{"id":311600,"date":"2023-01-26T21:03:02","date_gmt":"2023-01-26T20:03:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=311600"},"modified":"2023-01-26T21:32:20","modified_gmt":"2023-01-26T20:32:20","slug":"big-brother-vip-eshte-nje-lloj-pasqyre-e-kultures-moderne-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/big-brother-vip-eshte-nje-lloj-pasqyre-e-kultures-moderne-shqiptare\/","title":{"rendered":"Big Brother VIP \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj pasqyre e kultur\u00ebs moderne shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Nga Afrim Karoshi<\/p>\n<p>Big Brother VIP \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj pasqyre e kultur\u00ebs moderne shqiptare.<\/p>\n<p>M\u00eb lini t\u00eb shpjegohem.<\/p>\n<p>V\u00eb re dy lloj reagimesh ndaj Big Brother. Nj\u00eb pjes\u00eb e shijojn\u00eb, jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb zhytur n\u00eb enigmat e programit, votojn\u00eb, reagojn\u00eb sikur Luizi \u00ebsht\u00eb djali i daj\u00ebs s\u00eb tyre, komentojn\u00eb ngjarjet e dit\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi, ose komentojn\u00eb perceptimin publik p\u00ebr ngjarjet. Luizi \u00ebsht\u00eb shakaxhi, Olta \u00ebsht\u00eb aktore&#8230; ajo tjetra \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, e ai tjetri \u00ebsht\u00eb ashtu. Ky grup njer\u00ebzish jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb kampe, n\u00eb preferenca, kritikojn\u00eb dik\u00eb, e lavd\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kampi i dyt\u00eb, sipas reagimit q\u00eb v\u00eb re un\u00eb, \u00ebsht\u00eb duke vajtuar humbjen e identitetit t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare. Sipas k\u00ebtyre njer\u00ebzve, Big Brother po shkat\u00ebrron kultur\u00ebn shqiptare &#8211; kultur\u00ebn televizive, kultur\u00ebn e reagimit, kultur\u00ebn e t\u00eb jetuarit. Ky program po shkat\u00ebrron vlerat; po e degradon publikun. Po e shkat\u00ebrron publikun. Kan\u00eb merak, se \u00e7far\u00eb do ndodh\u00eb me shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb ardhmen, kur t\u00eb m\u00ebsohemi me k\u00ebto vlera. E kan\u00eb merak se, shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt po rezistojn\u00eb pak tani, n\u00eb fund do t&#8217;ju dor\u00ebzohen krejt\u00ebsisht k\u00ebtyre vlerave.<\/p>\n<p>Un\u00eb, n\u00eb mendimet e mia t\u00eb p\u00ebrditshme, e t\u00eb pa filtruara, b\u00ebj pjes\u00eb n\u00eb grupin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Por nuk e kam iluzionin se reagimi ndaj k\u00ebtij programi do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb vlerat dhe identitetin shqiptar. E as nuk mendoj se ky program po shkat\u00ebrron identitetin kulturor shqiptar.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja grupet e njer\u00ebzve, n\u00eb mendimin tim, reagojm\u00eb, sepse ky program, na shpalos vlera t\u00eb cilat tashm\u00eb i kemi p\u00ebrqafuar.<\/p>\n<p>Le t\u00eb shohim ca p\u00ebrkufizime, t\u00eb cilat i ka p\u00ebrqafuar programi dhe t\u00eb testojm\u00eb &#8211; sinqerisht &#8211; n\u00ebse tashm\u00eb e kemi pranuar k\u00ebt\u00eb lloj realiteti kulturor, p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte Big Brother.<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb VIP-at shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej nesh, nuk na ka ardhur rasti t\u00eb jemi n\u00eb rolin e tyre, por do t\u00eb b\u00ebnim gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb televizor si ata. Do t\u00eb shtynim, p\u00ebshtynim, do t\u00eb b\u00ebrtisnim, do t\u00eb shanim, do t\u00eb q\u00ebllonim me shpull\u00eb, do t\u00eb thoshim fjal\u00eb t\u00eb ndyra, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ishim si ata. Shum\u00eb shqiptar\u00eb, pasi e kan\u00eb p\u00ebrqafuar realitetin se t\u00eb kesh para, t\u00eb jep jet\u00ebn q\u00eb \u00ebnd\u00ebrron, e kan\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje rast\u00ebsie (fatlume!) t\u00eb b\u00ebhen si ata.