{"id":307672,"date":"2022-12-27T00:00:32","date_gmt":"2022-12-26T23:00:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=307672"},"modified":"2022-12-27T00:00:32","modified_gmt":"2022-12-26T23:00:32","slug":"jam-perpjekur-ta-gjej-zotin-por-skam-mundur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/jam-perpjekur-ta-gjej-zotin-por-skam-mundur\/","title":{"rendered":"Jam p\u00ebrpjekur ta gjej Zotin, por s\u2019kam mundur"},"content":{"rendered":"<p>Zoti \u00ebsht\u00eb krijuesi i Njeriut.<\/p>\n<p>N\u00ebse Zoti do donte q\u00eb ne ta njihnim dhe mos ta diskutonim kurr\u00eb ekzistenc\u00ebn e tij mjafton ti fuste n\u00eb kok\u00eb, nj\u00eblloj si nj\u00eb \u00e7ip, \u00e7do foshnje emrin apo p\u00ebrfytyrimin e tij.<\/p>\n<p>Foshnjat do dilnin t\u00eb gjitha nga barku i n\u00ebn\u00ebs duke qeshur dhe duke par\u00eb lart. N\u00eb fakt shumica dalin duke qar\u00eb a thua se e vetmja gj\u00eb q\u00eb din\u00eb, \u00ebsht\u00eb se bota ku kan\u00eb ardhur \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e keqe se ajo nga e cila sapo kan\u00eb dal\u00eb.<\/p>\n<p>Pra n\u00ebse foshnjat do lindin me \u00e7ipin e Zotit n\u00eb kok\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb njihnin n\u00ebn\u00ebn, biberonin, jast\u00ebkun apo lug\u00ebn, secili prej nesh do njihte at\u00eb q\u00eb e ka krijuar.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Zotin. The One and Only. Imagjinoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast besimtarin q\u00eb do ishte ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, duke m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar,nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kleriku po e qet\u00ebson duke i th\u00ebn\u00eb duro, se pas pak do ta kapim mat,nd\u00ebrsa shkenc\u00ebtari do ishte duke qeshur me ne t\u00eb tre.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb vazhdojm\u00eb me pyetje. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb njeriu e njeh Zotin shum\u00eb m\u00eb von\u00eb se t\u00eb gjitha ushqimet apo sendet q\u00eb ia leht\u00ebsojn\u00eb jetes\u00ebn dhe mbijetes\u00ebn dit\u00ebt e para t\u00eb lindjes dhe k\u00ebto jan\u00eb gjiri i n\u00ebn\u00ebs, qum\u00ebshti i tij,biberoni q\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebson gjirin,krevati apo djepi ku rri deri sa t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb eci,moblijet e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebrfshi dollap\u00eb,soba, en\u00eb guxhine,makina,avion\u00eb etj?<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb ironike dhe aq m\u00eb pak cinike t\u00eb them se nga t\u00eb gjitha lodrat p\u00ebrfshi kuaj plastik\u00eb, balena blu, zile kaucuku, qen me pulla, apo ipad, iphone, televizor\u00eb etj, f\u00ebmij\u00ebt e njohin Zotin t\u00eb fundit fare.<\/p>\n<p>Pra n\u00ebse Zoti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lod\u00ebr, ajo vjen pas shum\u00eb lodrave t\u00eb tjera q\u00eb garantojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb arg\u00ebtim dhe pushojn\u00eb t\u00eb qar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kur i thua nj\u00eb foshnje pusho se t\u00eb d\u00ebgjon Zoti, ajo vazhdon qan,po t\u2019i jap\u00ebsh nj\u00eb biberon me shum\u00eb gjas\u00eb pushon. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo nisur nga qasja e nj\u00eb dyshuesi q\u00eb b\u00ebn vet\u00ebm pyetje si\u00e7 jam un\u00eb?<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, n\u00ebse nj\u00eb foshnje mbahet n\u00eb kushte laboratorike dhe nuk i flitet kurr\u00eb p\u00ebr Zotin dhe nuk i lejohet asnj\u00eb kontakt me bot\u00ebn q\u00eb beson, derisa t\u00eb rritet ai nuk do ket\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb dilem\u00ebn kush m\u00eb krijoi, a ka dicka atje lart, kush e krijoi shiun,qiellin, diellin dhe h\u00ebn\u00ebn?