{"id":302140,"date":"2022-11-28T15:05:22","date_gmt":"2022-11-28T14:05:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=302140"},"modified":"2022-11-28T15:05:22","modified_gmt":"2022-11-28T14:05:22","slug":"nga-hartimi-te-korrigjimi-i-tezave-risite-e-matures-2023-provimet-ne-salla-te-medha-palestra-e-korridore-per-te-shmangur-abuzimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-hartimi-te-korrigjimi-i-tezave-risite-e-matures-2023-provimet-ne-salla-te-medha-palestra-e-korridore-per-te-shmangur-abuzimet\/","title":{"rendered":"Nga hartimi te korrigjimi i tezave, risit\u00eb e Matur\u00ebs 2023. Provimet n\u00eb salla t\u00eb m\u00ebdha, palestra e korridore p\u00ebr t\u00eb shmangur abuzimet"},"content":{"rendered":"<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Rezultatet e maturant\u00ebve t\u00eb vitit 2021 sh\u00ebrbyen si nj\u00eb pik\u00eb kthese p\u00ebr Ministrin\u00eb e Arsimit, e cila kuptoi pas gati nj\u00eb dekade e gjysm\u00eb matur\u00eb shtet\u00ebrore se ajo nuk po funksiononte si\u00e7 duhet, ve\u00e7an\u00ebrisht administrimi i provimeve.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">K\u00ebt\u00eb e tregonin notat e maturant\u00ebve q\u00eb ishin deri n\u00eb tre apo kat\u00ebr nota m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta ose m\u00eb t\u00eb larta se ato t\u00eb marra n\u00eb tri vitet e gjimnazit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ngriti nj\u00eb grup pune p\u00ebr ta ripar\u00eb Matur\u00ebn Shtet\u00ebrore, e cila doli me disa ndryshime apo risi, t\u00eb cilat do t\u00eb implementohen q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. T\u00eb gjitha k\u00ebto, Ministria e Arsimit po ua prezanton maturant\u00ebve n\u00eb qytetet kryesore t\u00eb vendit, me q\u00ebllim q\u00eb ata t\u00eb mos p\u00ebrballen me surpriza gjat\u00eb sezonit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">TEST I AUTOMATIZUAR<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">EST I AUTOMATIZUAR \u00c7do universitet, fakultet e madje edhe departament, ka nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb tij\u00ebn p\u00ebr pranimin e student\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Por edhe kjo m\u00ebnyr\u00eb ka pasur pik\u00ebpyetje p\u00ebr faktin se jo t\u00eb gjith\u00eb maturant\u00ebt vinin me t\u00eb nj\u00ebjtin background. Th\u00ebn\u00eb shkoqur, nj\u00eb dhjet\u00eb te \u201cSami Frash\u00ebri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb te \u201cHavzi Nela\u201d n\u00eb Kuk\u00ebs. Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit rezultuan m\u00eb mir\u00eb krahasuar me t\u00eb gjitha qytetet edhe n\u00eb provimet e matur\u00ebs. Por me t\u00eb shkelur n\u00eb universitet, gjith\u00e7ka rezultoi nj\u00eb \u201cfllusk\u00eb sapuni\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Vendin e dhjetave e z\u00ebn\u00eb pesat e gjashtat. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ankohen pedagog\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se nuk kan\u00eb marr\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb departamentet e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, MAS ka menduar nj\u00eb zgjidhje. M\u00eb sakt\u00eb, ka miratuar nj\u00eb propozim nga vet\u00eb Rektorati i Universitetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb, q\u00eb ka k\u00ebrkuar me koh\u00eb rikthimin e konkurseve p\u00ebr pranimin e student\u00ebve t\u00eb rinj. Projekti do t\u00eb implementohet q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, fillimisht pilot dhe duke i l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrqindje n\u00eb formul\u00ebn e pranimit, e cila do t\u00eb ruhet. K\u00ebshtu, provimi automatik do t\u00eb jet\u00eb risia e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb testohet p\u00ebr pranimin n\u00eb deg\u00ebn \u201cMjek\u00ebsi e P\u00ebrgjithshme\u201d me 30% pesh\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin final, nd\u00ebrsa 70% do t\u00eb jet\u00eb nga notat e tre viteve dhe provimeve t\u00eb matur\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u201cKishim nj\u00eb diskutim n\u00eb fillim edhe q\u00eb t\u00eb