{"id":302144,"date":"2022-11-28T15:14:21","date_gmt":"2022-11-28T14:14:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=302144"},"modified":"2022-11-28T15:14:35","modified_gmt":"2022-11-28T14:14:35","slug":"do-te-marr-vaporin-do-te-shkoj-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/do-te-marr-vaporin-do-te-shkoj-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Do t\u00eb marr vaporin, do t\u00eb shkoj n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ilir Ikonomi<\/strong><br \/>\nKy shkrim \u00ebsht\u00eb botuar 110 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn e Parisit &#8220;Le Matin&#8221; dhe flet p\u00ebr aktin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb Ismail Qemalit, shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 n\u00eb Vlor\u00eb. Autor \u00ebsht\u00eb St\u00e9phane Lauzanne, kryeredaktori i gazet\u00ebs, i cili e kishte njohur Ismail bej Vlor\u00ebn n\u00eb Stamboll.<\/p>\n<p>Pasi luftoi pes\u00eb shekuj, Shqip\u00ebria do ta fitoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb pa luftuar<br \/>\nParis, 4 dhjetor 1912<\/p>\n<p>St\u00e9phane Lauzanne<\/p>\n<p>N\u00eb Stamboll, gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb luft\u00ebs, ishte nj\u00eb njeri i cili thuajse nuk largohej p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nga holli i hotelit ku rrinte. Ishte trupmadh, i fuqish\u00ebm, me flok\u00eb dhe mjek\u00ebr t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb ng\u00ebrthenin brenda tyre dy sy n\u00eb ngjyr\u00eb blu t\u00eb thell\u00eb dhe mjaft shpreh\u00ebs. Rrethohej nga nj\u00eb grup i vog\u00ebl njer\u00ebzish q\u00eb diskutonin dhe komentonin pa pushim, nd\u00ebrsa ai vet\u00eb q\u00ebndronte gjithnj\u00eb n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>&#8211; Shikojeni mir\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri, &#8211; m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb diplomat q\u00eb kaloi aty pran\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb ai do t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr e madje kryetari i nj\u00eb shteti q\u00eb ende nuk ekziston. N\u00eb luft\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Europa, ai do t\u00eb jet\u00eb fitimtar pa e shkrepur nj\u00ebher\u00eb\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e njoha Ismail Qemal Beun, ose m\u00eb mir\u00eb e rinjoha, sepse kisha pasur nderin ta intervistoja 12 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr. T\u00eb diel\u00ebn e kaluar m\u00ebsuam nga nj\u00eb lajm se ai sapo ishte zgjedhur Kryetar i Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb atyre dy jav\u00ebve, kur nuk kishte dit\u00eb pa nj\u00eb betej\u00eb, Ismail Qemali vinte mbr\u00ebmjeve dhe m\u00eb pyeste shkurt:<\/p>\n<p>&#8211; Ndonj\u00eb t\u00eb re?<\/p>\n<p>I tregova nj\u00eb dit\u00eb se turqit i kishin mundur serb\u00ebt (k\u00ebt\u00eb e njoftuan nja dhjet\u00eb her\u00eb n\u00eb Stamboll) dhe ai duket se u k\u00ebnaq e m\u00eb tha vet\u00ebm kaq:<\/p>\n<p>&#8211; Sa mir\u00eb!<\/p>\n<p>Por t\u00eb nes\u00ebrmen, rrota e lajmit ishte rrotulluar paksa, ashtu si ajo e fatit dhe un\u00eb i tregova se bullgar\u00ebt kishin mundur turqit. Ai nuk shfaqi kurrfar\u00eb emocioni dhe m\u00eb tha p\u00ebrs\u00ebri:<\/p>\n<p>&#8211; Sa mir\u00eb!<\/p>\n<p>I thash\u00eb: Si ka mund\u00ebsi q\u00eb, si at\u00ebher\u00eb kur turqit fitojn\u00eb, ashtu edhe kur munden qenka nj\u00eblloj mir\u00eb?<\/p>\n<p>Ai vuri buz\u00ebn n\u00eb gaz, e vetmja buz\u00ebqeshje q\u00eb i kisha par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, dhe, me fjal\u00eb t\u00eb qarta, serioze dhe t\u00eb matura m\u00eb shpjegoi mendimin e tij q\u00eb ishte edhe opinioni i nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Shum\u00eb mir\u00eb, tha, sepse cilido qoft\u00eb fitimtari ose i munduri, ka ardhur ora q\u00eb kam pritur gjith\u00eb jet\u00ebn dhe q\u00eb populli im ka pritur me shekuj \u2013 ora kur Shqip\u00ebria m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb heq\u00eb zgjedh\u00ebn dhe do t\u00eb b\u00ebhet shtet i pavarur.