<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrgjigje do t\u2019i marr\u00eb nga librat dhe p\u00ebrgjigjet do ti konsideroj\u00eb shterruese. Ky f\u00ebmij\u00eb do jet\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht i lumtur duke qen\u00eb i \u00e7liruar nga shum\u00eb dyshime.<\/p>\n<p> Ai do rritet i past\u00ebr nga dogma.<\/p>\n<p>Por dit\u00ebn q\u00eb do jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mendoj\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb pyetje, do kuptoj\u00eb at\u00eb q\u00eb mund ta kuptoj\u00eb seicili prej nesh duke dyshuar.<\/p>\n<p>Se nj\u00eblloj si ipadin, televizorin, filmat, futbollin, makinat, avionin, filmat dhe \u00e7do mall tjet\u00ebr konsumi p\u00ebrfshi edhe Zotin, e kan\u00eb kirjuar prind\u00ebrit e tij. Ose prind\u00ebrit e prind\u00ebrve t\u00eb prind\u00ebrve. Dmth njer\u00ebzit para nesh p\u00ebr arsye dhe nevojat e tyre kan\u00eb krijuar gjithshka, p\u00ebrfshi edhe Zotin.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebrdersa nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i izoluar, nuk e ndjen nevoj\u00ebn p\u00ebr at\u00eb q\u00eb presupozohet se e ka krijuar at\u00ebher\u00eb ai q\u00eb e ka krijuar, ose nuk \u00ebsht\u00eb krijuesi ose ky krijues nuk preferon t\u00eb shfaqet, ose t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb, fjali e cila do ta qet\u00ebsonte besimtarin n\u00eb tavolin\u00ebn time dhe do ti jepte kurajo klerikut qe po b\u00ebhej gati t\u00eb m\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, do thoshte kleriku. Fakti q\u00eb Zoti nuk i shfaqet nj\u00eb foshnje n\u00eb mendimet e tij t\u00eb para ose gjat\u00eb procesit t\u00eb rritjes,nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Zoti nuk egziston por do t\u00eb thot\u00eb se thjesht ai nuk do t\u2019i shfaqet cdo njeriu sepse kjo do ta banalizonte deri n\u00eb asgj\u00ebsim figur\u00ebn mistike t\u00eb Zotit.<\/p>\n<p>Zoti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb send, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mall dhe nuk konsumohet p\u00ebr dit\u00eb, p\u00ebr arsye banale si luga, telekomanda, celulari apo timoni i makin\u00ebs. Duroni, do thosha un\u00eb, m\u00eb lini ta mbaroj.<\/p>\n<p>Je zgjatur shum\u00eb, do thoshte shkenc\u00ebtari. Kush na e m\u00ebson Zotin p\u00ebrvec prind\u00ebrve dhe shoq\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Pasi kam pranuar se duke ecur n\u00eb rrug\u00ebn time apo duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb ndjek me p\u00ebrfytyrim rrug\u00ebn e atyre q\u00eb besojn\u00eb se e kan\u00eb gjetur Zotin, kam kuptuar se Zoti jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb e thjesht\u00eb e Njeriut,por si shum\u00eb produkte t\u00eb tij ai \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb industri.<\/p>\n<p>Do p\u00ebrpiqem ta shpjegoj. Shumica e sendeve q\u00eb ne p\u00ebrdorim p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar raportin ton\u00eb me pun\u00ebn, me l\u00ebvizjen, me shpejt\u00ebsin\u00eb,me oreksin dhe me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb, jan\u00eb shpikur nga dikush dhe m\u00eb pas jan\u00eb kthyer n\u00eb industri nga shum\u00ebkush, p\u00ebr tu p\u00ebrdorur m\u00eb pas nga gjithkush.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka ndodhur me lug\u00ebn. Dikush e ka shpikur p\u00ebrpara mij\u00ebra vitesh p\u00ebr t\u00eb cuar ushqimin n\u00eb goj\u00eb dhe tani n\u00eb planetin ton\u00eb prodhohen miliarda lug\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe ata q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb fabrikat e tyre jan\u00eb industrialist\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet p\u00ebr pjatat, thikat, filaxhanet, karriget, past\u00ebn e dh\u00ebbm\u00ebve, gjyslyket, telefonat, or\u00ebt, kompjuterat, \u00e7antat, librat, lapsat, lavatricet, frigorif\u00ebrt, ilacet, filmat dhe kjo liste \u00ebsht\u00eb e pafund.