ishte 50 me 50, por pastaj menduam q\u00eb meq\u00eb \u00ebsht\u00eb viti i par\u00eb, po pilotohet si metodologji, k\u00ebshtu q\u00eb menduam q\u00eb fillimisht t\u00eb jet\u00eb pesha 30%, pastaj p\u00ebrs\u00ebri bashk\u00ebrisht do ta diskutojm\u00eb dhe do ta vendosim n\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebshtu apo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb\u201d, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Evis Kushi, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur rrug\u00ebn p\u00ebr ndryshimin e formul\u00ebs s\u00eb pik\u00ebve. Fondi me pyetje nga l\u00ebnd\u00ebt: Biologji, Kimi dhe Fizik\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces p\u00ebrgatitjeje nga nj\u00eb grup m\u00ebsuesish dhe n\u00eb dat\u00ebn 31 dhjetor ky fond pyetjesh do t\u00eb jet\u00eb publik. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, deri n\u00eb qershor kur t\u00eb japin provimin, maturant\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb koh\u00ebn e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i par\u00eb, konsultuar e p\u00ebrgatitur sa m\u00eb mir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">S\u2019KA FLET\u00cb P\u00cbRGJIGJE<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Nuk do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb provim ai p\u00ebr Mjek\u00ebsin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, q\u00eb do t\u2019u n\u00ebnshtrohet ndryshimeve, por \u00e7do lloj testi tjet\u00ebr q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me matur\u00ebn, q\u00eb nga hartimi i tij, administrimi i procesi e deri te korrigjimi ose vler\u00ebsimi i testit. N\u00eb lidhje me hartimin e testit, MAS ka menduar q\u00eb t\u00eb heq\u00eb flet\u00ebp\u00ebrgjigjen, at\u00eb flet\u00ebn e fundit q\u00eb shpesh harxhonte s\u00eb tep\u00ebrmi koh\u00ebn dhe hutonte maturant\u00ebt. N\u00eb jo pak raste nj\u00eb ushtrim i zgjidhur sakt\u00eb, por i rrethuar gabim n\u00eb flet\u00ebp\u00ebrgjigje p\u00ebr shkak t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb a hutimit i penalizonte ata.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Pra, hiqet flet\u00ebp\u00ebrgjigja, nj\u00eb proces q\u00eb merr m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb te maturant\u00ebt dhe rrit rrezikun p\u00ebr gabime. Sa i takon administrimit t\u00eb procesit, p\u00ebr t\u00eb shmangur fenomenin e notave fiktive apo t\u00eb pamerituara, provimet do t\u00eb zhvendosen nga shkollat n\u00eb qendra t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb monitoruara nga shum\u00eb administrator\u00eb dhe kamera sigurie, ku rreziku p\u00ebr t\u00eb pasur problematika q\u00eb lidhen me komunikimin me nj\u00ebri-tjetrin, komunikimin me m\u00ebsuesin apo ndonj\u00eb parregullsi tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndaluar n\u00eb rregullore, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt. \u201cDo t\u00eb p\u00ebrzgjedhim pallatet e sportit n\u00eb ato bashki, n\u00eb ato qytete ku i kemi. Mund t\u00eb jen\u00eb mjediset e universiteteve, sallat e m\u00ebdha, korridoret. Pra, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi sa m\u00eb shum\u00eb maturant\u00eb n\u00eb vende t\u00eb hapura, n\u00eb vende t\u00eb m\u00ebdha, ku jo vet\u00ebm ne e monitorojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb procesin, por edhe vet\u00eb maturant\u00ebt me nj\u00ebri-tjetrin e monitorojn\u00eb\u201d, ka b\u00ebr\u00eb me dije ministrja Kushi n\u00eb takimin me maturant\u00ebt e Elbasanit. Ndryshime jan\u00eb parashikuar edhe n\u00eb lidhje me vler\u00ebsimin e testeve, me shfuqizimin e nj\u00eb pike n\u00eb rregullore, e cila prej vitesh paracaktonte se korrigjuesit nuk gabonin, duke mos iu dh\u00ebn\u00eb maturant\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr rivler\u00ebsim t\u00eb tez\u00ebs s\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u201cNe kemi marr\u00eb vendimin q\u00eb ta heqim nga rregullorja at\u00eb pik\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm edhe n\u00eb p\u00ebrcaktimin e afateve, edhe t\u00eb provimeve edhe t\u00eb korrigjimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb