{"id":301924,"date":"2022-11-27T15:20:48","date_gmt":"2022-11-27T14:20:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=301924"},"modified":"2022-11-27T15:20:48","modified_gmt":"2022-11-27T14:20:48","slug":"drama-e-portit-te-durresit-shtate-dete-pertej-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/drama-e-portit-te-durresit-shtate-dete-pertej-korrupsionit\/","title":{"rendered":"Drama e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, shtat\u00eb dete p\u00ebrtej korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb debatin e nxeht\u00eb t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit, opozita dhe t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb at\u00eb, duke e quajtur \u2018afer\u00eb\u2019, p\u00ebrqendrohen thuajse ekskluzivisht te korrupsioni, pra te vjedhja n\u00eb para, procedur\u00eb apo transparenc\u00eb e gj\u00ebs\u00eb publike, si kur ajo \u00ebsht\u00eb materiale apo virtuale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb, m\u00eb duket mua, \u00ebsht\u00eb huqur n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnjestrim belicioz: nuk \u00ebsht\u00eb korrupsioni problemi. Posht\u00eb gjith\u00eb asaj, q\u00eb duket qart\u00ebsisht si abuzim dhe vjedhje, shtrihet nj\u00eb armik edhe m\u00eb i rreziksh\u00ebm se shp\u00ebrdorimi dhe p\u00ebrvet\u00ebsimi i fondeve publike.<\/p>\n<p>E kam fjal\u00eb p\u00ebr ndarjen e t\u00eb qeverisurit si akt i t\u00eb mir\u00ebs publike nga qeverisja si akt i spektakolares dhe i elitares. Edi Rama fundoset vazhdimisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategorin\u00eb e dyt\u00eb dhe vazhdon me nj\u00eb arroganc\u00eb pa t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p>N\u00ebse Enver Hoxha kishte zbuluar paradigm\u00ebn dhe totemin e \u201cindustrializimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb vendit\u201d, q\u00eb e nxori Shqip\u00ebrin\u00eb nga komunizmi t\u00eb mish\u00ebruar n\u00eb shprehjen e famshme t\u00eb Azem Hajdarit \u2018Kombinati Metalurgjik q\u00eb nuk prodhon dot nj\u00eb tap\u00eb shishe birre\u2019, Edi Rama ka r\u00ebn\u00eb pre e nj\u00eb magjepseje tjet\u00ebr. Ai beson se vet\u00ebm zbukurimi, miti i s\u00eb bukur\u00ebs, industria e leht\u00eb e dukjes, mund ta shp\u00ebtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse merni n\u00eb analiz\u00eb aktet e tij publike, jan\u00eb t\u00eb gjitha jo p\u00ebr shtetin si garantues t\u00eb publikes, por p\u00ebr shtetin si akt krijimtarie, shtetin e s\u00eb bukur\u00ebs. N\u00eb fillim fare, ai e filloi me tritol ndaj disa nd\u00ebrtesave n\u00eb Tiran\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb ndaj nj\u00eb prone t\u00eb ish-kreut t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb. Problem n\u00eb vetvete nuk jan\u00eb shembjet kontraverse dhe publike, por \u00e7far\u00eb e pason aksionin. Nuk duhet an\u00ebsi partiake p\u00ebr ta kuptuar se z. Rama shkuli ca k\u00ebrpudha abuzimi publik dhe mbolli qindra t\u00eb tjera vet\u00eb duke i kthyer n\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kur ngre kryet n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb sheh kulla q\u00eb, p\u00ebr vete dhe n\u00eb raport me veten q\u00ebndrojn\u00eb, por bien me t\u00ebrs\u00ebllim\u00eb kur i sheh t\u00eb futura n\u00eb panoram\u00ebn e madhe t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Tirana, k\u00ebshtu si\u00e7 po p\u00ebrvijohet po ngecet n\u00eb bot\u00ebkuptimin e nj\u00eb Las Vegasi t\u00eb pamundur, s\u00eb larti, dhe n\u00eb mes e posht\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb sovjetike e pas Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Me radh\u00eb vijon kjo filozofi q\u00eb lufton vdekjen te autori, por e vdes qytetin dhe vendin. Deri te akti i fundit, Porti i Durr\u00ebsit, i cili m\u00eb shum\u00eb se akt korrupsioni \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb se Edi Rama dhe qeverisja e tij jan\u00eb shk\u00ebputur nga realiteti. Rama nuk krijon komunitete, qytete dhe hap\u00ebsira publike, por enklava. K\u00ebta ishuj mund t\u00eb jen\u00eb her\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm, nj\u00eb lloj rripi Gaze, her\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb mrekullueshme si nj\u00eb Soho n\u00eb miniatur\u00eb, por ato jan\u00eb shenja t\u00eb nj\u00eb zhvillimi t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb nj\u00eb qeverisjeje q\u00eb, amerikan\u00ebt e quaj\u00ebn whimsical apo tekanjoze.<\/p>\n<p>Edhe porti i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e Ram\u00ebs (l\u00ebm\u00eb korrupsionin m\u00ebnjan\u00eb) p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri fshatin Potemkin, pra nj\u00eb fasad\u00eb q\u00eb mbulon realitetin, t\u00eb huton me form\u00ebn, dhe fsheh p\u00ebrmbajtjen.