{"id":308295,"date":"2022-12-31T18:24:23","date_gmt":"2022-12-31T17:24:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=308295"},"modified":"2022-12-31T18:24:23","modified_gmt":"2022-12-31T17:24:23","slug":"presidenti-begaj-uron-shqiptaret-per-vitin-e-ri-2023-lufta-jone-seshte-me-njeri-tjetrin-por-me-korrupsionin-krimin-e-varferine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/presidenti-begaj-uron-shqiptaret-per-vitin-e-ri-2023-lufta-jone-seshte-me-njeri-tjetrin-por-me-korrupsionin-krimin-e-varferine\/","title":{"rendered":"Presidenti Begaj uron shqiptar\u00ebt p\u00ebr Vitin e Ri 2023: Lufta jon\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, por me korrupsionin, krimin e varf\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj ka uruar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr Vitin e Ri 2023. N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr mediat, Begaj shkruan se lufta jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, por me korrupsionin, krimin dhe varf\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Begaj shpreson p\u00ebr nj\u00eb vit sa m\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, e ku kryefjal\u00eb t\u00eb jet\u00eb dashuria dhe jo lufta me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Kreu i Shtetit nuk i ka kursyer as mesazhet politike p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, tensionet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ku thekson se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb krah saj, si edhe zgjedhjet vendore t\u00eb 2023.<\/p>\n<p>Urimi i Presidentit Bajram Begaj per Vitin e Ri 2023<\/p>\n<p>T\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gjaku, t\u00eb nj\u00eb gjuhe, t\u00eb nj\u00eb atdheu dhe t\u00eb nj\u00eb kombi!<\/p>\n<p>Jan\u00eb or\u00ebt e fundit t\u00eb vitit 2022 ndaj m\u00eb lejoni t\u2019ju uroj nj\u00eb vit t\u00eb ri sa m\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, sa m\u00eb t\u00eb begat\u00eb p\u00ebr ju dhe njer\u00ebzit tuaj t\u00eb dashur! Sh\u00ebndet e mbar\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi, Maqedoni t\u00eb Veriut, Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, p\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt, dhe shqiptar\u00ebt kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto muaj, jam p\u00ebrpjekur t\u00eb vij sa m\u00eb pran\u00eb jush, p\u00ebr t\u2019ju takuar nga af\u00ebr, p\u00ebr t\u2019ju d\u00ebgjuar nga af\u00ebr. N\u00eb Kuk\u00ebs apo Delvin\u00eb, Shkod\u00ebr apo Elbasan, kudo ku kam qen\u00eb, qytetar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha moshave, m\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr shqet\u00ebsimet e tyre, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Kam b\u00ebr\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebj detyr\u00ebn, q\u00eb z\u00ebri i \u00e7do qytetari t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb z\u00ebri juaj, t\u00eb d\u00ebgjohet. Askush nuk duhet t\u00eb ndihet i m\u00ebnjanuar, i braktisur, i c\u00ebnuar n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb konkurrues me k\u00ebdo e kudo.<\/p>\n<p>Tek sa ishim ende duke u marr\u00eb me rim\u00ebk\u00ebmbjen nga t\u00ebrmeti, kriz\u00ebn e pandemis\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje do t\u00eb sh\u00ebnohej k\u00ebt\u00eb vit: agresioni i pajustifikuar rus ndaj Ukrain\u00ebs. Na u desh t\u00eb p\u00ebrballonim sfida t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat vun\u00eb n\u00eb prov\u00eb solidaritetin ton\u00eb, solidaritetin njer\u00ebzor dhe fuqin\u00eb e bashkimit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur shqiptar\u00eb t\u00eb rajonit!<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr rolin ton\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm si faktor stabiliteti dhe sigurie n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ku jetojm\u00eb. Situata e r\u00ebnd\u00eb dhe e patolerueshme e krijuar n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb marr\u00eb fund. Provokimet dhe gjuha e k\u00ebrc\u00ebnimeve nuk jan\u00eb gjuha me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb flitet, vet\u00ebm dialogu dhe respektimi i integritetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb rruga e vetme e zgjidhjes s\u00eb problemeve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta mb\u00ebshtes\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e saj