{"id":312340,"date":"2023-02-04T07:56:54","date_gmt":"2023-02-04T06:56:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=312340"},"modified":"2023-02-04T07:56:54","modified_gmt":"2023-02-04T06:56:54","slug":"nga-francezet-te-patronazhistet-e-rames-frika-dhe-rreziku-i-prodhimit-te-pasaportave-nga-shteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-francezet-te-patronazhistet-e-rames-frika-dhe-rreziku-i-prodhimit-te-pasaportave-nga-shteti\/","title":{"rendered":"Nga francez\u00ebt te patronazhist\u00ebt e Ram\u00ebs, frika dhe rreziku i prodhimit t\u00eb pasaportave nga shteti"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin e dhjet\u00eb t\u00eb qeverisjes kur ka dh\u00ebn\u00eb me koncension \u00e7do sh\u00ebrbim e pasuri publike si t\u00eb ishte pla\u00e7k\u00eb e tij, Edi Rama b\u00ebri nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb papritur kur njoftoi se do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb kompani publike p\u00ebr prodhimin e dokumenteve biometrik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ministri i tij i Brendsh\u00ebm, Bledi \u00c7u\u00e7i deklaroi se me p\u00ebrfundimin e kontrat\u00ebs koncensionare me kompanin\u00eb franceze \u201cAleat Idemia Group\u201d ky sh\u00ebrbim nuk do t\u2019i jepej m\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kompanie private dhe as do t\u00eb kishte rinovim me grupin aktual. Ky vendim nuk mund t\u00eb mos kalonte n\u00eb heshtje sidomos nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb nj\u00ebsoj si ne kan\u00eb par\u00eb shk\u00ebrmoqjen e shtetit dixhital t\u00eb Edi Ram\u00ebs, rrjedhjen masive t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebrmes patronazhist\u00ebve dhe goditjen e hakerave iranian\u00eb.<\/p>\n<p>Presioni i SHBA dhe BE<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim diplomatik i tha Lapsi.al se amerikan\u00ebt, por edhe Brukseli zyrtar jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat sensitive p\u00ebr t\u00eb cilat qeveria e tij nuk ofron asnj\u00eb garanci se nuk do t\u00eb keqp\u00ebrdoren. Jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, tregon burimi diplomatik p\u00ebr Lapsi.al, ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar nj\u00eb takim kok\u00eb me kok\u00eb me Ministrin e Brendsh\u00ebm t\u00eb cilit i ka ngritur k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>Kim i ka sjell n\u00eb v\u00ebmendje infrastruktur\u00ebn e dob\u00ebt q\u00eb ka shteti shqiptar p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi dhe ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave si dhe goditjen e para disa muajve nga e cila ne nuk e kemi marr\u00eb ende veten. Amerikan\u00ebt nuk e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb me kaq, por kan\u00eb thirrur n\u00eb ndihm\u00eb edhe europian\u00ebt duke iu k\u00ebrkuar t\u00eb ushtronin presion tek Shqip\u00ebria. Po me Ministrin e Brendsh\u00ebm ka zhvilluar takim edhe ambasadorja e BE n\u00eb Tiran\u00eb, Christiane Hohmann, shtoi burimi diplomatik i Lapsi.al<\/p>\n<p>Ajo i ka ngritur zyrtarisht k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim me po t\u00eb nj\u00ebjtat argumenta si ambasadorja e SHBA. Megjithat\u00eb duket se k\u00ebto p\u00ebrpjekje jan\u00eb t\u00eb kota sepse Edi Rama po shkon drejt ngritjes s\u00eb kompanis\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb pasaporta dhe karta identiteti p\u00ebr shqiptar\u00ebt nga mesi i k\u00ebtij viti dhe n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Si\u00e7 m\u00ebson Lapsi.al pritet q\u00eb n\u00eb mbledhjen m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb VKM-ja p\u00ebr krijimin e kompanis\u00eb publike nd\u00ebrsa grupe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta pune nga qeveria dhe koncensionari \u201cAleat\u201d po punojn\u00eb p\u00ebr procesin e dor\u00ebzimit t\u00eb aseteve dhe sh\u00ebrbimit tek shteti. Afati i kontrat\u00ebs me kompanin\u00eb franceze n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb aksioner\u00eb dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit p\u00ebrfundon n\u00eb muajin korrik. Pas k\u00ebtij muaji e n\u00eb vijim sh\u00ebrbimin e merr shteti shqiptar. Kompania e re do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb administrator dhe nj\u00eb bord drejtues.