{"id":299113,"date":"2022-11-14T11:41:38","date_gmt":"2022-11-14T10:41:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=299113"},"modified":"2022-11-14T11:41:38","modified_gmt":"2022-11-14T10:41:38","slug":"presidentja-e-kosoves-pret-perfaqesuesit-e-partive-per-caktimin-e-dates-se-zgjedhjeve-ne-veri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/presidentja-e-kosoves-pret-perfaqesuesit-e-partive-per-caktimin-e-dates-se-zgjedhjeve-ne-veri\/","title":{"rendered":"Presidentja e Kosov\u00ebs pret p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb veri"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, pret sot n\u00eb takim p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr kryetar\u00ebt e kat\u00ebr komunave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr komunat e banuara me shumic\u00eb serbe \u2013 Mitrovic\u00eb e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zve\u00e7an \u2013 jan\u00eb pa kryetar\u00eb qysh m\u00eb 5 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Kryetar\u00ebt, t\u00eb nacionalitetit serb, dhan\u00eb\u00a0dor\u00ebheqje\u00a0n\u00eb shenj\u00eb kund\u00ebrshtimi ndaj vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nisur procesin p\u00ebr riregjistrimin e makinave me targa t\u00eb paligjshme serbe.<\/p>\n<p>T\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga Beogradi zyrtar, shumica e serb\u00ebve n\u00eb veri i kund\u00ebrshtojn\u00eb targat q\u00eb i l\u00ebshon Republika e Kosov\u00ebs, RKS, duke insistuar n\u00eb targa neutrale ndaj statusit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqje, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat pak\u00ebnaq\u00ebsi, dhan\u00eb edhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb serb\u00eb n\u00eb veri \u2013 nisur nga policia deri te gjykatat \u2013 ashtu si edhe 10 deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ministri p\u00ebr Kthim dhe Komunitete n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, Goran Rakiq. K\u00ebta t\u00eb fundit vinin nga Lista Serbe \u2013 partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet me komunat?<\/strong><\/p>\n<p>Pas dor\u00ebheqjes s\u00eb kryetar\u00ebve, komunat, ligj\u00ebrisht, duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr zgjedhjet lokale n\u00eb Kosov\u00eb thot\u00eb se \u201cpas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs, ose shkarkimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit Komunal, n\u00ebse nuk parashtrohet ankes\u00eb n\u00eb afat prej pes\u00eb dit\u00ebsh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga presidenti i Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Zgjedhjet, sipas Ligjit, shpallen jo m\u00eb von\u00eb se dhjet\u00eb dit\u00eb pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb kuvendeve komunale, nd\u00ebrsa duhet t\u00eb mbahen m\u00eb her\u00ebt se 30 dit\u00eb dhe jo m\u00eb von\u00eb se 45 dit\u00eb pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Valmir Elezi, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se KQZ-ja do t\u00eb pres\u00eb shpalljen e zgjedhjeve, p\u00ebr t\u00eb filluar pastaj me p\u00ebrgatitjet intensive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><em>\u201cSi n\u00eb \u00e7do proces tjet\u00ebr zgjedhor, KQZ-ja fillimisht miraton planin operacional, n\u00eb t\u00eb cilin listohen t\u00eb gjitha aktivitetet, t\u00eb cilat duhet t\u00eb realizohen p\u00ebr organizimin e k\u00ebtyre zgjedhjeve\u201d,<\/em> thot\u00eb Elezi.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb merrnin pjes\u00eb serb\u00ebt e veriut n\u00eb zgjedhje?<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cNuk do t\u00eb dilja fare\u201d<\/em>, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Branimiri, nj\u00eb qytetar nga Mitrovica e Veriut.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb nuk dal m\u00eb n\u00eb zgjedhje pas vrasjes s\u00eb Oliver Ivanoviqit [politikan serb nga veriu i Kosov\u00ebs]. Zgjedhjet nuk jan\u00eb m\u00eb demokratike\u2026 q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb votohet p\u00ebr k\u00ebdo\u201d<\/em>, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>As Marko nuk do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, por p\u00ebr arsye tjet\u00ebr ai thot\u00eb se nuk d\u00ebshiron t\u2019u jap\u00eb legjitimitet zgjedhjeve n\u00eb t\u00eb cilat nuk do t\u00eb merrte pjes\u00eb Lista Serbe.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ata u larguan [nga institucionet], sepse, m\u00eb n\u00eb fund, ka ardhur koha p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat e duhura. Nuk mendoj se na duhej t\u00eb ishim n\u00eb institucionet e tyre [Kosov\u00ebs] gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe dhe t\u2019i forconim institucionet e nj\u00eb \u2018shteti t\u00eb panjohur\u2019\u201d<\/em>, thot\u00eb Marko.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur nga shkurti i vitit 2008 dhe njihet nga m\u00eb shum\u00eb se 100 vende t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb SHBA-n\u00eb dhe shumic\u00ebn e shteteve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Veriu p\u00ebrball\u00eb largimeve t\u00eb serb\u00ebve nga institucionet<\/strong><\/p>\n<p>Midoragu, gjithashtu, beson se nuk duhet marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cQ\u00ebllim i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb q\u00eb komuniteti serb t\u2019i zgjedh\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij, por, p\u00ebr momentin, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mundur, k\u00ebshtu q\u00eb zgjedhjet do t\u00eb ishin fars\u00eb\u201d<\/em>, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, thot\u00eb se shpallja e zgjedhjeve n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore \u00ebsht\u00eb e pashmangshme, por pjes\u00ebmarrja e votuesve dhe m\u00ebnyra se si do t\u00eb zhvillohej procesi mbeten, sipas tij, t\u00eb diskutueshme.