maturant\u00ebt t\u00eb mund ta marrim diplom\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e duhur\u201d. Shkolla do t\u00eb jet\u00eb e para q\u00eb ezauron ankes\u00ebn e maturantit e n\u00eb rast se shikohet me vend do t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb shkolla q\u00eb do ta zyrtarizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ankimim, duke ia d\u00ebrguar Qendr\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Arsimore p\u00ebr rivler\u00ebsim. Shkolla \u00ebsht\u00eb futur si nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr faktin se mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb maturant\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rivler\u00ebsim.<\/span><\/p>\n<p><strong><span data-preserver-spaces=\"true\">Hendek i madh midis notave t\u00eb Matur\u00ebs dhe provimeve t\u00eb Matur\u00ebs<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">Shqet\u00ebsimi kryesor i ekspert\u00ebve t\u00eb arsimit sapo u njoh\u00ebn me raportin e Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore 2021 ishte hendeku i madh midis ecuris\u00eb s\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb tri vitet e shkoll\u00ebs me ato n\u00eb kat\u00ebr provimet e Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore. E ve\u00e7 k\u00ebsaj, handikap i madh q\u00ebndron edhe midis shkollave n\u00eb zonat urbane me ato rurale. I vetmi tregues n\u00eb rritje t\u00eb \u00e7uditshme \u00ebsht\u00eb nota mesatare vjetore, \u00e7ka ka thelluar m\u00eb tej hendekun e rezultateve t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve me vler\u00ebsimin n\u00eb testet komb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span data-preserver-spaces=\"true\">\u201cDukuria e pranis\u00eb s\u00eb rezultateve t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb provimet e Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore 2021, me nj\u00eb ndryshim prej m\u00eb shum\u00eb ose m\u00eb pak 2, 3 ose 4 nota kundrejt rezultateve vjetore t\u00eb tyre, tregon p\u00ebr paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e arritjeve t\u00eb tyre. Paq\u00ebndrueshm\u00ebria ndikohet nga shkalla e fiktivitetit n\u00eb vler\u00ebsimin e nx\u00ebn\u00ebsve gjat\u00eb procesit m\u00ebsimor, si dhe me administrimin jo korrekt t\u00eb mjediseve ku zhvillohen provimet e Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore\u201d, citohet n\u00eb raport. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga gjetjet e analiz\u00ebs s\u00eb Matur\u00ebs Shtet\u00ebrore t\u00eb vitit 2021, e cila tregon shum\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebsuesve dhe administrimin e provimeve, q\u00eb b\u00ebhet po nga ana e k\u00ebtyre t\u00eb fundit. Pasi dol\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, ekspert\u00ebt q\u00eb kan\u00eb hartuar raportin flasin p\u00ebr fiktivitet n\u00eb vler\u00ebsim. Kaq ka mjaftuar q\u00eb ministria t\u00eb vihet n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb reformuar gjith\u00eb procesin.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rezultatet e maturant\u00ebve t\u00eb vitit 2021 sh\u00ebrbyen si nj\u00eb pik\u00eb kthese p\u00ebr Ministrin\u00eb e Arsimit, e cila kuptoi pas gati nj\u00eb dekade e gjysm\u00eb matur\u00eb shtet\u00ebrore se ajo nuk po funksiononte si\u00e7 duhet, ve\u00e7an\u00ebrisht administrimi i provimeve. K\u00ebt\u00eb e tregonin notat e maturant\u00ebve q\u00eb ishin deri n\u00eb tre apo kat\u00ebr nota m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta ose [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":302141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-302140","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/302140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=302140"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/302140\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/302141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=302140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=302140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=302140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}