{"id":296485,"date":"2022-10-30T17:18:42","date_gmt":"2022-10-30T16:18:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=296485"},"modified":"2022-10-30T17:18:42","modified_gmt":"2022-10-30T16:18:42","slug":"intervista-flet-ceo-i-acromax-dhe-nxjerr-emrat-kush-jane-vip-at-qe-abuzojne-me-klikimet-konflikti-me-kengetaret-dhe-ndjekesit-e-blere-nga-india-e-pakistani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/intervista-flet-ceo-i-acromax-dhe-nxjerr-emrat-kush-jane-vip-at-qe-abuzojne-me-klikimet-konflikti-me-kengetaret-dhe-ndjekesit-e-blere-nga-india-e-pakistani\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Flet CEO i \u201cAcromax\u201d dhe nxjerr emrat: Kush jan\u00eb VIP-at q\u00eb abuzojn\u00eb me klikimet! Konflikti me k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt dhe \u2018ndjek\u00ebsit\u2019 e bler\u00eb nga India e Pakistani"},"content":{"rendered":"<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Mund ta quajm\u00eb nj\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d at\u00eb q\u00eb ka nisur midis CEO-s s\u00eb \u201cAcromax\u201d-it dhe personazheve t\u00eb njohur t\u00eb sken\u00ebs. Aldor Nini ka vendosur t\u00eb flas\u00eb me emra dhe me fakte, duke zbuluar k\u00ebshtu kush jan\u00eb VIP-at q\u00eb i kan\u00eb klikimet e blera. N\u00eb intervist\u00ebn e tij ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, Nini zbulon detaje t\u00eb reja rreth k\u00ebtyre blerjeve q\u00eb duket se po deformojn\u00eb rrug\u00ebtimin e muzik\u00ebs shqiptare.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Duke na zbuluar sesi \u00ebsht\u00eb gjendja reale e klikimeve t\u00eb disa nga emrave m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb treg, Nini rr\u00ebfen se rreth 90 p\u00ebr qind e personazheve kan\u00eb nj\u00eb performanc\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb \u201cYouTube\u201d. Megjithat\u00eb, ai vler\u00ebson edhe disa artist\u00eb, duke i vendosur n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs si m\u00eb t\u00eb klikuarit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Aldor Nini vendos t\u00eb \u201chap kutin\u00eb e Pandor\u00ebs\u201d, pse vendos\u00ebt t\u00eb flisnit tani?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pavar\u00ebsisht q\u00eb jam themeluesi dhe drejtori i \u201cAcromax\u201d-it deri para nj\u00eb muaj nuk kam qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb menaxhimin e strategjis\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb muzik\u00ebs, jam p\u00ebrqendruar m\u00eb shum\u00eb te pjesa financiare, teknologjike dhe operative t\u00eb biznesit dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb saj, si edhe jam marr\u00eb me shum\u00eb me televizionet dhe nevojat e tyre si klient\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb e suksesshme n\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebtimin e \u201cAcromax\u201d-it. Tani q\u00eb kam marr p\u00ebrsip\u00ebr edhe sektorin e muzik\u00ebs kam analizuar problemet m\u00eb kryesore q\u00eb kemi hasur ne si kompani dhe klient\u00ebt tan\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite dhe ky ishte nj\u00eb nga problemet m\u00eb madhore, prandaj zgjodha ta adresoj dhe ta zgjidh. Ne kemi hapur nd\u00ebrkoh\u00eb edhe zyrat tona n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe operojm\u00eb 100%, pa kontraktues ose pal\u00eb t\u00eb treta, e nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr zyr\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Kemi ndjekur deri m\u00eb tani reagimet e artist\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt iu permend emri prej jush, po reagime ndaj jush ka pasur, personale n\u00eb adres\u00ebn tuaj e kam fjal\u00ebn?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ka pasur shume reagime, shumica e reagimeve kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb pozitive, m\u00eb kan\u00eb fal\u00ebnderuar p\u00ebr guximin dhe lodhjen q\u00eb po mer remi me problemin e klikimeve false, t\u00eb blera dhe ato q\u00eb gjenerohen n\u00eb vende ekzotike. Por, ka pasur dhe disa raste q\u00eb m\u00eb kan\u00eb atakuar personalisht pse po merrem me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">That\u00eb q\u00eb ka disa artist\u00eb q\u00eb blejn\u00eb klikime, p\u00ebrse zgjodh\u00ebt k\u00ebto 3 emra p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmendur?