{"id":30637,"date":"2017-01-27T12:58:43","date_gmt":"2017-01-27T10:58:43","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=30637"},"modified":"2017-01-27T12:44:37","modified_gmt":"2017-01-27T10:44:37","slug":"a-pritet-konflikt-tjeter-kosove-serbi-ja-cfare-deklaron-ambasadori-britanik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/a-pritet-konflikt-tjeter-kosove-serbi-ja-cfare-deklaron-ambasadori-britanik\/","title":{"rendered":"A pritet konflikt tjet\u00ebr Kosov\u00eb-Serbi? Ja cfar\u00eb deklaron ambasadori britanik"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadori i Britanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Ruairi O`Connell, konsideron se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojn\u00eb dialogun me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radio Kosov\u00ebn O`Connell thot\u00eb se koh\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb rritur tensionet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por nuk beson se k\u00ebto tensione mund t\u00eb sjellin konflikt t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs, ambasadori britanik flet edhe p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, krijimin e asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, q\u00eb sipas tij, n\u00ebse themelohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs nuk sjell asnj\u00eb d\u00ebm, si dhe p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e institucioneve n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: Z. Ambasador, koh\u00ebt e fundit kemi rritje t\u00eb tensioneve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb muri n\u00eb pjes\u00ebn veriore, treni, por edhe paralajm\u00ebrimet e presidentit serb, Tomisllav Nikoli\u00e7, se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm ta d\u00ebrgoj\u00eb ushtrin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto retorika t\u00eb politik\u00ebs serbe a mund t\u00eb merren si paralajm\u00ebrim p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb ri n\u00eb Ballkan?<\/strong><\/p>\n<p>O`Connell: Nuk e besoj q\u00eb jemi n\u00eb prag t\u00eb konfliktit, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jan\u00eb rritur tensionet. M\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb president\u00ebt dhe kryeministrat e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb jan\u00eb takuar n\u00eb Bruksel para dy dit\u00ebsh, dhe mendoj se parimi i dialogut dhe parimi i zgjidhjes s\u00eb problemeve sipas dialogut \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb ruhet dhe duhet t\u00eb urohet. Mua m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb jan\u00eb pajtuar, me sa e di un\u00eb, q\u00eb t`i zbusin tensionet dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Pra, k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje, muri dhe treni, kan\u00eb ngritur tensione n\u00eb Kosov\u00eb, por le t\u00eb mendojm\u00eb m\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebrse ka nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb lejon q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vogla, si\u00e7 jan\u00eb nd\u00ebrtimi i nj\u00eb muri por pa leje dhe me q\u00ebllime t\u00eb dyshimta, dhe hyrja e nj\u00eb treni, mund t\u00eb shkaktojn\u00eb tensione t\u00eb tilla. Un\u00eb do t\u00eb sugjeroja q\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb punohet n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, por gjithashtu t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7`mos q\u00eb brenda Kosov\u00ebs, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast komuniteti shqiptar dhe serb n\u00eb Kosov\u00eb t`i ken\u00eb lidhjet m\u00eb t\u00eb dendura, m\u00eb t\u00eb forta mes tyre p\u00ebr ta mbrojtur paqen dhe ta ruajn\u00eb qet\u00ebsin\u00eb kund\u00ebr provokimeve. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se lidhjet q\u00eb kan\u00eb ekzistuar para luft\u00ebs, gjegj\u00ebsisht para koh\u00ebs s\u00eb ish Jugosllavis\u00eb mes serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve, jan\u00eb shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit. Prandaj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t`i p\u00ebrmir\u00ebsuar k\u00ebto lidhje. N\u00eb fakt un\u00eb do t\u00eb kisha th\u00ebn\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, se shqiptar\u00ebt jan\u00eb shumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do vend shumica ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi speciale dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndoshta t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr t`i ruajtur k\u00ebto lidhje dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7`mos p\u00ebr t`i forcuar ato.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: BE-ja ka thirrur n\u00eb nj\u00eb takim urgjent udh\u00ebheq\u00ebsit shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb t\u00eb dyja shteteve n\u00eb Bruksel p\u00ebr vazhdimin e dialogut dhe uljen e tensioneve. A mendoni se ky dialog duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb format apo Kosova duhet ta ndryshoj\u00eb qasjen e saj n\u00eb dialog?