{"id":317094,"date":"2023-03-24T11:09:46","date_gmt":"2023-03-24T10:09:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=317094"},"modified":"2023-03-24T11:09:46","modified_gmt":"2023-03-24T10:09:46","slug":"audiopergjimi-i-gazetarit-gjobevenes-reagon-carlo-bollino-u-prezantua-nga-qehajajte-e-berishes-si","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/audiopergjimi-i-gazetarit-gjobevenes-reagon-carlo-bollino-u-prezantua-nga-qehajajte-e-berishes-si\/","title":{"rendered":"Audiop\u00ebrgjimi i gazetarit gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebs, reagon Carlo Bollino: U prezantua nga qehajajt\u00eb e Berish\u00ebs si&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino<\/p>\n<p>Disa media af\u00ebr Sali Berish\u00ebs lidh\u00ebn emrin tim me nj\u00eb p\u00ebrgjim hipotetik vjedhur n\u00eb nj\u00eb kafene, ku p\u00ebrfshihet gazetari Adriatik Do\u00e7i. Nj\u00eb p\u00ebrgjim ku nuk d\u00ebgjohen asnj\u00ebher\u00eb pyetjet dhe nuk dim\u00eb akoma se sa autentik dhe i plot\u00eb \u00ebsht\u00eb. Adriatik Do\u00e7i, p\u00ebr 8 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb punon p\u00ebr Shqiptarja.com dhe Report Tv dhe gjat\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, si shum\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, punon me k\u00eb d\u00ebshiron dhe si\u00e7 \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e verifikueshme, merr pjes\u00eb dhe n\u00eb shum\u00eb emisione t\u00eb shum\u00eb t\u00ebl\u00ebvizioneve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, u prezantua nga qehajajt\u00eb e Berish\u00ebs si \u201cgazetari i Carlo Bollinos\u201d. N\u00eb \u201dp\u00ebrgjimin\u201d Adriatik Do\u00e7i duket se i shpjegon nj\u00eb gazetareje t\u00eb re, q\u00eb m\u00ebsa duket i \u00ebsht\u00eb prezantuar atij p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb, se si funksionon tregu i deformuar i mediave shqiptare, nj\u00eb deformim ndaj t\u00eb cilit luftoj prej 30 vitesh. Do\u00e7i duket se i shpjegon se shum\u00eb media paguhen nga biznesmen\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos publikuar lajme t\u00eb sikletshme. Praktikisht biznesmen\u00ebt, dhe duket se kuptohet edhe ministrat, z\u00ebvend\u00ebskryeministra apo kryeministra (aktual\u00eb apo ish?), korruptojn\u00eb gazetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos u bezdisur n\u00eb aferat e tyre t\u00eb pista. Pra, p\u00ebr t\u00eb mos u goditur.<\/p>\n<p>Natyrisht, jam plot\u00ebsisht dakord q\u00eb gazetari q\u00eb pranon t\u00eb paguhet p\u00ebr t\u00eb heshtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn \u00ebsht\u00eb fajtor, por edhe kush korrupton nuk m\u00eb duket i pafaj: Si t\u00eb thuash q\u00eb, do t\u00eb ishte e mjaftueshme q\u00eb n\u00ebse k\u00ebto viktima do t\u00eb ishin t\u00eb ndershme dhe t\u00eb mos kishin asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur, edhe gjobat e gazetar\u00ebve do t\u00eb merrnin fund. Po k\u00ebto jan\u00eb konsiderata tep\u00ebr t\u00eb holla p\u00ebr inkuizitor\u00ebt berishian\u00eb t\u00eb cil\u00ebve nuk iu intereson as logjika, as e v\u00ebrteta. Jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt q\u00eb mbrojn\u00eb pa pik\u00eb turpi nj\u00eb ish minist\u00ebr socialist n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash dhe godasin gazetar\u00ebt q\u00eb e demaskojn\u00eb. Duke filluar pik\u00ebrisht nga Adriatik Do\u00e7i. Dhe pastaj natyrisht m\u00eb godasin dhe mua sepse k\u00ebshtu jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb prej 30 vitesh.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam dakord as edhe me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme mes atyre q\u00eb mendohet se ka th\u00ebn\u00eb Adriatik Do\u00e7i, duke filluar nga fakti se p\u00ebr nj\u00eb gazetar do t\u00eb ishte I mjaftuesh\u00ebm \u201cperceptimi i faj\u00ebsis\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb sulmuar dik\u00eb. