{"id":296413,"date":"2022-10-30T12:41:31","date_gmt":"2022-10-30T11:41:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=296413"},"modified":"2022-10-30T12:41:31","modified_gmt":"2022-10-30T11:41:31","slug":"primaret-ne-pd-pas-belind-kellicit-zyrtarizon-kandidaturen-per-bashkine-e-tiranes-edhe-gert-bogdani-jam-besimplote-se-bashke-do-ta-sjellim-ndryshimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/primaret-ne-pd-pas-belind-kellicit-zyrtarizon-kandidaturen-per-bashkine-e-tiranes-edhe-gert-bogdani-jam-besimplote-se-bashke-do-ta-sjellim-ndryshimin\/","title":{"rendered":"Primaret n\u00eb PD, pas Belind K\u00eblli\u00e7it zyrtarizon kandidatur\u00ebn p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs edhe Gert Bogdani: Jam besimplot\u00eb se bashk\u00eb do ta sjellim ndryshimin"},"content":{"rendered":"<p>Pas hapjes s\u00eb gar\u00ebs s\u00eb primareve n\u00eb Partin\u00eb Demokratike p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs nj\u00eb tjet\u00ebr demokrat ka shpallur dit\u00ebn e sotme kandidatur\u00ebn.<\/p>\n<p>Gert Bogdani u shpreh n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga selia blu se ka vendosur t\u00eb shpall\u00eb kandidatur\u00ebn sepse ka ndjer\u00eb thirrje p\u00ebr t\u2019i prir\u00eb ndryshimit q\u00eb ka nevoj\u00eb ky qytet.<\/p>\n<p>Bogdani shtoi se do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb program q\u00eb vendos prioritetet e duhura dhe q\u00eb jet\u00ebzohet p\u00ebrmes konsultimit dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb intelektual\u00ebve, aktivist\u00ebve dhe qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plote<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur demokrat\u00eb dhe demokrate,<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs,<\/em><\/p>\n<p><em>I lindur dhe rritur n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb vjet\u00ebr tiranase, me tradit\u00eb dhe vlera, kam jetuar \u00e7do dit\u00eb me dashurin\u00eb dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr qytetin ton\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Kam m\u00ebsuar t\u00eb njoh e t\u00eb dua \u00e7do cep t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb respektoj \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb kontribon p\u00ebr Tiran\u00ebn, Kryeqytetin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Fatkeq\u00ebsisht nd\u00ebr vite dhe sidomos k\u00ebto 8 vite t\u00eb fundit, Tirana ka p\u00ebsuar nj\u00eb deformim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe ka p\u00ebrjetuar, jo vet\u00ebm nj\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb dhe identitetit, por edhe nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme si banor\u00eb t\u00eb kryeqytetit!<\/em><br \/>\n<em>Nuk ka asnj\u00eb banor t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb nuk i vuan sot pasojat e keqmenaxhimit t\u00eb qytetit!<\/em><br \/>\n<em>Duke filluar q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb zhvatur hap\u00ebsirat e gjelb\u00ebra dhe parqet e loj\u00ebrave, p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb beton!<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrtimet dhe betonizimi pa kriter q\u00eb po i marrin frym\u00ebn \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb \u00e7do banori t\u00eb k\u00ebtij qyteti!<\/em><\/p>\n<p><em>Trafiku i r\u00ebnduar \u00e7do or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs dhe \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs, i cili i vjedh qytetar\u00ebve para dhe koh\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>Ajri i ndotur q\u00eb thithim p\u00ebrdit\u00eb dhe ndotja akustike nga kamion\u00ebt dhe betonieret q\u00eb e kan\u00eb pushtuar qytetin.<\/em><\/p>\n<p><em>Shkat\u00ebrrimi i gjelb\u00ebrimit, p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb beton!<\/em><\/p>\n<p><em>Ambjenti i ndotur dhe kazan\u00ebt e mbushur plot me plehra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bashkia \u00e7on d\u00ebm dhe paguan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korruptive miliona euro p\u00ebr pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve dhe incenerator\u00ebve!