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ardit \u00c7uni m\u00eb atakoi n\u00eb biseda private edhe pa nxjerr emrin e tij, madje m\u00eb tha q\u00eb nuk e ka problem fare n\u00ebse dalin statistikat e tij, m\u00eb vendosi n\u00eb pozit\u00eb sikur po b\u00ebja di\u00e7ka jo t\u00eb mir\u00eb duke atakuar klikimet false dhe t\u00eb blera. Nuk e kuptova motivimin e tij p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por kur e pash\u00eb q\u00eb nuk po ndalonte dhe po e kalonte n\u00eb diskutim personal, at\u00ebher\u00eb vendosa n\u00eb emisionin e radh\u00ebs ta p\u00ebrmend me em\u00ebr dhe me fakte. Alban Ramosaj ka qen\u00eb nj\u00eb person q\u00eb un\u00eb deri para nj\u00eb eventi n\u00eb Malin e Zi nuk e kisha takuar ndonj\u00ebher\u00eb dhe faktikisht m\u00eb la nj\u00eb p\u00ebrshtypje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn se si e konceptonte tregun e muzik\u00ebs. Prandaj u takuam, at\u00ebher\u00eb me drejtuesen e sektorit t\u00eb muzik\u00ebs n\u00eb kompanin\u00eb ton\u00eb, dhe biseduam shum\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyra t\u00eb favorshme dhe t\u00eb pastra marketingu pa bler\u00eb klikime. Albani vet\u00eb mu duk sikur ishte kundra klikimeve t\u00eb blera dhe suportonte n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb artin t\u00eb cilin krijonte dhe jo klikimet.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pa asnj\u00eb lloj arsyeje u shk\u00ebput kontakti me Albanin, ai nuk u p\u00ebrmend m\u00eb dhe nxori videoklipin e ri, me klikime nga vende si India dhe Pakistani. Mua personalisht m\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb projekti i tij i fundit, por ai zgjodhi k\u00ebt\u00eb strategji, di\u00e7ka q\u00eb un\u00eb e pranova dhe respektova. Kur doli Ardit Gjebrea me postimin zyrtar n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb \u201cInstagram\u201d kundra klikimeve false, Albani duartrokiti s\u00ebrish kundra blerjes s\u00eb klikimeve dhe un\u00eb e trajtova si nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn drejt zhdukjes s\u00eb klikimeve false. Por, duke par\u00eb statistikat nga dita n\u00eb dit\u00eb ai vet\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe nuk mendoj q\u00eb ka vend hipokrizia n\u00eb tema kaq delikate p\u00ebr artist\u00ebt. E kontaktova Albanin p\u00ebr ta pyetur se mendova q\u00eb mund ta ken\u00eb g\u00ebnjyer t\u00eb tjer\u00eb, si\u00e7 dhe disa artist\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb pre e mashtrimit, por ai nuk u p\u00ebrgjigj. Atje kuptova q\u00eb Albani po luan nj\u00eb sjellje shum\u00eb hipokrite n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen dhe prandaj vendosa ta p\u00ebrmend me fakte.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Sa i p\u00ebrket Ledrit, ai kurr\u00eb s\u2019ka pasur nevoj\u00eb p\u00ebr klikime t\u00eb blera dhe statistika q\u00eb nxora tregon pik\u00ebrisht at\u00eb gj\u00eb, q\u00eb edhe se ka klikime nga vende t\u00eb ndryshme, klikimet nga Shqip\u00ebria dhe Diaspora e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr Ledrin q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb suksesin e tij n\u00eb treg. Ledrin e p\u00ebrmenda m\u00eb shum\u00eb si rast pozitiv, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb dhe publiku t\u00eb kuptoj q\u00eb ka dallim t\u00eb madh n\u00eb treg dhe cil\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Mund t\u00eb zbuloi p\u00ebr \u201cPanorama Plus\u201d emra t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebsh q\u00eb blejn\u00eb klikime?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn kisha nj\u00eb bised\u00eb me nj\u00eb artist, Killo, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, pasi doja ta veja at\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr disa klikime nga Rusia p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn e re q\u00eb ka nxjerr. E kisha bised\u00ebn me dashamir\u00ebsi q\u00eb ta informoja q\u00eb ndoshta po e g\u00ebnjen dikush, por ai reagoj shum\u00eb keq dhe tha q\u00eb kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb normale se kur b\u00ebn marketing q\u00eb ia tregon klipin njer\u00ebzve n\u00eb ato vende do tregohet, p\u00ebrve\u00e7 asaj gjithmon\u00eb me bindjen e tij t\u00eb plot\u00eb mbi keqkuptimin moral dhe artistik, ma servir bised\u00ebn duke m\u00eb akuzuar q\u00eb nxjerrja e k\u00ebtyre informacioneve sipas tij, \u00ebsht\u00eb shkelje e privat\u00ebsis\u00eb. Duke e pyetur se si e justifikon k\u00ebt\u00eb ligj\u00ebrisht tha q\u00eb ka punuar me avokat, por duke qen\u00eb se jam dhe vet\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e duhur dhe njoh rrjedhjen logjike juridike, mendoj se nuk jan\u00eb ato t\u00eb dh\u00ebna personale t\u00eb artistit n\u00eb fjal\u00eb n\u00ebse ato nuk krijohen nga vet\u00eb artisti.