{"id":318351,"date":"2023-04-10T21:55:26","date_gmt":"2023-04-10T19:55:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=318351"},"modified":"2023-04-10T21:59:58","modified_gmt":"2023-04-10T19:59:58","slug":"svetlana-timofeeva-po-planifikoj-te-publikoj-nje-liber-autobiografik-per-20-vitet-e-mia-si-urbex-qe-me-cuan-ne-burg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/svetlana-timofeeva-po-planifikoj-te-publikoj-nje-liber-autobiografik-per-20-vitet-e-mia-si-urbex-qe-me-cuan-ne-burg\/","title":{"rendered":"Svetlana Timofeeva: \u2018Po planifikoj t\u00eb publikoj nj\u00eb lib\u00ebr autobiografik p\u00ebr 20 vitet e mia si URBEX, q\u00eb m\u00eb \u00e7uan n\u00eb burg\u2019"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb interviste t\u00eb shkruar nga qelia e burgut \u2018Ali Demi\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, blogerja ruse e akuzuar p\u00ebr spiunazh nga prokuroria shqiptare rr\u00ebfen arrestimin n\u00eb Gramsh, q\u00ebndrimin n\u00eb izolim dhe frik\u00ebn nga nj\u00eb ekstradim i mundsh\u00ebm n\u00eb Rusin\u00eb e Putinit.<\/p>\n<p>Nga Vladimir Karaj-BIRN<\/p>\n<p>Svetlana Timofeeva kishte vizituar me qindra godina t\u00eb rr\u00ebnuara, por nuk ishte p\u00ebrballur ndonj\u00ebher\u00eb me akuza spiunazhi p\u00ebrpara vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2022. E njohur me emrin Lana Sator n\u00eb rrjetet sociale, bogerja ruse e gjeti papritur veten n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb lajmi q\u00eb b\u00ebri xhiron e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018Un\u00eb besoj se historia jon\u00eb u transformua n\u00eb nj\u00eb thriller spiun\u00ebsh nga gazetar\u00ebt,\u2019 thot\u00eb Timofeeva n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me shkrim nga qelia e saj n\u00eb burgun \u2018Ali Demi\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb. \u2018Dhe ishte l\u00ebnduese,\u2019 shton ajo.<\/p>\n<p>Timofeeva, 34 vje\u00e7, u arrestua m\u00eb 20 gusht 2022 s\u00eb bashku me Mikahil Zorin, 23 vje\u00e7 dhe ukrainasin Fedir Alpatov, 24 vje\u00e7, pas nj\u00eb incidenti t\u00eb ndodhur brenda rrethimit t\u00eb ish-uzin\u00ebs s\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Gramsh. Zorin kund\u00ebrshtoi dy ushtarak\u00ebt q\u00eb tentuan ta ndalonin dhe p\u00ebrdori spray me piper kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Intervista me Timofeevan u realizua me shkrim, pasi nj\u00eb k\u00ebrkese e BIRN p\u00ebr ta vizituar at\u00eb n\u00eb institucionin e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit \u2018Ali Demi\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, u refuzua nga autoritetet. Me letra t\u00eb shk\u00ebmbyera p\u00ebrmes avokat\u00ebve, Timofeeva tregon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb fund t\u00eb gushtit n\u00eb Gramsh, se si i ka p\u00ebrjetuar thuajse tet\u00eb muajt e kaluar n\u00eb qeli dhe \u00e7far\u00eb mendon ajo p\u00ebr akuzat dhe procesin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Timofeeva pretendon se nuk e di me sakt\u00ebsi se \u00e7far\u00eb ndodhi mes Zorin dhe rojeve t\u00eb uzin\u00ebs, pasi n\u00eb momentin e incidentit ajo ndodhej me disa adoleshent\u00eb vendas, t\u00eb cil\u00ebt po e ndihmonin q\u00eb t\u00eb lidhej me internetin. Ajo nuk po gjente makin\u00ebn dhe pasi u lidh me Alpatov, ai u kthye ta merrte.<\/p>\n<p>Policia i ndaloi t\u00eb dy n\u00eb makin\u00ebn sportive n\u00eb ngjyr\u00eb portokalli, nd\u00ebrsa ndodheshin n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb C\u00ebrrikut. Timofeeva thot\u00eb se sendet q\u00eb ndodheshin n\u00eb makin\u00eb i shtuan dyshimet.<\/p>\n<p>\u2018T\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra dukeshin t\u00eb tmerrshme s\u00ebbashku; makin\u00eb luksoze, bi\u00e7ikleta, skuteri, dy dron\u00eb, tre kamera, tenda dhe dyshek\u00ebt e gjumit, pastaj Mikhail kishte syze p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nat\u00ebn [nj\u00eb gj\u00eb e ligjshme q\u00eb mund ta blesh n\u00eb \u00e7do dyqan me mallra p\u00ebr gjueti] dhe Fedir kishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb celular, nj\u00eb laptop dhe nj\u00eb hard disk me fotot nga shum\u00eb vende q\u00eb ai kishte vizituar,\u2019 shkruan ajo.