{"id":301970,"date":"2022-11-27T18:10:05","date_gmt":"2022-11-27T17:10:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=301970"},"modified":"2022-11-27T18:10:05","modified_gmt":"2022-11-27T17:10:05","slug":"gjergj-luca-dush-te-ftohte-politikes-mbareshqiptare-kritika-per-europen-dhe-mesazhet-e-forta-per-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjergj-luca-dush-te-ftohte-politikes-mbareshqiptare-kritika-per-europen-dhe-mesazhet-e-forta-per-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Gjergj Luca \u201cdush t\u00eb ftoht\u00eb\u201d politik\u00ebs mbar\u00ebshqiptare\/ Kritika p\u00ebr Europ\u00ebn dhe mesazhet e forta p\u00ebr shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb festave t\u00eb n\u00ebntorit, sip\u00ebrmarr\u00ebsi dhe biznesmeni i \u201cFish City\u201d, Gjergj Luca, ka dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb forta, ashtu si\u00e7 shpesh p\u00ebrcjell me q\u00ebndrimet e tij, ku tregon se e ardhmja e k\u00ebtij vendi jan\u00eb ata q\u00eb duan vendin e tyre dhe respektojn\u00eb pun\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 110 vjetor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, Luca i drejtohet me kritika t\u00eb ashpra politik\u00ebs, duke e shpjeguar aktualitetin p\u00ebrmes nj\u00eb vepre t\u00eb Agim Rad\u00ebs.<\/p>\n<p>Biznesmeni analizon mediokritetin dhe stanjacionin n\u00eb mes t\u00eb politikan\u00ebve, duke treguar se gjithnj\u00eb kan\u00eb shtypur njer\u00ebzit e thjesht\u00eb dhe n\u00eb kurriz t\u00eb tyre kan\u00eb hipur n\u00eb maj\u00eb.<\/p>\n<p>Kritika t\u00eb forta ka edhe p\u00ebr Evrop\u00ebn e cila, sipas Luc\u00ebs m\u00eb n\u00eb fund ka par\u00eb pun\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe se ata nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga familja e madhe dhe konferenca e 6 dhjetorit 2022 do korigjoj\u00eb gabimet historike e cinike!<\/p>\n<p>&#8220;<em>Sapo d\u00ebgjova fjalimet e ajk\u00ebs s\u00eb kombit nga t\u00eb dy krah\u00ebt e kufijve dhe m\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn u karikova pak emocionalisht dhe t\u00eb b\u00ebj dhe un\u00eb nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar, 110 vjetori i flamurit.<\/em><\/p>\n<p><em>U ngarkova pak emiconalisht nga gjith\u00eb ato fjalime me aq pathos ku p\u00ebrmendej historia, ku p\u00ebrmendeshin ata burra t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kombit ton\u00eb dhe fjal\u00ebt e tyre, me t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ishin fjal\u00eb q\u00eb dilnin nga goja dhe ishin hartime q\u00eb ishin m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh sipas mendimit tim, e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe, jo e t\u00eb gjith\u00ebve dhe nuk ishin fjal\u00eb q\u00eb dilnin nga thell\u00ebsia se, n\u00eb rast se do ishin fjal\u00eb q\u00eb do t\u00eb dilnin nga thell\u00ebsia e shpirtit, Shqip\u00ebria jon\u00eb nuk do t\u00eb ishte kjo, kombi yn\u00eb nuk do t\u00eb ishte ky.<\/em><\/p>\n<p><em>Miqt\u00eb e mi mua m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje q\u00eb nuk e ka v\u00ebn\u00eb njeri re n\u00eb &#8220;Fish City&#8221; , nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb madhe t\u00eb mikut tim, Agim Rada. Kjo vep\u00ebr ka 6-7 muaj q\u00eb rri k\u00ebtu.<\/em><\/p>\n<p><em>Erdha ta ndaj k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr me ju miq dhe t\u00eb them se si Gim Rada ose se si Gjergj Luca e p\u00ebrkthen k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr. P\u00ebr mua kjo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebtimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb i 110 vjet\u00ebve tona n\u00eb demokraci, n\u00eb liri q\u00eb kemi ngrit flamurin dhe kjo \u00ebsht\u00eb skena q\u00eb ka ndodh p\u00ebr 110 vjet rresht.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai \u00ebsht\u00eb lideri, lideri non stop lider\u00ebt q\u00eb ka nd\u00ebrruar vendin yn\u00eb. Nd\u00ebra ata jan\u00eb \u00e7eta, \u00e7eta e parlamentit ton\u00eb q\u00eb nga krijimi i parlamentit t\u00eb par\u00eb deri n\u00eb parlamentin e sotsh\u00ebm. Dhe un\u00eb e them me plot goj\u00eb q\u00eb 90 % e parlamenteve tona nga kjo an\u00eb e kufirit dhe nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb k\u00ebta lakej k\u00ebtu q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb fresk liderit t\u00eb vet, i cili \u00ebsht\u00eb ngritur dhe ka hypur mbi kafkat e njer\u00ebzve dhe kan\u00eb hyr\u00eb\u00a0 dhe kan\u00eb hipur n\u00eb fuqi duke shar\u00eb, duke i marr\u00eb shpirtin mendimit t\u00eb lir\u00eb, duke i marr\u00eb shpirtin njer\u00ebzve q\u00eb punojn\u00eb, duke mosditur \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, duke mosditur se \u00e7far\u00eb duan\u00a0. K\u00ebta njer\u00ebz n\u00ebse ato fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb than\u00eb atje do t&#8217;i p\u00ebrkthenin shpirt\u00ebrisht, a mendoni se po t\u00eb kishin respket p\u00ebr ata njer\u00ebz, p\u00ebr ata rilindas, p\u00ebr ata njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb punuar, p\u00ebr ata njer\u00ebz q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn dhe shpirtin k\u00ebtij vendi , a mendoni se Shqip\u00ebria jon\u00eb nuk do t\u00eb kishte ndryshuar?