{"id":31552,"date":"2017-02-20T09:53:03","date_gmt":"2017-02-20T07:53:03","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=31552"},"modified":"2017-02-20T09:53:03","modified_gmt":"2017-02-20T07:53:03","slug":"sdo-te-kete-zgjedhje-fasade-qeveri-teknike-qeveri-per-zgjedhje-te-lira-eshte-zgjidhja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sdo-te-kete-zgjedhje-fasade-qeveri-teknike-qeveri-per-zgjedhje-te-lira-eshte-zgjidhja\/","title":{"rendered":"S\u2019do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje fasad\u00eb, qeveri teknike, qeveri p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, \u00ebsht\u00eb zgjidhja!"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-31554\" src=\"http:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/unnamed-1.jpg\" alt=\"\" width=\"1425\" height=\"950\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Gazetar\u00ebt Armand Shkullaku dhe Sonila Me\u00e7o i bashkohen Lulzim Bash\u00ebn n\u00eb Sheshin e Liris\u00eb n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimin me t\u00eb rinjt\u00eb<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt e njohur Armand Shkullaku dhe Sonila Me\u00e7o u b\u00ebn\u00eb sot pasdite pjes\u00eb e nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Sheshin e Liris\u00eb, n\u00eb Bulevardin D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit. T\u00eb rinjt\u00eb e\u200b pranish\u00ebm ngrit\u00ebn shum\u00eb pyetje dhe shqet\u00ebsime p\u00ebr kriminalizimin e shtetit, p\u00ebr pasigurin\u00eb e vot\u00ebs, p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnduar t\u00eb ekonomis\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb vend. Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, i falenderoi gazetar\u00ebt Shkullaku dhe Me\u00e7o p\u00ebr kontributin e tyre n\u00eb ruatjen e vlerave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si liria e fjal\u00ebs dhe e shprehjes.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment ku duhet t\u00eb jet\u00eb opozita, duhet t\u00eb jet\u00eb Partia Demokratike dhe kryetari i saj z.Basha, ata q\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtesin njer\u00ebzit dhe qytetar\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim un\u00eb e shoh k\u00ebt\u00eb akt q\u00eb ju keni nisur si di\u00e7ka pa kthim. Un\u00eb mendoj se qendresa k\u00ebtu e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb opozita mund tu jap\u00eb qytetar\u00ebve. Qytetar\u00ebt k\u00ebto 4 vjet jan\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore dhe pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb opozit\u00ebs nuk ka pasur nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb z\u00eb, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb tyre. Mendoj se ky \u00ebsht\u00eb momenti. Partia Demokratike ka hedhur nj\u00eb hap q\u00eb \u00e7do kthim pas nuk do d\u00ebmtonte vet\u00ebm at\u00eb por do vriste p\u00ebrfundimisht shpres\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb n\u00eb fund mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndryshim\u201d, u shpreh Armand Shkullaku.<\/p>\n<p>Gazetari i njohur tha se vler\u00ebson zgjedhjen q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb opozita, p\u00ebr nj\u00eb protest\u00eb paqesore, si t\u00eb thuash gandiste, por theksoi se n\u00ebse qeveria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb, opozita s\u2019mund t\u00eb b\u00ebhet fasad\u00eb e fasad\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb kthim prapa n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka nisur, sepse n\u00ebse do fillojn\u00eb negociatat, apo k\u00ebto bisedimet t\u00ebrhiqu k\u00ebtu e shto atje, ne do t\u00eb kemi nj\u00eb arnim ose riparim t\u00eb nj\u00eb sistemi q\u00eb vet\u00ebm mashtron. N\u00ebse do i shkojm\u00eb deri n\u00eb fund, mund t\u00eb kemi ndryshime, mund t\u00eb kemi p\u00ebrmbysje. Nuk \u00ebsht\u00eb fjala thjesht\u00eb p\u00ebr ndryshim. Nuk do kishte kuptim n\u00ebse do shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje me k\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri. N\u00ebse opozita \u00ebsht\u00eb e bindur p\u00ebrdit\u00eb q\u00eb qeveria ka kapur t\u00eb gjitha