<\/p>\n<p>Provoni t\u00eb prisni n\u00eb Gadishullin Ballkanik, p\u00ebrgjat\u00eb Adriatikut, nj\u00eb rrip toke 400 kilometra t\u00eb gjat\u00eb dhe 120 t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebrfytyrojeni at\u00eb plot shk\u00ebmbinj, pa rrug\u00eb dhe pa ura, sa q\u00eb n\u00eb stin\u00ebn e shirave, as karvan\u00ebt nuk ecin dot n\u00ebp\u00ebr shtigjet e mushkave. P\u00ebrfytyroni pastaj nj\u00eb rac\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me racat sllave, greke, turke, romane, pra me ask\u00ebnd tjet\u00ebr n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, por q\u00eb ka ruajtur past\u00ebrtin\u00eb primitive t\u00eb atletit. K\u00ebtu duhet t\u00eb keni parasysh se flasim p\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme, por q\u00eb zbatojn\u00eb megjithat\u00eb doket m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb mesjet\u00ebs, si zakoni q\u00eb lejon nj\u00eb grua t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb e vetme nga nj\u00eb cep i krahin\u00ebs n\u00eb tjetrin pa u sulmuar apo pa u ngacmuar nga askush. P\u00ebrfytyroni t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe do t\u00eb keni nj\u00eb ide p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Por e ve\u00e7anta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb eg\u00ebr, t\u00eb pakultivuar dhe t\u00eb ashp\u00ebr, ku besimet fetare kryq\u00ebzohen n\u00eb shum\u00eb sekte, ideja e kombit i ka rr\u00ebnj\u00ebt fort n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>E pyesja shpesh Ismail Qemalin:<\/p>\n<p>&#8211; Si do t\u2019i bashkoni katolik\u00ebt e veriut, mysliman\u00ebt e qendr\u00ebs dhe ortodoks\u00ebt e jugut?<\/p>\n<p>&#8211; Ata jan\u00eb t\u00eb bashkuar, &#8211; m\u00eb p\u00ebrgjigjej, &#8211; nga kulti i p\u00ebrbashk\u00ebt i atdheut, t\u00eb cilin e mbajn\u00eb brenda tyre prej 600 vjet\u00ebsh!<\/p>\n<p>Dhe Ismail Qemali nuk ekzagjeronte aspak.<\/p>\n<p>Kur dallga turke gllab\u00ebroi Azin\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XV, dhe, pasi theu dig\u00ebn e Kostandinopoj\u00ebs dhe u p\u00ebrhap n\u00eb Gadishull, raca q\u00eb i b\u00ebri q\u00ebndres\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme ishte ajo e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb lasht\u00eb, raca shqiptare. Taborreve osmane iu desh\u00ebn 15 muaj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Shkodr\u00ebn dhe, kur jeni\u00e7er\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb qytet gjet\u00ebn kufoma grash mbi g\u00ebrmadha. K\u00ebto ishin gra q\u00eb kishin hedhur shtiza nj\u00eblloj si burrat. Por u desh shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq, u desh\u00ebn 50 vjet p\u00ebr ta n\u00ebnshtruar t\u00eb gjith\u00eb vendin dhe asnj\u00eb sulltan nuk mund t\u00eb mburret se e mposhti k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb pap\u00ebrkulur.<\/p>\n<p>Pes\u00eb shekuj m\u00eb pas, m\u00eb 1878, kur Europa, q\u00eb e ka zakon t\u00eb tregohet bujare me pla\u00e7k\u00ebn e popujve, por dhe nuk ka frik\u00eb se k\u00ebta popuj mund t\u2019i zem\u00ebrohen, i b\u00ebri dhurat\u00eb Serbis\u00eb territoret e Kurshumlis\u00eb dhe t\u00eb Vranj\u00ebs, nd\u00ebrsa Malit t\u00eb Zi i dha Gucin\u00eb dhe Plav\u00ebn, nj\u00eb kryengritje e madhe tronditi mal\u00ebsin\u00eb shqiptare. U desh q\u00eb Serbia t\u00eb mb\u00ebshtetej tek arm\u00ebt p\u00ebr ta marr\u00eb dhurat\u00ebn q\u00eb iu b\u00eb dhe q\u00eb Europa t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb flot\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrpara Ulqinit, q\u00eb Mali i Zi t\u00eb merrte t\u00eb tij\u00ebn\u2026<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e zem\u00ebruar u kthye at\u00ebher\u00eb kund\u00ebr sovranes s\u00eb saj, kund\u00ebr Turqis\u00eb, e cila kishte lejuar t\u00eb sakatohej toka