<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria jon\u00eb do t\u00eb kishte ndryshuar. Prandaj si mund ti besojm\u00eb ne k\u00ebsaj pjese, k\u00ebsaj hordhie njer\u00ebaisht q\u00eb vazhdon akoma na drejton?<\/em><\/p>\n<p><em>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb 1912, ngrihet flamuri dhe 1913 ne na sakatojn\u00eb dhe na han\u00eb me dh\u00ebmb\u00eb gjith\u00eb Europa, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb dhe Fishta: Uh! Evrop\u00eb, ti kurva e motit! Q\u00eb i re mohit, bes\u00ebs s\u00eb Zotit!<\/em><\/p>\n<p><em>Po si ka mund\u00ebsi q\u00eb kjo Europ\u00eb merr kurajon dhe vjen n\u00eb Shqip\u00ebria e gjitha bashk\u00eb? P\u00ebr \u00e7far\u00eb vjen? Vjen se ka par\u00eb pun\u00eb? Vjen se ka krijuar respekt p\u00ebr q\u00ebndirmin ton\u00eb si shqiptar, vjen se na respekton dhe na do ne, q\u00eb p\u00ebrdit\u00eb eksportojm\u00eb dhe p\u00ebrdit\u00eb punojm\u00eb. Vjen se ka par\u00eb mes gjith\u00eb k\u00ebtij llumi nj\u00eb p\u00ebrqindje liderash q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, nj\u00eb p\u00ebrqindje liderash q\u00eb do me u kthy te ata njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb sakrifiku jet\u00ebn , te ata q\u00eb edhe sot po e sakrifikojn\u00eb jet\u00ebn kund\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebsaj hordhie&#8221;<\/em>, thot\u00eb Gjergj Luca.<\/p>\n<p>N\u00eb fund mesazh t\u00eb fort\u00eb ka edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ku shprehet se ky \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb duhet t\u00eb bashkohen dhe t\u00eb heqin dor\u00eb nga e kaluara, p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga barbaria 110 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>&#8220;<em>Turp miqt\u00eb e mi. Turp q\u00eb s\u2019keni respekt p\u00ebr vendin tuaj, turp q\u00eb shtireni, turp q\u00eb doni me e coptu k\u00ebt\u00eb vend n\u00ebp\u00ebr feude, turp q\u00eb s&#8217;keni respekt p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb bazamentin tek puna dhe p\u00ebr aq koh\u00eb q\u00eb ky vend nuk do t\u00eb ket\u00eb respekt p\u00ebr ata njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tyre e thon\u00eb nga puna, ky vend nuk do t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb dhe b\u00ebhuni gjith\u00eb bashk\u00eb miq p\u00ebr t\u00eb respektuar ato pak filiza q\u00eb ne sot p\u00ebr fatin ton\u00eb po na i ujit Amerika bashk\u00eb me BE dhe ky \u00ebsht\u00eb momenti yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga e kaluara,\u00a0ky \u00ebsht\u00eb momenti yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga gjith\u00eb kjo barbari 110 vje\u00e7are. G\u00ebzuar miq! G\u00ebzuar fest\u00ebn e flamurit. Por flamuri yn\u00eb do t\u00eb rrij\u00eb m\u00eb lart vet\u00ebm kur ne t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00e7far\u00eb duam dhe t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb puna, kur ne t\u00eb kuptojm\u00eb se e v\u00ebrteta del vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs. G\u00ebzuar miq g\u00ebzuar<\/em>&#8220;, ka p\u00ebrfunduar mesazhin e tij Luca.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb festave t\u00eb n\u00ebntorit, sip\u00ebrmarr\u00ebsi dhe biznesmeni i \u201cFish City\u201d, Gjergj Luca, ka dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb forta, ashtu si\u00e7 shpesh p\u00ebrcjell me q\u00ebndrimet e tij, ku tregon se e ardhmja e k\u00ebtij vendi jan\u00eb ata q\u00eb duan vendin e tyre dhe respektojn\u00eb pun\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 110 vjetor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, Luca i drejtohet me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":301971,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-301970","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301970","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=301970"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/301970\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/301971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=301970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=301970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=301970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}