{"id":299167,"date":"2022-11-14T15:00:24","date_gmt":"2022-11-14T14:00:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=299167"},"modified":"2022-11-14T15:00:24","modified_gmt":"2022-11-14T14:00:24","slug":"pastrim-parash-dhe-kompani-off-shore-alibeaj-tregon-skenaret-qe-fshihen-pas-projektit-per-portin-e-durresit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pastrim-parash-dhe-kompani-off-shore-alibeaj-tregon-skenaret-qe-fshihen-pas-projektit-per-portin-e-durresit\/","title":{"rendered":"Pastrim parash dhe kompani off-shore? Alibeaj tregon skenar\u00ebt q\u00eb fshihen pas projektit p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit"},"content":{"rendered":"<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Enkeled Alibeaj ka ngritur pik\u00ebpyetje mbi projektin e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, duke deklaruar se<\/span><em><span data-preserver-spaces=\"true\">\u00a0\u201cskenari i pastrimit t\u00eb parave q\u00eb po b\u00ebhet sot n\u00eb kullat e Tiran\u00ebs, mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt\u201d.<\/span><\/em><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Alibeaj deklaroi se qeveria shqiptare p\u00ebson humbje prej 350 milion\u00eb eurosh n\u00ebp\u00ebrmjet dh\u00ebnies s\u00eb truallit, nd\u00ebrtesave, p\u00ebrjashtimit nga taksat e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe strehimit social, si dhe heqja dor\u00eb nga fitimet vjetore t\u00eb Portit Durr\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Leverdia ekonomike:<\/span><\/strong><span data-preserver-spaces=\"true\">\u00a0Pyetje q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb ngrej\u00eb cdo qytetar, \u00ebsht\u00eb cila \u00ebsht\u00eb leverdia ekonomike q\u00eb ka shteti shqiptar p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij projekti. P\u00ebr t\u00eb kuptuar leverdin\u00eb, do t\u00eb na duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se cfar\u00eb ofron shteti shqiptar dhe cfar\u00eb merr n\u00eb k\u00ebmbim. Nga p\u00ebrllogaritjet e b\u00ebra mbi dokumentacionin zyrtar rezulton se shteti shqiptar n\u00ebp\u00ebrmjet dh\u00ebnies s\u00eb truallit, nd\u00ebrtesave, p\u00ebrjashtimit nga taksat e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe strehimit social, si dhe heqja dor\u00eb nga fitimet vjetore t\u00eb Portit Durr\u00ebs, heq dor\u00eb nga 630 (628.45) milion\u00eb Euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas biznes planit, n\u00eb kushte ideale n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb projektit, shteti shqiptar p\u00ebrfiton 280 milion\u00eb euro. Pra, diferenca nd\u00ebrmjet asaj q\u00eb shteti ofron me at\u00eb q\u00eb merr n\u00eb k\u00ebmbim \u00ebsht\u00eb 350 (348.45) milion\u00eb euro humbje.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar leverdin\u00eb ekonomike, mund t\u00eb ishte duke par\u00eb praktikat q\u00eb ndjek cdo pronar toke q\u00eb ofron p\u00ebr zhvillimin pron\u00ebn e tij. N\u00eb kontrata private, pronari i tok\u00ebs merr t\u00eb pakt\u00ebn 30% t\u00eb sip\u00ebrfaqes nd\u00ebrtimore, cka n\u00eb rastin konkret do t\u00eb n\u00ebnkuptonte q\u00eb shteti do t\u00eb p\u00ebrfitonte 612 milion\u00eb euro vler\u00eb nd\u00ebrtimi. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast rezulton se diferenca \u00ebsht\u00eb 332 milion\u00eb euro m\u00eb pak. Qartazi pra, shteti shqiptar nuk ka asnj\u00eb leverdi ekonomike nga kjo marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Kompani e regjistruar n\u00eb off-shore dhe pastrimi i parave:<\/span><\/strong><span data-preserver-spaces=\"true\">\u00a0E keni d\u00ebgjuar kryeministrin dhe ministrat t\u00eb mburren shpesh se po sjellin n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb nga investitor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Emirateve t\u00eb Bashkuara, por pyetja q\u00eb mund t\u00eb ngrihet me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb: cila \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb nj\u00eb projekt i till\u00eb i jepet nj\u00eb kompanie t\u00eb regjistruar n\u00eb off-shore? Pse kompania nd\u00ebrkomb\u00ebtare Emmar nuk ka ardhur vet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kompanie t\u00eb regjistruar n\u00eb Ishujt Kajman? Edhe k\u00ebto jan\u00eb pyetje q\u00eb mbeten pa p\u00ebrgjigje. Emri i