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Nd\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto vite me \u201cAcromax\u201d, kush \u00ebsht\u00eb artisti q\u00eb ka \u201cabuzuar\u201d m\u00eb shum\u00eb me blerje klikimesh?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Emra nuk dua t\u00eb p\u00ebrmend m\u00eb, se besoj se mesazhi i ka ardhur t\u00eb gjitha atyre q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb masivisht n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por un\u00eb e di q\u00eb ka disa artist q\u00eb harxhojn\u00eb me dhjet\u00ebra mij\u00ebra euro p\u00ebr klikime t\u00eb blera, ato duken sepse b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb klikime p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe pastaj kalojn\u00eb n\u00eb zero rritje ose kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak klikime t\u00eb reja. N\u00ebse nj\u00eb k\u00ebng\u00eb merr vrullin e par\u00eb kaq t\u00eb suksessh\u00ebm, zakonisht nuk ndalon aq shpejt. Por nuk dua ta gjeneralizoj se kemi akoma shum\u00eb k\u00ebng\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vite e vite m\u00eb par\u00eb, kur teknologjia akoma s\u2019ka qen\u00eb kaq e p\u00ebrparuar sa sot madje dhe transmetimi i k\u00ebng\u00ebve d\u00ebgjohej me MP3 ose d\u00ebrgohej me \u201cBluetooth\u201d nga nj\u00ebra shoq\u00ebri te tjetra. K\u00ebto k\u00ebng\u00eb akoma sot e k\u00ebsaj dite jan\u00eb hite, d\u00ebgjohen n\u00eb \u00e7do club t\u00eb Tiran\u00ebs dhe i din\u00eb me f\u00ebmij\u00eb e te rritur. Un\u00eb do thosha q\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk e b\u00ebjn\u00eb klikimet, por cil\u00ebsia dhe p\u00ebrkushtimi q\u00eb artist\u00ebt hedhin n\u00eb k\u00ebng\u00eb. Un\u00eb synoj q\u00eb tregu jon\u00eb t\u00eb mbushet me m\u00eb shum\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb cilat mund ti d\u00ebgjosh dhe t\u00eb k\u00ebnaqesh prej tyre, t\u00eb t\u00eb inspirojn\u00eb p\u00ebr ide t\u00eb mira dhe t\u00eb \u00e7lodhesh kur i d\u00ebgjon. K\u00ebt\u00eb pres un\u00eb nga tregu yn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Ve\u00e7 dukjes, \u00e7far\u00eb benifiti kan\u00eb artist\u00ebt nga blerja eklikimeve?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Asgj\u00eb, madje i prishin pun\u00eb vetes, sepse \u201cYouTub\u201d-i sa m\u00eb shum\u00eb klikime t\u00eb blera t\u00eb gjenerohen aq m\u00eb pak mundet t\u00eb ia promovoj\u00eb materialin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb reklam\u00eb organike brenda platform\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">A \u00ebsht\u00eb blerja e klikimeve nj\u00eb fenomen i artist\u00ebve shqiptar\u00eb?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Absolutisht q\u00eb jo, por n\u00eb tregun e muzik\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb bastarduar, e kemi pak zakon ne q\u00eb marrim fenomenet nga jasht\u00eb dhe i shqiptarizojm\u00eb. N\u00eb rastin konkret ku bota ka ndaluar t\u00eb blej\u00eb klikime n\u00eb mas\u00eb, ne e kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme dhe standard, sepse lodhemi m\u00eb pak por dukemi m\u00eb shpejt dhe m\u00eb efecient te publiku, pavar\u00ebsisht q\u00eb si kemi b\u00ebr\u00eb hyzmetin k\u00ebng\u00ebs, por m\u00eb shum\u00eb dukjes.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Si i provon Aldori akuzat e tij p\u00ebr personazhet?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">P\u00ebr ato emrat q\u00eb p\u00ebrmenda i kemi nxjerr fotografit\u00eb nga sistemi i \u201cYouTub\u201d-it q\u00eb na kan\u00eb ardhur q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb caktuar se sa klikime ka pasur nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e caktuar nga vende t\u00eb caktuara, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e thjesht. K\u00ebto foto po ju a vendos edhe juve n\u00eb dispozicion q\u00eb t\u2019i publikoni. Nj\u00ebsoj si p\u00ebr k\u00ebto emra, mund ta v\u00ebrtetoj p\u00ebr k\u00ebdo blen apo jo.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Keni menduar se nj\u00eb konflikt i till\u00eb i krijuar mund t\u2019ju d\u00ebmtoj\u00eb n\u00eb biznesin tuaj?