{"id":30049,"date":"2017-01-17T17:07:37","date_gmt":"2017-01-17T15:07:37","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=30049"},"modified":"2017-01-17T17:07:37","modified_gmt":"2017-01-17T15:07:37","slug":"policia-do-rihape-dosjet-e-durresit-si-u-ekzekutua-biznesmeni-qe-dyshohet-se-vrau-ortakun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/policia-do-rihape-dosjet-e-durresit-si-u-ekzekutua-biznesmeni-qe-dyshohet-se-vrau-ortakun\/","title":{"rendered":"Policia do rihap\u00eb dosjet e Durr\u00ebsit, si u ekzekutua biznesmeni q\u00eb dyshohet se vrau ortakun"},"content":{"rendered":"<p>Ekzekutimi i tre biznesmen\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Durr\u00ebs, Plaurent Cani, Xhemal \u00c7ela dhe Kujtim Dyrmishi, jan\u00eb disa nd\u00ebr vrasjet e mbetura pa autor\u00eb, dosje t\u00eb cilat pritet t\u00eb hapen s\u00ebrish p\u00ebr hetim, bazuar nga indiciet e mundshme p\u00ebr identifikimin e autor\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo pasi kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Haki \u00c7ako, ka urdh\u00ebruar Policin\u00eb e Durr\u00ebsit t\u2019i rikthehet disa dosjeve t\u00eb mbetura pa autor\u00eb, ku mes viktimave jan\u00eb biznesmen\u00eb e madje edhe gra. Mes tyre dosja e Kujtim Dyrmishit fsheh rreth vetes mister t\u00eb madh edhe p\u00ebr faktin se mund t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi ekzekutimin edhe t\u00eb biznesmenit Xhemal \u00c7ela, me t\u00eb cilin ishte ortak.<\/p>\n<p>Kujtim Dyrmishi u ekzekutua nga tre persona t\u00eb maskuar, t\u00eb cil\u00ebt e q\u00eblluan nga makina e tyre n\u00eb momentin kur viktima do t\u00eb zbriste nga mjeti i tij. Ngjarja e r\u00ebnd\u00eb m\u00eb 14 qershor t\u00eb vitit 2014, n\u00eb segmentin Ura e Dajlanit-Plepa, te sektori \u201cIliria\u201d, vet\u00ebm disa metra larg vendit ku 4 muaj m\u00eb par\u00eb u vra n\u00eb atentat me tritol n\u00eb makin\u00eb ortaku i tij n\u00eb biznes, Xhemal \u00c7ela. Policia hetoi n\u00eb disa pista p\u00ebr krimin q\u00eb tronditi Durr\u00ebsin. Sipas burimeve, nuk p\u00ebrjashtohet hakmarrja apo larja e hesapeve mes viktim\u00ebs e personave q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr eliminimin fizik t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Burime nga grupi hetimor b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur se Dyrmishi, apo si\u00e7 njihej me nofk\u00ebn \u201cTixhja\u201d, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vrasjen e ortakut t\u00eb tij Xhemal \u00c7ela. Por nuk p\u00ebrjashtohen as pista t\u00eb tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb hakmarrja p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb kryer nga v\u00ebllai i tij n\u00eb Greqi, apo edhe larja e hesapeve.<\/p>\n<p><b>Vrasja\/ <\/b>Vrasja e biznesmenit me pes\u00eb plumba \u00ebsht\u00eb kryer nga makina n\u00eb makin\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur 49- vje\u00e7ari ndaloi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pazar n\u00eb nj\u00eb dyqan buz\u00eb rrug\u00ebs. Autor\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt duket se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb ndjekje t\u00eb tij, p\u00ebrfituan nga rasti dhe n\u00eb momentin q\u00eb ai po zbriste nga mjeti, ndalojn\u00eb paralel dhe hapin zjarr me dy automatik\u00eb tip \u201cSkorpions\u201d duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Bresh\u00ebria e gjat\u00eb e arm\u00ebve krijoi panik te kalimtar\u00ebt dhe plazhist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb largoheshin me shpejt\u00ebsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u shp\u00ebtonin plumbave. Autor\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb tre persona, t\u00eb cil\u00ebt l\u00ebviznin me nj\u00eb makin\u00eb tep \u201cBenz\u201d ngjyr\u00eb gri me xhama t\u00eb zinj dhe me targa t\u00eb Kosov\u00ebs 01 20 EN. Sipas d\u00ebshmive t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb polici nga d\u00ebshmitar\u00ebt, ata derdh\u00ebn bresh\u00ebri t\u00eb gjat\u00eb automatiku n\u00eb drejtim t\u00eb Kujtim Dyrmishit, q\u00eb ndodhej brenda