{"id":299318,"date":"2022-11-15T08:48:01","date_gmt":"2022-11-15T07:48:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=299318"},"modified":"2022-11-15T08:48:01","modified_gmt":"2022-11-15T07:48:01","slug":"harrojini-fluturimet-e-lira-biletat-shtrenjtohen-ndjeshem-vitin-e-ardhshem-mesatarisht-150-200-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/harrojini-fluturimet-e-lira-biletat-shtrenjtohen-ndjeshem-vitin-e-ardhshem-mesatarisht-150-200-euro\/","title":{"rendered":"Harrojini fluturimet e lira; Biletat shtrenjtohen ndjesh\u00ebm vitin e ardhsh\u00ebm, mesatarisht 150-200 euro"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebse tre vitet e fundit t\u00eb fluturoje n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb ka qen\u00eb mjaft lir\u00eb, me bileta q\u00eb zbrit\u00ebn deri n\u00eb 20 euro n\u00eb nj\u00eb drejtim, sidomos p\u00ebr destinacionet italiane, nga viti i ardhsh\u00ebm do t\u00eb duhet t\u00eb mendoheni mir\u00eb para se t\u00eb udh\u00ebtoni.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga marsi, e sidomos nga prilli i vitit q\u00eb vjen, biletat do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb k\u00ebrkimi q\u00eb \u201cMonitor\u201d b\u00ebri n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Wizz Air, \u2013 operatori m\u00eb i madh n\u00eb Shqip\u00ebri, me gati 60% t\u00eb tregut, q\u00eb b\u00ebri revolucion n\u00eb treg duke ulur ndjesh\u00ebm \u00e7mimet -, biletat jan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb shtrenjta sesa kan\u00eb qene vitet e fundit, deri n\u00eb 2-5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Shtrenjtimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Rom\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb nga destinacionet kryesore ku fluturojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebse pret sot nj\u00eb bilet\u00eb p\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr dat\u00ebn 15 prill, \u00e7mimi m\u00eb i lir\u00eb p\u00ebr n\u00eb vajtje \u00ebsht\u00eb 90 euro dhe kthimi \u00ebsht\u00eb 110 euro, pra bileta n\u00eb total kushton 200 euro. Edhe n\u00eb maj, \u00e7mimet jan\u00eb t\u00eb ngjashme, n\u00eb rreth 180 euro vajtje dhe ardhje.<\/p>\n<p>Milano ka qen\u00eb deri tani nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00eb lira, me bileta q\u00eb kushtonin edhe 20 euro n\u00eb nj\u00eb drejtim. \u00c7mime t\u00eb tilla mund t\u00eb gjesh deri n\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Por, n\u00ebse do t\u00eb udh\u00ebtosh n\u00eb Milano n\u00eb prill, bileta e vajtjes n\u00eb 15 prill varion nga 80-130 euro dhe e kthimit nga n\u00eb 18 prill nga 70 deri n\u00eb 110 euro, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb orarit t\u00eb fluturimit.<\/p>\n<p>Pra m\u00eb e lira vajtje-ardhje \u00ebsht\u00eb 150 euro. N\u00eb maj, bileta kushton mesatarisht 120-150 euro (vajtje-ardhje).<\/p>\n<p>Bari, nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta \u00ebsht\u00eb gati 200 euro n\u00eb prill dhe zbret n\u00eb 80 euro n\u00eb maj (dy drejtime) nga rreth 40 euro q\u00eb mund ta gjeje k\u00ebt\u00eb vit, duke t\u00eb pakt\u00ebn dyfishuar \u00e7mimet.<\/p>\n<p>M\u00eb e shtrenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe Gjermania. P\u00ebr n\u00eb Dortmund n\u00eb datat 15 dhe 18 prill, bileta n\u00eb dy drejtime \u00ebsht\u00eb rreth 200 euro, nga 60-80 minimalisht q\u00eb e gjen gjat\u00eb k\u00ebtij vit, n\u00ebse e pret m\u00eb her\u00ebti. Edhe n\u00eb maj, Dortmund \u00ebsht\u00eb 180 euro p\u00ebr dy drejtime.<\/p>\n<p>Parisi n\u00eb maj (19-22 maj) \u00ebsht\u00eb 230 euro vajtje ardhje. K\u00ebt\u00eb vit n\u00eb prill, biletat p\u00ebr n\u00eb Paris, n\u00ebse i prenotoje pak jav\u00eb m\u00eb her\u00ebt mund ti blije edhe me 60-100 euro (vajtje-ardhje).