<\/p>\n<p>Por, jo vet\u00ebm kaq dhe shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq, Edi Rama \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr p\u00ebrbuz\u00ebs, si p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt ashtu dhe p\u00ebr popullin. \u00c7far\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mega-nd\u00ebrtim i dizajnuar i gjithi p\u00ebr banim, arg\u00ebtim dhe shitblerje? \u00c7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasurit dhe p\u00ebr popullin, asgj\u00eb p\u00ebr publin. Cil\u00ebs kategori t\u00eb popullat\u00ebs i drejtohet, p\u00ebrve\u00e7 2 p\u00ebrqind\u00ebshit t\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasurve? T\u00eb marr\u00ebsh portin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vendit, dhe ta zhb\u00ebsh mbi premisa estetike dhe t\u00eb ndotjes s\u00eb mjedisit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb je vet\u00eb ndot\u00ebsi m\u00eb i madh i mjedisit, duke lejuar grosist\u00ebt e naft\u00ebs t\u00eb tregtojn\u00eb karburante jasht\u00eb standardeve dhe t\u00eb manipuluara, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tallje e hapur.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit, e detektojn\u00eb k\u00ebt\u00eb me intuit\u00eb apo analiz\u00eb. Prandaj ikin dhe duan t\u00eb ikin kaq shum\u00eb shqiptar\u00eb nga atdheu. Ata ndihen t\u00eb p\u00ebrjashtuar n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n<p>Shpopullimi \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb direkte e k\u00ebsaj m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qeverisuri e cila e ka enverizuar diskursin publik dhe enklavizuar popullat\u00ebn, duke pak\u00ebsuar, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, shtres\u00ebn e mesme. Rama e di se t\u00eb pasurit kapen kollaj, se nuk duan t\u00eb humbin pasurit\u00eb, dhe t\u00eb varfrit po aq leht\u00eb, sepse shtyhen nga pamund\u00ebsia. E vetmja rezistenc\u00eb mbetet shtresa e mesme, njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb jetojn\u00eb pa qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjejeni k\u00ebt\u00eb gjurm\u00eb lufte kund\u00ebr shtres\u00ebs s\u00eb mesme n\u00eb aktivitetin politik t\u00eb Ram\u00ebs apo n\u00eb \u2018veprat\u2019 e tij. Rama nd\u00ebrton lart ose posht\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb mes vet\u00ebm gjuan. A nuk e shpjegon kjo m\u00ebnyr\u00ebn si u soll me pedagog\u00ebt? Jo se ai i ndihmon t\u00eb varfrit, por ua ka frik\u00ebn numrave t\u00eb tyre dhe i zbut, ose m\u00eb l\u00ebmosh\u00eb ose me cirk.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr t\u00eb pasurit, e gjeni flirtin e tij me ta n\u00eb t\u00eb gjitha zonat rezidenciale, fshatrat turistike, komunitetet e mbyllura dhe, sidomos dor\u00ebzimin e thuajse gjith\u00eb superstrukur\u00ebs publike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Porti i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb dorashka e fundit q\u00eb Edi Rama i hedh publikut t\u00eb \u00e7oroditur. T\u00eb pasurit do ta zot\u00ebrojn\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb varfrit do t\u00eb k\u00ebnaqen pse mund t\u00eb sh\u00ebtisin mbr\u00ebmjeve n\u00eb t\u00eb, dhe t\u00eb blejn\u00eb fara ose kokoshka. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ironi e hidhur e njeriut q\u00eb fliste p\u00ebr sistemin q\u00eb prish individin. Ironi, sepse ai u b\u00eb vet\u00eb individi q\u00eb krijoi nj\u00eb sistem, nd\u00ebrtuar dhe frym\u00ebzuar nga prishja.<\/p>\n<p>Porti i Durr\u00ebsit mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb dhe madje t\u2019ia dal\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u2018Manhattan\u2019 n\u00eb vetvete, por p\u00ebrball\u00eb vendit dhe popullit t\u00eb atij vendi, ai nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb fasad\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb Adriatikut, p\u00ebr t\u00eb fshehur sh\u00ebmtin\u00eb e K\u00ebnet\u00ebs, Golemit dhe gjith\u00eb vij\u00ebs s\u00eb horizontit q\u00eb prish\u00ebn, pik\u00ebrisht ata q\u00eb po ngulin nj\u00eb kartolin\u00eb betoni dhe dritash n\u00eb qytetin q\u00eb i pa t\u00eb gjitha qytet\u00ebrimet dhe barbarit\u00eb, dhe u rr\u00ebgjua n\u00eb duart e vendasve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb debatin e nxeht\u00eb t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit, opozita dhe t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb at\u00eb, duke e quajtur \u2018afer\u00eb\u2019, p\u00ebrqendrohen thuajse ekskluzivisht te korrupsioni, pra te vjedhja n\u00eb para, procedur\u00eb apo transparenc\u00eb e gj\u00ebs\u00eb publike, si kur ajo \u00ebsht\u00eb materiale apo virtuale. Nj\u00eb gj\u00eb, m\u00eb duket mua, \u00ebsht\u00eb huqur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":301925,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-301924","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=301924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/301925"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=301924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=301924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=301924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}