makin\u00ebs s\u00eb tij tip \u201cBenz\u201d me targa italiane DP 411 VF, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend. Krimi u krye nga makina n\u00eb makin\u00eb, por autor\u00ebt nuk e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb me kaq. Ata ishin t\u00eb vendosur t\u2019i merrnin jet\u00ebn biznesmenit me origjin\u00eb nga C\u00ebrriku, ndaj p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, dy prej autor\u00ebve kan\u00eb zbritur nga mjeti duke e q\u00eblluar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. M\u00eb pas jan\u00eb larguar me shpejt\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><b>Hetimi\/ <\/b>P\u00ebr t\u00eb zbardhur krimin, Policia e Durr\u00ebsit vuri n\u00eb dispozicion ekspert\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb krimeve t\u00eb r\u00ebnda. Grupi hetimor po analizon provat paraprake t\u00eb grumbulluara n\u00eb vendin e ngjarjes, por edhe provat e siguruara n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb tjera nga inspektor\u00ebt e hetimit t\u00eb krimit. Paraprakisht hetimor\u00ebt jan\u00eb fokusuar n\u00eb kat\u00ebr pista, duke i vler\u00ebsuar si m\u00eb t\u00eb mundshmet n\u00eb lidhje me krimin e r\u00ebnd\u00eb. Sipas burimeve, ka dyshime q\u00eb krimi t\u00eb jet\u00eb kryer p\u00ebr hakmarrje. Blut\u00eb nuk p\u00ebrjashtuan hakmarrjen p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb implikimi t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Dyrmishit n\u00eb vrasjen me an\u00eb t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs shp\u00ebrthyese t\u00eb ortakut t\u00eb tij, Xhemal \u00c7ela.<\/p>\n<p>Sipas burimeve, Dyrmishi ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb dyshuarit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim mafioz. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr pist\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe hakmarrja p\u00ebr shkak se v\u00ebllai i tij, P\u00ebllumb Dyrmishi, ka vrar\u00eb n\u00eb Greqi n\u00eb vitin 2004 nj\u00eb shqiptar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pist\u00eb, sipas policis\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe larja e hesapeve p\u00ebr shkak se ka dyshime se viktima ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb organizata kriminale disa vite m\u00eb par\u00eb. Konfliktet personale gjat\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pist\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po hetohet.<\/p>\n<p><b>Masakra e gjasht\u00ebfisht\u00eb\/ <\/b>Hetimet mbi ekzekutimin e Kujtim Dyrmishit, i lindur n\u00eb C\u00ebrrik dhe banues vitet e fundit n\u00eb Durr\u00ebs, rikthyen dhe nj\u00eb her\u00eb masakr\u00ebn e ndodhur n\u00eb vitin 1997, pran\u00eb Varrezave publike t\u00eb Elbasanit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb policis\u00eb dhe d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb asaj kohe, viktimat ishin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinj, q\u00eb u ndodh\u00ebn n\u00eb \u00e7astin e gabuar, n\u00eb makin\u00ebn e gabuar.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, shtetasit I.D., B.H., A.T., H.F., L.A. dhe B.F., sapo po ktheheshin nga ceremonia mortore e nj\u00eb shokut t\u00eb tyre. N\u00eb kthim, pronari i makin\u00ebs, i cili ishte n\u00eb hasm\u00ebri me persona t\u00eb tjer\u00eb (mes tyre dyshohen dhe dy v\u00ebllez\u00ebrit Dyrmishi), ka pikasur rival\u00ebt e tij. Ai u ka k\u00ebrkuar t\u00eb rinjve q\u00eb t\u00eb vazhdonin rrug\u00ebn me makin\u00ebn e tij se do t\u00eb kthehej me dik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky moment ishte fatal, pasi autor\u00ebt e masakr\u00ebs kan\u00eb q\u00eblluar me bresh\u00ebri drejt makin\u00ebs, pa e ditur se kush ishte brenda. T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb makin\u00eb nd\u00ebrruan jet\u00eb, nd\u00ebrsa mbet\u00ebn t\u00eb plagosur dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rastit. Kjo ngjarje nuk u zbardh asnj\u00ebher\u00eb dhe, sipas burimeve t\u00eb grupit hetimor n\u00eb Durr\u00ebs, Kujtim Dyrmishi dhe i v\u00ebllai i tij i burgosur tashm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vrasje n\u00eb Greqi u shoq\u00ebruan n\u00eb Policin\u00eb e Elbasanit, por p\u00ebr ta nuk kishte prova.