<\/em><\/p>\n<p><em>Mungesa e furnizimit dhe cil\u00ebsia e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, ku premtimi p\u00ebr 24 or\u00eb uj\u00eb n\u00eb dit\u00eb, ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb refren elektoral sa her\u00eb q\u00eb ka zgjedhje!<\/em><\/p>\n<p><em>Biznese e banor\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb sh\u00ebrbim, por paguajn\u00eb taksa \u00e7do her\u00eb e m\u00eb t\u00eb larta!<\/em><br \/>\n<em>Mungesa e v\u00ebmendjes ndaj shtresave n\u00eb nevoj\u00eb, arroganca ndaj n\u00ebnave dhe baballar\u00ebve q\u00eb mundohen t\u00eb sigurojn\u00eb jetes\u00ebn si shit\u00ebs ambulant\u00eb dhe sulmi ndaj kujtdo q\u00eb mundohet t\u00eb nxjerr\u00eb buk\u00ebn e goj\u00ebs me ndershm\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet;<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb transport publik q\u00eb nuk garanton kushtet m\u00eb minimale, jo thjesht\u00eb t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, por as t\u00eb siguris\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>Mungesa e vendparkimeve, kostot e pap\u00ebrballueshme n\u00eb krahasim me rrogat dhe gjobat e pafundme abuzive me t\u00eb cilat banor\u00ebt zgjohen \u00e7do m\u00ebngjes mbi xhamat e makinave t\u00eb tyre!<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb qytet q\u00eb p\u00ebrmbytet me 12 minuta rrebesh vere, sepse parat\u00eb jan\u00eb hedhur, por kanalizime nuk ka;<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb qytet ku nd\u00ebrtohet sikur t\u00eb ishte viti 2050, por infrastruktura ka mbetur ajo e vjetra ende n\u00eb vitin 1950!<\/em><\/p>\n<p><em>Mungesa totale e v\u00ebmendjes p\u00ebr zonat rurale, p\u00ebr infrastruktur\u00ebn, p\u00ebr sh\u00ebrbimet e p\u00ebr mir\u00ebq\u00ebnien e banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre zonave, vet\u00ebm sepse jan\u00eb larg objektivit t\u00eb kamerave dhe propagand\u00ebs;<\/em><\/p>\n<p><em>Mungesa e theksuar e respektit ndaj ligjit, arbitrariteti dhe dhunimi i pron\u00ebs private dhe mir\u00ebqenies s\u00eb komuniteteve t\u00eb t\u00ebra Tiran\u00ebs, duke filluar q\u00eb nga shakt\u00ebrrimet tek 5 Maji, Lapraka, Shkoza, Baldushku e Kombinati e deri tek mungesa totale e respektit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb, tradit\u00ebs dhe identitetit t\u00eb kryeqytetit, q\u00eb kulmoi me shkat\u00ebrrimin e Teatrit Komb\u00ebtar!<\/em><br \/>\n<em>*<\/em><br \/>\n<em>Ndryshe nga \u00e7far\u00eb mundohet t\u00eb shfaq\u00eb propaganda, realitetin e jetojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe realiteti flet qart\u00eb. Flet qart\u00eb p\u00ebr dekandenc\u00ebn urbane dhe modelin korruptiv q\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb cdo dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dinjitetin dhe mir\u00ebqenien e secilit prej nesh!<\/em><\/p>\n<p><em>Tirana quhet sot kryeqyteti i rinis\u00eb p\u00ebr vitin 2022, por t\u00eb rinjt\u00eb e Tiran\u00ebs nuk kan\u00eb uj\u00eb t\u00eb lahen; nuk gjejn\u00eb shpres\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb nuk ka asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike p\u00ebr ta e q\u00eb nuk i jep mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme, sepse n\u00eb Tiran\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm p\u00ebr oligark\u00ebt!<\/em><br \/>\n<em>F\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb e Tiran\u00ebs e b\u00ebjn\u00eb ende m\u00ebsimin me dy turne, sepse Bashkia lek\u00ebt p\u00ebr shkolla ua jep kon\u00e7esioneve korruptive. Edhe at\u00ebher\u00eb kur nd\u00ebrton ndonj\u00eb shkoll\u00eb, kostot i ka 4 her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se Bashkimi Europian, sepse lek\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb ishin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt nuk investohen, por vidhen!