{"id":307334,"date":"2022-12-24T11:34:59","date_gmt":"2022-12-24T10:34:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=307334"},"modified":"2022-12-24T11:34:59","modified_gmt":"2022-12-24T10:34:59","slug":"shqiptaret-ne-vigjilje-te-krishtlindjes-dom-gjergj-meta-prek-plagen-e-shpopullimit-liria-nuk-eshte-vetem-per-te-ikur-por-edhe-per-te-qendruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shqiptaret-ne-vigjilje-te-krishtlindjes-dom-gjergj-meta-prek-plagen-e-shpopullimit-liria-nuk-eshte-vetem-per-te-ikur-por-edhe-per-te-qendruar\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt n\u00eb vigjilje t\u00eb Krishtlindjes\/ Dom Gjergj Meta prek plag\u00ebn e shpopullimit: Liria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ikur, por edhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar"},"content":{"rendered":"<p>Na ndajn\u00eb vet\u00ebm pak or\u00eb nga vigjilja e Krishtlindjes, festa m\u00eb e bukur e t\u00eb krishter\u00ebve n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Dom Gjergj Meta, Ipeshkvi i Dioqez\u00ebs s\u00eb Rr\u00ebshenit, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, thot\u00eb se ky moment \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrthurje e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb me koh\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb e drit\u00ebs dhe jet\u00ebs, ne kremtojm\u00eb hyrjen e Zotit n\u00eb historin\u00eb e njeriut n\u00eb koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrthyrje e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb dhe koh\u00ebs q\u00eb b\u00ebhet e dukshme n\u00eb lindjen e nj\u00eb foshnjeje. Populli q\u00eb ishte n\u00eb err\u00ebsir\u00eb pa nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb madhe dhe kjo drit\u00eb \u00ebsht\u00eb Krishti q\u00eb lind\u201d.<\/p>\n<p>Por si na pret ne kjo vigjilje, \u00e7far\u00eb ka ndodhur me shqiptar\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebtij viti?<\/p>\n<p>Secili b\u00ebn llogarit\u00eb e veta si e gjen kjo fest\u00eb, sepse secili ka historin\u00eb e tij. Nga pik\u00ebpamja e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, edhe ne si nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e globit kemi p\u00ebrjetuar pjes\u00ebn e fundit t\u00eb pandemis\u00eb q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra paralizoi jet\u00ebn shoq\u00ebrore. Nga ana tjet\u00ebr jetojm\u00eb edhe ato specifikat tona t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, e cila po k\u00ebrkon t\u00eb demokratizohet dhe t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb periudh\u00eb tranzicioni p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt nj\u00eb periudhe m\u00eb t\u00eb stabilizuar, por q\u00eb duket se kemi akoma rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Situata, qoft\u00eb ajo ekonomiko-shoq\u00ebrore apo politike, ka ende rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt nj\u00eb stabiliteti\u201d.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb prekur nga nj\u00eb dram\u00eb e madhe, ajo e shpopullimit. Dom Gjergj Meta thot\u00eb se nuk kuptohet mir\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb motivi q\u00eb shqiptar\u00ebt po ikin kaq masivisht.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga problemet q\u00eb ne e kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe si kish\u00eb katolike disa her\u00eb. Personalisht ka vite q\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen. <\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb gati deri n\u00eb m\u00ebrzitje p\u00ebr vesh\u00ebt e dikujt q\u00eb nuk do ta pranoj\u00eb faktin ose do ta relativizoj\u00eb at\u00eb, ose do ta quaj\u00eb normal.<\/p>\n<p>Edhe si kish\u00eb n\u00eb muajin n\u00ebntor b\u00ebm\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb ku theksuam plag\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shpopullimit, ikjen e shum\u00eb t\u00eb rinjve nga Shqip\u00ebria, plag\u00eb e cila vazhdon dhe nuk po shohim se ka nd\u00ebrmend t\u00eb mbyllet.