{"id":309146,"date":"2023-01-08T12:53:27","date_gmt":"2023-01-08T11:53:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=309146"},"modified":"2023-01-08T12:53:27","modified_gmt":"2023-01-08T11:53:27","slug":"ishte-brenda-pd-se-si-e-kujton-8-janarin-gjekmarkaj-dy-lideret-dhe-koka-e-dashit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ishte-brenda-pd-se-si-e-kujton-8-janarin-gjekmarkaj-dy-lideret-dhe-koka-e-dashit\/","title":{"rendered":"Ishte brenda PD-s\u00eb, si e kujton 8 Janarin? Gjekmarkaj: Dy \u201clider\u00ebt\u201d dhe \u201ckoka e dashit\u201d"},"content":{"rendered":"<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb data 8 Janar dhe b\u00ebhet nj\u00eb vit nga protesta e dhunshme n\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb. Agron Gjekmarkaj, deputeti i Partis\u00eb Demokratike pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb b\u00ebri nj\u00eb rr\u00ebfim n\u00eb mbyllje t\u00eb vitit duke komentuar gjat\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb 8 Janar.<\/p>\n<p>\u201cViti 2022 pat filluar me 8 Janar dhe jo me dat\u00eb 1 si\u00e7 zakonisht ndodh.<\/p>\n<p>T\u00eb ftuar nga \u201cLideri i vogel historik\u201d shkuam p\u00ebr mbledhje n\u00eb selin\u00eb e PD me dyer t\u00eb blinduara, megjithese e ndienim \u00e7do t\u00eb ndodhte. N\u00eb fakt kisha dilema t\u00eb medha t\u00eb cilat burojn\u00eb tek mosbesimi q\u00eb njerzit shkaktojn\u00eb tek nj\u00ebri -tjetri permes politikes.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>I yshtur nga disa miq se mos do dilja ligsht moralisht perfundova aty br\u00ebnda. Qe nj\u00eb dit\u00eb e zeze! Kah ora 11 mberriti \u201cLideri i madh historik\u201d me nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb cilet i inkurajonte t\u00eb zaptonin ndertesen.<\/p>\n<p>Filluan \u201ckokat e dashit\u201d shkallet, uturimat, sharjet dhe perzhitja e pergjithshme, n\u00eb fund gazi lot\u00ebsjelles. T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb ngjanim si dele t\u00eb humbura perendie pa bari.<\/p>\n<p>Njerzit e shkret\u00eb u ndan\u00eb edhe me duke alternuar v\u00ebndet e viktimes dhe xhelatit, trimeris\u00eb dhe frikes.<\/p>\n<p>U pendova si dreqi q\u00eb shkova aty , jo per shkallen e rrezikut q\u00eb ishte e lart\u00eb por kur pas kthjellimit i dhash\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vetes kur besoja se n\u00eb at\u00eb ndeshje skishte asgj\u00eb ideale.<\/p>\n<p>Dy burra t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin ku si\u00e7 dialektika e do i madhi kishte shpikur t\u00eb voglin dhe i vogli donte ti ngjante t\u00eb madhit na kishin thirrur si mish per topin e interesave t\u00eb tyre personale.<\/p>\n<p>Niveli i interesave perligj t\u00eb tilla skena t\u00eb cilet pergenjeshtrohen nga e drejta dhe arsyeja e atij q\u00eb si ka ato.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Godina mbet si germadh\u00eb e ngjashme me gjendjen ton\u00eb mendore, njerez t\u00eb helmuar fizikisht e shpirterisht n\u00eb t\u00eb po kaq bregut t\u00eb Lanes, fatkeq t\u00eb tjer\u00eb po kaq t\u00eb helmuar vraponin ti shpetonin gazit duke urryer t\u00eb ngjashmit.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt q\u00eb pasuan ishin t\u00eb mbushura me verem dhe me budallallek t\u00eb pakufi. Akuzat kalonin \u00e7do vij\u00eb horizonti teksa ai murretehej edhe m\u00eb.