{"id":31263,"date":"2017-02-09T17:17:29","date_gmt":"2017-02-09T15:17:29","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=31263"},"modified":"2017-02-09T17:17:46","modified_gmt":"2017-02-09T15:17:46","slug":"burri-i-avokates-se-shtetit-avokati-i-kompanise-cez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/burri-i-avokates-se-shtetit-avokati-i-kompanise-cez\/","title":{"rendered":"Burri i Avokates s\u00eb Shtetit, avokati i kompanis\u00eb CEZ!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Armand MAHO<\/strong><\/p>\n<p>Avokatja e Shtetit Alma Hi\u00e7ka, e ngarkuar nga Edi Rama p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e shtetit shqiptar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e CEZ, ka konflikt interesi, pasi burri i saj ka qen\u00eb avokati i kompanis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve q\u00eb ajo ka ndenjur n\u00eb Shqip\u00ebri. Zyra e burrit t\u00eb Ali\u00e7k\u00ebs, ka qen\u00eb ajo q\u00eb ka mbrojtur kompanin\u00eb n\u00eb gjyqet q\u00eb kjo e fundit ka pasur me shtetin shqiptar, disa nga vendimet gjyq\u00ebsore i disponon dhe gazeta \u201cRD\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuar me kaq, por n\u00eb grupin q\u00eb ndjek k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Hi\u00e7ka ka pun\u00ebsuar dhe avokatin tjet\u00ebr t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj punonj\u00ebs n\u00eb Avokatur\u00ebn e Shtetit, Arm\u00ebr Juka. Duhet theksuar se Hi\u00e7ka \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb parat em\u00ebrime q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Rama sapo mori karrigen e kryeministrit m\u00eb dat\u00eb 5 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2013, duke e konsideruar si \u201ckryembrojt\u00ebse e interesit t\u00eb shtetit\u201d, por q\u00eb me sa duket \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb at\u00eb post p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pazaret dhe interesat e Edi Ram\u00ebs dhe enturazhit t\u00eb tij politik.<\/p>\n<p><strong>Konflikti interesit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 6 dhjetor, Alma Hi\u00e7ka do pyetej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Komisionin Hetimor p\u00ebr CEZ, duke mohuar t\u00eb ishte n\u00eb dijeni q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj t\u00eb ishte avokat i kompanis\u00eb. Por kjo pak e besueshme ka qen\u00eb\u2026 Kjo, sepse i nj\u00ebjti avokat ka qen\u00eb dhe n\u00eb koh\u00ebn kur DIA paditi kompanin\u00eb CEZ p\u00ebr mosshlyerje detyrimesh. Por Alma Hi\u00e7ka nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mes dy kompanive, bashk\u00ebshorti i saj dhe vet\u00eb ajo kanw qen\u00eb avokat i t\u00eb dy palwve n\u00eb proces, pra dhe i t\u00eb paditurve dhe i padit\u00ebsve. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb zonja Hi\u00e7ka nuk e di faktin q\u00eb vart\u00ebsi i saj, dhe an\u00ebtar i grupit t\u00eb pun\u00ebs, avokat i zyr\u00ebs Hajdari &amp; Haxhia, nuk e di q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar prej vitesh CEZ n\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit. Nuk e di zonja Hi\u00e7ka q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj ka qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues me t\u00eb drejta t\u00eb plota, i autorizuar nga administratori i CEZ Josef Hejsek, dhe e ka mbrojtur n\u00eb gjyqet q\u00eb kompania ka pasur me tatimet e Tiran\u00ebs, dhe p\u00ebr \u00e7do konflikt tjet\u00ebr. Pak si e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet kjo, kur ka qen\u00eb dhe drejtuesja e grupit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe ka shqyrtuar dhe t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs. Vet\u00ebm n\u00eb rast se ka harruar se, bashk\u00ebshorti i saj e ka emrin Envi dhe ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mbiem\u00ebr dhe jo vet\u00ebm! Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk e ka par\u00eb emrin e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb vendimet e gjykatave, apo n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore mes DIA dhe CEZ, ku ai n\u00eb t\u00eb dyja rastet ishte gjykat\u00ebs s\u00eb bashku me Arm\u00ebr Juk\u00ebn. Nga ana tjet\u00ebr, zonja Hi\u00e7ka mund t\u00eb na thot\u00eb se sa her\u00eb ka rastisur q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj dhe institucioni q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson jan\u00eb p\u00ebrplasur bashk\u00eb n\u00eb Gjykata, dhe sa her\u00eb vendimet jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetit shqiptar? Ndoshta jan\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb do hidhnin edhe m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb, se si funksionon rrjeti Hi\u00e7ka n\u00eb Gjykata dhe Avokatur\u00ebn e Shtetit!<\/p>\n<p><strong>Mbrojt\u00ebse e aferave<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbshte e qart\u00eb se Hicka a \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb pozicion me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nj\u00eb prej skandaleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb e demokracis\u00eb, nj\u00eb afer\u00eb q\u00eb i ka kushtuar shtetit shqiptar nj\u00eb d\u00ebm prej 500 milion\u00eb eurosh. Edi Rama jo m\u00eb kot ka p\u00ebrzgjedhur zonj\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbyllte pazaret e tij me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke ditur se ishte bashk\u00ebshorti i saj q\u00eb i njihte fare mir\u00eb allishverishet e ndodhura mes kompanis\u00eb dhe DIA, administratori i s\u00eb cil\u00ebs ndodhet n\u00eb burg. Pas sh\u00ebrbimit t\u00eb radh\u00ebs nga ana e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Kryeministrit, emri i Envi Hi\u00e7k\u00ebs, v\u00ebrehet n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe rasti i arbitrazhit p\u00ebr ndeshjen me Serbin\u00eb, ku avokati yn\u00eb n\u00eb arbitrazh ishte pik\u00ebrisht bashk\u00ebshorti i Alm\u00ebs, Avokates s\u00eb Shtetit. Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja avokate, e cila zbaton verb\u00ebrisht urdhrat e Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e vetmja avokate, e cila k\u00ebshillon t\u00eb hiqet dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb avokati i kontraktuar n\u00eb arbitrazh rekomandon vazhdimin e \u00e7\u00ebshtjes, \u00ebsht\u00eb kopertura e t\u00eb gjitha pun\u00ebve t\u00eb zeza t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, e cila k\u00ebrkon t\u00eb mbahet pas d\u00ebshmive t\u00eb psikopat\u00ebve si Romeo Kara, apo figurave me integritet t\u00eb dyshimt\u00eb q\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor si Alma Hi\u00e7ka dhe bashk\u00ebshorti i saj, t\u00eb cil\u00ebt po ja shohin hajrin pushtetit dhe zbatimit t\u00eb urdhrave t\u00eb liderit global.<\/p>\n<p><strong>A e k\u00ebrc\u00ebnoi Hi\u00e7ka, avokatin n\u00eb arbitrazh t\u00eb mbyllte goj\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Dje, n\u00eb Komisionin Hetimor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen CEZ, Avokatja e Shtetit ka shfaqur nj\u00eb arroganc\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb, duke imituar deri n\u00eb detaje shefin e saj Rama, i cili ka nj\u00eb histori jo t\u00eb zakont\u00eb me k\u00ebto komisione q\u00eb nga koha kur ka qen\u00eb kryetar Bashkie. Hi\u00e7ka, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka pranuar, por n\u00eb mes t\u00eb seanc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shfaqur Eduard Shal\u00ebsi, deputeti socialist i cili e ka urdh\u00ebruar d\u00ebshmitaren q\u00eb t\u00eb ngrihet dhe t\u00eb dal\u00eb nga salla, gj\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb nd\u00ebrprerjen e pun\u00ebs s\u00eb komisionit. N\u00eb fakt, ky veprim tregon qart\u00eb se nga i merr urdhrat direkt Avokatja e Shtetit, dhe se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb at\u00eb post. Meqen\u00ebse dje n\u00eb mbledhjen e Komisionit Hetimor ajo shfaqi nj\u00eb sjellje arrogante, por duket se nuk e ka p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Me ket\u00eb rast, duam t\u2019i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr zonj\u00ebs Hi\u00e7ka! A ka qen\u00eb ajo q\u00eb ka k\u00ebrc\u00ebnuar avokatin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Arbitrazh, p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e