{"id":303488,"date":"2022-12-05T17:12:36","date_gmt":"2022-12-05T16:12:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=303488"},"modified":"2022-12-05T17:12:36","modified_gmt":"2022-12-05T16:12:36","slug":"alibeaj-ne-komisionin-e-ligjeve-burgu-i-spacit-dhe-kampi-i-tepelenes-te-shpallen-muze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/alibeaj-ne-komisionin-e-ligjeve-burgu-i-spacit-dhe-kampi-i-tepelenes-te-shpallen-muze\/","title":{"rendered":"Alibeaj n\u00eb Komisionin e Ligjeve: Burgu i Spa\u00e7it dhe kampi i Tepelen\u00ebs t\u00eb shpallen muze"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka prezantuar dit\u00ebn e sotme shpalljen\u00a0burgut t\u00eb Spa\u00e7it dhe kampit t\u00eb Tepelen\u00ebs si muze. Gjat\u00eb Komisionit t\u00eb Ligjeve, Alibeaj ka theksuar se ky propozim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi\u00a0p\u00ebr ruajtjen dhe kultivimin e kujtes\u00ebs. N\u00eb relacionin e firmosur nga\u00a027 deputet\u00eb t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb thuhet gjithashtu se duhet q\u00eb\u00a0t\u00eb akordohen t\u00eb gjitha mjetet e nevojshme financiare dhe burimet njerezore p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtyre muzeve.<\/p>\n<p><strong>Projektligji i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em>I. Qellimi i projektaktit dhe objektivat qe synohen te arrihen<\/em><br \/>\n<em>Ne periudhen 1945 &#8211; 1990, Shqiperia vuajti regjimin me te eger diktatorial komunist. Gjate 45 viteve, 26.768 burra dhe 7.367 gra ishin te burgosur politike, ndersa 5.577 burra dhe 450 gra u denuan me vdekje dhe u vrane (Raporti i Institutit te Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit 2016). Nga viti 1946 deri ne 1950 kampet e punes se detyruar ishin 20 (njezet), por ne periudhen 1950- 1990 u ndertuan edhe<\/em><\/p>\n<p><em>90 te tjere. Megjithate, ende sot Shqiperia nuk ka nje muze kombetar te dedikuar vendeve ku vuajten denimet apo gjeten edhe vdekjen te burgosurit politike. Neni 202 i ligjit nr. 27\/2018 &#8220;Per Trashegimine Kulturore dhe Muzete&#8221; percakton nje liste prej 7 (shtate) muzesh kombetare dhe 3 (tre) qendrash muzeore, por asnje prej tyre nuk eshte nje muze i kujteses se burgjeve, kampeve te punes dhe intemimit gjate dikatures komuniste.Ne programin qeverises te Partise Socialiste 2017-2021 , thuhej se: &#8220;&#8221;Rruget e Kujteses &#8220;jane gjithashtu<\/em><\/p>\n<p><em>nje itinerar unik i Shqiperise qe do te vijojne te nxjerrin ne pah aspektin historic dhe edukativ te siteve te ish-diktatures si Spar;i apo Tepelena, ne vijim te projekteve tashme te njohura muzeale te Kujteses. &#8220;. Pavaresisht se ai mandat qeverises kaloi, dhe Partia Socialiste eshte futur mandatin e saj te trete, asnje vendim nuk u mor nga Keshilli i Ministrave sa i perket ngritjes se muzeve kombetare perkatese.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne keto kushte, dhe ne zbatim te nenit 5, pika 3 7 te ligjit nr. 27\/2018, i cili percakton se: &#8220;&#8221;Muze&#8221; eshte institucioni i ruajtjes se kujteses, ne sherbim te shoqerise dhe zhvillimit te saj, i hapur per publikun, qe konservon, studion, komunikon dhe prezanton trashegimine e luajtshme e te paluajtshme te njerezimit dhe mjedisit rrethues te tij, me qellim edukimin, studimin, promovimin dhe argetimin. &#8220;, nje grup deputetesh, anetare te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, ndermerr kete nisme ligjore me qellim ruajtjen e kujteses se kaluares se hidhur komuniste, ve9anerisht sa i perket burgjeve, kampeve te intemimit dhe kampeve te punes se detyruar, ku qindra mijera qytetare shqiptare kaluan me dhjetera vite, e disa prej tyre hyne per te mos dale me prej andej. Nje populi qe harron historine e tij, eshte i denuar ta perserise ate, thote filozofi spanjoll George Santayna. Duke besuar fort ne kete citim, deputetet nismetare synojne qe nepermjet kesaj nisme te ligjerojne dy muze te kujteses kombetare per t&#8217;iu kujtuar brezave te tashem dhe te ardhshem te kaluaren jo te larget te vendit te tyre, por edhe per te nderuar kujtimin e atyre qindra mijera qytetareve qe kaluan femijerine, rinine apo gjithe jeten e tyre ne keto vende tmerri, thjesht sepse ata vete apo prinderit e tyre mendonin dhe besonin ndryshe.<\/em><\/p>\n<p><em>II. Argumentimi i projektaktit lidhur me perparesite,\u00a0 problematikat, efektet e pritshme<\/em><br \/>\n<em>Prane Ministrise se Kultures ka pasur propozime te vazhdueshme per shpalljen muze kombetare te Kampit te Punes se Spa&lt;;it dhe Kampit te Intemimit te Tepelenes. Ketu mund te permendim propozimin e Institutit per Studimin e Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit me shkresen nr. 644 prot., date 07.09.2018, si dhe propozime te tjera te bera nga shoqatat e te pemdjekurve politike. Megjithese, sic kemi cituar me lart ne programin qeverises 2017 &#8211; 2021 , ishte parashikuar ngritja e muzeve te kujteses, duket se keto thirrje kane rene ne vesh te shurdher. Ne keto kushte, duke vleresuar rendesine e muzeve te kujteses, si nje mundesi per ruajtjen dhe kultivimin e kujteses, me qellim njohjen e brezave te tashem dhe te ardhshem me historine, dhe ne respekt te gjysherve, prinderve, motrave dhe vellezerve qe u denuan dhe kaluan vite te gjata burgimi, pune te detyruar apo intemimi, propozojme qe Kampi i Punes se Spa&lt;;it dhe Kampi i Intemimit te Tepelenes te shpallen muze kombetare, duke iu akorduar te gjitha mjetet e nevojshme financiare dhe burimet njerezore per ngritjen e ketyre muzeve.