<\/p>\n<p>U mblodhem nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebn efektin e dates 8 ( tet\u00eb) dhe perjashtuam nga partia shum\u00eb emra pasi na kishin shkarkuar ata ne me 11 Dhjetor t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ndiej keqardhje per doren kunder dhe voten ndaj t\u00eb ndjerit Presidentit Bujar Nishani ndon\u00ebse ai e kishte ngritur t\u00eb tijen ndaj nesh nga bregu i s\u00eb drejtes s\u00eb tij. Kjo jo se ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb po nga plaga e hapur q\u00eb la tek un\u00eb marrezia e politikes si triumf mbi miqesin\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk di as kujt ti kerkoj ndjes\u00eb pos shpirtit t\u00eb tij. Nj\u00eb miku im i apasionuar pas biografive politike me citon shpesh Hilari Klinton q\u00eb diku thot\u00eb \u201cpolitika \u00ebsht\u00eb biznes i konfliktit\u201d . E vertete po nuk duhet deri aty sa njeriu t\u00eb dehumanizohet dhe t\u00eb humbas\u00eb respektin e kundershtarit aq\u00ebsa t\u00eb perfundojm\u00eb deri n\u00eb konflikt fizik.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Por interesi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se etika. Ai shnderrohet gjithmon\u00eb n\u00eb moral se ja kerkon stomaku q\u00eb vjen i pari e me pas morali si\u00e7 thot\u00eb Bertol Breht po njeriu \u00ebsht\u00eb emocional dhe ka turp nga lakuriq\u00ebsia e s\u00eb vertetes t\u00eb cilen e vesh me moral individual.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst duke pranuar interesat , gabimet, teprimet, t\u00eb drejten time kam provuar befasi po asnjehere frik\u00eb nga sulmet q\u00eb me vinin nga njerez q\u00eb kisha ndar\u00eb buk per qejf apo bashk\u00ebpunim n\u00eb fushat\u00eb, me emra t\u00eb rrem\u00eb e t\u00eb vertet\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk i kisha shar\u00eb as mendoj ti shaj anjehere megjithese do doja t\u00eb kuptoja pse levdojn\u00eb dhe shajn\u00eb me komand\u00eb kur nevoja e liderit e kerkon?! Stomaku ta ket\u00eb fajin prap\u00eb?<\/p>\n<p>Po kaq i tronditur kam mbetur nga lavdet q\u00eb i b\u00ebnin Bashes per vizionet , koleget e mi n\u00eb Kongresin e 17 Korrikut 2021 dhe humbjen e quanin fitore ku me pas me t\u00eb nj\u00ebjten lehtesi ju turren t\u00eb gjorit me \u201cbeseprer\u00eb\u201d e \u00e7far\u00eb u zinin bul\u00e7injet.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>I vetmi burr\u00eb i vertete n\u00eb at\u00eb dat\u00eb qe Mark Marku, t\u00eb tjeret u tallen me veten dhe demokratet me vet\u00ebdije po ashtu jua lypte stomaku prap\u00eb.<\/p>\n<p>Nese duhet rith\u00ebn\u00eb e rithem nuk kam pendese p\u00ebr qendrimet e mia politike, me ndonj\u00eb perjashtim q\u00eb nuk modifikon thelbin mendoj njesoj edhe sot i bindur q\u00eb shumica e anes sime mendon ndryshe.<\/p>\n<p>Kam q\u00ebn\u00eb i pari nder deputet e PD-s\u00eb q\u00eb e kam komentuar shpalljen e Berishe \u201cno grata\u201d kur gjith\u00ebsecili heshti duke e quajtur paradoks t\u00eb dhimbshem me perceptimin tim se \u201crrufeja bie mbi lista e gjat\u00eb\u201d i bindur q\u00eb ai nuk do ta shnderront\u00eb PD-n\u00eb n\u00eb bunker t\u00eb luftes me Ameriken dhe mbi t\u00eb gjitha demokratet kunder nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri zgjedhje tjeter ndersa un\u00eb vazhdoj t\u00eb besoj se konflikti i PD me perendimin \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsia m\u00eb e madhe q\u00eb i ka ndodhur kesaj force.