<\/p>\n<p>Frika<\/p>\n<p>Skandali me patronazhist\u00ebt t\u00eb cilin Lapsi.al e denoncoi i pari nuk ishte i vetmi q\u00eb na tregoi shpartallimin e shtetit dixhital t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ajo u pasua me sulmin ndaj e-Albania, rrjedhjen e databaz\u00ebs s\u00eb pagave, targave, numrave t\u00eb telefonit, goditjen e sistemeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe deri tek t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit bankar. Kaq \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr d\u00ebshmuar paaft\u00ebsin\u00eb e shtetit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb dh\u00ebnat sensitive.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se jan\u00eb hedhur miliona euro p\u00ebrmes AKSHI-t dhe institucioneve t\u00eb tjera publike p\u00ebr mbrojtjen kibernetike, n\u00eb fakt ishin hakerat iranian\u00eb dhe patronazhist\u00ebt e partis\u00eb-shtet q\u00eb hidhnin valle sa her\u00eb donin. Shqet\u00ebsimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb, se shtet\u00ebzimi edhe i k\u00ebtij sh\u00ebrbimi nuk garanton sigurin\u00eb p\u00ebr dokumentet biometrike t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Rreziku<\/p>\n<p>Marrja n\u00eb dor\u00ebzim e nj\u00eb kompanie nd\u00ebrkomb\u00ebtare me standarde t\u00eb larta sigurie dhe menaxhimi i saj nga patronazhist\u00ebt dhe klientela e Edi Ram\u00ebs duket nj\u00eb vendim i kalkuluar mir\u00eb. Jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar fitime t\u00eb larta q\u00eb n\u00eb 2019 kap\u00ebn shifr\u00ebn rekord prej 15.5 milion\u00eb euro neto, por sidomos p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar nisma t\u00eb tjera t\u00eb rrezikshme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb amnistia fiskale apo Pasaportat Gold.<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt e gishtave jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna shum\u00eb sensitive t\u00eb cilat jan\u00eb ruajtur me fanatiz\u00ebm dhe standard t\u00eb lart\u00eb nga kompania \u201cAleat\u201d, e cila nuk ia ka dor\u00ebzuar shtetit shqiptar pik\u00ebrisht sepse s\u2019kemi infrastruktur\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u2019i garantuar. Me kalimin n\u00eb administrim shtet\u00ebror t\u00eb k\u00ebsaj kompanie shtohen dyshimet se njer\u00ebz me rekorde kriminale mund t\u00eb penetrojn\u00eb m\u00eb kollaj p\u00ebr t\u2019u pajisur me pasaporta me identitet t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr qeveria deri m\u00eb tani ka si argument t\u00eb fort\u00eb vet\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb e rishikimit me ulje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb pasaportave dhe thjesht justifikimin formal t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncensionare. Shum\u00ebkush kur mendon se pasaportat dhe ID e shqiptar\u00ebve pas disa muajsh do t\u00eb prodhohen nga drejtor\u00ebt dhe patronazhist\u00ebt e Edi Ram\u00ebs, sjell nd\u00ebrmend shprehjen thumbuese \u201cNj\u00ebsoj si t\u2019i var\u00ebsh ujkut m\u00ebl\u00e7it\u00eb e qingjit n\u00eb qaf\u00eb\u2026\u201d \u00a9LAPSI.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin e dhjet\u00eb t\u00eb qeverisjes kur ka dh\u00ebn\u00eb me koncension \u00e7do sh\u00ebrbim e pasuri publike si t\u00eb ishte pla\u00e7k\u00eb e tij, Edi Rama b\u00ebri nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb papritur kur njoftoi se do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb kompani publike p\u00ebr prodhimin e dokumenteve biometrik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ministri i tij i Brendsh\u00ebm, Bledi \u00c7u\u00e7i deklaroi se me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":312341,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-312340","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/312340","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=312340"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/312340\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/312341"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=312340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=312340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=312340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}