<\/p>\n<p>Cakolli thot\u00eb se, n\u00eb rast se serb\u00ebt n\u00eb k\u00ebto komuna nuk do t\u2019i p\u00ebrgjigjeshin pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhje, Kosova do t\u00eb rrezikonte t\u00eb kthehej n\u00eb periudh\u00ebn e para vitit 2013, kur\u00a0dalja n\u00eb zgjedhje\u00a0lokale n\u00eb k\u00ebto komuna ishte e ul\u00ebt.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr pasoj\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb krijoheshin institucione q\u00eb nuk kishin legjitimitet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm qytetar\u201d,<\/em> thot\u00eb Cakolli p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Serb\u00ebt e veriut u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2014, pasi Kosova dhe Serbia, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, arrit\u00ebn marr\u00ebveshjen e par\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, m\u00eb 2013.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i proceseve politike, Artan Muhaxhiri, profesor i sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, thot\u00eb se procesi zgjedhor nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje n\u00eb koh\u00ebn kur serb\u00ebve u mungon vullneti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb kaq t\u00eb tensionuar dhe me nj\u00eb reagim t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb\u2026 i gjith\u00eb procesi do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb fars\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe nuk do t\u00eb kishte legjitimitet\u201d,<\/em> thot\u00eb Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Ai shton se para zgjedhjeve lokale n\u00eb veri, do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb arrihej nj\u00eb marr\u00ebveshje politike mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, por, sipas tij, aktualisht nuk ka indikacione se kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Disa skenar\u00eb p\u00ebr zgjedhjet komunale n\u00eb veri<\/strong><\/p>\n<p>Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb, Mazllum Baraliu, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se jan\u00eb disa skenar\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodhin n\u00eb zgjedhjet e parakohshme lokale n\u00eb veri.<\/p>\n<p><em>\u201cNj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb bojkotimi, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb m\u00eb pak e mundur. Ata [kryetar\u00ebt], edhe m\u00eb her\u00ebt, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje dhe brenda afatit [ligjor] kan\u00eb konkurruar p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave. Dhe, ata prap\u00eb mund t\u2019i l\u00ebn\u00eb ato mandate [t\u00eb rifituara] dhe k\u00ebshtu t\u00eb shkohet pa kufi\u201d<\/em>, thot\u00eb Baraliu.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00ebse qytetar\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb vote nuk i p\u00ebrgjigjen procesit zgjedhor, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten procedurat ligjore p\u00ebr zgjedhjet lokale.<\/p>\n<p><em>\u201cPresidentja duhet ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb procedur\u00ebn dhe t\u00eb provoj\u00eb q\u00eb t\u00eb realizohet procesi elektoral, q\u00eb \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr zhvillimin e demokracis\u00eb lokale n\u00eb ato komuna\u201d,<\/em> thot\u00eb Baraliu.<\/p>\n<p>N\u00eb komunat veriore\u00a0me shumic\u00eb serbe, zgjedhje t\u00eb parakohshme u mbajt\u00ebn edhe n\u00eb vitin 2019. Vitin paraprak, kryetar\u00ebt e k\u00ebtyre komunave dhan\u00eb dor\u00ebheqje, n\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie ndaj vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vendosur taks\u00eb 100% mbi produktet e importuara nga Serbia. N\u00eb zgjedhjet e majit 2019, pjes\u00ebmarrja e qytetar\u00ebve ishte mbi 42 p\u00ebr qind.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, pret sot n\u00eb takim p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr kryetar\u00ebt e kat\u00ebr komunave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Kat\u00ebr komunat e banuara me shumic\u00eb serbe \u2013 Mitrovic\u00eb e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zve\u00e7an \u2013 jan\u00eb pa kryetar\u00eb qysh m\u00eb 5 n\u00ebntor. Kryetar\u00ebt, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":169793,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2006,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-299113","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kosova","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299113","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=299113"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299113\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/169793"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=299113"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=299113"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=299113"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}