{"id":304049,"date":"2022-12-08T14:18:13","date_gmt":"2022-12-08T13:18:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=304049"},"modified":"2022-12-08T14:18:13","modified_gmt":"2022-12-08T13:18:13","slug":"e-rrenoi-qe-te-mos-shihen-ato-mijera-kate-qe-jane-ndertuar-ne-kohen-e-tij-pa-leje-kim-mehmeti-per-prestige-resort-i-shtangur-piktori-po-shkon-nje-rruge-pa-kthim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/e-rrenoi-qe-te-mos-shihen-ato-mijera-kate-qe-jane-ndertuar-ne-kohen-e-tij-pa-leje-kim-mehmeti-per-prestige-resort-i-shtangur-piktori-po-shkon-nje-rruge-pa-kthim\/","title":{"rendered":"\u201cE rr\u00ebnoi q\u00eb t\u00eb mos shihen ato mij\u00ebra kate q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn e tij pa leje\u201d, Kim Mehmeti p\u00ebr \u201cPrestige Resort\u201d: I shtangur! Piktori po shkon nj\u00eb rruge pa kthim"},"content":{"rendered":"<p>Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka folur n\u00eb News24 p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb vend, q\u00ebndrimet dhe sjelljen e kryeministrit Edi Rama. Mehmeti u ndal dhe te shembja e \u201cPrestige Resort\u201d, duke u shprehur i shtangur dhe duke folur p\u00ebr nj\u00eb sjellje rruga\u00e7i t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Ai theksoi se Rama i kujtohet pas 8 vitesh cili hotel \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm, dhe me shp\u00ebrthime e rr\u00ebnon at\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos shihen ato mij\u00ebra kate q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn e tij pa leje.<\/p>\n<p>\u201cSi mundem t\u00eb mendoj ndryshe kur 10 vite e d\u00ebgjoj vet\u00ebm rrug\u00ebve me fjalor p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs, grindavec, ku thuhet se ai \u00ebsht\u00eb i vdekur, pra kur kryeministri i vendit tim i shpall t\u00eb vdekur kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi, apo kur i kujtohet pas 8 vitesh cili hotel \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm, dhe me shp\u00ebrthime e rr\u00ebnon at\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos shihen ato mij\u00ebra kate q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn e tij pa leje. Ndodhin gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb absurde dhe nuk i kan\u00eb hije nj\u00eb pushtetari.\u00a0 Nuk i ka hije kryeministrit ajo q\u00eb i ka hije kryeministri. Sjelljen q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rruga\u00e7 ndaj meje nuk mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb kryeministri\u201d, tha Mehmeti.<\/p>\n<p>Shkrimtari paralajm\u00ebroi se Shqip\u00ebria mund t\u00eb arrij\u00eb deri te diktatura dhe se Rama po shkon drejt nj\u00eb rruge pa kthim.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb shtangem nga nj\u00eb trishtim m\u00eb i madh se ky, se si mund ta g\u00eblltit\u00eb k\u00ebt\u00eb, ta pranoj\u00eb dhe t\u00eb hesht\u00eb. Si mundet q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb shkoj\u00eb aty para 3 muajsh dhe t\u00eb tregoj\u00eb se si jan\u00eb pranuar aty refugjat\u00ebt dhe pastaj p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb na del se qenka pa leje. E gjitha kjo nga ai q\u00eb duhet t\u00eb zbatoj\u00eb vet\u00ebm ligjin. Duhet t\u00eb jesh budalla p\u00ebr t\u00eb mos e kuptuar se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shkon nat\u00ebn dhe rr\u00ebnon Teatrin Komb\u00ebtar, ai thuajse \u00ebsht\u00eb hajdut q\u00eb duhet t\u00eb fshihet nat\u00ebn. Shteti b\u00ebn veprime dit\u00ebn dhe duke i qart\u00ebsuar popullit pse b\u00ebhet. Ai shkoi e rr\u00ebnoi Teatrin Komb\u00ebtar si ndonj\u00eb hajdut, si ndonj\u00eb rruga\u00e7. Dhe k\u00ebt\u00eb hotel mund ta rr\u00ebnonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt dhe i gjith\u00eb populli ta kuptonte se \u00e7far\u00eb po ndodhte. \u00cbsht\u00eb ai hoteli i djesh\u00ebm q\u00eb u p\u00eblqente rilind\u00ebsve apo \u00ebsht\u00eb i sotmi q\u00eb nuk iu p\u00eblqen. Shqip\u00ebria mund t\u00eb arrij\u00eb deri te diktatura.<\/p>\n<p>Kam frik\u00eb se piktori gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shkon rrug\u00ebs nga ku nuk ka kthim m\u00eb mbrapa. Ai do sundoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me parimin se sa m\u00eb keq Shqip\u00ebria aq m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk po shkon drejt nj\u00eb rendi shtet\u00ebror, drejt nj\u00eb shteti ligjor, shkon drejt nj\u00eb shoq\u00ebrie ku grindja do t\u00eb kulminoj\u00eb. Ka vite q\u00eb gjith\u00eb fjalori i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nxit grindje. P\u00ebr dallim nga ne q\u00eb edhe mund t\u00eb na kritikoj\u00eb, ai paguhet t\u00eb na bashkoj\u00eb dhe forcoj\u00eb shtetin. Sa m\u00eb i fort\u00eb b\u00ebhet kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, aq m\u00eb e dob\u00ebt Shqip\u00ebria dhe po i humbet t\u00eb gjitha tiparet q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb t\u00eb cilin ne ndihemi gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si pa m\u00ebm\u00ebdhe\u201d, tha Mehmeti.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka folur n\u00eb News24 p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb vend, q\u00ebndrimet dhe sjelljen e kryeministrit Edi Rama. Mehmeti u ndal dhe te shembja e \u201cPrestige Resort\u201d, duke u shprehur i shtangur dhe duke folur p\u00ebr nj\u00eb sjellje rruga\u00e7i t\u00eb kryeministrit. Ai theksoi se Rama i kujtohet pas 8 vitesh cili hotel [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":303919,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-304049","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=304049"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304049\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/303919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=304049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=304049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=304049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}