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta, cilado akuz\u00eb, ose duhet t\u00eb jet\u00eb e provuar n\u00eb dokumente, ose nuk publikohet. N\u00ebse do t\u00eb ndaleshim tek perceptimet, edhe Adriatik Do\u00e7i n\u00eb ato p\u00ebrgjime perceptohet si fajtor, nd\u00ebrsa un\u00eb dua t\u00eb besoj se nuk \u00ebsht\u00eb. \u00cbsht\u00eb e pabesueshme edhe q\u00eb dikush paguan nj\u00eb gazetar p\u00ebr t\u2019i mbyllur goj\u00ebn, edhe pse ndodh n\u00eb gjith\u00eb median bot\u00ebrore (nga Europa n\u00eb Shtetet e Bashkuara), sipas nj\u00eb rregulle t\u00eb pashkruar, q\u00eb nj\u00eb klient publicitar mbrohet. Por mbrojtje nuk do t\u00eb thot\u00eb kurr\u00eb komplicitet me paligjshm\u00ebrin\u00eb e tij. N\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ndodh edhe e kund\u00ebrta: Jan\u00eb biznesmen\u00ebt q\u00eb shpesh shantazhojn\u00eb mediat duke pretenduar heqjen e lajmeve t\u00eb sikletshme duke k\u00ebrc\u00ebnuar me heqjen e reklam\u00ebs!<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb mos publikuar nj\u00eb lajm, kudo n\u00eb bot\u00eb, i takon vet\u00ebm botuesve, jo gazetar\u00ebve dhe k\u00ebshtu imagjinoj se Adriatik Do\u00e7i n\u00eb at\u00eb moment ndoshta flet si \u201cbotues\u201d i ndonj\u00eb \u201dportali\u201d q\u00eb mesa duket administron nga anonimati dhe sigurisht aspak si gazetar i Shqiptarja.com apo Report TV ku kurr\u00eb asnj\u00eb gazetar dhe as ai, nuk ka marr\u00eb urdh\u00ebra dhe as mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb hequr lajme t\u00eb v\u00ebrteta, nderkohe qe kjo ka ndodhur vet\u00ebm n\u00eb rastin kur provat e pakund\u00ebrshtueshme kan\u00eb treguar se ka qen\u00eb lajm i rrem\u00eb. Personalisht jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i kam v\u00ebn\u00eb kurr\u00eb asnj\u00eb gjob\u00eb asnj\u00eb biznesmeni dhe asnj\u00eb politikani, por edhe kur nj\u00eb oligark i sh\u00ebndetit publik privat si Klodjan Allajbeu (financues i familjes Berisha dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht koncensionar i qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs), guxoi t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte zyr\u00ebn time t\u00eb marketingut p\u00ebr t\u00eb hequr nj\u00eb lajm t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr at\u00eb t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm, ndryshe do t\u00eb nd\u00ebrpriste reklam\u00ebn, dhash\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb lihej lajmi, duke zgjedhur t\u00eb humbisnim reklam\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb principi q\u00eb m\u00eb ka udh\u00ebhequr gjithmon\u00eb n\u00eb 42 vite profesion gazetari, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb portal shpif\u00ebs, ndonj\u00eb palo-gazetar n\u00eb m\u00ebrgim apo ndonj\u00eb politikan gjobaxhi, t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dyshim integritetin tim. Sa i takon Adriatik Do\u00e7it ai e di shum\u00eb mir\u00eb se cilat jan\u00eb rregullat etike, profesionale dhe deontologjike q\u00eb duhet t\u00eb zbatohen p\u00ebr t\u00eb punuar te Shqiptarja.com dhe Report TV. Deri tani me mua i ka respektuar gjithnj\u00eb. Por n\u00ebse ka ndryshuar ide apo profesion, do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb ndryshonte edhe botues.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino Disa media af\u00ebr Sali Berish\u00ebs lidh\u00ebn emrin tim me nj\u00eb p\u00ebrgjim hipotetik vjedhur n\u00eb nj\u00eb kafene, ku p\u00ebrfshihet gazetari Adriatik Do\u00e7i. Nj\u00eb p\u00ebrgjim ku nuk d\u00ebgjohen asnj\u00ebher\u00eb pyetjet dhe nuk dim\u00eb akoma se sa autentik dhe i plot\u00eb \u00ebsht\u00eb. Adriatik Do\u00e7i, p\u00ebr 8 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb punon p\u00ebr Shqiptarja.com dhe Report Tv [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":317095,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-317094","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike","13":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/317094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=317094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/317094\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/317095"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=317094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=317094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=317094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}