{"id":306420,"date":"2022-12-19T14:51:08","date_gmt":"2022-12-19T13:51:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=306420"},"modified":"2022-12-19T14:51:08","modified_gmt":"2022-12-19T13:51:08","slug":"messi-ylli-shqiptar-ne-galaktiken-kuqezi-analisti-i-njohur-zbardh-faktet-ju-tregoj-pse-messi-eshte-me-origjine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/messi-ylli-shqiptar-ne-galaktiken-kuqezi-analisti-i-njohur-zbardh-faktet-ju-tregoj-pse-messi-eshte-me-origjine-shqiptare\/","title":{"rendered":"Messi, ylli shqiptar n\u00eb galaktik\u00ebn kuqezi \/ Analisti i njohur zbardh faktet: Ju tregoj pse Messi \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\" \/><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\" \/><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\" \/><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\" \/><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\" \/><\/figure>\n<p>Analisti i njohur Lutfi Dervishi ka reaguar p\u00ebr origjin\u00ebn e futbollistit t\u00eb njohur, Messit. Dervish \u00ebsht\u00eb shprehur i bindur se ai i ka rr\u00ebnj\u00ebt nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Komenti i plot\u00eb i Lutfi Dervishit:<\/p>\n<p>Messi, ylli shqiptar n\u00eb galaktik\u00ebn kuqezi<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, ka ende njer\u00ebz q\u00eb nuk po e besojn\u00eb dot se Lionel Messi, nj\u00eb nga futbollist\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kohrave \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb shqiptare. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb: Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr yll shqiptar n\u00eb galaktik\u00ebn e pafundme t\u00eb vlerave kuqezi n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>Doni m\u00eb shum\u00eb fakte p\u00ebr pik\u00ebpyetjet tuaja? P\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb shohin, d\u00ebgjojn\u00eb dhe kuptojn\u00eb, gjat\u00eb muajit t\u00eb bot\u00ebrorit n\u00eb Katar u zbuluan mjaft t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb v\u00ebrtetonin kat\u00ebrcip\u00ebrisht rr\u00ebnj\u00ebt, deg\u00ebt dhe sythet e Messit. U faktua se familja e tij nga n\u00ebna ka emigruar n\u00eb Argjentin\u00ebn e larg\u00ebt nga fshatrat arb\u00ebresh\u00eb t\u00eb Italis\u00eb s\u00eb Jugut ku thuhet se fillimisht ka hyr\u00eb ilegalisht p\u00ebrmes nj\u00eb varke me vela bashk\u00eb me nj\u00eb grup tjet\u00ebr emigrant\u00ebsh.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb rendisim vet\u00ebm disa prej \u201cshenjave\u201d q\u00eb garantojn\u00eb origjin\u00ebn e birit t\u00eb atdheut ton\u00eb, Messit t\u00eb madh, yllit shqiptar q\u00eb vendosi krenarin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb piedestalin e nderit.<\/p>\n<p>Ka patur nj\u00eb pyetje prej 20 vjet\u00ebsh q\u00eb besoj e mori p\u00ebrgjigjen se kush \u00ebsht\u00eb lojtari m\u00eb i madh i t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebrave, Mesi apo Ronaldo. E pat\u00eb n\u00eb bot\u00ebror se si e trajtuan Ronaldon ata q\u00eb i konsideronte t\u00eb vet\u00ebt. Traineri e posht\u00ebroi pasi e la n\u00eb stol dhe si p\u00ebr t\u2019i ulur krenarin\u00eb e fuste dhe e nxirrte nga loja si t\u00eb qe nj\u00eb lod\u00ebr me kurdisje.<\/p>\n<p>Ai i shkret\u00eb nuk hapte goj\u00ebn, por vet\u00ebm vraponte dhe mobilozonte t\u00eb tij\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fituar. Po Messi? Erdhi dhe mbeti si zotni i v\u00ebrtet\u00eb, nga ato q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb Mes\u00ebt shkodran\u00eb, 70% t\u00eb koh\u00ebs ecte n\u00eb fush\u00eb pa u shqet\u00ebsuar dhe kur t\u2019i mbushej mendja ndizej si motorr me bateri p\u00ebr t\u00eb shpartalluar port\u00ebn kund\u00ebrshtare. Po le t\u00eb guxonte traineri ta hiqte\u2026 Ai do t\u2019a b\u00ebnte p\u00ebr nj\u00eb lek n\u00eb sy t\u00eb kamerave dhe do ta shante me lib\u00ebr sht\u00ebpie si\u00e7 i ka hije nj\u00eb burri me gjak shqiptari q\u00eb nuk t\u00eb fal, sidomos, n\u00eb raste si k\u00ebto.