t\u00eb integrimit euroatlantik, p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin, sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb saj n\u00eb NATO dhe n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte pasigurie globale, sfidash nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, q\u00eb nga ato ekonomike e sh\u00ebndet\u00ebsore, tek ato klimatike, \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb biesh n\u00eb pesimiz\u00ebm, t\u00eb mos gjesh shtys\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb maksimumin, t\u00eb humbas\u00ebsh besimin se gj\u00ebrat mund t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb takimet q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, shqiptar\u00ebt kan\u00eb ndar\u00eb me mua jo vet\u00ebm pengesat e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, por edhe pritshm\u00ebrit\u00eb, d\u00ebshirat dhe \u00ebndrrat e tyre. Kan\u00eb ndar\u00eb histori frym\u00ebzuese solidariteti, kontributi vullnetar, histori t\u00eb jasht\u00ebzakonshme suksesi.<\/p>\n<p>Gjej rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr familjet e tyre, p\u00ebr vendin e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mir\u00ebnjohje e thell\u00eb p\u00ebr profesionist\u00ebt e sh\u00ebndetit, p\u00ebr humanizmin dhe p\u00ebrkushtimin q\u00eb kan\u00eb treguar n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb kaq t\u00eb v\u00ebshtira. Mir\u00ebnjohje p\u00ebr profesionist\u00ebt e edukimit dhe arsimit, q\u00eb i jan\u00eb dedikuar nj\u00eb prej misioneve m\u00eb sublime t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, at\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7imit t\u00eb dijes; nderim p\u00ebr Forcat e Armatosura, forcat e rendit, ato t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb, zjarrfik\u00ebsit, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb heronjt\u00eb e heshtur q\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb sakrifikojn\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00eb t\u00eb tjera njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderim p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe median, shtyll\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr demokracin\u00eb funksionale; p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb profesionist\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb me ndershm\u00ebri e p\u00ebrkushtim n\u00eb sfer\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb. Drejt\u00ebsia e standardeve m\u00eb t\u00eb larta, nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb shihet si nj\u00eb privilegj por si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb investojn\u00eb dhe kontribuojn\u00eb p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, industrin\u00eb, turizmin, p\u00ebr inovacionin, p\u00ebr rritjen e ekonomis\u00eb shqiptare. Mir\u00ebnjohje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebt, q\u00eb me artin dhe kultur\u00ebn e tyr\u00eb jan\u00eb shpirti i nj\u00eb kombi.<\/p>\n<p>Respekt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e tyre n\u00eb sukseset historike t\u00eb k\u00ebtij viti, si \u00e7eljen zyrtarisht t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim me BE, pjes\u00ebmarrjen aktive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit, rritjen e rolit gjeopolitik t\u00eb vendit ton\u00eb, shpalljen e Xhublet\u00ebs shqiptare si pasuri e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit, n\u00eb mbrojtje t\u00eb UNESCO-s.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb na kan\u00eb emocionuar me sukseset e tyre, si Luiza Gega, e shum\u00eb e shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb nder Shqip\u00ebris\u00eb kudo ku ata jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha sferat, art, sport, kultur\u00eb, shkenc\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje ndaj diaspor\u00ebs, q\u00eb pavar\u00ebsisht se e deg\u00ebzuar kudo n\u00eb bot\u00eb, ndjek me v\u00ebmendje dhe shqet\u00ebsim gjith\u00e7ka q\u00eb ndodh n\u00eb trungun m\u00ebm\u00eb dhe jep kontributin e saj madhor n\u00eb zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm ekonomik, social e kulturor t\u00eb vendit. E konsideroj vot\u00ebn e diaspor\u00ebs si t\u00eb drejt\u00eb themeltare dhe t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>Viti q\u00eb po vjen do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit zgjedhor, ndaj