<\/em><\/p>\n<p><em>Megjithese, historia e ketyre dy vendeve famekeqe eshte tashme e njohur, ne vijim do te ndalemi shkurtimisht te historiku i tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Kampi i Punes se Detyruar te te Burgosurve Spa&lt;; ose Reparti nr. 303 Spas;, funksionoi gjate viteve 1968-1991 per shfrytezimin e nje miniere bakri dhe pire. Punonjesit e minieres ishin te denuar politike, te cilet punonin ne kushte shume te veshtira, shpeshhere duke rrezikuar apo sakrifikuar edhe jeten e tyre. Te denuarit qe refuzonin te punonin, dhunoheshin, liheshin pa ushqim dhe mbylleshin ne biruca pa ajer, pa ndricim dhe pa kushte higjenike;<\/em><\/p>\n<p><em>Kampi i Intemimit Tela me Gjemba Tepelene ka funksionuar (ne vendin qe njihet sot ne pjesen fushore), ne vitet 1950- 1953. Aty u izoluan ne kushte shume te keqija banimi femije, gra dhe pleq, familjare te personave te arratisur.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjendja e godinave dhe ambienteve eshte e degraduar dhe asnjera prej tyre nuk gezon statusin e zones se mbrojtur apo monumentit te kultures. Mungesa e perkujdesjes dhe vemendjes ka bere qe keto dy vende te degradojne, demtohen dhe shkaterrojne pergjate viteve. Nese nuk merren masat e pershtatshme, ne vitet qe vijne nga keto vende mund te kete mbetur shume pak ose thuajse asgje. Ndersa, dhenia e statusit muze kombetar mundeson burimet financiare dhe njerezore per restaurimin, mirembajtjen dhe perkujdesjen e vazhdueshme per keto dy zona te rendesise se vecante historike. Gjithashtu, dhenia e statusit muze kombetar dote mundesoje qe me shume qytetare, vecanerisht te rinj dhe te reja, nxenes dhe studente, shqiptare dhe te huaj, t&#8217;i vizitojne per te kuptuar me mire historine e afert te diktatures komuniste.<\/em><\/p>\n<p><em>III. Vleresimi i ligjshmerise, kushtetutshmerise dhe harmonizimi me\u00a0 legjislacionin ne fuqi vendas e nderkombetar<\/em><\/p>\n<p><em>Projektligji eshte propozim i nje grupi deputetesh te Kuvendit te Shqiperise, ne perputhje me nenin 81 , pika 1 te Kushtetutes se Shqiperise, dhe nenin 68, pika 1 te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise. Projektligji eshte ne harmoni me nenin 3 te Kushtetutes, i cili percakton se &#8221; &#8230; identiteti kombetar dhe trashegimia kombetare &#8230; jane baza te ketij shteti, i cili ka per detyre t &#8216;i respektoje dhe mbroje.&#8221;<\/em><\/p>\n<p><em>IV. Permbledhje shpjeguese e permbajtjes se projektaktit<\/em><br \/>\n<em>Projektligji perbehet nga tre dispozita.E para, sjell shtimin e germave &#8220;gj&#8221; dhe &#8220;h&#8221; ne nenin 202 te ligjit nr. 27\/2018 &#8220;Per Trashegimine. Kulturore dhe Muzete&#8221;, duke iu dhene statusin e muzeut kombetar Kampit te Punes se Detyruar tete Burgosurve Spay dhe Kampit te Intemimit Tela me Gjemba Tepelene. E dyta, percakton se efektet financiare te ketij ligji fillojne nga data 1 Janar 2023, dhe gjithashtu ngarkon Keshillin e Ministrave per akordimin e buxhetit te nevojshem per projektet fituese dhe organiken e ketyre muzeve. Ndersa, neni i trete parashikon hyrjen ne fuqi, ne perputhje me percaktimin e bere ne nenin 84, pika 3 te Kushtetutes se Shqiperise.<\/em><\/p>\n<p><em>V. Raporti i vleresimit te te ardhura ve dhe shpenzimeve buxhetore<\/em><br \/>\n<em>Projektligji parashikon efekte financiare per Buxhetin e Shtetit, per te cilat Keshilli i Ministrave do te kete kohen e nevojshme qe t&#8217;i akomodoje, duke qene se neni 2 percakton se efektet financiare fillojne nga data 1 Janar 2023.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka prezantuar dit\u00ebn e sotme shpalljen\u00a0burgut t\u00eb Spa\u00e7it dhe kampit t\u00eb Tepelen\u00ebs si muze. Gjat\u00eb Komisionit t\u00eb Ligjeve, Alibeaj ka theksuar se ky propozim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi\u00a0p\u00ebr ruajtjen dhe kultivimin e kujtes\u00ebs. N\u00eb relacionin e firmosur nga\u00a027 deputet\u00eb t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb thuhet gjithashtu se duhet q\u00eb\u00a0t\u00eb akordohen t\u00eb gjitha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":297424,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-303488","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/303488","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=303488"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/303488\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/297424"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=303488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=303488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=303488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}