<\/strong><\/p>\n<p>O`Connell: Kosova nuk ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb vet\u00ebm ta ndryshoj\u00eb formatin, dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb format mes t\u00eb dyja pal\u00ebve. Por, un\u00eb do t\u00eb kisha th\u00ebn\u00eb se ne duhet ta ruajm\u00eb parimin q\u00eb problemet t\u00eb zgjidhen sipas dialogut. Por, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr le t\u00eb mendojm\u00eb se p\u00ebr \u00e7ka \u00ebsht\u00eb diskutuar deri tash n\u00eb dialogun q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja. Jan\u00eb p\u00ebrfolur disa gj\u00ebra t\u00eb vogla teknike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. Mua m\u00eb vjen keq q\u00eb shumica nuk jan\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr le t\u00eb shohim se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb arritur deri m\u00eb tash. Shum\u00eb prej strukturave n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs jan\u00eb integruar n\u00eb institucione t\u00eb Kosov\u00ebs. 17 vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs askush nuk kishte mundur ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe tash sipas dialogut \u00ebsht\u00eb arritur di\u00e7ka. Pra, ka dobi dhe arsye p\u00ebr t\u00eb vazhduar me dialogun, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duhet ta ruajm\u00eb parimin, pik\u00eb s\u00eb pari, q\u00eb problemet t\u00eb zgjidhen sipas bisedimeve dhe dialogut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe jo me dhun\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnime.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: Presidenti, Hashim Tha\u00e7i, ka th\u00ebn\u00eb se Rusia po i armatos serb\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. A mendoni se Rusia po e shtrin\u00eb ndikimin e saj n\u00eb Ballkan?<\/strong><\/p>\n<p>O`Connell: Ne kemi par\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi disa p\u00ebrpjekje t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr ta shtrir\u00eb ndikimin e saj n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb fuqi. Por un\u00eb mendoj q\u00eb t\u00eb mos shqet\u00ebsohemi shum\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb ose mos pranin\u00eb e arm\u00ebve. Nuk kam informata se serb\u00ebt jan\u00eb armatosur ose jo. Faktikisht duhet t\u00eb pranojm\u00eb se shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb arm\u00eb q\u00eb nga pas lufta dhe un\u00eb nuk pres nj\u00eb konflikt. Pra, e kuptoj shqet\u00ebsimin e qytetar\u00ebve por KFOR-i \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, edhe EULEX-i \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, dhe Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb pranonte konflikte t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, t\u00eb mos shqet\u00ebsohemi tep\u00ebr p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra sepse ne jemi k\u00ebtu. Por, gjithashtu n\u00ebse flasim p\u00ebr zgjerimin e ndikimit, un\u00eb do t\u00eb thosha q\u00eb Kosova sikurse Britania \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Evrop\u00ebs. Ne ndajm\u00eb vlera evropiane dhe n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb ta ruajm\u00eb demokracin\u00eb dhe lirin\u00eb duhet t`i ruajm\u00eb gjithashtu vlerat e demokracis\u00eb, liris\u00eb, liberalizmit dhe n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do ta mbrojm\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb prej ndikimeve t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, a do t\u00eb duhej q\u00eb Kosova ta themeloj\u00eb sa m\u00eb shpejt ushtrin\u00eb e saj?<\/strong><\/p>\n<p>O`Connell: Kjo \u00e7\u00ebshtje, pik\u00eb s\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr kuvendin dhe duhet t\u00eb zgjidhet sipas korniz\u00ebs ligjore t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, edhe si\u00e7 kam th\u00ebn\u00eb, KFOR-i \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu dhe \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb veproj\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb tash e gati 18 vjet. Un\u00eb kur i d\u00ebgjoj disa nga politikan\u00ebt n\u00eb Ballkan duke folur p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e luft\u00ebs, kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u uruar. Gjithashtu, duket jo serioze p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb nuk kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. Qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb retorika t\u00eb tilla. Dhe kjo m\u00eb jep shpres\u00eb se qytetar\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb urt\u00eb se lider\u00ebt e tyre. Dhe s\u00eb bashku me KFOR-in dhe EULEX-in, n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, do ta ruajm\u00eb sigurin\u00eb dhe paqen q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur gati para 18 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: P\u00ebr krijimin e Gjykat\u00ebs Speciale ka pasur reagime n\u00eb Kosov\u00eb se p\u00ebrse nj\u00eb gjykat\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krijuar edhe n\u00eb Serbi p\u00ebr t`i gjykuar krimet e luft\u00ebs. A mendoni se ngritja e aktakuzave t\u00eb para mund t\u00eb krijojn\u00eb trazira n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>O`Connell: Nuk e di se a do t\u00eb ket\u00eb tensione n\u00eb Kosov\u00eb. Ndoshta njer\u00ebzit e presin shum\u00eb por, gjithashtu