firm\u00ebs Derain&amp;Ghavari, menj\u00ebher\u00eb pas publikimit t\u00eb shkresave t\u00eb tyre, ku k\u00ebshillohej qeveria shqiptare t\u00eb mos hiqte dor\u00eb nga k\u00ebrkesa n\u00eb lidhje me detyrimin q\u00eb kompania CEZ duhet t\u2019i shlyente shtetit shqiptar? N\u00eb rast se po, kush e urdh\u00ebroi, dhe a \u00ebsht\u00eb \u201ck\u00ebshilluar\u201d nga ana e saj\u00a0 avokati yn\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga kjo \u00e7\u00ebshtje? Nga e merr zonjusha, nj\u00eb zyrtare e em\u00ebruar guximin t\u00eb sillet me arroganc\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb zgjedhurve si\u00e7 jan\u00eb deputet\u00ebt? A ka qen\u00eb ajo n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre detyrimeve dhe p\u00ebrse ka vepruar kund\u00ebr interesave t\u00eb vendit? Mbi \u00e7far\u00eb parimesh Avokatja e Shtetit t\u00ebrhiqet nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e fituar, dhe interesat e kujt p\u00ebrfaq\u00ebson ajo?<\/p>\n<p><strong>KLSH: Hi\u00e7ka dhe Gjiknuri duhet t\u00eb p\u00ebrballen me ligjin<\/strong><\/p>\n<p>Kreu i KLSH-s\u00eb, Bujar Leskaj e ka konsideruar t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e Prokuroris\u00eb p\u00ebr pushimin e hetimeve p\u00ebr ministrin e Energjis\u00eb, Damian Gjiknuri dhe Avokates s\u00eb Shtetit, Alma Hi\u00e7ka. Lidhur me dosjen e CEZ \u201cAvokati i Shtetit si titullar i institucionit i ngarkuar me n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes ka pasur detyrimin jo vet\u00ebm t\u00eb mos n\u00ebnshkruante nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb disfavorshme dhe n\u00eb shp\u00ebrfillje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pretendimeve dhe interesave t\u00eb shtetit shqiptar, por edhe t\u00eb paralajm\u00ebronte dhe informonte jo vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb pun\u00ebs, por dhe institucionet e tjera t\u00eb shtetit si K\u00ebshillin e Ministrave dhe Kuvendin n\u00eb lidhje me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrcaktimet n\u00eb marr\u00ebveshje ku qartazi\u00a0rrezikoheshin interesat e shtetit shqiptar.\u00a0Nuk ekziston asnj\u00eb dokument q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb. S\u2019u mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb opinionet e dy ekspert\u00ebve dhe konsulentit ligjor nd\u00ebrkomb\u00ebtar Deroi&amp;Garavi, p\u00ebr konsulenc\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve shteti shqiptar pagoi 1.5 milion\u00eb euro. Madje, raporti i konsulentit t\u00eb BDO-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar as nga an\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb pun\u00ebs\u201d. Gjiknuri dhe Hi\u00e7ka u padit\u00ebn n\u00eb Prokurori nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit me akuz\u00ebn se me negociatat p\u00ebr zgjidhjen me mir\u00ebkuptim t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve me kompanin\u00eb \u00e7eke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar nj\u00eb d\u00ebm prej 479 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/zjarr.tv\/en\/burri-i-avokates-se-shtetit-avokati-i-kompanise-cez\/avokatet-e-cez\/\" rel=\"attachment wp-att-31264\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-31264\" src=\"http:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/avokatet-e-CEZ.jpg\" alt=\"\" width=\"871\" height=\"1456\" \/><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Armand MAHO Avokatja e Shtetit Alma Hi\u00e7ka, e ngarkuar nga Edi Rama p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e shtetit shqiptar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e CEZ, ka konflikt interesi, pasi burri i saj ka qen\u00eb avokati i kompanis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve q\u00eb ajo ka ndenjur n\u00eb Shqip\u00ebri. Zyra e burrit t\u00eb Ali\u00e7k\u00ebs, ka qen\u00eb ajo q\u00eb ka mbrojtur kompanin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-31263","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31263","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31263"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31263\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}