{"id":297075,"date":"2022-11-02T15:45:01","date_gmt":"2022-11-02T14:45:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=297075"},"modified":"2022-11-02T15:45:01","modified_gmt":"2022-11-02T14:45:01","slug":"i-keni-bere-hesapet-keq-bardhi-per-deklaraten-e-berishes-nuk-e-marr-si-kercenim-per-ta-ishte-i-rendesishem-statuti-jo-fitorja-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/i-keni-bere-hesapet-keq-bardhi-per-deklaraten-e-berishes-nuk-e-marr-si-kercenim-per-ta-ishte-i-rendesishem-statuti-jo-fitorja-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"\u201cI keni b\u00ebr\u00eb hesapet keq\u201d\/ Bardhi p\u00ebr deklarat\u00ebn e Berish\u00ebs: Nuk e marr si k\u00ebrc\u00ebnim! P\u00ebr ta ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm statuti, jo fitorja n\u00eb zgjedhje"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi ka folur pas d\u00ebshtimit t\u00eb arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje mes grupit t\u00eb Berish\u00ebs dhe Alibeajt p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb zgjedhjet lokale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Berisha tha se kush e prek flamurin dhe logon e partis\u00eb, i ka b\u00ebr\u00eb hesapet shum\u00eb keq. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Bardhi thot\u00eb se nuk e merr si k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7do p\u00ebrpjekje e demokrat\u00ebve duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e d\u00ebmtuar m\u00eb tej emrin e mir\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, sidomos p\u00ebr interesa personale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr mbledhjen e th\u00ebrritur sot nga Alibeaj, Bardhi thot\u00eb se do t\u00eb vendoset mbi hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarrin.<\/p>\n<p><strong>Bardhi:<\/strong><em>\u00a0Flamuri i PD \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb, \u00e7do p\u00ebrpjekje e \u00e7do demokrati duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e d\u00ebmtuar emrin e mir\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr interesat e tij personale. Nuk e marr si k\u00ebrc\u00ebnim fare. Ndoshta \u00ebsht\u00eb k\u00ebrcenim se nuk para intimidohem nga k\u00ebrc\u00ebnimet. Kam b\u00ebr\u00eb dhe do vazhdoj t\u00eb b\u00ebj q\u00eb q\u00eb besoj, nuk intimidohem. Takimi i thirrur sot ka qen\u00eb i thirrur nga Alibeaj dhe \u00ebsht\u00eb diskutimi i vendimmarrjen mbi q\u00ebndrimin e djesh\u00ebm nga grupi i PD-s\u00eb. Do diskutohet p\u00ebr hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm, un\u00eb kam t\u00eb qart\u00eb q\u00ebndrimin tim n\u00eb mbledhje por nuk vendos un\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr negociatat me Palok\u00ebn,\u00a0Bardhi deklaroi se ishte kusht pranimi i statutit t\u00eb 11 dhjetorit, p\u00ebr \u00e7far\u00eb ai nuk ishte i autorizuar t\u00eb pranonte.<\/p>\n<p>N\u00eb bnj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr News24, ai tha se zgjedhjet p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs nuk fitohen me statut dhe se objektivi me t\u00eb cilin shkoi n\u00eb bisedime ishte fitorja e zgjedhjeve lokale dhe gjetja e nj\u00eb formule p\u00ebr kandidat\u00eb fitues.<\/p>\n<p><strong>Zheji:\u00a0<\/strong><em>Mendoj q\u00eb ky grup do nxjerr\u00eb kandidat t\u00eb tyrin n\u00eb zgjedhjet lokale, at\u00ebher\u00eb duket se k\u00ebta v\u00ebrtet\u00eb do certifikohen si nj\u00eb forc\u00eb politike, por fitorja e s\u00eb majt\u00ebs do jet\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb bind\u00ebse. Nuk e di si do justifikohen n\u00eb publik. K\u00ebta jan\u00eb ata q\u00eb quhen rrufeprit\u00ebs, te k\u00ebta do shkarkohet e gjitha. Gjith\u00eb fajin e kan\u00eb k\u00ebta, jan\u00eb t\u00eb shitur te Rama, Taulant Balla b\u00ebn at\u00eb koordinimin.\u00a0I gjith\u00eb faji do bjer\u00eb mbi k\u00ebta. Skema \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u2019u shkarkuar te k\u00ebta. Problemi \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb do ndodh\u00eb m\u00eb pas.