ka pasur shum\u00eb raste kur kosovar\u00ebt jan\u00eb paditur, jan\u00eb gjykuar prej Tribunalit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Hag\u00eb dhe nuk ka pasur trazira e as tensione. Njer\u00ebzit e kan\u00eb pranuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Un\u00eb besoj q\u00eb kosovar\u00ebt do t\u00eb reagojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Pra, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se \u00e7do krim duhet t\u00eb gjykohet, duke mos marr\u00eb parasysh se kush ka qen\u00eb autor apo autor i mundsh\u00ebm i k\u00ebtij krimi. Kjo vlen p\u00ebr Kosov\u00ebn por edhe p\u00ebr Serbin\u00eb, dhe ne k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb prej Serbis\u00eb dhe kemi k\u00ebrkuar vazhdimisht q\u00eb t\u00eb hetohen dhe gjykohen krimet e luft\u00ebs. Por, edhe qytetar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dijeni q\u00eb vet\u00eb strukturat e Serbis\u00eb i kan\u00eb gjykuar an\u00ebtar\u00ebt e strukturave shtet\u00ebrore n\u00eb Serbi p\u00ebr krimet q\u00eb i kan\u00eb kryer n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, n\u00eb Serbi kan\u00eb filluar, por deri m\u00eb tani Kosova nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb. Pra, nuk duhet t\u00eb supozojm\u00eb se \u00e7do prokuror ose gjykat\u00ebs n\u00eb Serbi nuk \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Radio Kosova: Demarkacioni me Malin e Zi vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb nd\u00ebr problemet q\u00eb e ka l\u00ebkundur sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb. A mendoni se kjo \u00e7\u00ebshtje i ka shkaktuar d\u00ebme Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>O`Connell: Demarkacioni ka qen\u00eb nj\u00eb proces teknik bilateral mes Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi dhe un\u00eb nuk shoh asnj\u00eb d\u00ebm prej k\u00ebtij procesi. Por, ajo q\u00eb ka shkaktuar d\u00ebme ka qen\u00eb p\u00ebrdorimi i gazit lotsjell\u00ebs nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 ka qen\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm edhe k\u00ebrc\u00ebnimi dhe dhuna. Por kjo nuk ka ndodhur tash e gati n\u00eb vit. Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb at\u00ebher\u00eb dhe ende besoj se qytetar\u00ebt nuk e p\u00ebrkrahin p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs. Gjithashtu besoj se edhe partit\u00eb e kan\u00eb kuptuar dhe shpresoj se nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb. Kosova duhet ta gjej\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrpara dhe t`i ruajn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet bilaterale me Malin e Zi. Mos t\u00eb harrojm\u00eb se Mali i Zi ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shtetet e para q\u00eb e ka njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta, p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre me Serbin\u00eb. Dhe nuk duhet t\u00eb supozohet se ata kan\u00eb nj\u00eb qasje armiq\u00ebsore ndaj Kosov\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, miq\u00ebsia mes Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi ka qen\u00eb nj\u00eb faktor stabiliteti n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: P\u00ebrve\u00e7 demarkacionit edhe themelimi i Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe po kund\u00ebrshtohet ashp\u00ebr nga opozita n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi paralajm\u00ebrimet e strukturave serbe ne veri se n\u00ebse asociacioni nuk themelohet gjat\u00eb muajit shkurt ata do ta shpallin vet\u00eb nj\u00eb ansh\u00ebm. A mund ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>O`Connell: Krijimi i asociacionit \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur brenda dialogut n\u00eb Bruksel. Ne kemi porosin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb q\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb pajtuar n\u00eb Bruksel duhet t\u00eb zbatohen dhe n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebr Kosov\u00ebn e Serbin\u00eb, e sidomos p\u00ebr Kosov\u00ebn krijohet ideja se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i besuesh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb zbaton marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ajo i n\u00ebnshkruan dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Duke folur p\u00ebr asociacionin un\u00eb mendoj q\u00eb n\u00ebse formohet sipas dialogut, ai formohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kornizave ligjore t\u00eb Kosov\u00ebs duke e respektuar edhe opinionin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, dhe ne nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Kosova t`i shkel ligjet e saj. Pra, ai duhet t\u00eb formohet sipas kushtetut\u00ebs dhe tek e fundit secila komun\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb, sipas Planit t\u00eb Ahtisarit, t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb asociacion t\u00eb till\u00eb. Pra, n\u00ebse formohet mbi k\u00ebto baza q\u00eb i thash\u00eb, un\u00eb mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb aspak e rrezikshme por p\u00ebrkundrazi, do t\u00eb ishte e vlefshme. T\u00eb kujtojm\u00eb se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr Planin e Ahtisarit, p\u00ebr