<\/p>\n<p><b>Dyshimet p\u00ebr krimin<\/b><\/p>\n<p>P\u00ebr policin\u00eb mbetet e v\u00ebshtir\u00eb zbardhja e ekzekutimit t\u00eb \u201cTixhes\u201d. Kamerat e siguris\u00eb pran\u00eb sektorit \u201cIliria\u201d n\u00eb Durr\u00ebs dhe d\u00ebshmitar\u00ebt e sken\u00ebs s\u00eb krimit kan\u00eb treguar p\u00ebr hetuesit se tre autor\u00ebt ishin t\u00eb veshur me rroba ushtarake dhe e kishin fytyr\u00ebn e mbuluar.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebtij fakti, edhe pistat q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb \u00e7uar n\u00eb eliminimin fizik t\u00eb 49-vje\u00e7arit jan\u00eb t\u00eb shumta, sipas policis\u00eb. N\u00eb janar t\u00eb vitit 2014 u ekzekutua si pasoj\u00eb e nj\u00eb shp\u00ebrthimi t\u00eb telekomanduar ortaku i tij n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, Xhemal \u00c7ela. Ky krim mbetet ende pa autor, me gjith\u00eb dyshimet e ngritura fillimisht.<\/p>\n<p>Nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit pohohet se viktima Dyrmishi, edhe pse nuk ka asnj\u00eb precedent penal zyrtar, njihet si kontingjent p\u00ebr bashk\u00ebpunim me organizata t\u00eb ndryshme kriminale. Nj\u00eb tjet\u00ebr pist\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe ajo e hakmarrjes p\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait, P\u00ebllumb Dyrmishi, i burgosur n\u00eb Greqi, ku ka kryer nj\u00eb vrasje n\u00eb vitin 2004. Policia e Durr\u00ebsit ka shoq\u00ebruar n\u00eb komisariat mbi 20 persona, por kryesisht ata kan\u00eb qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb sken\u00ebs ku u vra 49-vje\u00e7ari Dyrmishi dhe jo t\u00eb dyshuar konkret\u00eb.<\/p>\n<p>Makina e p\u00ebrdorur nga autor\u00ebt p\u00ebr vrasjen e 49- vje\u00e7arit Kujtim Dyrmishi rezulton e vjedhur. Burime nga Policia e Durr\u00ebsit sqaruan se mjeti u vodh m\u00eb dat\u00eb 18 maj n\u00eb Tiran\u00eb. Makina i p\u00ebrket nj\u00eb qytetari nga kryeqyteti, i cili e ka denoncuar po n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb n\u00eb polici grabitjen e mjetit t\u00eb tij tip \u201cBenz\u201d.<\/p>\n<p>Pronari ka deklaruar se mjeti ka qen\u00eb me targa t\u00eb tjera dhe nuk ishte me xhama t\u00eb zinj. Si\u00e7 duket, autor\u00ebt i kan\u00eb nxir\u00eb xhamat dhe i ndryshuan targ\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbeteshin mister dhe t\u00eb mos linin prova pas krimit. Rreth nj\u00eb or\u00ebs pas ngjarjes, makina u gjet e braktisur n\u00eb n\u00ebnkalimin e Sh\u00ebn Vlashit, n\u00eb autostrad\u00ebn Durr\u00ebs-Tiran\u00eb. Ndon\u00ebse u gjet\u00ebn arm\u00eb brenda tij, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna se aty jan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb t\u00eb dyshuarve.<\/p>\n<p><b>Gjendet mjeti me dy \u201cskorpions\u00eb\u201d e nj\u00eb kallash<\/b><\/p>\n<p>Pas vrasjes s\u00eb biznesmenit, tre autor\u00ebt e maskuar u larguan nga vendi i krimit n\u00eb drejtim t\u00eb Tiran\u00ebs. Rreth nj\u00eb or\u00eb pas krimit, automjeti u gjet i braktisur n\u00eb autostrad\u00ebn Durr\u00ebs- Tiran\u00eb, n\u00eb n\u00ebnkalimin e Sh\u00ebn Vlashit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrollit policia gjeti brenda n\u00eb mjetin e braktisur edhe arm\u00ebt e krimit, dy automatik\u00eb \u201cSkorpions\u201d dhe nj\u00eb \u201cKallashnikov\u201d, si dhe 24 g\u00ebzhoja t\u00eb qitura nga arm\u00ebt skorpions t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb vendin e krimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autor\u00ebt kan\u00eb q\u00eblluar teksa ndodheshin brenda mjetit. Blut\u00eb nis\u00ebn hetimin edhe n\u00eb lidhje me pronarin e mjetit.<\/p>\n<p>Paraprakisht rezulton se targa e makin\u00ebs i p\u00ebrket nj\u00eb shtetasi kosovar, i cili mendohet t\u00eb ket\u00eb ardhur p\u00ebr pushime n\u00eb Durr\u00ebs. Madje ka dyshime se autor\u00ebt e kan\u00eb vjedhur mjetin pak para krimit dhe pronari q\u00eb ka qen\u00eb duke b\u00ebr\u00eb plazh nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, pasi nuk rezulton asnj\u00eb denoncim i tij p\u00ebr zhdukjen e makin\u00ebs.