<\/em><\/p>\n<p><strong>Bardhi:<\/strong>\u00a0<em>Pasi jam mandatuar nga koleg\u00ebt e grupit parlamentar, kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb formul\u00eb bashk\u00ebpunimi p\u00ebr zgjedhjet lokale. Un\u00eb kam ezauruar t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb e mia brenda grupit parlamentar q\u00eb kjo t\u00eb arrihej. P\u00ebr fat t\u00eb keq dje kemi marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje finale. Kemi qen\u00eb prej 3 jav\u00ebsh n\u00eb bisedime me njeri-tjetrin. Kam pasur propozime. Jav\u00ebn q\u00eb shkoi kam paraqitur dhe nj\u00eb dokument. Pati brenda grupit parlamentar q\u00eb e pan\u00eb at\u00eb alternativ\u00eb si shum\u00eb t\u00eb zbutur, ose ulje koke, por un\u00eb u p\u00ebrpoqa p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje q\u00eb ishte unifikimi i opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhje. Mor\u00ebm dje nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin statutin e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishte di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb nuk isha i mandatuar p\u00ebr t\u00eb biseduar. Ama kishim arsye p\u00ebr t\u2019u ulur dhe gjetur zgjidhje p\u00ebr zgjedhjet lokale sepse kan\u00eb nj\u00eb specifik\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb kandidati n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb vendore. N\u00ebse ne arrinim t\u00eb identifikonim nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb na \u00e7onte drejt nj\u00eb kandidati t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pa b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb na k\u00ebrkohet, imponimi me dhun\u00eb i nj\u00eb mendimi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mendimi yn\u00eb. Ajo q\u00eb u propozua, ngritja e nj\u00eb k\u00ebshilli t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt politik, ku kandidat\u00ebt t\u00eb zgjidheshin p\u00ebrmes primareve dhe sondazheve. Primaret do i organizonte K\u00ebshilli i p\u00ebrbashk\u00ebt politik, do ishte nj\u00eb proces konsensual.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk kam k\u00ebrkuar 50% t\u00eb aksioneve t\u00eb partis\u00eb. Ashtu do ishte n\u00ebse do kishim k\u00ebrkuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar bashkish.<\/em><\/p>\n<p><strong>Zheji:<\/strong><em>\u00a0Ky k\u00ebshill do funksiononte me num\u00ebr t\u00eb barabart\u00eb an\u00ebtar\u00ebsh. Kush do e b\u00ebnte diferenc\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><strong>Bardhi:<\/strong>\u00a0<em>Diferenca do ishte konsensusi. Nuk do zgjidheshin kandidat\u00ebt. K\u00ebshilli garantonte rregullat e loj\u00ebs, mbik\u00ebqyrjen e procesit, kontrollin total t\u00eb procesit. Kandidat\u00ebt do t\u00eb zgjidheshin nga sondazhet dhe primaret. Nuk kam hyr\u00eb n\u00eb k\u00ebto bisedime me asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrqindje kaq k\u00ebtu dhe aq atje, por me nj\u00eb set rregullash dhe parimesh q\u00eb i jepnin garanci \u00e7do demokrati.<\/em><\/p>\n<p><em>Sondazhet p\u00ebr kandidat\u00ebt q\u00eb do t\u00eb futeshin n\u00eb primare. Primaret do t\u00eb kishin 50% t\u00eb pik\u00ebve n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve, sondazhi do kishte 50% t\u00eb pik\u00ebve n\u00eb p\u00ebrzgjedhje. Duke i b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb do dilte kandidati q\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtesnim.<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo q\u00eb ishte si p\u00ebrgjigje q\u00eb un\u00eb e kisha paralajm\u00ebruar q\u00eb ishte e papranueshme, ishte q\u00eb pala tjet\u00ebr ka nj\u00eb statut dhe ne do duhej t\u2019i n\u00ebnshtroheshim statutit t\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><strong>Zheji:<\/strong>\u00a0<em>Kjo \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr teorike dhe praktikisht nuk heq dor\u00eb nga bindja ime q\u00eb i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar Sali Berish\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet Palok\u00ebs q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kontrollin 50% t\u00eb konsensusit mbi primaret. Kandidat\u00ebt