<\/p>\n<p>Respekt per ata q\u00eb nuk e mendojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.Zoti ju dh\u00ebnt\u00eb forc\u00eb.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Largimi i nj\u00eb personi t\u00eb vyer si Alfred Rushaj nga N\u00ebn Kryetar i Partis\u00eb e detyroi Lulzim Bashen t\u00eb gjente nj\u00eb zevendesues. Gishti i tij ra mbi mua. E kam pranuar me vetedije per sfiden dhe fundin e saj po ashtu me mirnjohje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr mundesin\u00eb q\u00eb me dha.<\/p>\n<p>Zgjati ve\u00e7 dy muaj dhe u dor\u00ebhoqa si sh\u00ebnj\u00eb pergjeq\u00ebsie dhe jo thjesht per emocionalitet p\u00ebr rezultatin e 6 Marsit t\u00eb cilin po e kuptoja para se t\u00eb numerohej gjat\u00eb diteve t\u00eb mia n\u00eb Shkoder nj\u00eb qytet q\u00eb nuk ta fsheh nderim dhe ftoht\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb parin e kisha provuar gjat\u00eb viteve si publicist e analist t\u00eb dytin asaj fushate. Vulen kesaj gjende ja vuri nj\u00eb grua e hazdisur n\u00eb Serreq tek vraponte me bi\u00e7iklete e cila leshoi nj\u00eb shkulm \u201d ah spiun i Sorosit\u201d ! Sa krenar do jet\u00eb Doktori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mendova.<\/p>\n<p>Kjo ( dor\u00ebheqja) ndodhi me 7 Mars n\u00eb dreke n\u00eb zyren e Bashes dhe n\u00eb dark\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje dramatike t\u00eb grupit parlamentar u b\u00eb publike. Tre dit\u00eb me pas u dor\u00ebhoq edhe Grida Duma e cila pak muaj me von\u00eb n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb perbuzje besoj m\u00eb shum\u00eb se zhgenjimi la edhe mandatin duke perkufizuar me nj\u00eb akt kot\u00ebsin\u00eb e shum\u00eb\u00e7kaje.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Asaj nate i gjith\u00eb grupi kerkoi dor\u00ebheqjen e Bashes dhe po kaq thirrje Berishes t\u00eb terhiqej. Basha vetem mbante shenim zemerimin e t\u00eb gjitheve. Nuk ndodhen asnj\u00ebra. Basha b\u00ebri nj\u00eb hap pas de fakto po de jure n\u00eb gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb kryetar i PD.<\/p>\n<p>Berisha as q\u00eb kishte ndermend t\u00eb terhiqej dhe po shijonte fitoren ndaj Bashes, marrjen e Shkodres, vendin e dyt\u00eb n\u00eb kater qytete t\u00eb tjera dhe Rama q\u00eb qeshej me ne si fitues numerash e jo vetem.<\/p>\n<p>Edhe sot kur PD vazhdon t\u00eb jet\u00eb \u00ebnde e per\u00e7ar\u00eb zgjidhja do duhej kerkuar e gjetur pertej Berishes dhe Bashes. Prania e tyre , e t\u00eb dyve , justifikohet me interesat e tyre personale po jo me perspektin e PD-s\u00eb p\u00ebr tu bashkuar e p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ndonj\u00eb ka shpres\u00eb q\u00eb ta l\u00eb mandatin do t\u00eb zhgenjehet po aq sa jam zhgenjyer un\u00eb me ngjarjet n\u00eb PD. K\u00ebto nuk jan\u00eb \u201ckujtimet\u201d e nj\u00eb patetiku delirant q\u00eb pretendon t\u00eb ndryshoj\u00eb rrjedhen e ngjarjeve, bindjet e njerzve apo fundin e historis\u00eb po thjesht t\u00eb nj\u00eb deshmitari q\u00eb ka respekt per veten dhe qendrimet e tij t\u00eb vuajtura.