<\/em><br \/>\n<em>*<\/em><br \/>\n<em>Problemet dhe hallet e p\u00ebrditshme, gjith\u00ebsecili nga ne i p\u00ebrjeton \u00e7do dit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet,<\/em><br \/>\n<em>Ndaj ka ardhur koha q\u00eb k\u00ebto probleme t\u00eb zgjidhen!<\/em><br \/>\n<em>Sot \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb alternativ\u00eb reale p\u00ebr mir\u00ebqeverisjen e qytetit ton\u00eb!<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr nj\u00eb model dhe nj\u00eb vizion ndryshe!<\/em><br \/>\n<em>Tirana m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshim!<\/em><br \/>\n<em>*<\/em><br \/>\n<em>T\u00eb dashur miq,<\/em><br \/>\n<em>Prej koh\u00ebsh tashm\u00eb, gjat\u00eb takimeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme me demokrat\u00eb dhe demokrate t\u00eb \u00e7do bindje e n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Tiran\u00ebs, kam d\u00ebgjuar thirrjen dhe energjin\u00eb p\u00ebr t\u2019i prir\u00eb k\u00ebtij ndryshimi;<\/em><br \/>\n<em>Prej koh\u00ebsh, gjat\u00eb takimeve dhe diskutimeve me qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs kam gjetur thirrjen dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr ta sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim;<\/em><br \/>\n<em>Prej koh\u00ebsh, gjat\u00eb konsultave dhe rrahjes s\u00eb mendimeve me ekspert\u00eb, aktivist\u00eb e z\u00ebra kritik\u00eb, kam gjetur gadishm\u00ebrin\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb ndryshim;<\/em><br \/>\n<em>*<\/em><br \/>\n<em>Nd\u00ebr vite kam punuar gjithmon\u00eb me integritet, me p\u00ebrkushtim dhe me alternativa konkrete p\u00ebr problemet e zonave q\u00eb kam p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe drejtuar, qoft\u00eb si Kryetar i Nj\u00ebsis\u00eb Bashkiake 10 n\u00eb Tiran\u00eb, qoft\u00eb si deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; me energji dhe vizion n\u00eb sjelljen e risive dhe zgjidhjen e problemeve t\u00eb komunitetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndaj, jo thjesht si qytetar q\u00eb vjen nga nj\u00eb familje e vjet\u00ebr Tiranase, por mbi t\u00eb gjitha si nj\u00eb prind i ri q\u00eb ka vendosur q\u00eb t\u00eb ardhmen e familjes s\u00eb vet,\u00a0f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vet, Ajr\u00ebs dhe Reinartit, ta nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet;<\/em><\/p>\n<p><em>Ndaj,<\/em><br \/>\n<em>Me p\u00ebrul\u00ebsi dhe vendosm\u00ebri,<\/em><br \/>\n<em>Me p\u00ebrkushtim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi,<\/em><br \/>\n<em>Me dinjitet dhe transparenc\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>Me integritet dhe energji,<\/em><br \/>\n<em>Me respekt p\u00ebr \u00e7do qytetar e qytetare t\u00eb Tiran\u00ebs;<\/em><br \/>\n<em>Kam marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr Kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs;<\/em><br \/>\n<em>*<\/em><br \/>\n<em>Sepse kam bindjen e plot\u00eb se Tirana ka ende mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qytet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe jo t\u00eb pushtetar\u00ebve;<\/em><br \/>\n<em>Sepse kam bindjen e plot\u00eb se Tirana ka ende potencialin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryeqyteti tek i cili t\u00eb rinjt\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen dhe \u00ebndrr\u00ebn e tyre, dhe jo qyteti nga i cili ikin p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Sepse kam bindjen e plot\u00eb se Tirana duhet dhe do t\u00eb jet\u00eb qyteti i t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrtej prejardhjes, partis\u00eb, besimit, mosh\u00ebs apo gjith\u00e7kaje tjet\u00ebr!<\/em><br \/>\n<em>Sepse Tirana m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshim dhe koha p\u00ebr ndryshim \u00ebsht\u00eb tani!