<\/p>\n<p>T\u00eb shtrenjta jan\u00eb biletat dhe me operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Alba Wngs i ka t\u00eb skeduluara fluturimet p\u00ebr n\u00eb Milano (tre her\u00eb n\u00eb jav\u00eb) deri n\u00eb janar. P\u00ebr vajtje n\u00eb 6 janar dhe kthim n\u00eb 9 janar (t\u00eb fundit data q\u00eb mund t\u00eb blihet bileta) kushton 227 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb prill, m\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr n\u00eb Milano \u00ebsht\u00eb Air Albania. N\u00ebse prenoton sot p\u00ebr vajtje n\u00eb dat\u00ebn 15 prill ka vet\u00ebm dy vende me \u00e7mim promocional 37.5 euro dhe m\u00eb pas bileta kushton 112 euro. P\u00ebr kthimin n\u00eb 18 prill, ka 10 vende me \u00e7mim promocional 50 euro dhe pas mbarimit t\u00eb tyre \u00e7mimi shkon n\u00eb 125 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr operator \u00ebsht\u00eb dhe ItaAirways. Vajtja p\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 15 prill fillon nga 77 dollar\u00eb dhe kthimi 65 dollar\u00eb. \u00c7mime t\u00eb ngjashme ka dhe n\u00eb maj, por kthimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb, arrin dhe n\u00eb 100 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Pse u rrit\u00ebn \u00e7mimet<\/p>\n<p>Burime nga tregu pohojn\u00eb se shtrenjtimi lidhet me dy arsye. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb rritja e kostove n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sidomos atyre t\u00eb karburanteve. Nj\u00eb tendenc\u00eb e ngjashme ka ndodhur dhe me operator\u00ebt e tjer\u00eb ajror\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb rritja e dominimit t\u00eb tregut nga operatori hungarez me kosto t\u00eb ul\u00ebt Wizz Air. Pasi mori tregun p\u00ebrmes \u00e7mimeve t\u00eb lira, Wizz u b\u00eb shum\u00eb konkurrues n\u00eb treg, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb operator\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb reduktojn\u00eb numrin e linjave, ose t\u00eb ndalin zgjerimin e tyre. Kjo situat\u00eb e b\u00ebn at\u00eb dominues n\u00eb fiksimin e \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Autoritetit t\u00eb Aviacionit Civil, n\u00eb fund t\u00eb tremujorit t\u00eb dyt\u00eb 2022, Wizz Air kishte 58.4% t\u00eb tregut t\u00eb fluturimeve, nga 42% n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021. Operatori i dyt\u00eb kishte nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, vet\u00ebm 7.8% (nga 11.6% n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021) e ndjekur nga Albawings me 6% (nga 7.1% n\u00eb fund t\u00eb 2021-t).<\/p>\n<p>Autoriteti i Aviacionit Civil, pohon n\u00eb raportin e fundit se rritja e Wizz Air ka qen\u00eb e lidhur me \u00e7mimet konkurruese dhe destinacionet e shumta.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e lira dhe heqja e kufizimeve q\u00eb u vendos\u00eb gjat\u00eb pandemis\u00eb, s\u00eb bashku me kthimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00eb preferuar turistik ka shtuar ndjesh\u00ebm fluksin e pasagjer\u00ebve q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb p\u00ebrmes Rinasit.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, p\u00ebr periudh\u00ebn janar-shtator 2022 fluturuan p\u00ebrmes ajrit 3.9 milion\u00eb pasagjer\u00eb, pothuajse dyfishim n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.\/ Monitor<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse tre vitet e fundit t\u00eb fluturoje n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb ka qen\u00eb mjaft lir\u00eb, me bileta q\u00eb zbrit\u00ebn deri n\u00eb 20 euro n\u00eb nj\u00eb drejtim, sidomos p\u00ebr destinacionet italiane, nga viti i ardhsh\u00ebm do t\u00eb duhet t\u00eb mendoheni mir\u00eb para se t\u00eb udh\u00ebtoni. Q\u00eb nga marsi, e sidomos nga prilli i vitit q\u00eb vjen, biletat do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":299319,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-299318","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=299318"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/299318\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/299319"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=299318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=299318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=299318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}