t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt dhe institucionet, duhet t\u00eb garantojn\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb qet\u00eb e brenda t\u00eb gjitha standardeve m\u00eb t\u00eb larta demokratike. Konfliktualiteti, gjuha e urrejtjes dhe e m\u00ebrive partiake, fragmentarizimi i energjive politike, opozicioni i fjal\u00ebve dhe jo i zgjidhjeve, duhet t\u2019i mbeten s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb kuptojm\u00eb se lufta jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, por me varf\u00ebrin\u00eb, me korrupsionin, me krimin dhe pasigurin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb trojet tona, p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb ndal braktisjes s\u00eb atdheut. T\u00eb gjitha partit\u00eb politike duhet t\u00eb rigjejn\u00eb frym\u00ebn e dialogut dhe bashk\u00ebpunimit, duke e par\u00eb nj\u00ebri tjetrin si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb bindjeve t\u00eb ndryshme por me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: p\u00ebrparimi i Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>Nj\u00eb urim i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. Atyre u p\u00ebrket m\u00eb shum\u00eb se kujtdo bota e \u00ebndrrave, bota e s\u00eb mir\u00ebs dhe paqes. T\u2019u q\u00ebndrojm\u00eb pran\u00eb t\u00eb rinjve, t\u2019u japim kurajo, mb\u00ebshtetje dhe shpres\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhmen ta shohin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Le t\u2019i trash\u00ebgojm\u00eb atyre nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb begat\u00eb, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto momente n\u00eb tryez\u00ebn e fundvitit familjet bashkohen dhe rigjejn\u00eb lumturin\u00eb tek traditat m\u00eb t\u00eb ngrohta t\u00eb festave. N\u00eb Shqip\u00ebri, jemi me fat sepse ende raportet familjare, ato njer\u00ebzore, i kemi ruajtur dhe na sh\u00ebrbejn\u00eb si mburoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive dhe dallg\u00ebve t\u00eb jet\u00ebs. Familjet tona jan\u00eb streha e ngroht\u00eb ku gjejm\u00eb motivin e p\u00ebrditsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb, nd\u00ebrsa marrim po ashtu m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn prej tyre.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb momentet e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve me njer\u00ebzit e zemr\u00ebs, mos u kurseni t\u2019i shprehni atyre dashurin\u00eb, mir\u00ebnjohjen q\u00eb jan\u00eb pran\u00eb jush dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebatdhetar\u00eb,<\/p>\n<p>Kur t\u00eb jemi duke punuar n\u00eb zyr\u00eb apo duke punuar tok\u00ebn, duke studiuar apo duke dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim, duke sh\u00ebruar t\u00eb s\u00ebmur\u00eb apo duke ndihmuar t\u00eb moshuar, duke shpluhurosur trash\u00ebgimin\u00eb kulturore apo duke krijuar vepra artistike, kur t\u00eb jemi duke votuar, \u00e7far\u00ebdo t\u00eb jemi duke b\u00ebr\u00eb, t\u00eb mbajm\u00eb parasysh se jemi duke i sh\u00ebrbyer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe familjeve tona, vendit ton\u00eb, kombit ton\u00eb,<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>G\u00ebzuar!<\/p>\n<p>Urimet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Vitin e Ri 2023!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj ka uruar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr Vitin e Ri 2023. N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr mediat, Begaj shkruan se lufta jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, por me korrupsionin, krimin dhe varf\u00ebrin\u00eb. Begaj shpreson p\u00ebr nj\u00eb vit sa m\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, e ku kryefjal\u00eb t\u00eb jet\u00eb dashuria dhe jo lufta me nj\u00ebri-tjetrin. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":300842,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-308295","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/308295","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=308295"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/308295\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/300842"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=308295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=308295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=308295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}