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Aspak, n\u00eb 10 vite q\u00eb punojm\u00eb me tregun shqiptar ka qen\u00eb gjithmon\u00eb strategjia jon\u00eb t\u00eb jemi ato q\u00eb rregullojm\u00eb tregun dhe sjellim gj\u00ebra t\u00eb reja, si edhe i hapim syt\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb ndodhin. Si shembull, nga viti 2009\/2010 ka pasur kompani q\u00eb publikonin videot e k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve, por i thoshin k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve q\u00eb reklamat i vendos vet\u00eb \u201cYouTube\u201d-i, dhe q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb p\u00ebrfitime nga reklamat, ne filluam direkt me nj\u00eb model ku t\u00eb ardhurat i ndanim me artist\u00ebt nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt vazhdonin me modelin q\u00eb monetizimi nuk sjell t\u00eb ardhura. \u00c7far\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb, q\u00eb edhe sot 10 vite m\u00eb von\u00eb ne prap\u00eb duam t\u2019i hapim syt\u00eb tregut se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga e duhur p\u00ebr t\u00eb pasur suksesin afatgjat\u00eb, dhe fakti q\u00eb kemi qen\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb suksessh\u00ebm p\u00ebr kaq koh\u00eb n\u00eb tregje mendoj se \u00ebsht\u00eb indice goxha e fort\u00eb q\u00eb kjo strategji ka funksionuar dhe do t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">K\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmendte Aldori si artistin q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuruar m\u00eb shum\u00eb nga \u201cYouTube\u201d?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nuk ka nj\u00eb artist t\u00eb caktuar, sepse asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb ardhurat e nj\u00eb artisti specifik dometh\u00ebn\u00ebs, ka ulje dhe ngritje, por normalisht do thosha q\u00eb reperat e suksessh\u00ebm dhe prodhuesit e muzik\u00ebs popullore q\u00eb d\u00ebgjohen sidomos n\u00eb diaspor\u00eb jan\u00eb ato q\u00eb sjellin sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura, konkretisht nuk do thosha q\u00eb nj\u00ebri nga ato \u00ebsht\u00eb pasuruar m\u00eb shume se tjetri, se p\u00ebr t\u00eb arritur shifrat q\u00eb ato kapin duhet t\u00eb investosh goxha shum\u00eb lek\u00eb dhe un\u00eb vet\u00eb se di se sa i ka ngelur secilit, se nuk jam marr me shpenzimet e tyre p\u00ebr t\u00eb realizuar prodhimin dhe t\u00eb p\u00ebr krijuar identitetin dhe \u201cbrand\u201d-in e tyre.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Ato q\u00eb ne shikojm\u00eb n\u00eb \u201cYouTube\u201d, jan\u00eb shifra t\u00eb fryra dhe t\u00eb blera, por mesatarisht sa klikohet n\u00eb vendin ton\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e mir\u00eb?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ka p\u00ebrjashtime si k\u00ebnga Noizyt dhe Loredan\u00ebs ose \u201cT\u00eb ka lali shpirt\u201d, por zakonisht n\u00ebse nj\u00eb k\u00ebng\u00eb ka 100 deri ne 200 mij\u00eb klikime n\u00eb dit\u00eb brenda jav\u00ebs s\u00eb par\u00eb quhet nj\u00eb sukses i madh. N\u00ebse arrin 10 deri n\u00eb 20 milion\u00eb klikime brenda vitit t\u00eb par\u00eb quhet super sukses. K\u00ebto jan\u00eb shifra reale p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb suksesshme.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Kush \u00ebsht\u00eb artisti realisht m\u00eb i klikuar shqiptar?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ne nuk kemi nj\u00eb penetrim 100% t\u00eb tregut t\u00eb muzik\u00ebs, prandaj nuk e matim dot aq leht\u00eb, por un\u00eb shikoj q\u00eb ky trend ndryshon \u00e7do 3 muaj n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebng\u00ebve q\u00eb nxjerr secili artist. Getoari, Noizy, Stresi dhe Majku pa dyshim jan\u00eb artist\u00eb shum\u00eb t\u00eb klikuar shqiptar\u00eb sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs s\u00eb reperave, por Sinan Hoxha dhe Meda pa diskutim jan\u00eb nga ana tjet\u00ebr dy nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb klikuar shqiptar nga ana e muzik\u00ebs popullore.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Po m\u00eb i \u201cvakti\u201d n\u00eb klikime?