{"id":306355,"date":"2022-12-19T11:06:36","date_gmt":"2022-12-19T10:06:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=306355"},"modified":"2022-12-19T11:06:36","modified_gmt":"2022-12-19T10:06:36","slug":"policia-e-shtetit-del-ne-terren-per-fishekzjarret-do-bllokohet-cdo-subjekt-qe-kapet-duke-i-shitur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/policia-e-shtetit-del-ne-terren-per-fishekzjarret-do-bllokohet-cdo-subjekt-qe-kapet-duke-i-shitur\/","title":{"rendered":"Policia e Shtetit del n\u00eb terren p\u00ebr fishekzjarret, do bllokohet \u00e7do subjekt q\u00eb kapet duke i shitur"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ka urdh\u00ebruar t\u00eb gjitha strukturat n\u00eb var\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb terren k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb n\u00eb prag t\u00eb festave t\u00eb fundvitit, me q\u00ebllim parandalimin e tregtimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike dhe fishekzjarr\u00ebve.<\/p>\n<p>Plani i masave parashikon kontrolle t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebr zbatimin e kritereve t\u00eb prodhimit, magazinimit dhe p\u00ebrdorimit, t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike e fishekzjarr\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mos rrezikuar qet\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb publike, si dhe jet\u00ebn e sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Detyrat e p\u00ebrcaktuara nga Muhamet Rrumbullaku, p\u00ebr strukturat:<\/p>\n<p>Zbatimin me rigorozitet t\u00eb planeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Sh\u00ebrbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shp\u00ebtimin (MZSH), p\u00ebr kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave t\u00eb magazinimit, tregtimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike dhe fishekzjarr\u00ebve, nga subjektet e licencuara, si dhe<br \/>\nIntensifikimin e kontrolleve n\u00eb territor dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ndihm\u00ebsspecialist\u00ebt e Policimit n\u00eb Komunitet\/SPZ-t\u00eb, patrullat e p\u00ebrgjithshme, ndihm\u00ebsspecialist\u00ebt p\u00ebr kontrollin e arm\u00ebve, duhet t\u00eb shtojn\u00eb kontrollet sipas zonave q\u00eb mbulojn\u00eb, dhe n\u00eb rast t\u00eb konstatimit t\u00eb shkeljeve, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dokumentimin e tyre dhe bllokimin e sendeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<br \/>\nNjoftimi i plot\u00eb \u2013 Policia e Shtetit<\/p>\n<p>Strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit vijojn\u00eb zbatimin e detyrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb planin e  masave, me q\u00ebllim parandalimin e tregtimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike dhe fishekzjarr\u00ebve, n\u00eb prag t\u00eb festave t\u00eb fundvitit.<\/p>\n<p>Sekuestrohen qindra kapsolla dhe fishekzjarre, me fuqi t\u00eb lart\u00eb plas\u00ebse.<\/p>\n<p>Plani i masave parashikon kontrolle t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebr zbatimin e kritereve t\u00eb prodhimit, magazinimit dhe p\u00ebrdorimit, t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike e fishekzjarr\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mos rrezikuar qet\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb publike, si dhe jet\u00ebn e sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr p\u00ebrdorimin civil t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve plas\u00ebse, l\u00ebnd\u00ebve piroteknike dhe fishekzjarr\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d; urdhrin e MB \u201cP\u00ebr miratimin e rregullores p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike e fishekzjarr\u00ebve\u201d, urdhrin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb MB, MM dhe MFE \u201cP\u00ebr ndalimin e hedhjes n\u00eb treg t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike dhe fishekzjarr\u00ebve dhe p\u00ebrdorimin civil, q\u00eb rrezikojn\u00eb sigurin\u00eb publike, jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve\u201d, si dhe n\u00eb telegramin e DPPSH p\u00ebr zbatimin e k\u00ebrkesave t\u00eb rregullores \u201cP\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn, kushtet dhe kriteret e magazinimit e p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike dhe fishekzjarr\u00ebve\u201d, strukturat e Policis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, vijojn\u00eb kontrollet n\u00eb subjekte tregtare dhe n\u00eb ambiente t\u00eb tjera, me q\u00ebllim evidentimin dhe goditjen e rasteve t\u00eb tregtimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike dhe fishekzjarr\u00ebve.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim krijimin e mjedisi t\u00eb sigurt p\u00ebr qytetar\u00ebt, n\u00eb prag t\u00eb festave t\u00eb fundvitit, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit u ka k\u00ebrkuar t\u00eb gjitha strukturave vendore t\u00eb Policis\u00eb, zbatimin me rigorozitet t\u00eb detyrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb planin e masave, detyra t\u00eb cilat konsistojn\u00eb n\u00eb:<\/p>\n<p>-Zbatimin me rigorozitet t\u00eb planeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Sh\u00ebrbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shp\u00ebtimin (MZSH), p\u00ebr kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave t\u00eb magazinimit, tregtimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike dhe fishekzjarr\u00ebve, nga subjektet e licencuara, si dhe<\/p>\n<p>-Intensifikimin e kontrolleve n\u00eb territor dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ndihm\u00ebsspecialist\u00ebt e Policimit n\u00eb Komunitet\/SPZ-t\u00eb, patrullat e p\u00ebrgjithshme, ndihm\u00ebsspecialist\u00ebt p\u00ebr kontrollin e arm\u00ebve, duhet t\u00eb shtojn\u00eb kontrollet sipas zonave q\u00eb mbulojn\u00eb, dhe n\u00eb rast t\u00eb konstatimit t\u00eb shkeljeve, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dokumentimin e tyre dhe bllokimin e sendeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit fton qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb n\u00eb Komisariatin Dixhital dhe n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112, \u00e7do rast t\u00eb tregtimit apo p\u00ebrdorimit t\u00eb fishekzjarr\u00ebve dhe l\u00ebnd\u00ebve piroteknike, duke u garantuar ruajtje t\u00eb anonimatit, reagim t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ka urdh\u00ebruar t\u00eb gjitha strukturat n\u00eb var\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb terren k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb n\u00eb prag t\u00eb festave t\u00eb fundvitit, me q\u00ebllim parandalimin e tregtimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike dhe fishekzjarr\u00ebve. Plani i masave parashikon kontrolle t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebr zbatimin e kritereve t\u00eb prodhimit, magazinimit dhe p\u00ebrdorimit, t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve piroteknike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":306356,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-306355","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/306355","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=306355"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/306355\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/306356"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=306355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=306355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=306355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}