<\/p>\n<p>Ata q\u00ebndruan p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 or\u00eb n\u00eb komisiariatin e Elbasanit, ku nj\u00eb grup prej 5-6 burrash i mor\u00ebn n\u00eb pyetje n\u00eb gjuh\u00ebn angleze. \u2018Ata ishin t\u00eb pasjellsh\u00ebm,\u2019 shkruan ajo \u2013 nd\u00ebrsa kujton se p\u00ebrgjigjet e saj i quanin \u2018budallall\u00ebqe\u2019.<\/p>\n<p>Timofeeva pretendon se nj\u00eb p\u00ebrkthyes i gjuh\u00ebs ruse mb\u00ebrriti n\u00eb komisariat pas seanc\u00ebs s\u00eb pyetjeve dhe se ajo n\u00ebnshkroi nj\u00eb procesverbal \u2018me shum\u00eb gabime\u2019. Ndaj treshes u ngrit\u00ebn tre akuza; por vepra penale e \u2018sigurimit t\u00eb informatave sekrete me karakter ushtarak, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i jepen nj\u00eb fuqie t\u00eb huaj\u2019 ishte m\u00eb e r\u00ebnda \u2013 ajo parashikon d\u00ebnime nga 3 deri n\u00eb 10 vjet burg.<\/p>\n<p>Blogerja ruse i konsideron akuzat \u2018nj\u00eb keqkuptim\u2019 dhe beson se n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr, ngjarja do t\u00eb sqarohet.  Por Timofeeva nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqur me zgjatjen pafund t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se prokuroria kishte koh\u00eb p\u00ebr 3 muaj q\u00eb t\u00eb hetonte dhe verifikonte paisjet q\u00eb ata kishin, por i ka zgjatur dy her\u00eb t\u00eb tjera hetimet, me pretendimin se ata kishin \u2018miliona gigabytes\u2019.<\/p>\n<p>\u2018E gjith\u00eb kjo duket si paaft\u00ebsi nga policia, ekspert\u00ebt dhe gjykat\u00ebsi,\u2019 thot\u00eb ajo, duke iu referuar zgjatjes s\u00eb paraburgimit.<\/p>\n<p>Pasioni p\u00ebr rr\u00ebnojat<\/p>\n<p>Svetlana Timofeeva i tha BIRN se ishte ende f\u00ebmij\u00eb kur zbuloi pasionin p\u00ebr rr\u00ebnojat. N\u00eb mosh\u00ebn 13-vje\u00e7are, ajo udh\u00ebtoi s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kompleks llixhash n\u00eb Abkhazi, shtet pjes\u00ebrisht i njohur buz\u00eb detit t\u00eb Zi n\u00eb Kaukazin Jugor, dhe vuri re se qyteti ishte i mbushur me godina t\u00eb shkat\u00ebrruara.<\/p>\n<p>\u2018N\u00ebn\u00ebs sime iu duk\u00ebn t\u00eb sh\u00ebmtuara, por jo mua. Un\u00eb i adhurova ato,\u2019 shkruan Timofeeva.  \u2018Fillova t\u00eb eksploroja rr\u00ebnojat n\u00eb fillim prej kuriozitetit dhe m\u00eb von\u00eb prej t\u00ebrheqjes nga jeta e ngrir\u00eb brenda tyre\u2019, shkruan m\u00eb tej ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave, Timofeeva e ktheu pasionin e saj n\u00eb nj\u00eb profesion dhe u b\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr blogeret m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb komunitetit \u2018Urbex\u2019; nj\u00eb subkultur\u00eb q\u00eb lidhet me eksplorimin dhe fotografimin e godinave t\u00eb braktisura, p\u00ebrfshi objekte ushtarake t\u00eb \u2018Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Ajo punoi si nj\u00eb guid\u00eb turistike p\u00ebr kurioz\u00eb q\u00eb donin t\u00eb eksploronin t\u00eb shkuar\u00ebn sovjetike t\u00eb Rusis\u00eb, fotot e saj u publikuan t\u00eb media t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe faqja e saj n\u00eb Instagram ka mbi 250 mij\u00eb ndjek\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Timofeeva tregon se e kishte vizituar dy her\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe nuk kishte n\u00eb plan nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb tret\u00eb n\u00eb gushtin e vitit q\u00eb shkoi. N\u00eb vizitat e m\u00ebparshme, ajo kujton se kishte ecur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb si backpacker dhe kishte vizituar nj\u00eb tuf\u00eb me rr\u00ebnoja t\u00eb vjetra, p\u00ebrfshi rr\u00ebnoja ushtarake.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre godinave t\u00eb rrethuara me tela me gjemba disa vite m\u00eb par\u00eb, roja ishte treguar aq i sjellsh\u00ebm sa e kishte lejuar Svetlan\u00ebn dhe grupin t\u00eb ngrinin kamping n\u00eb oborrin e zon\u00ebs ish-ushtarake.