{"id":29719,"date":"2017-01-13T13:40:12","date_gmt":"2017-01-13T11:40:12","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=29719"},"modified":"2017-01-13T13:09:24","modified_gmt":"2017-01-13T11:09:24","slug":"pese-kushtet-qe-partite-e-vogla-nuk-i-negociojne-per-zgjedhjet-e-qershorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pese-kushtet-qe-partite-e-vogla-nuk-i-negociojne-per-zgjedhjet-e-qershorit\/","title":{"rendered":"Pes\u00eb kushtet q\u00eb partit\u00eb e vogla nuk i negociojn\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e qershorit"},"content":{"rendered":"<p>Partit\u00eb e vogla parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb mb\u00ebshtetura edhe nga PDIU dhe LIBRA i dor\u00ebzuan dje n\u00eb zyr\u00eb ambasadores s\u00eb delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Romana Vlahutin, pes\u00eb kushtet e tyre si garanci t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb 18 qershorit.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij memorandumi, kushti i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201crealizimin e identifikimit biometrik t\u00eb zgjedh\u00ebsve, votimin elektronik, si dhe num\u00ebrimin elektronik t\u00eb votave n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sistemi t\u00eb aplikuar n\u00eb shkall\u00eb vendi\u201d.<\/p>\n<p>Kushti i dyt\u00eb lidhet me \u201cdekriminalizimin e procesit zgjedhor n\u00ebp\u00ebrmjet zbatimit me intensitet, shpejt\u00ebsi dhe forc\u00eb t\u00eb ligjit 138\u20192015 p\u00ebr dekriminalizimin e strukturave t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb partive, largimin e bandave dhe element\u00ebve kriminal\u00eb nga procesi zgjedhor, fushata dhe ve\u00e7an\u00ebrisht, prania e tyre dit\u00ebn e zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p>Kushti i tret\u00eb sipas t\u00eb vegj\u00eblve, \u201cduhet t\u00eb ulet kostoja e fushat\u00ebs zgjedhore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike, t\u00eb b\u00ebhet transparenc\u00eb efikase e shpenzimeve dhe burimeve t\u00eb financimit, t\u00eb forcohen ndalimet p\u00ebr financimin dhe t\u00eb forcohen penalitete, p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb Kod Penal, p\u00ebrfshir\u00eb kategorizimin e shitblerjes s\u00eb vot\u00ebs n\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Si kusht t\u00eb kat\u00ebrt, partit\u00eb e vogla k\u00ebrkojn\u00eb \u201ct\u00eb ndalohet rrept\u00ebsisht p\u00ebrdorimi i burimeve njer\u00ebzore t\u00eb administrat\u00ebs publike n\u00eb fushat\u00eb si dhe t\u00eb ndalohet rrept\u00ebsisht p\u00ebrdorimi i burimeve materiale t\u00eb administrat\u00ebs publike\u201d.<\/p>\n<p>Kushti i fundit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201cgarantimin e aksesit t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb media dhe mbulimin mediatik si dhe reduktimin dhe nominimin e hap\u00ebsir\u00ebs publicitare n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore\u201d, shkruan \u201cGsh\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb memorandumin e partive t\u00eb vogla parlamentare thuhet: \u201cNe partit\u00eb parlamentare n\u00ebnshkruese t\u00eb k\u00ebtij memorandumi konsiderojm\u00eb se p\u00ebrmbushja e kushteve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb minimum i domosdosh\u00ebm dhe i pakap\u00ebrcyesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb besuesh\u00ebm dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb proces reforme duhet patjet\u00ebr t\u00eb zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb efektiv dhe i besuesh\u00ebm. Mosp\u00ebrmbushja e tyre \u00ebsht\u00eb garanci q\u00eb zgjedhjet e ardhshme nuk do t\u00eb jen\u00eb zgjedhjet q\u00eb presin shqiptar\u00ebt dhe q\u00eb hapin rrug\u00ebn e integrimit evropian, por jan\u00eb vet\u00ebm votime t\u00eb manipuluara, q\u00eb nuk pasqyrojn\u00eb vullnetin e shqiptar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, i k\u00ebrkojm\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse, si mbajt\u00ebsja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb kryesore dhe \u00e7do faktori tjet\u00ebr politik dhe shtet\u00ebror t\u00eb tregojn\u00eb vullnetin e mir\u00eb politik p\u00ebr sigurimin e standardeve zgjedhore n\u00ebp\u00ebrmjet mb\u00ebshtetjes publike t\u00eb kushteve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme dhe kontributit p\u00ebr realizimin e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Pas takimit, kreu i PR-s\u00eb, Fatmir Mediu paralajm\u00ebroi bojkot t\u00eb parlamentit n\u00ebse nuk pranohet p\u00ebrdorimi i teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga t\u00eb djatht\u00ebt, PDIU-ja e mazhoranc\u00ebs k\u00ebmb\u00ebnguli m\u00eb shum\u00eb tek depolitizimi i procesit. \u201cOse t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00eb e infrastruktur\u00ebs zgjedhore, ose sistemi t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb stad tjet\u00ebr. Historia e sistemit me dy partit\u00eb kryesore, nj\u00ebsoj si sistem Stalinist, q\u00eb num\u00ebrojn\u00eb dhe rezultatet ua japin t\u00eb tjer\u00ebve aq sa duan dhe si duan ato \u00ebsht\u00eb nj\u00eb epope q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb fund\u201d, deklaroi deputetja Mesila Doda. Kurse deputetja e LIBRA-s, zj.Mimoza Hafizi u shpreh: \u201cK\u00ebrkesa kryesore q\u00eb pranohet \u00ebsht\u00eb ajo e administrimit teknologjik t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme, si num\u00ebrimi elektronik, e cila do ta \u00e7tensionoj\u00eb mjaft situat\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e ardhshme\u201d.<\/p>\n<p><b>Kushtet e partive t\u00eb vogla p\u00ebr zgjedhjet e 18 qershorit<\/b><\/p>\n<p>1- Realizimin e Identifikimit biometrik t\u00eb zgjedh\u00ebsve, votimin elektronik si dhe num\u00ebrimin elektronik t\u00eb votave n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sistemi t\u00eb aplikuar n\u00eb shkall\u00eb vendi, q\u00eb integron n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb tre komponent\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n<p>2- Dekriminalizimin e procesit zgjedhor n\u00ebp\u00ebrmjet zbatimit me intensitet, shpejt\u00ebsi dhe forc\u00eb t\u00eb ligjit 138\u20192015 p\u00ebr dekriminalizimin e strukturave t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb partive, largimin e bandave dhe element\u00ebve kriminal\u00eb nga procesi zgjedhor, fushata dhe ve\u00e7an\u00ebrisht prania e tyre dit\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>3- Duhet t\u00eb ulet kostoja e fushat\u00ebs zgjedhore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike, t\u00eb b\u00ebhet transparenc\u00eb efikase e shpenzimeve dhe burimeve t\u00eb financimit, t\u00eb forcohen ndalimet p\u00ebr financimin dhe t\u00eb forcohen penalitetet, p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb Kod Penal dhe kategorizimin e shitblerjes s\u00eb vot\u00ebs n\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>4- T\u00eb ndalohet rrept\u00ebsisht p\u00ebrdorimi i burimeve njer\u00ebzore t\u00eb administrat\u00ebs publike n\u00eb fushat\u00eb si dhe t\u00eb ndalohet rrept\u00ebsisht p\u00ebrdorimi i burimeve materiale t\u00eb administrat\u00ebs publike:<\/p>\n<p>5- Garantimi i aksesit t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb media dhe mbulimi mediatik, si dhe reduktimi e nominimi i hap\u00ebsir\u00ebs publicitare n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partit\u00eb e vogla parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb mb\u00ebshtetura edhe nga PDIU dhe LIBRA i dor\u00ebzuan dje n\u00eb zyr\u00eb ambasadores s\u00eb delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Romana Vlahutin, pes\u00eb kushtet e tyre si garanci t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb 18 qershorit. Sipas k\u00ebtij memorandumi, kushti i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201crealizimin e identifikimit biometrik t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29719","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29719\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}