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb rast se refuzohemi n\u00eb dyert e vendeve ku shkojm\u00eb, sikurse po ndodh psh me kthimin e emigrant\u00ebve nga Anglia. Sigurisht nga nj\u00ebra an\u00eb duhet t\u00eb theksojm\u00eb lirin\u00eb e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur dhe fal\u00eb Zotit q\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb liri p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur. <\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, liria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ajo p\u00ebr t\u00eb ikur por \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb liri p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar dhe zhvilluar n\u00eb vendin ku njerii ka d\u00ebshir\u00eb dhe pse mos t\u00eb jet\u00eb ky vend, vendi ku kemi lindur dhe jemi rritur, kemi afektet tona, traditat tona, t\u00eb par\u00eb tan\u00eb, dhe pse mos ta zhvillojm\u00eb k\u00ebtu jet\u00ebn ton\u00eb, vendin ton\u00eb? Plaga e shpopullimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dimensionale, shum\u00eb komplekse.<\/p>\n<p>Emigrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen mbar\u00ebbot\u00ebror. Njer\u00ebzit ikin zakonisht nga lufta, uria si vendet e Afrik\u00ebs apo Lindjes s\u00eb Mesme q\u00eb ikin n\u00eb mas\u00eb. Nuk kuptohet mir\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb motivi q\u00eb ikin shqiptar\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7se ai i nj\u00eb situate t\u00eb pastabilizuar ku nuk shihet ndoshta nga shum\u00ebkush mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar di\u00e7ka t\u00eb q\u00ebndrueshme, p\u00ebr t\u00eb menduar dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e  brezave t\u00eb tjer\u00eb. Fakti q\u00eb ikin t\u00eb rinj apo familje bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb t\u00eb ardhme diku tjet\u00ebr, nuk kuptohet mir\u00eb pse n\u00eb Shqip\u00ebri fenomeni \u00ebsht\u00eb kaq i r\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>E trazuar duket situata n\u00eb mbar\u00eb globin. Sipas tij vet\u00ebm dashuria mund ta shp\u00ebtoj\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNe njer\u00ebzit gjithmon\u00eb presim dik\u00eb q\u00eb t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb. Edhe kur nuk \u00ebsht\u00eb Zoti i krijojm\u00eb ato mesit\u00eb, lidera deri diku shpirt\u00ebrore, politik, ekonomik etj, tek t\u00eb cil\u00ebt vendosim shpresat tona. I vetmi q\u00eb nuk zhg\u00ebnjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Zoti. Kemi par\u00eb se shum\u00eb lidera, pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb ken\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara kauza dhe shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, kan\u00eb mbaruar, ka mbaruar fryma e tyre dhe \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb krijohet nj\u00eb frym\u00eb e re.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm dashuria mund t\u00eb ndryshoj\u00eb bot\u00ebn dhe realitetin por duhet t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb kjo dashuri \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb. Duke par\u00eb n\u00eb syt\u00eb e nj\u00eb foshnje q\u00eb lind shp\u00ebtimtarin e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb mjaft e rrezikshme p\u00ebr inteligjenc\u00ebn dhe logjik\u00ebn njer\u00ebzore, por p\u00ebr ne t\u00eb krishter\u00ebt \u00ebsht\u00eb rruga. Dashuria q\u00eb rrjedh nga brisht\u00ebsia njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb bot\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Po kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb dhe t\u00eb mos heqim dor\u00eb asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrball\u00eb sprovave.<\/p>\n<p>\u201cHistoria njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb si dallg\u00ebt e detit, ngrihet dhe ulet. Kjo duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb mos heqim dor\u00eb nga e mira dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb bot\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nuk mund t\u00eb flem\u00eb. P\u00ebrvoja e tre viteve t\u00eb fundit na tregoi se mbaruam nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb na erdhi nga nj\u00eb virus dhe ram\u00eb n\u00eb n\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb na erdhi nga brenda zemr\u00ebs sepse kush b\u00ebn luft\u00eb ka nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb prishur. Kjo e Ukrain\u00ebs na erdhi af\u00ebr. P\u00ebrball\u00eb t\u00eb keqes ne nuk mund t\u00eb dor\u00ebzohemi, ne nuk duhet t\u00eb dor\u00ebzohemi\u201d.<\/p>\n<p>E duke mbetur s\u00ebrish te Shqip\u00ebria jon\u00eb, ai thot\u00eb se si politika ashtu dhe shoq\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr paqe sociale.