k\u00ebsaj kompanie me reputacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar, jo vet\u00ebm do t\u2019i jepte siguri realizimit t\u00eb k\u00ebtij projekti, por do t\u00eb ishte nj\u00eb marke e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar suksesin e projektit n\u00eb praktik\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk mund t\u00eb mohohet rreziku q\u00eb ekziston p\u00ebr pastrimin e parave n\u00ebp\u00ebrmjet kompanive t\u00eb regjistruara n\u00eb parajsa fiskale, aksionar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebs mbeten enigmatik\u00eb. Pra, shteti shqiptar nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb informacion se si do t\u00eb ndryshojn\u00eb aksionar\u00ebt e kompanis\u00eb m\u00ebm\u00eb. \u00cbsht\u00eb fakt se sip\u00ebrmarr\u00ebsi privat ka ofruar vet\u00ebm 80 mln euro nga kapitalet e tij dhe 80 mln euro nga kredit\u00eb bankare, pra n\u00eb total 160 mln euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb parat\u00eb e tjera thuhet se do sigurohen nga borxhe, kredi apo investime nga t\u00eb tret\u00eb dhe shitjet n\u00eb faz\u00eb projektimi.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Se kush jan\u00eb k\u00ebta t\u00eb tret\u00eb mbetet e paqart\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb i larg\u00ebt skenari q\u00eb pastrimi i parave q\u00eb po b\u00ebhet sot n\u00eb kullat e Tiran\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb rastin e portit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Ndarja e aksioneve dhe shp\u00ebrndarja e dividentit:<\/span><\/strong><span data-preserver-spaces=\"true\">\u00a0Marr\u00ebveshja p\u00ebrcakton se shteti shqiptar do t\u00eb ket\u00eb 33% t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb re q\u00eb do t\u00eb krijohet, nd\u00ebrsa sip\u00ebrmarr\u00ebsi privat 67%. Ajo q\u00eb mbetet e pasqaruar \u00ebsht\u00eb se si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kjo ndarje aksionesh, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb sic kemi shpjeguar m\u00eb par\u00eb shteti shqiptar ka ofruar 630 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa sip\u00ebrmarr\u00ebsi privat do t\u00eb ofroj\u00eb vet\u00ebm 160 milion\u00eb euro. Nga ana tjet\u00ebr, thuhet se fitimi i shtetit shqiptar do t\u00eb vij\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet dividentit, pra ndarjes s\u00eb fitimeve, por duke qen\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe skemat me kompani publiko-private q\u00eb dalin vazhdimisht me humbje nuk jan\u00eb t\u00eb panjohura, si do t\u00eb garantoj\u00eb shteti q\u00eb kompania nuk del cdo vit me humbje dhe shteti nuk fiton asgj\u00eb. Skemat jan\u00eb t\u00eb njohura: marrja e kredive dhe borxheve n\u00eb shuma t\u00eb larta, n\u00ebnkontraktimet me fatura t\u00eb fryra tej logjik\u00ebs ekonomike dhe shp\u00ebrndarja e fitimit n\u00ebp\u00ebrmjet pagave marramend\u00ebse t\u00eb stafit. Megjith\u00ebse pra, se n\u00eb teori thuhet se shteti mund t\u00eb fitoj\u00eb 280 mln euro nga ndarja e fitimeve, mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb shteti t\u00eb mos fitoj\u00eb asgj\u00eb, pasi kompania do t\u00eb dal\u00eb cdo vit me bilanc negativ.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Mungesa e plot\u00eb e transparenc\u00ebs dhe impakti social:<\/span><\/strong><span data-preserver-spaces=\"true\">\u00a0I gjith\u00eb ky projekt, i cili do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb impakt t\u00eb madh ka kaluar n\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb transparenc\u00ebs me qytetar\u00ebt dhe publikun. Deputet\u00ebt e Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur informacion lidhur me zhvillimin e k\u00ebtij projekti dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit t\u00eb Investimeve (AIDA), e ka refuzuar dh\u00ebnien e informacion me pretendimin absurd t\u00eb ruajtjes s\u00eb konfidencialitetit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb edhe me qytetar\u00ebt, shoq\u00ebrin\u00eb civile, komunitetin e qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb pasur asnj\u00eb lloj konsultimi apo marrje mendimi. Pra, nj\u00eb projekt, i cili do t\u00eb ket\u00eb impakt mbi gjith\u00eb jet\u00ebn e qytetit dhe qytetar\u00ebve, pasi do t\u00eb sjell\u00eb mbylljen e bizneseve t\u00eb zon\u00ebs, d\u00ebmtimin e bizneseve t\u00eb ndershme q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, luhatjet e m\u00ebdha n\u00eb cmimin e pronave t\u00eb qytetar\u00ebve, nuk i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb konsultimi publik, pra p\u00ebr t\u00eb kuptuar se cfar\u00eb realisht duan qytetar\u00ebt e Durr\u00ebsit dhe sa dakord jan\u00eb ata me k\u00ebt\u00eb projekt.