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb mallrat. Dikush i prodhon dhe ne i blejm\u00eb se na duhen p\u00ebr t\u00eb jetuar m\u00eb mir\u00eb. <\/p>\n<p>Gjith\u00eb ky cik\u00ebl nga prodhimi i tyre deri tek blerja dhe pastaj hedhja n\u00eb treg, \u00ebsht\u00eb biznes. Esht\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim tregtar.<\/p>\n<p>K\u00ebto mallra jan\u00eb krijuar nga nevoja p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb,p\u00ebr tu ulur,p\u00ebr t\u00eb par\u00eb,p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur, p\u00ebr t\u00eb lundruar, p\u00ebr t\u00eb fluturuar,p\u00ebr tu arg\u00ebtuar.<\/p>\n<p>Zoti \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb mundur frik\u00ebn, n\u00eb kushtet kur shumica e k\u00ebtyre mallrave nuk ishin shpikur akoma dhe jeta e njeriut ishte e mbushur me kaq shum\u00eb pasiguri dhe tmerr.<\/p>\n<p>Imagjinoni ata q\u00eb e shpik\u00ebn Zotin mij\u00ebra vite m\u00eb par\u00eb dhe kjo dat\u00eb nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me lindjen e Krishtit apo Muhamedit, sepse ata kan\u00eb lindur at\u00ebher\u00eb kur njeriu kishte krijuar koncepte t\u00eb qarta p\u00ebr Zotin, q\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy bashk\u00eb me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si ata, i kan\u00eb thjesht\u00ebsuar duke i p\u00ebrmbledhur dhe i kthyer n\u00eb zakone q\u00eb n\u00ebse nuk ndiqen dhe respektohen, mund t\u00eb nd\u00ebshkohen.<\/p>\n<p>Pra shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb jetonin pa ushqim, sepse nuk kishin mjete p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb egra apo p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb grur\u00eb, kishin frik\u00eb t\u00eb lundronin sepse nuk ishte shpikur varka dhe ndoshta nuk dinin not,tmerroheshin kur shikonin rrufe dhe vet\u00ebtima sepse nuk i shpjegonin dot,kompleksoheshin kur shikonin si vrapon nje tig\u00ebr, si e shpon nat\u00ebn syri i nj\u00eb maceje,si zhduket n\u00ebn tok\u00eb nj\u00eb gjarp\u00ebr dhe si fluturon nj\u00eb shqiponj\u00eb, k\u00ebta njer\u00ebz pra, duke vuajtur deri n\u00eb sakrific\u00eb pafuqin\u00eb e tyre, n\u00eb raport me cdo krijes\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ishte dhe mbetet m\u00eb e fort\u00eb dhe m\u00eb e shpejt\u00eb se ata,kishin arsye t\u00eb besonin se k\u00ebto qenie superiore i ka krijuar dikush, q\u00eb njeriun e ka sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebshkuar, pasi i ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb pak fuqi se t\u00eb gjitha llojet e tjera t\u00eb kafsh\u00ebve gjtar\u00ebv\u00eb, zogjve, peshqve dhe bim\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebse Zoti \u00ebsht\u00eb krijes\u00eb direkte e Njeriut,n\u00eb nj\u00eb kuptim tjet\u00ebr ai \u00ebsht\u00eb krijes\u00eb indirekte e kafsh\u00ebve,shpend\u00ebve dhe peshqve.K\u00ebta e detyruan njeriun t\u00eb krijoj\u00eb Zotin. Ata e m\u00ebsuan t\u00eb ket\u00eb imagjnat\u00eb, guxim dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb duke imituar.<\/p>\n<p> Kafsh\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb m\u00ebsuesit e par\u00eb t\u00eb Njeriut dhe prej tyre ai ka marr\u00eb shumic\u00ebn e dijeve q\u00eb sot i ka kthyer n\u00eb arm\u00eb kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Duke patur frik\u00eb nga natyra, Njeriu krijoi nj\u00eb qenije m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se t\u00eb gjitha qeniet bashk\u00eb. Zotin.