{"id":301734,"date":"2022-11-26T15:57:26","date_gmt":"2022-11-26T14:57:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=301734"},"modified":"2022-11-26T15:57:26","modified_gmt":"2022-11-26T14:57:26","slug":"shperthen-gjuhetarja-ledi-shamku-shkreli-jam-e-neveritur-deri-ne-palceakademia-e-shkencave-te-distancohet-prej-sigurimsave-ose-te-shpalle-publikisht-se-eshte-pale-me-ta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shperthen-gjuhetarja-ledi-shamku-shkreli-jam-e-neveritur-deri-ne-palceakademia-e-shkencave-te-distancohet-prej-sigurimsave-ose-te-shpalle-publikisht-se-eshte-pale-me-ta\/","title":{"rendered":"Shp\u00ebrthen  gjuh\u00ebtarja Ledi Shamku Shkreli: Jam e neveritur deri n\u00eb palc\u00eb!Akademia e Shkencave te distancohet prej sigurimsave ose te shpalle publikisht se eshte pal\u00eb me ta&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Gjuh\u00ebtarja e njohur Ledi Shamku Shkreli, k\u00ebrkon nga Akademia e Shkencave q\u00eb t\u00eb distancohet nga \u201csigurimsat\u201d, pas nj\u00eb rasti t\u00eb publikuar n\u00eb Newsbomb.al, p\u00ebr ish-Atasheun e Kultur\u00ebs dhe gjuh\u00ebtarin Gjovalin Shkurtaj.<\/p>\n<p>Ky i fundit, n\u00eb korrik \u201990 raportonte nga Roma p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb i iknin diktatur\u00ebs, edhe pse regjimi ishte n\u00eb grahmat e fundit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shkreli, thot\u00eb se ky gjuh\u00ebtar e akademik, madje akademiko-gjuh\u00ebtari kryesor i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ndante \u00e7mime p\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt dhe drejtshkrimin.<\/p>\n<p><strong>Shkruan gjuh\u00ebtarja Ledi Shamku Shkreli:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cJam e neveritur deri n\u00eb palc\u00eb! Sapo lexova k\u00ebt\u00eb shkrim ku publikohet dhe zbardhet fakti se si nj\u00eb gjuh\u00ebtar e akademik, madje akademiko-gjuh\u00ebtari kryesor i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave paska qen\u00eb nj\u00eb Sigurims gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb Ambasad\u00ebn e Rom\u00ebs. Madje nj\u00eb Sigurims i P\u00ebrbetuar ngaqe vijon t\u00eb informoj\u00eb (dhe e b\u00ebn me nj\u00eb gjuh\u00eb neverit\u00ebse) edhe n\u00eb fundkorrikun e 1990 pasi qen\u00eb shp\u00ebthyer Ambasadat dhe regjimit ia kish marr\u00eb ferra urat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky person dy dit\u00eb me pare, si PERFAQ\u00cbSUES I AKADEMIS\u00cb S\u00cb GJINUSHIT, organizonte e ndante \u00e7mime p\u00ebr arb\u00ebreshet dhe drejtshkrimin. Nd\u00ebkohe q\u00eb si\u00e7 edhe lexoni k\u00ebtu me posht\u00eb, njeriu q\u00eb e spiunon e damkos \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht arb\u00ebreshi Antonio Belushi, nj\u00eb nga PUN\u00cbTOR\u00cbT M\u00cb T\u00cb DASHUR N\u00cb PUN\u00cb T\u00cb GJUH\u00cbS E T\u00cb SHPIRTIT ARB\u00cbRESH.<\/p>\n<p><em>\u201c[\u2026] u ngrit deri n\u00eb qiell \u201ckori\u201d i prift\u00ebrinjve dhe i klerit reaksionar arb\u00ebresh e m\u00eb gjer\u00eb, duke pnetruar n\u00eb kampin e refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u2019i pritur ata me k\u00ebng\u00eb \u201cMoj e bukura More\u201d, si\u00e7 b\u00ebri Antonio Belushi, ithtar e zbatues i zjarrt\u00eb i urdh\u00ebrave t\u00eb peshkopit t\u00eb Ungros, Lupina\u00e7i\u201d,<\/em><\/p>\n<p><em>SA KRUP\u00cb E SA NEVERI! Sa tallje e keqe me mikpritjen arb\u00ebreshe! Sa mjerim akademik! Sa rrezik p\u00ebr Albanologjin\u00eb prania dhe orekset shpifarake t\u00eb Akademizm\u00ebs, qe i qasen asaj s\u00ebrish me k\u00ebto duar historikisht t\u00eb ndyta. Dua me k\u00ebt\u00eb rast t\u2019i pyes edhe dy akademiket arberesh a ndjehen n\u00eb paq\u00eb me veten p\u00ebrball\u00eb faktesh te tilla?<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do gj\u00eb e ka nj\u00eb cak ama! NDAJ I KERKOJ OPINIONIT PUBLIK SHQIPTAR DHE \u00c7DO ORGANIZMI ETIK E LIGJOR Q\u00cb RREGULLON JET\u00cbN N\u00cb VEND: A mund te kalohet edhe kjo gjetje antiligjore ne heshtje? Sigurisht q\u00eb ky vend ka ligje per bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt! A thua AKADEMIA E SHKENCAVE ESHTE E VETMJA E LEJUAR TI SHKELE SI TE DOJE E SA HERE TE DOJE LIGJET E SHTETIT?<\/em><\/p>\n<p><em>Akademia e Shkencave sot eshte para nje detyrimi: Te distancohet prej sigurimsave ose te shpalle publikisht se eshte pal\u00eb me ta.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndon\u00ebse jam e bindur se do zgjedhe t\u00eb dyt\u00ebn, pasi duke u kryesuar nga Ministri i Diktatures, e duke pasur non-grata e teritalsa n\u00eb kryesim t\u00eb saj, ajo KA LINDUR SI PAL\u00cb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pal\u00eb me koh\u00ebn me t\u00eb keqe, e q\u00eb vijon ende t\u00eb lakmoj\u00eb ta zer\u00eb Qiellin e Shqiptar\u00ebve: Gjuh\u00ebn dhe Kultur\u00ebn Shqipe.<\/em><\/p>\n<p><em>Jam e neveritur n\u00eb koc nga keto Metastaza t\u00eb Akademizm\u00ebs. Lexoni sesi raporton Akademiku.<\/em><\/p>\n<p><em>JA, KY \u00cbSHT\u00cb REFORMIMI I AKADEMIS\u00cb S\u00cb SHKENCAVE!\u201d<\/em>, shkruan ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjuh\u00ebtarja e njohur Ledi Shamku Shkreli, k\u00ebrkon nga Akademia e Shkencave q\u00eb t\u00eb distancohet nga \u201csigurimsat\u201d, pas nj\u00eb rasti t\u00eb publikuar n\u00eb Newsbomb.al, p\u00ebr ish-Atasheun e Kultur\u00ebs dhe gjuh\u00ebtarin Gjovalin Shkurtaj. Ky i fundit, n\u00eb korrik \u201990 raportonte nga Roma p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb i iknin diktatur\u00ebs, edhe pse regjimi ishte n\u00eb grahmat e fundit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":301736,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-301734","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-uncategorized-sq","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=301734"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301734\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/301736"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=301734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=301734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=301734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}