pushtetet; presion drejt\u00ebsis\u00eb, mediave, qytetar\u00ebve, parat\u00eb e drog\u00ebs, t\u00eb krimit, dekriminalizimi q\u00eb b\u00ebhet sa p\u00ebr sy e faqe, kemi pasur shum\u00eb prova q\u00eb vota e lir\u00eb nuk ka m\u00eb vler\u00eb, at\u00ebhere p\u00ebr \u00e7far\u00eb duhet shkuar n\u00eb zgjedhje. At\u00eb q\u00eb z.Basha e quajti qeveri fasad\u00eb, at\u00ebhere do b\u00ebj\u00eb edhe opozita fasad\u00ebn e fasad\u00ebs?! Apo t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb thot\u00eb stop e t\u00eb mos shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje me k\u00ebt\u00eb qeveri. Un\u00eb do t\u00eb thoja q\u00eb nuk ia vlen t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje. K\u00ebt\u00eb e tha edhe nj\u00eb minsit\u00ebr i qeveris\u00eb q\u00eb denoncoi me raste n\u00eb Durr\u00ebs banda t\u00eb caktuara bashk\u00eb me kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, q\u00eb kan\u00eb mobilizuar krimin bashk\u00eb me policin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjedhur votat e nj\u00ebri-tjetrit. Kur ata i vjedhin nj\u00ebri-tjetrit, imagjinoni se \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Slogani q\u00eb mund ti shkoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb keni nisur \u00ebsht\u00eb; p\u00ebrmbysje, jo ndryshim\u201d, pohoi Shkullaku.<\/p>\n<p>Gazetarja Sonila Me\u00e7o vler\u00ebsoi protest\u00ebn e 18 shkurtit dhe q\u00ebndres\u00ebn q\u00eb po vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb Sheshin e Liris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb jet\u00eb kjo nj\u00eb iniciativ\u00eb e cila n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ndryshon dhe p\u00ebrmbys nj\u00eb mentalitet t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb gjithmon\u00eb kan\u00eb besuar se fati i tyre do t\u00eb vij\u00eb nga nj\u00eb prej kateve t\u00eb asaj godine. Jo. Shpresoj q\u00eb \u00e7do shqiptar p\u00ebrpara se t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb niset p\u00ebr tek ky vend, tek kjo \u00e7ad\u00ebr, t\u00eb shoh\u00eb vet\u00ebm brenda 4 mureve t\u00eb tij. N\u00ebse cil\u00ebsia e arsimimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, n\u00ebse shkon n\u00eb spital dhe merr nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mir\u00eb, n\u00ebse hap ekranin dhe sheh media t\u00eb lira q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb ciniz\u00ebm edhe me k\u00ebt\u00eb revolt\u00eb q\u00eb vjen edhe nga njer\u00ebz pa p\u00ebrkat\u00ebsi partiake, n\u00ebse sheh q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit kursen dhe i tepron, at\u00ebhere nuk ka arsye p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga sht\u00ebpia\u201d, tha Meco.<\/p>\n<p>Gazetarja shpjegoi arsyet pse i \u00ebsht\u00eb bashkuar k\u00ebsaj proteste.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb p\u00ebr vete i bashkohem sepse e kam ndjer\u00eb mbi kurriz se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb presion i qeveris\u00eb mbi pun\u00ebn time. Un\u00eb jam gazetare dhe kishim nj\u00eb televizion, dhe vet\u00ebm sepse orekset e k\u00ebsaj klase n\u00eb pushtet nuk bashkoheshin me fjal\u00ebn e lir\u00eb, 500 koleg\u00eb mbet\u00ebn pa pun\u00eb. Vet\u00ebm sepse kryeministri i vendit vendosi t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe prokurorin, edhe gjykat\u00ebsin. Brenda 4 mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb time t\u00eb ardhurat kan\u00eb r\u00ebn\u00eb. Nuk b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se m\u00eb p\u00ebrpara. Na jan\u00eb ngushtuar shum\u00eb mund\u00ebsit\u00eb. Shqet\u00ebsohem shum\u00eb p\u00ebr koleg\u00ebt gazetar\u00eb q\u00eb sa vijn\u00eb e mbeten t\u00eb papun\u00eb. Un\u00eb p\u00ebr vete i kam t\u00eb gjitha arsyet p\u00ebr t\u00eb dale, i ftoj gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb shohin brenda tyre\u201d, tha Meco, duke shtuar se ka ardhur koha t\u00eb jemi t\u00eb lir\u00eb n\u00eb mendim, t\u00eb jemi t\u00eb lir\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe vendime.