<\/p>\n<p>Kjo krijes\u00eb, pra Zoti, nuk i dha njeriut asnj\u00eb fuqi tjet\u00ebr q\u00eb i duhej, as muskuj,as zgjatim gjytyr\u00ebsh,as nuhatje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe as sy m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por i dha durim p\u00ebr t\u00eb pritur q\u00eb mendja e tij t\u00eb zhvillohej deri n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb, duke imituar kafsh\u00ebt e tjera t\u00eb mund t\u00eb l\u00ebvizte me kuaj, karroca e makina, t\u00eb mund t\u00eb lundronte me varka,me anije e n\u00ebndet\u00ebse dhe t\u00eb mund t\u00eb fluturonte me aviona e me anije kozmike. N\u00eb nj\u00eb kuptim Zoti e ka ndihmuar Njeriun po aq sa c\u2019e ka penguar at\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e pranoj n\u00eb parim, por ndoshta, p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbyllur bised\u00ebn mund t\u00eb pranoj se Zoti \u00ebsht\u00eb shpikja e t\u00eb gjitha shpikjeve, por ama nuk pranoj dot se nga t\u00eb gjitha shpikjet ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira, ose q\u00eb t\u00eb korrigjoj veten, nuk pranoj dot se kjo shpikje, pra Zoti, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjithnj\u00eb p\u00ebr mir\u00eb nga ai q\u00eb e shpiku. Nga Njeriu.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb edhe pak durim. Besimtari po f\u00ebrkon syt\u00eb, kleriku po skuqet dhe shkenc\u00ebtari po humb fillin e bised\u00ebs. Q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb u krijua lindi nevoja p\u00ebr ta shp\u00ebrndar\u00eb Zotin. Ai nuk mund t\u00eb ishte pron\u00eb e nj\u00eb njeriu, dmth e atij q\u00eb e shpiku, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do ishte i pafuqish\u00ebm dhe askush nuk do ti bindej atij.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur Zoti filloi t\u00eb kthehej n\u00eb industri. Kjo industri k\u00ebrkonte nj\u00eb rrjet njer\u00ebzish q\u00eb t\u00eb mund ta p\u00ebrhapnin n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, t\u00eb mund t\u00eb edukonin njer\u00ebzit e tjer\u00eb se si p\u00ebrdoret, k\u00ebta do garantonin cil\u00ebsin\u00eb e tij gjat\u00eb p\u00ebrdorimit p\u00ebrmes nd\u00ebshkimit p\u00ebr ata q\u00eb e p\u00ebrdornin keq ose nuk e p\u00ebrdornin fare.<\/p>\n<p>K\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb punonin n\u00eb industrin\u00eb e Zotit jan\u00eb klerik\u00ebt. Ne i quajm\u00eb prift\u00ebrinj, fret\u00ebr, famullitar\u00eb, murgj, murgesha, peshkop\u00eb, shenjtor\u00eb, profet\u00eb, pap\u00eb, imam\u00eb, hoxhallar\u00eb, ajatollah, brahman\u00ebr,lama, serafin\u00eb, \u00ebngj\u00ebj, etj.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb aft\u00ebt dhe m\u00eb inteligjent\u00ebt, ata t\u00eb cil\u00ebt e kthyen Zotin n\u00eb industri, por pa nxjerr\u00eb thuajse asnj\u00eb p\u00ebrfitim vet\u00eb, jan\u00eb pa dyshim Jezui dhe Muhamedi. Ata i bind\u00ebn njer\u00ebzit se duke besuar mund t\u00eb kesh p\u00ebrfitime dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre u persekutuan shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk besonin si ata dhe tek ata.N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, me hir apo me pahir,malli i tyre, Zoti,u p\u00ebrhap n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb cepat e bot\u00ebs dhe sot vazhdon t\u00eb konkurroj\u00eb me sukses duke shtuar tregun dhe duke hapur dyqane,kisha e xhamija kudo ku mundet.