<\/p>\n<p><b>Xhemal \u00c7ela u vra me tritol teksa ishte n\u00eb ecje me makin\u00ebn<\/b><\/p>\n<p>Biznesmeni i nd\u00ebrtimit Xhemal \u00c7ela nd\u00ebrroi jet\u00eb pas atentatit me eksploziv m\u00eb 23 janar t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>Ngjarja ndodhi p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs \u201cPavar\u00ebsia\u201d, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb rezidencave qeveritare, n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit. Automjeti i drejtuar nga \u00c7ela shp\u00ebrtheu rreth or\u00ebs 10:30. Makina tip \u201cCitroen C4\u201d, me targa AA759EY, ka ecur p\u00ebr disa metra n\u00eb flak\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb biznesmeni mundi t\u00eb dal\u00eb dhe n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb u d\u00ebrgua me urgjenc\u00eb n\u00eb spital nga kalimtar\u00eb t\u00eb rastit. Gjat\u00eb gjith\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb spital, biznesmeni 45-vje\u00e7ar q\u00eb banonte n\u00eb Lagjen Nr. 13 t\u00eb Durr\u00ebsit ishte n\u00eb gjendje kome.<\/p>\n<p>Ai humbi jet\u00ebn rreth or\u00ebs 14:00, nj\u00eb dit\u00eb pas atentatit, p\u00ebr shkak t\u00eb plag\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb kishte marr\u00eb nga shp\u00ebrthimi i fuqish\u00ebm. Sipas Policis\u00eb, n\u00eb automjetin e tij ishin vendosur 300 gram\u00eb tritol C4, sip\u00ebr gom\u00ebs.<\/p>\n<p>Autor\u00ebt i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ziles s\u00eb telefonit q\u00eb ishte lidhur me tritolin dhe mjeti ka shp\u00ebrthyer, me skem\u00ebn klasike t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb telekomanduar. Sipas policis\u00eb, vrasja e biznesmenit t\u00eb nd\u00ebrtimit ka lidhje me p\u00ebrplasjet e shumta n\u00eb lidhje me pron\u00ebsin\u00eb e trojeve ku ai nd\u00ebrtonte pallatet.<\/p>\n<p>\u00c7ela rezultonte pronar i disa pallateve t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb zon\u00ebn e plazhit t\u00eb Durr\u00ebsit. Megjith\u00ebse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb policia shoq\u00ebroi p\u00ebr n\u00eb komisarit me dhjet\u00ebra persona, ende sot e k\u00ebsaj dite vdekja e tij ka mbetur pa autor.<\/p>\n<p>Atentati ndaj \u00c7el\u00ebs tronditi edhe m\u00eb shum\u00eb opinionin publik, pasi ai erdhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shp\u00ebrthimet me tritol n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit ishin kthyer n\u00eb fenomen alarmant p\u00ebr policin\u00eb. \u00c7ela ishte pronar i kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit \u201cEnigma\u201d, ku deri para disa koh\u00ebsh ishte ortak edhe biznesmeni Kujtim Dyrmishi, i vrar\u00eb m\u00eb von\u00eb. Sipas burimeve policore, dy ortak\u00ebt i kishin shk\u00ebputur marr\u00ebdh\u00ebniet e biznesit koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe vazhdonin t\u00eb ruanin lidhjet miq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse edhe vrasja e Dyrmishit duket e stilit mafioz, p\u00ebr nga dinamika e zhvillimit t\u00eb saj nuk ngjan me atentatin me eksploziv t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj ish-ortakut t\u00eb 49-vje\u00e7arit Dyrmishi, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2014<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekzekutimi i tre biznesmen\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Durr\u00ebs, Plaurent Cani, Xhemal \u00c7ela dhe Kujtim Dyrmishi, jan\u00eb disa nd\u00ebr vrasjet e mbetura pa autor\u00eb, dosje t\u00eb cilat pritet t\u00eb hapen s\u00ebrish p\u00ebr hetim, bazuar nga indiciet e mundshme p\u00ebr identifikimin e autor\u00ebve. Kjo pasi kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Haki \u00c7ako, ka urdh\u00ebruar Policin\u00eb e Durr\u00ebsit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-30049","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30049"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30049\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}