e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr. Shp\u00ebrtheu nj\u00eb kryengritje e tmerrshme. Port\u00ebs iu desh t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb ushtri prej 30 mij\u00eb njer\u00ebzish p\u00ebr t\u00eb shtypur revolt\u00ebn patriotike n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, p\u00ebrs\u00ebri dje, kur me vullnetin e qeveris\u00eb s\u00eb Turqve t\u00eb Rinj, Shqip\u00ebria, e lidhur k\u00ebmb\u00eb e duar, u vu p\u00ebrpara skuadr\u00ebs s\u00eb pushkatimit t\u00eb Turgut dhe Shefqet Pash\u00ebs, nuk munguan ofertat p\u00ebr ndihm\u00eb nga t\u00eb d\u00ebrguarit serb\u00eb dhe bullgar\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00ebn trysni. Dukej sikur shqiptar\u00ebt nuk kishin rrug\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb hynin n\u00eb aleanc\u00ebn ballkanike.<\/p>\n<p>Por ata nuk e kuptonin k\u00ebshtu. Ata nuk donin t\u00eb shk\u00ebmbenin nj\u00eb n\u00ebnshtrim me nj\u00eb tjet\u00ebr, qoft\u00eb edhe dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb. Ajo q\u00eb ata donin ishte pavar\u00ebsia, t\u00eb cil\u00ebn ndoshta m\u00eb n\u00eb fund do ta marrin\u2026<\/p>\n<p>Por shihni sa i \u00e7uditsh\u00ebm dhe paradoksal \u00ebsht\u00eb fati n\u00eb jet\u00ebn e popujve; kjo rac\u00eb q\u00eb ka luftuar prej gjasht\u00eb shekujsh p\u00ebr t\u00eb fituar lirin\u00eb, do ta marr\u00eb at\u00eb pas nj\u00eb lufte ku ajo vet\u00eb nuk do t\u00eb luftoj\u00eb aspak!<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebngjes, (m\u00eb 2 n\u00ebntor) takova Ismail Qemalin i cili po nisej me nj\u00eb torb\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ku po shkoni k\u00ebshtu? &#8211; e pyeta.<\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb marr vaporin. Do t\u00eb shkoj n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh, si\u00e7 e p\u00ebrmenda, d\u00ebgjuam lajmin se ai jo vet\u00ebm q\u00eb kishte arritur, por q\u00eb nj\u00eb kuvend burrash t\u00eb njohur shqiptar\u00eb, i mbledhur n\u00eb Vlor\u00eb, e kishte zgjedhur kryetar t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme, nd\u00ebrsa flamuri komb\u00ebtar shqiptar ishte ngritur mbi nd\u00ebrtesat publike.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn anije q\u00eb u nis Ismail Qemali, u nis\u00ebn edhe Nabi Beu, ambasadori i Turqis\u00eb n\u00eb Itali dhe Hilmi Pasha, ambasadori n\u00eb Austri. I pari shkonte p\u00ebr t\u00eb vulosur paqen p\u00ebrfundimtare n\u00eb Rom\u00eb. Tjetri do t\u00eb p\u00ebrpiqej n\u00eb Vjen\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur shp\u00ebrthimin e luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Ata kishin me vete valixhe t\u00eb m\u00ebdha. Por bagazhi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nga shpresat dhe nga vendosm\u00ebria ishte ai brenda torb\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Ismail Qemalit\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Ikonomi Ky shkrim \u00ebsht\u00eb botuar 110 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn e Parisit &#8220;Le Matin&#8221; dhe flet p\u00ebr aktin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb Ismail Qemalit, shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 n\u00eb Vlor\u00eb. Autor \u00ebsht\u00eb St\u00e9phane Lauzanne, kryeredaktori i gazet\u00ebs, i cili e kishte njohur Ismail bej Vlor\u00ebn n\u00eb Stamboll. Pasi luftoi pes\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":302145,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-302144","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/302144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=302144"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/302144\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/302145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=302144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=302144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=302144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}