<\/p>\n<p>I pyetur nga nj\u00eb i ri se cfar\u00eb plani ka PD n\u00eb lidhje me kriminalizimin e shtetit dhe a do lejoj\u00eb nes\u00ebr n\u00eb pushtet t\u00eb ndodh\u00eb kjo gj\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, Lulzim Basha u shpreh i prer\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNe s\u00eb bashku do ta dekriminalizojm\u00eb shtetin deri n\u00eb qeliz\u00ebn e fundit. Ne do ti heqim kriminel\u00ebt nga politika, do ta zbatojm\u00eb ligjin p\u00ebr dekriminalizimin t\u00eb cilin sot e bllokon i nj\u00ebjti njeri q\u00eb i solli trafikant\u00ebt e grave dhe vajzave shqiptare dhe i b\u00ebri deputet, kryetar\u00eb bashkish, u dha pushtet dhe i b\u00ebri drejtor\u00eb. Kryeministri i k\u00ebrkoi dhe si solli sepse i duhehsin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb, vjedhur e shantazhuar shqiptar\u00ebt. Nuk ran\u00eb nga qielli kriminel\u00ebt n\u00eb karriget e pushtetit. Ishte kompromisi, pazari i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin dhe sot \u00ebsht\u00eb pazari p\u00ebr t\u00eb mbajtur pazarin kund\u00ebr vullnetin t\u00eb shumic\u00ebs d\u00ebrmuese t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, theksoi Basha.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, duke analizuar tiparin e qeveris\u00eb, q\u00eb investohet dhe b\u00ebn gjithcka p\u00ebr fasad\u00eb, tha se edhe zgjedhjet k\u00ebrkon ti b\u00ebj\u00eb t\u00eb tilla. Por Basha theksoi se kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb dje bota ka d\u00ebgjuar di\u00e7ka t\u00eb madhe nga shqiptar\u00ebt, vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr tu ngritur bashk\u00eb dhe p\u00ebr ti th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb m\u00eb dhe fund k\u00ebsaj maskarade, fund k\u00ebsaj fasade. Demokraci fasad\u00eb, ekonomi fasad\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsi fasad\u00eb, arsim fasad\u00eb, pensione fasad\u00eb, kujdes social fasad\u00eb, \u00ebsht\u00eb e gjitha nj\u00eb fasad\u00eb, dhe tani do t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhje fasad\u00eb. Prandaj nuk e deshi votimin dhe num\u00ebrimin elektronik sepse k\u00ebshtu nuk i fuste dot duart, nuk i manipulonte dot vullnetin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Ndaj ne mor\u00ebn nj\u00eb vendim t\u00eb madh dje, dhe nuk ishte vet\u00ebm i mi apo i Partis\u00eb Demokratike. Bashk\u00eb ishim k\u00ebtu kur e mor\u00ebm me tubimin dhe bashkimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve. Vendimi ishte n\u00eb dor\u00ebn tuaj dhe vendimi \u00ebsht\u00eb i qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Vendimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb zgjedhje fasad\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb zgjedhje t\u00eb manipuluara. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndeshme ose zgjedhje n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk do t\u00eb ket\u00eb derisa t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. A mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme me k\u00ebt\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me bandat e drog\u00ebs?! A mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme me k\u00ebt\u00eb koalicion t\u00eb krimit dhe korrupsionit?! Zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb qeverie teknike, nj\u00eb qeverie t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira. Ky \u00ebsht\u00eb kushti, kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja\u201d, deklaroi Lulzim Basha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Gazetar\u00ebt Armand Shkullaku dhe Sonila Me\u00e7o i bashkohen Lulzim Bash\u00ebn n\u00eb Sheshin e Liris\u00eb n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimin me t\u00eb rinjt\u00eb &nbsp; Gazetar\u00ebt e njohur Armand Shkullaku dhe Sonila Me\u00e7o u b\u00ebn\u00eb sot pasdite pjes\u00eb e nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Sheshin e Liris\u00eb, n\u00eb Bulevardin D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit. T\u00eb rinjt\u00eb e\u200b pranish\u00ebm ngrit\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-31552","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31552"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31552\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}