<\/p>\n<p>A e pat\u00eb ndeshjen dramatike Argjentin\u00eb \u2013 Holand\u00eb? E v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Argjentian fitoi, por Messi i nisi t\u00eb sharat n\u00eb st\u00ebrvitje, i vijoi n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs dhe i mbylli n\u00eb konferenc\u00ebn e shtypit pas ndeshjes. A e mbani mend se \u00e7far\u00eb i tha sulmuesit t\u00eb Holand\u00ebs q\u00eb i ishte ofruar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar fanel\u00ebn? \u201cPse m\u2019shef? Dhe ju e dini mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh kur nj\u00eb shqiptar l\u00ebshon pyetjen dramatike: \u201cPse m\u2019shef\u201d? Por p\u00ebr fat aty ishte nj\u00eb gazetar q\u00eb ndaloi sherrin q\u00eb pa dyshim do t\u00eb kishte pasoja tragjike.<\/p>\n<p>A e keni v\u00ebn\u00eb re se Messi pas \u00e7do goli t\u00eb sh\u00ebnuar ngre gishtat tregues lart n\u00eb qiell? Lutet p\u00ebr gjyshen e tij arb\u00ebreshe e cila iku nga kjo bot\u00eb me amanetin: Mos harro se kush je, mos harro prej nga vjen, mos harro m\u00ebm\u00ebdheun e pellazg\u00ebve\u201d.<br \/>\nPo t\u00eb keni par\u00eb dokumentarin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e Messit do t\u2019u hiqet \u00e7do m\u00ebdyshje q\u00eb Messi \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb shqiptare ku gjyshja shfaqet fillimisht si burrnesh\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo grua fisnike q\u00eb e nxiti p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb: futbollisti m\u00eb i mire i t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebrave. Gjyshja e \u00e7onte Messin n\u00eb shkoll\u00eb, por ndryshe nga gjyshet e tjera q\u00eb i jepnin nip\u00ebrve t\u00eb tyre buk\u00ebn e mb\u00ebshtjell\u00eb apo librat, n\u00ebnokja i jepte Messit topin e rrumbullak\u00ebt dhe i thoshte: edhe bota k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb\u2026luaj t\u00eb keqen n\u00ebneja se nuk ja ka par\u00eb njeri hajrin shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga burime t\u00eb konfirmuara tashm\u00eb, Messi ka dashur q\u00eb pas \u00e7do goli t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb bot\u00ebror t\u00eb b\u00ebnte me dy duar simbolin e shqiponj\u00ebs, por i \u00ebsht\u00eb lutur duke qar\u00eb Infantino, presidenti i FIFA-s q\u00eb \u00ebsht\u00eb zvicerian. \u201cAman t\u00eb lutem vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb mos e b\u00ebj se po e b\u00ebre k\u00ebt\u00eb nuk kthehem dot n\u00eb Zvic\u00ebr nga Xhaka dhe Shaqiri\u201d.<\/p>\n<p>Ju e keni v\u00ebn\u00eb re se Argjentina ishte ekipi q\u00eb mori m\u00eb shum\u00eb penallti, plot pes\u00eb. Dhe kush i gjuajti t\u00eb gjitha penalltit\u00eb? Messi. Guxon njeri tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 shqiptarit t\u2019i gjuaj t\u00eb gjitha penalltit\u00eb?<\/p>\n<p>E pat\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e turpshme, jo etike, se si festoi portieri Martinez kur mori \u201cdorashk\u00ebn e art\u00eb\u201d? N\u00eb fakt, ideja p\u00ebr at\u00eb veprim ishte e shqiptarit Messi, por shoku i skuadr\u00ebs Martinez ju lut dhe e bindi duke i th\u00ebn\u00eb: m\u00eb ler ta b\u00ebj un\u00eb se qenka gallat\u00eb\u2026..<\/p>\n<p>Mbiemri Messi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb Shqip\u00ebri, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs. Gjyshja e Messit ka treguar se Babgjyshi i saj i ka rr\u00ebfyer me \u00ebndje se st\u00ebrgjyshi ka qen\u00eb shqiptar dhe kjo sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie si\u00e7 mund t\u00eb pretendoj\u00eb ndonj\u00eb gjakprishur. P\u00ebr nder t\u00eb k\u00ebsaj familje n\u00eb Postrib\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite q\u00ebndron nj\u00eb monument kulture i quajtur Ura e Mesit. Ura ka 10 harqe, dhe amaneti i plak\u00ebs s\u00eb urt\u00eb atdhetare ka qen\u00eb q\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs Messi t\u00eb mbante numrin 10.