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb politika shqiptare, q\u00eb ne k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paqe sociale, kemi. Ne nuk kemi luft\u00eb k\u00ebtu, nuk kemi marr\u00eb arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar me nj\u00ebri-tjetrin por po p\u00ebrdorim arm\u00eb t\u00eb tjera, arm\u00ebt e nj\u00eb gjuhet t\u00eb papranueshme, arm\u00ebt e nj\u00eb konfliktualiteti t\u00eb papranuesh\u00ebm, shpesh her\u00eb t\u00eb panevojsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb arma e tmerrshme e korrupsionit, \u00ebsht\u00eb arma e tmerrshme e zhvatjes s\u00eb t\u00eb mir\u00ebs publike kudo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, nga kushdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, \u00ebsht\u00eb vrasja e demokracis\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e brisht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur njer\u00ebzit duket sikur jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb por hap\u00ebsirat ngushtohen p\u00ebr tu shprehur, protestuar, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb ne kemi d\u00ebshir\u00eb t\u00eb themi, demokracit\u00eb rrezikohen. Nuk di t\u00eb them cila \u00ebsht\u00eb diagnoza e demokracis\u00eb aktuale, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndoshta nevojiten ekspert\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Shohim q\u00eb nuk po marrim frym\u00eb sepse kalojm\u00eb nga konflikti n\u00eb konflikt, nga situata n\u00eb situat\u00eb dhe kjo nuk b\u00ebn mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ne njer\u00ebzit kemi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kur t\u00eb themi nj\u00eb fjal\u00eb, ajo fjal\u00eb t\u00eb ket\u00eb pesh\u00eb dhe asaj fjale ti ndjekin veprat. N\u00eb Shqip\u00ebri ne po asistojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrdhosje t\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb saj. Ti thuaj \u00e7far\u00eb t\u00eb duash, t\u00eb v\u00ebrtetat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, del dikush aty dhe ti hedh posht\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb, nj\u00eb sarkaz\u00ebm, nj\u00eb fjal\u00eb edhe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe ti mbetesh. Bota virtuale e ka inflacionuar fjal\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund dhe nj\u00eb urim p\u00ebr besimtar\u00ebt e krishter\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMesazhi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb nd\u00ebrsa hedhim shikimin te Zoti, fjala e tij q\u00eb b\u00ebhet foshnje n\u00eb nj\u00eb grazhd, t\u00eb hedhim syt\u00eb dhe te fjala p\u00ebrreth nesh. Fjala p\u00ebrreth nesh \u00ebsht\u00eb \u00e7do njeri. T\u00eb hedhim syt\u00eb dhe te personat q\u00eb na rrethojn\u00eb dhe sidomos kur ata jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga jeta sociale, kur jan\u00eb n\u00ebn nivelin e jetes\u00ebs dhe kur trokasin n\u00eb dyert e zemrave tona dhe sht\u00ebpive tona.<\/p>\n<p>Sot varf\u00ebrit\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta, nukjan\u00eb vet\u00ebm, ato ekonomike. N\u00eb k\u00ebto Krishtlindje do t\u00eb doja t\u00eb ndihmonim dike q\u00eb t\u00eb mos ndihet vet\u00ebm, ti jepnim nj\u00eb sens familjar pranis\u00eb ton\u00eb, t\u00eb b\u00ebheshim familje p\u00ebr dik\u00eb dhe k\u00ebshtu t\u00eb jetonim me nj\u00ebri-tjetrin dhe p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. K\u00ebto Krishtlindje do t\u2019u uroja secilit\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Na ndajn\u00eb vet\u00ebm pak or\u00eb nga vigjilja e Krishtlindjes, festa m\u00eb e bukur e t\u00eb krishter\u00ebve n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Dom Gjergj Meta, Ipeshkvi i Dioqez\u00ebs s\u00eb Rr\u00ebshenit, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, thot\u00eb se ky moment \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrthurje e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb me koh\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb e drit\u00ebs dhe jet\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":173060,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-307334","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/307334","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=307334"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/307334\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/173060"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=307334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=307334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=307334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}