q\u00eb do zgjidheshin do ishin t\u00eb certifikuar nga t\u00eb dy pal\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><strong>Bardhi:<\/strong>\u00a0<em>E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb secila pal\u00eb n\u00eb PD t\u00eb mos ishte as bllokuese, as imponuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Por t\u00eb ishte nj\u00eb proces q\u00eb ndihmonte frym\u00ebn e konsensusit sepse ndihmonte fushat\u00ebn. Nuk kemi hyr\u00eb n\u00eb diskutime n\u00eb detaje. kam qen\u00eb i prirur t\u00eb diskutoj mbi parime. Nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb diskutim jasht\u00eb rregullave t\u00eb loj\u00ebs. Z. Paloka ka qen\u00eb krejt korrekt n\u00eb gjith\u00eb bisedimet q\u00eb kemi zhvilluar dhe un\u00eb dua ta fal\u00ebnderoj se kemi b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebrisht p\u00ebrpjekje. nuk b\u00ebj p\u00ebrgjegj\u00ebs z. Paloka p\u00ebr d\u00ebshtimi ne k\u00ebtyre bisedimeve sepse besoj se ishte z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i n\u00ebj grupimi, si\u00e7 isha dhe un\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk arrij dot ta interpretoj deklarat\u00ebn e z. Paloka, se \u00e7far\u00eb ka n\u00ebnkuptuar duhet ta pyesni at\u00eb. Un\u00eb kam hyr\u00eb bisedime p\u00ebr demokrat\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb alternativ\u00eb konkurruese n\u00eb zgjedhjet e 14 majit.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo retorika ka \u00e7uar n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb jemi sot. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb retorik\u00eb q\u00eb e d\u00ebmton opozit\u00ebn. Rama nuk mundet me statut. Flasim nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb p\u00ebr nj\u00eb regjim q\u00eb ka shkelur kushtetut\u00ebn e vendit dhe nga ana tjet\u00ebr themi do ta mundim Edi Ram\u00ebn me statutin me 40 faqe t\u00eb PD. Rama nuk mundet me statusin e PD-s\u00eb, por duke b\u00ebr\u00eb \u00e7do demokrat bashk\u00eb. Un\u00eb kam shkuar pa statut n\u00eb bisedime, me gjith\u00eb dispozicionin tim p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb dakord\u00ebsi q\u00eb opozita t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga nj\u00eb kandidat. Pala tjet\u00ebr m\u00eb vuri statutin e 11 dhjetorit. Ose un\u00eb duhet t\u00eb njihja statutin e 11 dhjetorit, ose nuk b\u00ebhemi bashk\u00eb. Ne duhet t\u00eb zgjidhnim si t\u00eb shkonim me nj\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Pala tjet\u00ebr erdhi me objektivin q\u00eb un\u00eb t\u00eb njihja statutin e 11 dhjetorit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Zheji:<\/strong>\u00a0<em>Negociatat u shkat\u00ebrruan q\u00eb n\u00eb momentin Paloka ka k\u00ebrkuar njohjen e statutit, pra t\u00eb b\u00ebhet de fakto nj\u00eb bashkim n\u00eb nj\u00eb statut t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrbashkues.\u00a0N\u00ebse do kishte nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb t\u00eb krijonte dhe nj\u00eb pajtim statutor, cili nga kongreset 11 apo 18 dhjetori, q\u00eb demokrat\u00ebt i njohin t\u00eb dy statutet, mund t\u00eb zgjidhej. Me sa duket ka pasur nj\u00ebra pal\u00eb q\u00eb ka kompleksin e superioritetet dhe tjetra pal\u00eb kompleksin identitar.<\/em><\/p>\n<p><em>Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebse do nxjerrin kandidatin e tyre dhe p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb e drejta t\u00eb nxjerrin kandidatin e tyre, prap\u00eb do akuzohen q\u00eb kur u b\u00ebn\u00eb zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb nuk dhan\u00eb mb\u00ebshtetjen maksimale.<\/em><\/p>\n<p><em>Do jen\u00eb tre kandidat\u00eb nga opozita, po t\u00eb pakt\u00ebn do kemi nj\u00eb divorc serioz, nj\u00eb parti reale dhe do humbasim shumic\u00ebn e bashkive, por do fitojm\u00eb nj\u00eb subjekt politik t\u00eb ri.