{"id":304059,"date":"2022-12-08T15:06:56","date_gmt":"2022-12-08T14:06:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=304059"},"modified":"2022-12-08T15:06:56","modified_gmt":"2022-12-08T14:06:56","slug":"gazeta-gjermane-bild-lulzim-basha-konsiderohet-si-shume-pro-qeveritar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gazeta-gjermane-bild-lulzim-basha-konsiderohet-si-shume-pro-qeveritar\/","title":{"rendered":"Gazeta gjermane BILD: Lulzim Basha konsiderohet si shum\u00eb pro-qeveritar"},"content":{"rendered":"<p>Gazeta m\u00eb e madhe gjermane, BILD, e cila ka tirazhin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Europ\u00eb, publikoi nj\u00eb shkrim t\u00eb gazetarit t\u00eb njohur, Peter Tiede, p\u00ebr sulmin ndaj kreut t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, Sali Berisha. Tiede shkruan se Berisha u sulmua nga nj\u00eb bandit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Tiran\u00ebn po e vizitonin lider\u00ebt e BE-s\u00eb, mes tyre edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Bie n\u00eb sy edhe nj\u00eb fakt, se lajmi p\u00ebr sulmin ndaj Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lexuarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb, e cila ka jo vet\u00ebm tirazhin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb print, por edhe numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb lexuesve online. Gazetari thekson po ashtu se Berisha e mori kryesimin e PD nga Lulzim Basha, i cili shihet si i p\u00ebrk\u00ebdheluri i qeveris\u00eb<\/p>\n<p>Nga Peter Tiede, BILD<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet me problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Europ\u00eb. Tani regjistrohet edhe nj\u00eb tjet\u00ebr skandal i r\u00ebnd\u00eb!<\/p>\n<p>Vendi ballkanik konsiderohet nj\u00eb shtet mafioz dhe narko-shtet, dhe d\u00ebshiron t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE. Sipas koalicionit qeveris\u00ebs n\u00eb Gjermani, kjo gj\u00eb duhet lejuar.<\/p>\n<p>Samiti i djesh\u00ebm i Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb kryeqytetin shqiptar t\u00eb Tiran\u00ebs, trajtoi an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE t\u00eb shteteve si Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. I pranish\u00ebm gjithashtu ishte edhe kancelari Olaf Scholz, 64-vje\u00e7ari i Socialdemokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb mbi liderin e opozit\u00ebs<\/p>\n<p>Kreu i opozit\u00ebs shqiptare, Sali Berisha, 78-vje\u00e7ari i Partis\u00eb Demokratike, drejtoi nj\u00eb demonstrat\u00eb n\u00eb vendin e takimit. Papritur dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb befasishme, presidenti i par\u00eb i zgjedhur lirisht n\u00eb Shqip\u00ebri, u sulmua nga nj\u00eb bandit dhe u godit n\u00eb fytyr\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb truprojat reaguan ndaj agresorit duke e goditur. Berisha p\u00ebsoi nj\u00eb mavijosje n\u00eb fytyr\u00eb dhe ishte duksh\u00ebm i befasuar nga sulmi.<\/p>\n<p>Demonstrata, tha Berisha p\u00ebr BILD von\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje, ishte e drejtuar kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb ndershme evropiane p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr BILD, Berisha tha: \u201cNuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb sulm ndaj meje, por ndaj gjith\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. V\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb jet\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohet nj\u00eb bandit kund\u00ebr meje, nd\u00ebrsa kancelari gjerman po takohej me kreun e qeveris\u00eb son\u00eb mafioze n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb BE t\u00eb kuptoj\u00eb sa i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb Edi Rama\u201d. Berisha m\u00eb her\u00ebt pretendoi se agresori ishte nj\u00eb informator i njohur i policis\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, Berisha, i cili e udh\u00ebhoqi vendin e tij nga komunizmi shqiptar i epok\u00ebs s\u00eb gurit n\u00eb vitin 1990 dhe u b\u00eb presidenti i par\u00eb jokomunist i vendit n\u00eb vitin 1992, ka pasur p\u00ebrplasje me socialistin Rama. N\u00eb Shqip\u00ebri ka vazhdimisht protesta t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt jan\u00eb armiq prej vitesh<\/p>\n<p>Berisha dhe Rama vazhdojn\u00eb t\u00eb akuzojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr korrupsion. Berisha e konsideron Ram\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebr faktin se Shqip\u00ebria tashm\u00eb konsiderohet nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Berisha akuzon Ram\u00ebn se socialist\u00ebt blejn\u00eb vota n\u00eb zgjedhje me ndihm\u00ebn e mafies. Rama, i cili ka kontakte t\u00eb ngushta edhe me deputet\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb CDU-s\u00eb n\u00eb Gjermani, e mohon k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Rama e z\u00ebvend\u00ebsoi Berish\u00ebn si kryeminist\u00ebr n\u00eb vitin 2013, pasi ai mbante postin e kryeministrit q\u00eb nga viti 2005. Deri n\u00eb vitin 2013, ai kishte qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike konservatore.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb disfate elektorale nga socialist\u00ebt e Ram\u00ebs, Berisha dha dor\u00ebheqjen nga drejtimi i partis\u00eb. N\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti ai u rikthye n\u00eb drejtimin e partis\u00eb, pasi rr\u00ebzoi pasaardh\u00ebsin e tij dhe nx\u00ebn\u00ebsin politik, Lulzim Basha. Basha konsiderohej nga Berisha dhe t\u00eb tjer\u00eb demokrat\u00eb me ndikim se ishte shum\u00eb pro-qeveritar.<\/p>\n<p>Berisha vazhdon t\u00eb akuzoj\u00eb Ram\u00ebn se ai ka ndikuar q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Organizata p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Bashk\u00ebpunimin n\u00eb Europ\u00eb- OSBE, v\u00ebrteton vazhdimisht se Shqip\u00ebria ka probleme serioze n\u00eb zgjedhje, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe demokratizimin. Ekspert\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Ballkanit, si shefi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian, Elmar Brok i CDU, kan\u00eb paralajm\u00ebruar prej vitesh kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta m\u00eb e madhe gjermane, BILD, e cila ka tirazhin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Europ\u00eb, publikoi nj\u00eb shkrim t\u00eb gazetarit t\u00eb njohur, Peter Tiede, p\u00ebr sulmin ndaj kreut t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, Sali Berisha. Tiede shkruan se Berisha u sulmua nga nj\u00eb bandit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Tiran\u00ebn po e vizitonin lider\u00ebt e BE-s\u00eb, mes tyre edhe kancelari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":304060,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-304059","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304059","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=304059"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/304059\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/304060"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=304059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=304059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=304059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}