<\/p>\n<p>I kemi me merak VIP-at e Big Brother, sepse shum\u00eb t\u00eb donim t\u00eb ishim n\u00eb vendin e tyre. B\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka mundemi t\u00eb jemi si ata.<\/p>\n<p>Si e fitojn\u00eb disa shqiptar\u00eb nj\u00eb loj\u00eb?<\/p>\n<p>Me intriga, fjal\u00eb pas krah\u00ebve, me miq\u00ebsi q\u00eb nd\u00ebrtohen e shkat\u00ebrrohen kafeneve, me p\u00ebrtaci, me iden\u00eb se vet\u00ebm ne jemi t\u00eb zot\u00eb, se strategjit\u00eb tona funksionojn\u00eb, se vet\u00ebm ne e dim\u00eb se si b\u00ebhen gj\u00ebrat, vet\u00ebm ne jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, duke i shtyr\u00eb me b\u00ebrryla t\u00eb tjer\u00ebt n\u00ebp\u00ebr rradha e n\u00ebp\u00ebr institucione. Dhe si rezultat, vet\u00ebm ne duam t\u00eb fitojm\u00eb. Aq t\u00eb bindur jemi se jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe se e meritojm\u00eb ta fitojm\u00eb loj\u00ebn, sa kur dikush na shkat\u00ebrron strategjin\u00eb &#8220;fituese&#8221;, i b\u00ebjm\u00eb hasha, i shmangim, i ve\u00e7ojm\u00eb, i izolojm\u00eb. Nuk e pranojm\u00eb leht\u00eb humbjen, sepse vet\u00ebm ne jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. Ashtu si banor\u00ebt e Big Brother. A thua kjo prirje na u paraqit prej k\u00ebtij programi?<\/p>\n<p>I kemi me merak VIP-at e Big Brother, sepse jemi si ata, me t\u00eb nj\u00ebjtin egoiz\u00ebm e me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ata p\u00ebrdorin fjal\u00eb fyese e godasin nj\u00ebri-tjetrin?<\/p>\n<p>Ou? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb njer\u00ebzit revoltohen me k\u00ebt\u00eb realitet? A nuk i d\u00ebgjojm\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn nj\u00ebri-tjetrin duke p\u00ebrdorur terma degradues p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin? Fyes? Goditje, jo thua? A nuk i shikon njer\u00ebzit q\u00eb zihen p\u00ebrdit\u00eb? Q\u00eb b\u00ebrtasin n\u00eb telefon? Q\u00eb shajn\u00eb pa pik\u00eb turpi, madje dhe kur kan\u00eb kalamaj af\u00ebr? A nuk i ke par\u00eb disa, brenda familjeve tona, q\u00eb lavd\u00ebrohen q\u00eb ju kan\u00eb m\u00ebsuar fjal\u00eb t\u00eb pista kalamajve?<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb skandalizohemi me fjalorin, kur ne flasim ashtu p\u00ebrdit\u00eb e publikisht?<\/p>\n<p>I kemi me merak VIP-at e Big Brother, sepse jemi si ata. E kemi pranuar at\u00eb lloj stili komunikimi e mendojm\u00eb se kjo e folur \u00ebsht\u00eb norma e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka p\u00ebr para? Ata po luajn\u00eb p\u00ebr para?<\/p>\n<p>Seriozisht e ke? Kush prej nesh, n\u00eb realitetin ton\u00eb, nuk e ka paran\u00eb idhull? Pa para, je askushi n\u00eb kultur\u00eb ton\u00eb moderne. Ata q\u00eb kan\u00eb, kan\u00eb gjith\u00e7ka. Ne q\u00eb s&#8217;kemi, s&#8217;kemi asgj\u00eb. Parat\u00eb marrin vendime p\u00ebr ne. Parat\u00eb caktojn\u00eb ku rrim\u00eb, e ku ikim. Parat\u00eb vendosim moralin, dhe e zhb\u00ebjn\u00eb moralin t\u00eb cilin e kemi ruajtur deri tani. P\u00ebr para g\u00ebnjejn\u00eb politikan\u00eb, doktor\u00eb, shit\u00ebs, kamarier\u00eb, prift\u00ebrinj\u00eb, misionar\u00eb, ofiqar\u00eb, punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs, pastrues, sekretar\u00eb, varrmih\u00ebs, agjensi funerale, zyrtar\u00eb vendor\u00eb, gjyqtar\u00eb, roje parkingu&#8230; Paraja \u00ebsht\u00eb idhulli i kultur\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, gjith\u00e7ka e justifikojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar para, q\u00eb na nevojiten.