<\/p>\n<p>Edhe gruaja e Messit thuhet se \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb shqiptare po p\u00ebr t\u00eb ende historian\u00ebt tan\u00eb po grumbullojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna. Sot mund t\u00eb analizojm\u00eb treguesit: A e pat\u00eb se si b\u00ebnte ligjin n\u00eb \u00e7do ndeshje? Nuk e la t\u00eb b\u00ebnte fotografi me asnj\u00eb fem\u00ebr. I nxirrte si mburoj\u00eb tre kalajmajt\u00eb dhe p\u00ebr siguri i hidhte edhe nj\u00eb shikim dometh\u00ebn\u00ebs: H\u00eb\u2026.?! Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, ashtu si \u00e7do emigrant q\u00eb i mban t\u00eb lidhura rr\u00ebnj\u00ebt me token am\u00eb, do pranonte t\u00eb martohej ve\u00e7 me nj\u00eb grua t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Messi ka lindur m\u00eb 24 qershor, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb ka lindur edhe shkrimtari i madh argjentinas Ernesto Sabato. Askush nuk e v\u00eb dot n\u00eb dyshim se Sabato \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb arb\u00ebreshe.<\/p>\n<p>Qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb jan\u00eb me Argjentin\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb Messit dhe festuan si p\u00ebr djalin e tyre dhe kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr e thirrjes s\u00eb gjakut i cili nuk b\u00ebhet uj\u00eb o lum miku. Messi ka dashur me koh\u00eb t\u00eb marr\u00eb pasaport\u00ebn shqiptare, por nuk ka dashur t\u00eb hap\u00eb sherr mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Ai ka ende mbi tryez\u00eb ftes\u00ebn e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs Erion Veliaj i cili e ka thirrur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb dhe \u00e7el\u00ebsin e qytetit ku n\u00eb axhend\u00eb parashikohet edhe mbjellja e nj\u00eb peme n\u00eb kujtim t\u00eb gjyshes.<\/p>\n<p>Andaj, \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb mbyllur sherrin q\u00eb ka nisur n\u00ebse Messi \u00ebsht\u00eb nga Mashkullora e Gjirokastr\u00ebs apo nga Postriba e Shkodra. Ky detaj nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi pasi ai na p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve. Jo vet\u00ebm ne q\u00eb jemi n\u00eb Shqip\u00ebri. Messi b\u00ebn krenar \u00e7do bashk\u00ebkombas n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor.<br \/>\nNderime p\u00ebrjet\u00eb, rrofshin yjet, rroft\u00eb galaktika kuqezi!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti i njohur Lutfi Dervishi ka reaguar p\u00ebr origjin\u00ebn e futbollistit t\u00eb njohur, Messit. Dervish \u00ebsht\u00eb shprehur i bindur se ai i ka rr\u00ebnj\u00ebt nga Shqip\u00ebria. Komenti i plot\u00eb i Lutfi Dervishit: Messi, ylli shqiptar n\u00eb galaktik\u00ebn kuqezi Fatkeq\u00ebsisht, ka ende njer\u00ebz q\u00eb nuk po e besojn\u00eb dot se Lionel Messi, nj\u00eb nga futbollist\u00ebt m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":306422,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,231,192],"tags":[],"class_list":{"0":"post-306420","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-lajme","11":"category-sport"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/306420","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=306420"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/306420\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/306422"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=306420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=306420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=306420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}