p>\n<p>Fatmira Hajdari: Po, quhem jo e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr gjyq\u00ebsorin sepse kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pallat n\u00eb tok\u00ebn ku un\u00eb jetoj, n\u00eb tok\u00ebn time t\u00eb legjitimuar e t\u00eb vler\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb siguruar jetes\u00ebn. Pallati \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb streh\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb time. Po t\u00eb duash t\u00eb nxjerr\u00ebsh pretendime nxjerr sa t\u00eb duash. Por t\u00eb marr\u00ebsh an\u00ebn morale ndihem shum\u00eb e sinqert\u00eb p\u00ebrkundrjet vendimeve t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Pyetje: Do nd\u00ebrmerrni ndonj\u00eb veprim tjet\u00ebr kund\u00ebr vendimit?<\/p>\n<p>Fatmira Hajdari: P\u00ebr momentin nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb merrem me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje sepse jam shum\u00eb e shqet\u00ebsuar. Kam dy vite q\u00eb e p\u00ebrjetoj shum\u00eb keq. Po iu sjell edhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi shqet\u00ebsime, jan\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb. N\u00eb vler\u00ebsimin e sinqeritetit, t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs edhe t\u00eb moralit un\u00eb nuk e di se kush gjyqtar mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi ka prapavij\u00eb politike. Drejt\u00ebsia s\u2019po gjendet. Tham\u00eb t\u00eb v\u00ebm\u00eb drejt\u00ebsi, por drejt\u00ebsi nuk ka. As tek ata q\u00eb kan\u00eb ngelur dhe as te ata q\u00eb po na gjykojn\u00eb ne. Mua m\u00eb kan\u00eb presekutuar. Un\u00eb m\u00eb shum\u00eb e kam n\u00eb an\u00ebn morale. Dua dinjitetin tim. Nuk mund t\u00eb m\u00eb presekutosh si\u00e7 b\u00ebhej dikur n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit. Jeta \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb por edhe p\u00ebr familjen time. Un\u00eb tani nuk kam t\u00eb ardhura, djali im Azemi \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl ende. Kjo \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb vrasje e dyt\u00eb pas 20 viteve. U vra Azemi para 20 viteve m\u00eb \u201cvran\u00eb\u201d mua pas 20 viteve. Nuk isha un\u00eb e keqja e sistemit gjyq\u00ebsor. K\u00ebt\u00eb e garantoj me t\u00eb gjith\u00eb sinqeritetim tim. Megjithat\u00eb drejt\u00ebsia do vij\u00eb. Drejt\u00ebsi s\u2019ka, por kam besim se drejt\u00ebsia do vij\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb ku iu mbyllen dyert e n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, a keni menduar t\u00eb largoheni nga Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Fatmira Hajdari: Jo, asnj\u00ebher\u00eb. Po t\u00eb kisha pasur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb largohesha nga Shqip\u00ebria do largohesha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur isha n\u00eb rrezik p\u00ebr jet\u00ebn bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt i kisha shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Un\u00eb kam qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb rrezik. Jeta ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tragjedi. Un\u00eb mir\u00eb q\u00eb jam gjall\u00eb bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi dhe jam n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi q\u00eb m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshorti im. Jetoj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7ati q\u00eb m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshorti im. Me hyrjet e pallatit q\u00eb nd\u00ebrtoi djali im kam rritur f\u00ebmij\u00ebt, I kam shitur shumic\u00ebn p\u00ebr arsye ekonomike.<\/p>\n<p>Sot jam n\u00eb situat\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs time. Nuk e kam besuar kurr\u00eb se do t\u00eb persekutohem n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00ebse ambasada do t\u2019u kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr revokimin e viz\u00ebs, a mendoni se vendimi nuk do ishte i nj\u00ebjt\u00eb?<\/p>\n<p>Fatmira Hajdari: Edhe mund t\u00eb kishte ndryshimsepse edhe ajo ka persekutuar. Sepse s\u2019ka se si t\u00eb c\u00ebnohet figura ime, ajo \u00ebsht\u00eb kryesorja. Mua s\u2019m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ambasada nj\u00eb dat\u00eb revokimi, ndon\u00ebse kam 3 vite q\u00eb e k\u00ebrkoj. M\u00eb d\u00ebrgoni dat\u00ebn, mos m\u00eb quani figur\u00eb t\u00eb papast\u00ebr, mua gruas s\u00eb nj\u00eb nj\u00eb heroi q\u00eb rri atje te lapidari, te d\u00ebshmor\u00ebt. Si m\u00eb persekuton mua nga figura! S\u2019m\u00eb intereson karrigia, por dinjitetin mos ma c\u00ebno, sepse kam vuajtur shum\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatmira Hajdari ka reaguar pas vendimit t\u00eb KPA-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e saj nga detyra. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Hajdari ka deklaruar se e ka p\u00ebrjetuar keq shkarkimin nga detyra. Ajo thot\u00eb se k\u00ebrkesa e saj nga KPA nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar. \u201cShkak p\u00ebr shkarkim \u00ebsht\u00eb \u201cmos komunikimi i revokimit t\u00eb viz\u00ebs\u201d nga Ambasada [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":295657,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-295656","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295656","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=295656"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/295656\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295657"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=295656"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=295656"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=295656"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}