<\/p>\n<p>Pas Jezuit dhe Muhamedit,Zoti filloi t\u00eb tregtohet dhe t\u00eb kthehet n\u00eb pun\u00eb. Dishepujt e par\u00eb t\u00eb Jezu Krishtit, nuk paguheshin,ata e p\u00ebrhap\u00ebn besimin n\u00eb Zot falas,gratis dhe disave kjo gj\u00eb u kushtoi jet\u00ebn. Sh\u00ebn Pjetri q\u00eb themeloi Vatikanin apo qytetin e Zotit, nuk mori asnj\u00eb shp\u00ebrblim por me qindra pap\u00eb e prift\u00ebrinj pas tij, ishin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kamur dhe shumica, n\u00eb Mesjet\u00eb ishin biznesmen\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj,pronar\u00eb tokash e pasurish t\u00eb panum\u00ebrta, aq sa t\u00eb detyruar nga korrupsioni i tyre, Kisha Katolike, vendosi sanksione shum\u00eb t\u00eb rrepta kund\u00ebr asaj q\u00eb quhet simoni, ose korrupsioni i klerik\u00ebve.<\/p>\n<p>Simoni quhet shitja e ofiqeve fetare ose e sendeve t\u00eb shenjta.Simonia pra ishte korrupsion dhe korrupsion ka vet\u00ebm aty ku ka para dhe shk\u00ebmbim mallrash. Cfar\u00eb malli tregtonin prift\u00ebrint\u00eb n\u00eb Mesjet\u00eb e akoma dhe sot? Natyrisht Zotin.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb 400 mij\u00eb prif\u00ebrinj katolik\u00eb,m\u00eb shum\u00eb se 200 mij\u00eb ortodoks\u00eb nja dy milion hoxhallar\u00eb dhe disa milion\u00eb klerik\u00eb budist\u00eb e hindu pa llogaritur me mij\u00ebra sekte dhe besime m\u00eb t\u00eb vogla, q\u00eb t\u00eb gjitha bashk\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zanatcinjt\u00eb apo instruktor\u00ebt e vet.<\/p>\n<p>N\u00ebse jemi dakort se Zoti u shpik nga njer\u00ebzit, n\u00ebse jemi dakort se Zoti m\u00ebsohet, si\u00e7 ishte rasti i foshnjeve, mund t\u00eb biem po ashtu dakort se ata q\u00eb u m\u00ebsojn\u00eb njer\u00ebzve \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Zoti paguhen, sepse ata b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Pra n\u00ebse biem dakort p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, ose pjes\u00ebrisht p\u00ebr disa prej k\u00ebtyre pikave, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb jemi dakort se Zoti, n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb industriale, t\u00eb pakt\u00ebn \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb industri.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin fjal\u00ebt e mia t\u00eb fundit n\u00eb tavolin\u00ebn e kat\u00ebr burrave.<\/p>\n<p>Kur e mbarova k\u00ebt\u00eb p\u00ebrsiatje t\u00eb zgjatur, kleriku q\u00eb kisha p\u00ebrball\u00eb u cua n\u00eb k\u00ebmb\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb m\u00eb fus\u00eb duart n\u00eb fyt, si\u00e7 n\u00eb fakt e meritoja, por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb besimtari ia mbajti dor\u00ebn duke i th\u00ebn\u00eb, qet\u00ebsohu, \u00e7do gj\u00eb do rregullohet, me ndihm\u00ebn e Zotit, nd\u00ebrsa shkenc\u00ebtari q\u00eb qeshte me ne t\u00eb tre, tha vet\u00ebm nj\u00eb fjali me t\u00eb cilin mbyllet kjo rr\u00ebfenj\u00eb p\u00ebr Zotin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zoti \u00ebsht\u00eb krijuesi i Njeriut. N\u00ebse Zoti do donte q\u00eb ne ta njihnim dhe mos ta diskutonim kurr\u00eb ekzistenc\u00ebn e tij mjafton ti fuste n\u00eb kok\u00eb, nj\u00eblloj si nj\u00eb \u00e7ip, \u00e7do foshnje emrin apo p\u00ebrfytyrimin e tij. Foshnjat do dilnin t\u00eb gjitha nga barku i n\u00ebn\u00ebs duke qeshur dhe duke par\u00eb lart. N\u00eb fakt shumica [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":132969,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-307672","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/307672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=307672"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/307672\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=307672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=307672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=307672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}