<\/p>\n<p>I kemi me merak VIP-at e Big Brother, sepse shum\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb si ata: e kemi idhull paran\u00eb dhe i masim njer\u00ebzit me t\u00eb nj\u00ebjtin k\u00fat.<\/p>\n<p>E kuptoj. Ka p\u00ebrjashtime.<\/p>\n<p>Por kultura nuk caktohet nga p\u00ebrjashtimet. Nj\u00eb peshk q\u00eb lundron kundra rrym\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtim. Por peshqit e tjer\u00eb, t\u00eb shumt\u00eb, rendin me rrjedh\u00ebn, drejt rrjet\u00ebs q\u00eb i pret aty n\u00eb fund. E pothuajse t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta peshq, t\u00eb ndihmuar nga rryma, po notojn\u00eb m\u00eb shpejt, drejt rrjet\u00ebs, drejt fundit.<\/p>\n<p>Prandaj, mbaje televizorin ndezur! Dhe vazhdo notimin, si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Ose fike televizorin. Noto kundra rrym\u00ebs. Shqyrto motivet e zemr\u00ebs n\u00ebse mundesh. Filloje procesin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb \u00e7&#8217;montimit t\u00eb idhujve kulturor\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb nuk i dallojm\u00eb idhujt te vetja. K\u00ebrkon ndihm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb realitetin q\u00eb v\u00ebzhgoj un\u00eb, ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e kan\u00eb fikur televizorin me koh\u00eb. K\u00ebta njer\u00ebz, zakonisht punojn\u00eb me or\u00eb t\u00eb gjata, mbajn\u00eb familjet e tyre, \u00e7ojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb shkoll\u00eb, b\u00ebjn\u00eb detyrat me ta, takojn\u00eb miq e shok\u00eb, flasin se si t\u00eb kujdesen p\u00ebr sigurin\u00eb e pallatit t\u00eb tyre, dalin me f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebtitje, dhe, kur i pyet, e din\u00eb se jeta e tyre nuk varet as nga politika (aq sa \u00e7&#8217;duket), as nga televizori (nuk kan\u00eb koh\u00eb t\u00eb shohin televizor), por mundi i tyre shp\u00ebrblehet prej Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Big Brother do t\u00eb mbaroj\u00eb kur zemra t\u00eb kthehet drejt adhurimit t\u00eb gj\u00ebrave q\u00eb kan\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme. Dhe secili prej nesh, ta fitoj\u00eb jet\u00ebn me djers\u00ebn e vet, n\u00eb ndershm\u00ebri e dinjitet. At\u00ebher\u00eb, t\u00eb gjitha p\u00ebrkufizimet e reja t\u00eb jet\u00ebs moderne shiqptare &#8211; vipll\u00ebku, parat\u00eb, fama, ekrani &#8211; do t\u00eb ken\u00eb ndryshuar!\/jasht\u00ebkornize.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Afrim Karoshi Big Brother VIP \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj pasqyre e kultur\u00ebs moderne shqiptare. M\u00eb lini t\u00eb shpjegohem. V\u00eb re dy lloj reagimesh ndaj Big Brother. Nj\u00eb pjes\u00eb e shijojn\u00eb, jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb zhytur n\u00eb enigmat e programit, votojn\u00eb, reagojn\u00eb sikur Luizi \u00ebsht\u00eb djali i daj\u00ebs s\u00eb tyre, komentojn\u00eb ngjarjet e dit\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi, ose [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":310961,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-311600","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/311600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=311600"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/311600\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/310961"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=311600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=311600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=311600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}