<\/em><br \/>\n<em>*<\/em><br \/>\n<em>Shpallja e kandidatur\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb pro\u00e7es primaresh, \u00ebsht\u00eb zotimi im p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer me p\u00ebrkushtim dhe p\u00ebrul\u00ebsi \u2013 \u00a0p\u00ebr t\u2019i prir\u00eb kthes\u00ebs p\u00ebr ndryshim q\u00eb Tirana k\u00ebrkon dhe meriton si metropol i shqiptar\u00ebve brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr t\u2019i prir\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb Tiran\u00ebs, e cila do t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb vizioni t\u00eb qart\u00eb t\u00eb bazuar mbi transparenc\u00eb dhe nj\u00eb programi q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr ka dinjitetin dhe mir\u00ebqenien e qytetarit.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb programi q\u00eb vendos prioritetet e duhura dhe q\u00eb jet\u00ebzohet p\u00ebrmes konsultimit dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb intelektual\u00ebve, profesionist\u00ebve, krijuesve, aktivist\u00ebve, qytetar\u00ebve dhe komuniteteve, brenda Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb Diaspor\u00eb \u2013 t\u00eb cil\u00ebt pushteti i sotsh\u00ebm u ka mbyllur \u00e7do der\u00eb, duke i shtyr\u00eb sistematikisht dhe me arroganc\u00eb jasht\u00eb zhvillimeve dhe projekteve madhore q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e Kryeqytetit.<\/em><br \/>\n<em>Nj\u00eb programi q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr qeverisjen me p\u00ebrkushtim dhe pun\u00ebn e palodhur p\u00ebr t\u00eb ngritur standartet e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe leht\u00ebsive p\u00ebr sip\u00ebrmarrjet private dhe profesionist\u00ebt e lir\u00eb!<\/em><br \/>\n<em>Nj\u00eb model t\u00eb ri qeverisjeje i cili mund\u00ebson\u00a0\u00e7lirimin e energjive prodhuese dhe krijuese t\u00eb metropolit t\u00eb shqiptar\u00ebve!<\/em><br \/>\n<em>Nj\u00eb p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u2019i kthyer qytetit dhe qytetar\u00ebve, dinjitetin q\u00eb meritojn\u00eb!<\/em><br \/>\n<em>*<\/em><br \/>\n<em>T\u00eb dashur miq,<\/em><\/p>\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment vendimtar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatet tona dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimin, t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, pa dallim!<\/em><br \/>\n<em>Tirana sot ka nevoj\u00eb p\u00ebr alternativ\u00eb, p\u00ebr shpres\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendje dhe respekt ndaj qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Tirana sot meriton t\u00eb qeveriset me integritet dhe transparenc\u00eb, me p\u00ebrkushtim dhe vizion p\u00ebr nj\u00eb qytet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse Tirana meriton m\u00eb shum\u00eb, qytetar\u00ebt e saj meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>Ndaj, jam besimplot\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, demokrat\u00eb dhe qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, mund ta sjellim dhe do ta sjellim k\u00ebt\u00eb ndryshim!<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas hapjes s\u00eb gar\u00ebs s\u00eb primareve n\u00eb Partin\u00eb Demokratike p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs nj\u00eb tjet\u00ebr demokrat ka shpallur dit\u00ebn e sotme kandidatur\u00ebn. Gert Bogdani u shpreh n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga selia blu se ka vendosur t\u00eb shpall\u00eb kandidatur\u00ebn sepse ka ndjer\u00eb thirrje p\u00ebr t\u2019i prir\u00eb ndryshimit q\u00eb ka nevoj\u00eb ky qytet. Bogdani shtoi se do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":296414,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-296413","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296413","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=296413"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296413\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/296414"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=296413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=296413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=296413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}