{"id":309846,"date":"2023-01-13T07:03:55","date_gmt":"2023-01-13T06:03:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=309846"},"modified":"2023-01-13T07:03:55","modified_gmt":"2023-01-13T06:03:55","slug":"dritan-hila-arben-ahmetaj-eshte-me-breke-neper-kembe-dhe-perseri-prokuroria-nuk-guxon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dritan-hila-arben-ahmetaj-eshte-me-breke-neper-kembe-dhe-perseri-prokuroria-nuk-guxon\/","title":{"rendered":"Dritan Hila: Arben Ahmetaj \u00ebsht\u00eb me brek\u0117 n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri prokuroria nuk guxon\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dritan Hila<\/p>\n<p>Me sensin e t\u00eb pastajmes, shum\u00eb demokrat\u00eb mendojn\u00eb se pas videos q\u00eb \u00e7oi n\u00eb ngjarjet e 21 janarit, Berisha duhet t\u00eb prishte koalicionin me Ilir Met\u00ebn dhe shpallte zgjedhjet e parakohshme. Logjika e tyre mban. Prishja e koalicionit do ta ndante PD-n\u00eb nga nj\u00eb aleat q\u00eb po e fundoste me tahmanll\u00ebkun e tij. Edhe n\u00eb rast humbje, do t\u00eb ishte fitore morale dhe do krijonte precedentin e rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb kur b\u00ebn skandale, \u00e7\u2019ka do ta ndihmonte n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt PD edhe n\u00ebse humbiste. Dhe gjithashtu mendonin se edhe n\u00ebse humbnin, pasi elektorati nuk do ta vler\u00ebsonte aty p\u00ebr aty kart\u00ebn morale t\u00eb PD, socialist\u00ebt do gjendeshin t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr zgjedhje. Por m\u00ebngjesin kur duhet t\u00eb shpallte prishjen e koalicionit, Berisha foli p\u00ebr arror\u00ebt dhe vazhdoi bashk\u00ebqeverisjen, q\u00eb pas atij \u00e7asti e futi n\u00eb qerthullin e bashk\u00ebpun\u00ebtorit n\u00eb krim. P\u00ebrfundimi dihet.<\/p>\n<p>Sot Ram\u00ebs po i plas nj\u00eb skandal pas tjetrit. Pa kaluar tre dit\u00eb nga skandali ku shefes s\u00eb kabinetit t\u00eb Arben Ahmetaj i vidhen parat\u00eb dhe ajo deklaron shum\u00ebn e cila \u00ebsht\u00eb 12 her\u00eb m\u00eb e madhe nga ajo q\u00eb lejon ligji p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb sht\u00ebpi, sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i ministris\u00eb s\u00eb financave kapet n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb tjet\u00ebr korrupsioni.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Rama i ka hapur rrug\u00eb hetimeve duke i l\u00ebn\u00eb dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb prokuroris\u00eb. Por kjo nuk mjafton. Prokuroria \u00ebsht\u00eb qen i rrahur dhe nuk guxon t\u00eb ngjitet tek politikan\u00ebt edhe kur ata jan\u00eb me brek\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb si Ahmetaj. Pjell\u00eb e nj\u00eb populli q\u00eb teorit\u00eb komplotiste jan\u00eb buk\u00eb e p\u00ebrditshme, edhe prokuror\u00ebt mendojn\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb loj\u00ebra t\u00eb Ram\u00ebs. N\u00eb fakt hajdutll\u00ebku n\u00eb administrat\u00eb vjen nga mosp\u00ebrfillja e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb aspekt. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Rama q\u00eb duhet t\u2019i inkurajoj\u00eb prokuror\u00ebt p\u00ebr arrestime. Ahmetaj \u00ebsht\u00eb rasti m\u00eb flagrant ku n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i hidhen hekurat Klosit dhe Ahmetaj si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb korrupsion, rrin\u00eb e furnizojn\u00eb publikun me hetimet e nj\u00eb hajduteje ordinere.<\/p>\n<p>Qeverisja e Ram\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb teh t\u00eb thik\u00ebs si ajo e Berish\u00ebs e cila varej nga numrat e Met\u00ebs. Rama nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb n\u00ebse elektorati e beson pasi n\u00eb gjendjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb opozita, fitorja do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sh\u00ebtitje p\u00ebr PS. Por Ram\u00ebs i duhet karta morale e qeverisjes, dhe kjo fillon nga arrestimet e k\u00ebtyre tipave q\u00eb nuk i njeh asnjeri por q\u00eb qarkullojn\u00eb miliona t\u00eb cilat i quajn\u00eb t\u00eb tyret; t\u00eb sht\u00ebpive ku banojn\u00eb dhe q\u00eb i kan\u00eb me tepri e deri tek furistradat q\u00eb drejtohen nga ca femra t\u00eb mbytura nga silikoni me tabela qeveritare n\u00eb kroskot.<\/p>\n<p>E vjedhura dhe e rrahura nuk harrohen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e urt\u00eb. Por sidomos k\u00ebto vjedhje q\u00eb t\u00eb heqin l\u00ebkur\u00ebn e shtat\u00eb Edi Rama e ka p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb q\u00eb nuk ka dor\u00eb. Dhe kjo fillon duke plasur n\u00eb burg gjith\u00eb spitullaq\u00ebt q\u00eb po na vjedhin e rrahin p\u00ebrdit\u00eb.\/dritare.net<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dritan Hila Me sensin e t\u00eb pastajmes, shum\u00eb demokrat\u00eb mendojn\u00eb se pas videos q\u00eb \u00e7oi n\u00eb ngjarjet e 21 janarit, Berisha duhet t\u00eb prishte koalicionin me Ilir Met\u00ebn dhe shpallte zgjedhjet e parakohshme. Logjika e tyre mban. Prishja e koalicionit do ta ndante PD-n\u00eb nga nj\u00eb aleat q\u00eb po e fundoste me tahmanll\u00ebkun e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":309847,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364,231],"tags":[5735,5965,312,5966,5940],"class_list":{"0":"post-309846","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-koment-opinion","8":"category-lajme","9":"tag-ahmetaj","10":"tag-hila","11":"tag-lajme","12":"tag-prokuroria","13":"tag-zjarrnews"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/309846","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=309846"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/309846\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/309847"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=309846"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=309846"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=309846"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}