{"id":301496,"date":"2022-11-25T15:44:23","date_gmt":"2022-11-25T14:44:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=301496"},"modified":"2022-11-25T15:44:23","modified_gmt":"2022-11-25T14:44:23","slug":"arrestimi-i-ish-zyrtarit-te-ps-se-pd-patronazhist-me-license-sherbetor-i-edi-rames-u-kap-si-mi-nga-amerikanet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/arrestimi-i-ish-zyrtarit-te-ps-se-pd-patronazhist-me-license-sherbetor-i-edi-rames-u-kap-si-mi-nga-amerikanet\/","title":{"rendered":"Arrestimi i ish-zyrtarit t\u00eb PS-s\u00eb, PD: Patronazhist me licens\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtor i Edi Ram\u00ebs! U kap si mi nga amerikan\u00ebt\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Shefit i Organizimit n\u00eb PD, Klevis Balliu ka reaguar n\u00eb lidhje me arrestimin e zyrtarit t\u00eb PS-s\u00eb i cili u kap si trafikant i 400 kg kokain\u00eb n\u00eb Frakull t\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn nga selia blu, Balliu theksoi se kjo \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyra e pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe se Europa duhet ta d\u00ebgjoj\u00eb nga populli se shteti \u00ebsht\u00eb kapur nga krimi. Sipas Balliut kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga arsyet se p\u00ebrse dalim m\u00eb 6 dhjetor n\u00eb protest\u00eb.<br \/>\nDeklarat\u00eb e Shefit t\u00eb Organizimit Klevis Balliu.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e tij:<\/strong><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb shar\u00ebs publik, patronazhist me licens\u00eb, adhurues\/sh\u00ebrb\u00ebtor i Edi Ram\u00ebs dhe n\u00ebpun\u00ebs n\u00eb bashkin\u00eb e Erion Veliajt, ka r\u00ebn\u00eb dje n\u00eb rrjet\u00ebn e DEA-s amerikane, si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi narko-trafiku. Viktor \u00c7ervanaku, q\u00eb u kap si mi nga amerikan\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb zyrtar socialist i korruptuar, ai \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyra ideale e pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Medias do t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb nj\u00eb status n\u00eb facebook t\u00eb narko-trafikantit n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb tregon jo vet\u00ebm nivelin e tij, por fytyr\u00ebn e k\u00ebtij shteti dhe patericat ku ai mb\u00ebshtetet p\u00ebr t\u00eb ndenjur n\u00eb pushtet.<\/em><\/p>\n<p><em>Partia Demokratike d\u00ebnon lidhjet mes trafikant\u00ebve, keqb\u00ebr\u00ebsve, sharlatan\u00ebve t\u00eb till\u00eb, q\u00eb shkojn\u00eb deri lart n\u00eb majat e pushtetit. Vini re: \u00c7ervanaku ka qen\u00eb kryetar komune i pushtetit vendor t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe n\u00ebpun\u00ebs n\u00eb bashkin\u00eb e Erion Veliajt.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai ka qen\u00eb dhe mbetet zorra qorre e nj\u00eb pushteti piramidal i cili frym\u00ebzon vet\u00ebm korrupsionin dhe t\u00eb lig\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Vini re gjithashtu: ai nuk do t\u00eb kapej asnj\u00ebher\u00eb, dhe do t\u00eb vazhdonte trafikun e kokain\u00ebs, patronazhimin, lavazhin oral t\u00eb shefave t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb, dhe lin\u00e7imin e opozit\u00ebs me gjuh\u00eb vulgare, po t\u00eb mos ishte DEA Amerikane.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr policin\u00eb dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakull\u00ebs dhe lap\u00ebrdhari i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs do t\u00eb vazhdonte i qet\u00eb trafikun, si m\u00ebnyr\u00ebn kryesore t\u00eb k\u00ebtij pushteti p\u00ebr t\u00eb vjedhur zgjedhjet dhe varf\u00ebruar shqiptar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Raportimet d\u00ebshmojn\u00eb se droga trasportohej me kamionet e ushtris\u00eb drejt Malit te Zi, \u00e7ka v\u00ebrteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik. Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit t\u00eb Ram\u00ebs kapen n\u00eb trafikun e drog\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Qeveria Rama ka krijuar nje ekonomi kriminale te trafikut te droges, me ane te ciles pasurohen zyrtaret, vidhen zgjedhjet, lincohen kund\u00ebrshtar\u00ebt politike dhe vritet puna dhe biznesi i ndershem. Si p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, pak metra nga laboratori i kokain\u00ebs t\u00eb punonjesit te Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe ish-kryekomunarit socialist t\u00eb Frakull\u00ebs, ndodhej sera e nj\u00eb fermeri i cili po falimenton. Kjo pasi Rama nuk subvencionon biznesin e ndersh\u00ebm por frym\u00ebzon, lejon dhe p\u00ebrfiton nga narkotrafiku.<\/em><\/p>\n<p><em>Partia Demokratike falenderon DEA amerikane p\u00ebr luft\u00ebn pa kompromis ndaj narkotrafikut dhe siguron partner\u00ebt se bandat e pushtetit do te gjejn\u00eb fundin me ardhjen ton\u00eb n\u00eb pushtet, nj\u00ebsoj si shum\u00eb t\u00eb tilla n\u00eb vitet 2005-2013.<\/em><\/p>\n<p><em>Me nj\u00eb qeveri q\u00eb frym\u00ebzon ekonomin e narkotrafikut dhe mb\u00ebshtet at\u00eb me segmentet shtet\u00ebrore Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik. Ja pse dalim m\u00eb 6 dhjetor n\u00eb protest\u00eb. Europa duhet ta d\u00ebgjoj\u00eb nga goja e popullit, dhe jo vet\u00ebm nga raportet e sh\u00ebrbimeve inteligjente se shteti \u00ebsht\u00eb kapur dhe nj\u00eb pushtet i till\u00eb nuk duhet mb\u00ebshtetur.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shefit i Organizimit n\u00eb PD, Klevis Balliu ka reaguar n\u00eb lidhje me arrestimin e zyrtarit t\u00eb PS-s\u00eb i cili u kap si trafikant i 400 kg kokain\u00eb n\u00eb Frakull t\u00eb Fierit. N\u00eb deklarat\u00ebn nga selia blu, Balliu theksoi se kjo \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyra e pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe se Europa duhet ta d\u00ebgjoj\u00eb nga populli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":301497,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-301496","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=301496"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301496\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/301497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=301496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=301496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=301496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}