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Cfar\u00eb ndodh me portin aktual:<\/span><\/strong><span data-preserver-spaces=\"true\">\u00a0Ajo q\u00eb mungon n\u00eb dokumentacion e sjell\u00eb dhe nuk thuhet asgj\u00ebkundi \u00ebsht\u00eb se si do t\u00eb realizohet transferimi i portit t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb Porto Romano? Cfar\u00eb kosto ka ky transferim? Kush i p\u00ebrballon k\u00ebto kosto? A do t\u00eb sjell\u00eb kjo kosto t\u00eb rritura p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset? Qeveria nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebto pyetje, por ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se vet\u00ebm projekti ka kushtuar 10 mln Euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb z\u00ebra t\u00eb pavarur ekspert\u00ebsh thon\u00eb se transferimi i portit n\u00eb Porto Romano mund t\u00eb kushtoj\u00eb deri n\u00eb 1 miliard Euro. Pra, kush i merr p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebto kosto dhe a i ka kalkuluar qeveria shqiptare k\u00ebto kosto shtes\u00eb p\u00ebr realizimin e projektit t\u00eb Portit t\u00eb Durr\u00ebsit?<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Krahas asaj q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart, pra shteti ofron 630 milion\u00eb euro pasuri dhe t\u00eb drejta, shteti do t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb kosto e transferimit, kostot e shpron\u00ebsimeve, kosto e sh\u00ebrbimeve ligjore dhe kosto e depozitimit t\u00eb mbetjeve. A ka nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebtyre kostove dhe n\u00ebse po, cila \u00ebsht\u00eb leverdia ekonomike nga realizimi i k\u00ebtij projekti? Asnj\u00eb pronar privat toke nuk do t\u00eb pranonte t\u00eb hiqte dora nga prona e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb dilte me humbje. Si \u00ebsht\u00eb e mundur at\u00ebher\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn pronari shtet?<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Procedura e p\u00ebrshpejtuar parlamentare:<\/span><\/strong><span data-preserver-spaces=\"true\">\u00a0Pyetjet dhe paqart\u00ebsit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme meritojn\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb gj\u00ebr\u00eb publik dhe parlamentar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb merrnin p\u00ebrgjigje shteruese. E megjith\u00ebse ka kaq shum\u00eb pyetje dhe kund\u00ebrshti, qeveria ka zgjedhur ta kaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj me nj\u00eb diskutim minimal 2-ditor. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se kjo p\u00ebrpjekje e qeveris\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb pa debat, pa transparenc\u00eb, pa llogaridh\u00ebnie nj\u00eb projekt n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, MSA-n\u00eb, ligjet shqiptare dhe interesin publik.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Enkeled Alibeaj ka ngritur pik\u00ebpyetje mbi projektin e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, duke deklaruar se\u00a0\u201cskenari i pastrimit t\u00eb parave q\u00eb po b\u00ebhet sot n\u00eb kullat e Tiran\u00ebs, mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt\u201d. Alibeaj deklaroi se qeveria shqiptare p\u00ebson humbje prej 350 milion\u00eb eurosh n\u00ebp\u00ebrmjet dh\u00ebnies s\u00eb truallit, nd\u00ebrtesave, p\u00ebrjashtimit nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":299169,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-299167","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=299167"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299167\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/299169"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=299167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=299167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=299167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}