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Pas gjyqit apo vendimit t\u00eb \u201d Zhukrit\u201d Sali Berisha me t\u00eb veter u kthye dhe mori Selin\u00eb e PD-s\u00eb. Me gjas\u00eb as kthimi as rezistenca ndaj tij ishin pa kuptim. Fitoi forca e veprimit t\u00eb par\u00eb. Ne na mbet n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb ankimim p\u00ebr t\u00eb cilin skam asnj\u00eb merit\u00eb dhe asnj\u00eb faj e me k\u00ebt\u00eb pohim nuk po b\u00ebj divorc.<\/p>\n<p>Me t\u00eb n\u00eb dor\u00eb e me vul\u00eb n\u00eb xhep u strehuam n\u00eb kryesin\u00eb e Kuvendit si Opozita e Azerbajxhanit. Dy palet dukshem t\u00eb lenduar e mosbesues e per fat t\u00eb keq po aq edhe qesharak n\u00eb raport me veten dhe qytetaret. Si\u00e7 thot\u00eb Kamyja na duhet nj\u00eb zot i pergjithshem q\u00eb \u00e7do nj\u00ebri prej nesh t\u00eb mos ndihet zot e ti b\u00ebj\u00eb gj\u00ebmem tjetrit kjo vlen edhe per grupin e mbetur t\u00eb PD q\u00eb si sonambul vertitet duke pritur Godon\u00eb q\u00eb nuk duhet m\u00eb t\u00eb kthehet si qeleshe.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Ndaj n\u00eb menyr\u00eb mistike ndihem pjes\u00eb e PD-s\u00eb e njerzve q\u00eb na votuan n\u00eb Prill t\u00eb 2021 sesa e grupeve t\u00eb ndara per interesa individesh. Po kaq vitit 2022 mbajti tek dyert e gjykates deputetin e Opozites Ervin Saliani i cili akuzohet per kallzim t\u00eb rrem\u00eb edhe pse nuk ka b\u00ebr\u00eb fare kallzim.<\/p>\n<p>Po ky \u00ebsht\u00eb vullneti i Fatmir Xhafes dhe me vullnetin e tij nuk b\u00ebn shaka as gjykata e as shum\u00eb ekpsonent\u00eb t\u00eb mazhorances. Mister i madh kjo. Koha do ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb prekshem. Denimi i tij politik po ndodhi do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb turp i drejtesis\u00eb, faj i politikes por edhe i vitit t\u00eb ri 2023 q\u00eb do donim t\u00eb ishte m\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<figure><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/i.imgur.com\/l7bgfeN.jpg\"><\/figure>\n<p>Pas 7 Marsit si kompensim ndaj vetes pos debatit parlamentar a ndonje dalje jo t\u00eb shpesht\u00eb publike jam investuar tek ana komike e politikes tek \u201cKronika e s\u00eb Enjtes\u201d p\u00ebr t\u00eb cilen me duhet ti falenderoj koleget p\u00ebr lejen e heshtur q\u00eb me kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb\u201d shkruante ai pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot \u00ebsht\u00eb data 8 Janar dhe b\u00ebhet nj\u00eb vit nga protesta e dhunshme n\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb. Agron Gjekmarkaj, deputeti i Partis\u00eb Demokratike pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb b\u00ebri nj\u00eb rr\u00ebfim n\u00eb mbyllje t\u00eb vitit duke komentuar gjat\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb 8 Janar. \u201cViti 2022 pat filluar me 8 Janar dhe jo me dat\u00eb 1 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":309149,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-309146","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/309146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=309146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/309146\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/309149"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=309146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=309146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=309146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}