{"id":301360,"date":"2022-11-24T17:44:27","date_gmt":"2022-11-24T16:44:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=301360"},"modified":"2022-11-24T17:44:27","modified_gmt":"2022-11-24T16:44:27","slug":"tomorri-rrezik-per-asgjesimin-e-portit-me-te-madh-tregtar-ne-vend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/tomorri-rrezik-per-asgjesimin-e-portit-me-te-madh-tregtar-ne-vend\/","title":{"rendered":"Tomorri: Rrezik p\u00ebr asgj\u00ebsimin e portit m\u00eb t\u00eb madh tregtar n\u00eb vend"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Kloduan Tomorri, duke folur p\u00ebr projektin e qeveris\u00eb p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit, tha se nuk ka vend bregdetar q\u00eb t\u00eb hedh aq shum\u00eb beton rreth e rrotull, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 127.600 apartamente q\u00eb do nd\u00ebrtohen dhe shiten, do ket\u00eb nj\u00ebsi tregtare, biznese dhe dy hotele me 850 dhoma.<\/p>\n<p>Nga studio e lajmeve n\u00eb MCN Tv, ai tha se nga dokumentet q\u00eb dihen deri tani financuese rezulton kompania \u201cEagles Hills\u201d dhe sipas dokumenteve pronari i k\u00ebsaj kompania del Mohamed Alabbar dhe familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Sipas tij, kompania q\u00eb qeveria po hyn n\u00eb marr\u00ebveshje zot\u00ebrohet\u00a0 100% nga familja Alabar.<\/p>\n<p><em>\u201cKompania e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani edhe kjo e regjistruar n\u00eb Dubai e cila nuk ka publikisht pronar\u00eb t\u00eb shpallur, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb rolin e garantueses financiare t\u00eb projektit.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb kompania NSHMI Development e cila merret me shitje pronash n\u00eb Dubai.<\/em><\/p>\n<p><em>Por se kush jan\u00eb pronar\u00ebt e saj dhe kapacitetet financiare, k\u00ebt\u00eb informacion nuk e kemi. Qeveria thot\u00eb se ne i kemi t\u00eb dh\u00ebnat por jan\u00eb konfidenciale.<\/em><\/p>\n<p><em>Qeveria po b\u00ebn marr\u00ebveshje me nj\u00eb kompani q\u00eb zot\u00ebrohet nga nj\u00eb familje dhe nga nj\u00eb kompani tjet\u00ebr q\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb do miratojn\u00eb marr\u00ebveshjen nuk e din\u00eb se kush e ka\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Lidhur me negociatat, Tomorri deklaroi se kan\u00eb qen\u00eb sekrete dhe se ka pasur vizita t\u00eb ministrave t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe se ministrja Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb personi ky\u00e7 i angazhuar n\u00eb negociatat e k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p><em>\u201cKa udh\u00ebtuar disa her\u00eb n\u00eb Dubai p\u00ebr t\u00eb negociuar me zotin Alabbar dhe si rezultat i k\u00ebtyre negociatave, produkti \u00ebsht\u00eb kjo marr\u00ebveshje.<\/em><\/p>\n<p><em>Qeveria tha se nuk mund t\u2019i b\u00ebjm\u00eb transparente negociatat se binim dakord p\u00ebr di\u00e7ka dhe ndryshohej m\u00eb tej dhe nuk do kishte koherenc\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Partneriteti n\u00eb Portin e Durr\u00ebsi\u00a0i resortit q\u00eb do nd\u00ebrtohet aty, do jet\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 33% p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare dhe partneri do ket\u00eb 67%.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb fund t\u00eb realizimit t\u00eb gjith\u00eb projektit, qeveria do marr\u00eb 33% t\u00eb fitimeve t\u00eb gjeneruara nga projekti.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb b\u00ebra jan\u00eb diku te 280 milion\u00eb euro q\u00eb do marr\u00eb qeveria n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Qeveria thot\u00eb se do ark\u00ebtoj\u00eb para nga taksat, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi dividentin, TVSH etj., \u00e7ka pretendon se e \u00e7on fitimin mbi 1 miliard\u00eb e 69 milion\u00eb euro.<\/em><\/p>\n<p><em>Po kjo deklarat\u00eb e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb e pa mb\u00ebshtetur n\u00eb planin e biznesit dhe e pa dokumentuar\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Sa i takon anulimit nga Bashkimi Europian t\u00eb nj\u00eb granti prej 28 milion\u00eb eurosh p\u00ebr zgjerimin e dy kalatave n\u00eb portin tregtar, Tomorri tha se \u00e7do projekt ekstra ligjor, nuk ka asnj\u00ebher\u00eb miratimin e BE.<\/p>\n<p><em>\u201cDirektivat e Bashkimit Europian qoft\u00eb p\u00ebr prokurimet publike, regjimin fiskal dhe ndihm\u00ebn shtet\u00ebrore jan\u00eb t\u00eb qarta, nuk zhvillon procedur\u00eb prokurimi pa gar\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jap\u00ebsh privilegje fiskale p\u00ebr kompani private. Ndihma shtet\u00ebrore jepet n\u00eb raste specifike.