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Ah, nga k\u00ebto ka shum\u00eb por aq shum\u00eb q\u00eb nuk mbaron lista. Pothuajse 90% e muzik\u00ebs shqiptare q\u00eb publikohet n\u00eb sasi ka klikime t\u00eb vakt\u00eb. Sepse shum\u00eb duan t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb famsh\u00ebm edhe se jo \u00e7dokush mund t\u00eb kapi fam\u00ebn, pavar\u00ebsisht sa shum\u00eb lodhet dhe pavar\u00ebsisht sa shum\u00eb harxhon, n\u00eb klikime reale ose klikime falce.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Tashm\u00eb q\u00eb fol\u00ebt, mendoni q\u00eb ta ktheni n\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb pune, q\u00eb t\u00eb publikoni gjithmon\u00eb personazhet q\u00eb blejn\u00eb klikime?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Q\u00eb do i monitorojm\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi kjo \u00ebsht\u00eb e sigurt, k\u00ebt\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb dhe n\u00eb vitet e fundit. N\u00eb rast se ne shikojm\u00eb q\u00eb ky fenomen vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj edhe pasi t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebt tashm\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb marr mesazhin, po pse jo mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb \u201ctop list\u201d p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt me blerjen e klikimeve m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb jav\u00ebs ose t\u00eb muajit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publiku di dhe vet\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj pastaj k\u00ebng\u00eb e tjera q\u00eb s\u2019kan\u00eb klikime t\u00eb blera. Ashtu si\u00e7 ekziston \u201ctop list\u201d p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb suksesshme pse jo mos t\u00eb ket\u00eb dhe nj\u00eb \u201ctop list\u201d p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt me m\u00eb shum\u00eb \u201cfake views\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Si ta vijoj\u00eb Aldori k\u00ebt\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d q\u00eb ka nisur me personazhet?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Si\u00e7 e thash\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb, lufta \u00ebsht\u00eb kundra fenomenit jo kund\u00ebr personazheve dhe un\u00eb kisha pritur nga dy artist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb reaguar t\u00eb m\u00eb thon\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb tronditur q\u00eb dikush paska bler\u00eb klikime nga India p\u00ebr videot e tyre, por ja q\u00eb nuk e b\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb gjithmon\u00eb kam p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb besoj n\u00eb sinqeritetin e personazhit ndaj publikut sa i p\u00ebrket klikimeve dhe k\u00ebt\u00eb do vazhdoj ta kem, prandaj \u00e7far\u00eb i ka ardhur radha tani \u00ebsht\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm ne por edhe publikues t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb tregje t\u00eb sistemohemi dhe ti tregojm\u00eb klient\u00ebve ton\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs se si mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb marketing real dhe i past\u00ebr me k\u00ebng\u00ebt shqip, di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po punoj tashm\u00eb pasi besoj se mesazhi p\u00ebr klikimet e blera ka arritur nga artisti par\u00eb dhe deri tek i fundit.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mund ta quajm\u00eb nj\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d at\u00eb q\u00eb ka nisur midis CEO-s s\u00eb \u201cAcromax\u201d-it dhe personazheve t\u00eb njohur t\u00eb sken\u00ebs. Aldor Nini ka vendosur t\u00eb flas\u00eb me emra dhe me fakte, duke zbuluar k\u00ebshtu kush jan\u00eb VIP-at q\u00eb i kan\u00eb klikimet e blera. N\u00eb intervist\u00ebn e tij ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, Nini zbulon detaje t\u00eb reja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":296486,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-296485","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296485","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=296485"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/296485\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/296486"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=296485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=296485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=296485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}