<\/em><\/p>\n<p><strong>Bardhi:<\/strong>\u00a0R<em>reziku q\u00eb p\u00ebrmend Zheji q\u00ebndron. Cop\u00ebzimi i alternativ\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs e d\u00ebmton opozit\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zgjedhje lokale dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ishim dhe jemi t\u00eb destinuar p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb kandidat. Situata n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb sui generis, e jasht\u00ebzakonshme, prandaj para q\u00ebllimit do zbatojm\u00eb nenin 12 apo 13 t\u00eb statuti, duhet t\u00eb prevalonte do fitojm\u00eb apo jo zgjedhjet n\u00eb bashkit\u00eb lokale.<\/em><\/p>\n<p><em>I nj\u00ebjti rregull nuk u ndoq p\u00ebr Partin\u00eb e Liris\u00eb. Z. Berisha firmosi nj\u00eb marr\u00ebveshje koalicioni me PL dhe b\u00ebri shum\u00eb mir\u00eb sepse nuk ka asnj\u00eb rregull statutor q\u00eb mund ta pengonte, por nd\u00ebrkoh\u00eb kompetenc\u00ebn sipas statutit t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb vendos K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i PD-s\u00eb, i cili n\u00eb rastin konkret nuk \u00ebsht\u00eb pyetur.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur ka vullnet dhe vullneti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fitorja e zgjedhjeve, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi se kush \u00ebsht\u00eb statuti n\u00eb fuqi brenda PD. Kjo \u00ebsht\u00eb ta mbash debatin brenda partis\u00eb t\u00eb ndezur, t\u00eb d\u00ebmtosh frym\u00ebn e fushat\u00ebs zgjedhore dhe t\u00eb mbash konfliktin n\u00eb vend t\u00eb zgjidhjes. Ne hym\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar zgjidhje, kemi ofruar disa zgjidhje, nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb propozim alternativ parimor.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk hyj n\u00eb bisedime kush jan\u00eb bashkit\u00eb q\u00eb doni ju, q\u00eb t\u00eb caktoni kandidat\u00eb. K\u00ebto nuk jan\u00eb diskutime q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen me mua. Ka pasur dje nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb z. Paloka q\u00eb ata mund t\u00eb identifikonin disa bashki dhe kandidat\u00eb dhe ne do i mb\u00ebshtesnim. Q\u00eb k\u00ebtu ka r\u00ebn\u00eb koncepti i vot\u00ebs sepse ti i paske t\u00eb paracaktuar kandidat\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><strong>Zheji:<\/strong>\u00a0<em>Akoma keni iluzionin q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrcaktuar kandidat\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><strong>Bardhi:<\/strong>\u00a0<em>Nuk kam asnj\u00eb iluzion q\u00eb kandidat\u00ebt jan\u00eb paracaktuar. T\u2019i them madje tre t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr bashkit\u00eb kryesore q\u00eb jan\u00eb t\u00eb paracaktuar.<\/em><\/p>\n<p><strong>Zheji:<\/strong>\u00a0<em>Po na i thuaj. Duhet t\u2019i \u00e7lirojm\u00eb shqiptar\u00ebt nga bindja se primaret jan\u00eb t\u00eb fshehta.<\/em><\/p>\n<p><strong>Bardhi:<\/strong>\u00a0<em>Un\u00eb jam me letra t\u00eb hapura n\u00eb qoft\u00eb se i sh\u00ebrben interesit publik.<\/em><\/p>\n<p>(Edi Paloka mesazh pas deklarat\u00ebs s\u00eb shfaqur): Pyetja nga gazetar\u00ebt ka qen\u00eb kujt i intereson prishja e bisedimeve.<\/p>\n<p><strong>Bardhi:<\/strong>\u00a0<em>Krejt\u00ebsisht korrekte nd\u00ebrhyrja e z. Paloka.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi ka folur pas d\u00ebshtimit t\u00eb arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje mes grupit t\u00eb Berish\u00ebs dhe Alibeajt p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb zgjedhjet lokale. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Berisha tha se kush e prek flamurin dhe logon e partis\u00eb, i ka b\u00ebr\u00eb hesapet shum\u00eb keq. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":293981,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-297075","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=297075"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297075\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/293981"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=297075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=297075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=297075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}