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj special, nj\u00eblloj si ligji i Teatrit me kompanin\u00eb \u2018Fusha\u2019. Te porti i Durr\u00ebsit nuk ka patur deklarim t\u00eb qart\u00eb publik.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka patur deklarime se ka kund\u00ebrshtime p\u00ebr projektin, por pa th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb ndesh me MSA.<\/em><\/p>\n<p><em>Duket qart\u00eb projekt ekstra-ligjor dhe jasht\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb mir\u00eb. Sa i takon t\u00ebrheqjes nga financimi, jan\u00eb 62 milion\u00eb euro dhe jo 28.<\/em><\/p>\n<p><em>Se ka qen\u00eb nj\u00eb paket\u00eb me kredi t\u00eb buta dhe grante, t\u00eb parashikuara p\u00ebr investime t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit dhe k\u00ebto jan\u00eb financime nga t\u00eb cilat qeveria ka hequr dor\u00eb, kur lindi ideja p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit turistik dhe asgj\u00ebsimin e portit tregtar\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shum\u00eb pik\u00ebpyetje ka edhe p\u00ebr portin e ri tregtar q\u00eb do nd\u00ebrtohet n\u00eb Porto Romano dhe sa rrezikon t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet historia e Portit t\u00eb Karpenit, Tomorri deklaroi se Porti i Karpenit, ishte nj\u00eb koncension p\u00ebr ankorimin e jahteve me 700 vende, por rezultoi fllusk\u00eb sapuni.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb rastin e portit tregtar nuk kemi koncension por \u00ebsht\u00eb qeveria q\u00eb thot\u00eb se portin tregtar do e nd\u00ebrtojm\u00eb ne pasi t\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb Portin e Durr\u00ebsit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka kakofoni shifrash dhe munges\u00eb transparence, qeveria ka pajtuar nj\u00eb kompani holandeze p\u00ebr portin e ri tregtar dhe i ka paguar 9 milion\u00eb euro.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka patur nj\u00eb projekt i cili ka rrjedhur k\u00ebt\u00eb ver\u00eb n\u00eb media, sipas t\u00eb cilit kostoja e portit t\u00eb ri do ishte 2 miliard\u00eb euro, por koh\u00ebve t\u00eb fundit qeveria po p\u00ebrdor shifra t\u00eb reja, drejtori i Portit Durr\u00ebs Pirro V\u00ebngu, thot\u00eb se porti i ri do kushtoj\u00eb nga 320-340 milion\u00eb euro.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr portin e ri tregtar ka munges\u00eb t\u00eb qart\u00eb transparence dhe e gjitha kjo duket si aventur\u00eb. Por ku jan\u00eb k\u00ebto para? Qeveria shqiptare nuk ka para t\u00eb lira p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar porte.<\/em><\/p>\n<p><em>Ku do t\u00eb gjenden dhe si do t\u00eb financohet? Ta z\u00ebm\u00eb fatura \u00ebsht\u00eb 500 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri, ka risk t\u00eb madh q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mbetet pa port, t\u00eb asgj\u00ebsohet porti m\u00eb i madh tregtar i vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo q\u00eb do t\u00eb ndodhte, nj\u00eb pjes\u00eb e aktivitetit t\u00eb vej\u00eb te porti privat i Kastratit n\u00eb Porto Romano, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl, dhe pjesa tjet\u00ebr do orientohen n\u00eb portet e Malit t\u00eb Zi dhe Selanikut, me pasoja t\u00eb m\u00ebdha, se porti i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb strategjik p\u00ebr vendin, por i sh\u00ebrben edhe Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke qen\u00eb se do furnizoheshim nga vende t\u00eb tjera, kostoja p\u00ebr \u00e7do produkt apo mall duke do t\u00eb rritet\u201d.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Kloduan Tomorri, duke folur p\u00ebr projektin e qeveris\u00eb p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit, tha se nuk ka vend bregdetar q\u00eb t\u00eb hedh aq shum\u00eb beton rreth e rrotull, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 127.600 apartamente q\u00eb do nd\u00ebrtohen dhe shiten, do ket\u00eb nj\u00ebsi tregtare, biznese dhe dy hotele me 850 dhoma. Nga studio e lajmeve n\u00eb MCN Tv, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":203519,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-301360","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301360","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=301360"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301360\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/203519"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=301360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=301360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=301360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}