krijimin e komunave t\u00eb reja, q\u00eb do ta cop\u00ebtojn\u00eb Kosov\u00ebn, do t\u00eb krijojn\u00eb shum\u00eb problem etj. Un\u00eb kam shkuar shum\u00eb her\u00eb n\u00eb lagjen \u201cMarigona\u201d q\u00eb i takon Komun\u00ebs s\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb atje. Madje, ka edhe politikan\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Gra\u00e7anic\u00ebs dhe ata nuk kan\u00eb asnj\u00eb problem. N\u00eb fakt, krijimi i komun\u00ebs s\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs ka ndihmuar p\u00ebrfshirjen e fshatrave serbe por edhe t\u00eb asaj komune n\u00eb strukturat e Kosov\u00ebs. P\u00ebrfundimisht, n\u00ebse asociacioni do t\u00eb formohet sipas dialogut n\u00eb Bruksel kjo do t\u00eb ishte e vlefshme p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Radio Kosova: Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kancer, \u00ebsht\u00eb edhe korrupsioni n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb. Sipas jush, sa kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjykatat n\u00eb luftimin e k\u00ebsaj dukurie n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>O`Connell: Nuk mund t\u00eb them se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq sa duhet p\u00ebr luftimin e korrupsionit n\u00eb Kosov\u00eb. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb ka pasur arrestime dhe paditje p\u00ebr korrupsion por, p\u00ebrderisa nuk gjykohen, jo vet\u00ebm n\u00eb nivelin e par\u00eb por edhe n\u00eb nivel e Apelit apo edhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, nuk e besoj q\u00eb ka filluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit. Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb besim n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk duhet t\u00eb p\u00ebrzihemi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ligjore, por kur d\u00ebgjoj p\u00ebr nj\u00eb rast q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjykuar nga EULEX-i, dhe ai rast \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i famsh\u00ebm, pra e kam fjal\u00ebn p\u00ebr rastin \u201cMEDIKUS\u201d, q\u00eb kur rasti u \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar strukturave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe menj\u00ebher\u00eb rikthehet, jo n\u00eb Apel por p\u00ebr rigjykim, kjo krijon dyshime se ka vullnet brenda strukturave ligjore q\u00eb ta luftojn\u00eb korrupsionin. Institucionet gjyq\u00ebsore duhet t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, por po t\u00eb isha un\u00eb qytetar i Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb kisha pasur besim n\u00eb institucione gjyq\u00ebsore. Ato duhet t\u00eb tregojn\u00eb se kan\u00eb vullnet dhe trim\u00ebri p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e di q\u00eb ka prokuror\u00eb, ndoshta edhe disa gjykat\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb gati ta luftojn\u00eb korrupsionin. Ne i kemi uruar disa prej tyre. Kemi nj\u00eb rast kur nj\u00eb prokuror ka ngritur aktakuz\u00eb kund\u00ebr koleg\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb e kan\u00eb shkelur ligjin. Ata q\u00eb veprojn\u00eb dhe marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, do ta ken\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebrkrahjen e Britanis\u00eb dhe t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr pun\u00ebn e tyre. Natyrisht q\u00eb duhet trim\u00ebri, por sinqerisht besoj se ka njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb brenda sistemit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Radio Kosova: Si e vler\u00ebsoni ju qeverisjen aktuale dhe funksionimin e koalicionit mes PDK-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb. a ka gjasa p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja?<\/p>\n<p>O`Connell: Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje p\u00ebr partit\u00eb dhe qytetar\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb e drejta ime q\u00eb t`i vler\u00ebsoj partit\u00eb. Pra, jan\u00eb qytetar\u00ebt ata q\u00eb n\u00ebse besojn\u00eb se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb i vler\u00ebsojn\u00eb ata vet\u00eb, dhe n\u00ebse k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrs\u00ebri duhet t`i vler\u00ebsojn\u00eb me votat e tyre n\u00eb zgjedhje.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori i Britanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Ruairi O`Connell, konsideron se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojn\u00eb dialogun me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radio Kosov\u00ebn O`Connell thot\u00eb se koh\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb rritur tensionet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por nuk beson se k\u00ebto tensione mund t\u00eb sjellin konflikt t\u00eb ri. Gjat\u00eb intervist\u00ebs, ambasadori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191,231,2,1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-30637","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-bota","8":"category-lajme","9":"category-rajoni","10":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30637"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30637\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}