<\/p>\n<p> \u2018M\u00eb kujtohet q\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga ish-bazat ushtarake kishte nj\u00eb roje n\u00eb der\u00eb, por ai na lejoi t\u00eb hynim dhe madje na la t\u00eb ngrinim tendat brenda zon\u00ebs p\u00ebr tre dit\u00eb. Nuk m\u00eb kujtohet emri i vendit, por ishte af\u00ebr detit dhe plot me njer\u00ebz q\u00eb sh\u00ebtisnin\u2019, shkruan ajo n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo pranoi nj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nga Zorin p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb 5-ditore n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb vizitonin disa vende q\u00eb ajo nuk i kishin par\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Gjith\u00e7ka ishte p\u00ebrgatitur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p> \u2018Un\u00eb duhej vet\u00ebm t\u00eb blija biletat e avionit, nuk kisha p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr vendet, sepse \u00e7do gj\u00eb ishte gati. Pash\u00eb q\u00eb kisha mjaftuesh\u00ebm dit\u00eb pushimi n\u00eb fund t\u00eb ver\u00ebs dhe biletat e avionit ishin t\u00eb lira k\u00ebsht\u00eb q\u00eb vendosa t\u00eb vija\u2019, thot\u00eb Timofeeva.<\/p>\n<p>Timofeeva thot\u00eb se Shqip\u00ebria \u2013 nj\u00ebsoj si vendet e tjera t\u00eb lindjes \u2013 ka nj\u00eb pasuri t\u00eb madhe me rr\u00ebnoja dhe se ajo do ishte e lumtur t\u00eb mund t\u00eb vizitonte m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p> \u2018Por un\u00eb do doja ta shikoja jet\u00ebn e saj jo p\u00ebrmes televizionit t\u00eb qelis\u00eb s\u00eb burgut,\u2019 shkruan ajo.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi n\u00eb burg<\/p>\n<p>Pas arrestimit n\u00eb Gramsh, Timofeeva kaloi tre muaj n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb izolimi n\u00eb Spitalin e Burgut n\u00eb Tiran\u00eb dhe thuajse tre muaj t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Sektorin e Kujdesit t\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb, SKV, n\u00eb burgun \u2018Ali Demi\u2019 p\u00ebrpara se t\u00eb merrte trajtim t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb paraburgosurat e tjera.<\/p>\n<p>Si e burgosur n\u00eb Shqip\u00ebri, Timofeeva e konsideron q\u00ebndrimin n\u00eb spitalin e burgut si \u2018t\u00eb vetmin keqtrajtim\u2019 q\u00eb ka p\u00ebrjetuar \u2013 ku pes\u00eb gra police punonin me turne tet\u00eb or\u00ebshe p\u00ebr ta ruajtur.<\/p>\n<p>\u2018I pyeta p\u00ebr rrog\u00ebn m\u00eb than\u00eb q\u00eb paguheshin rreth 500 dollar\u00eb n\u00eb muaj. K\u00ebshtu, shteti shqiptar po harxhonte t\u00eb pakt\u00ebn 2500 dollar\u00eb \u00e7do muaj vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ruajtur mua,\u2019 thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse situata u p\u00ebrmir\u00ebsua, izolimi vazhdoi edhe pas transferimit n\u00eb institucionin e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit \u2018Ali Demi\u2019, ku Timofeeva u mbajt e ve\u00e7uar nga t\u00eb d\u00ebnuarat e tjera n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb rrethuar me tela me gjemba.<\/p>\n<p>N\u00eb SKV, qelia e saj ishte 3\u00d73 metra dhe lejohej t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb xhiro n\u00eb nj\u00eb oborr t\u00eb vog\u00ebl, ku ndodhej edhe nj\u00eb tualet. Ajo thot\u00eb se me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb saj u lejua q\u00eb t\u00eb ecte p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e p\u00ebrgjithshme, por gjithmon\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Timofeeva tregon se trajtimi i saj ndryshoi pas nj\u00eb letre t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve dhe pas vizit\u00ebs s\u00eb nj\u00eb delegacioni drejtues m\u00eb 14 shkurt, kur ajo u transferua n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb zakonshme me gjasht\u00eb shtret\u00ebr dhe tre vajza t\u00eb tjera \u2013 dy prej t\u00eb cilave flasin anglisht.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo shton se vetmia disamujore e pati r\u00ebnduar.<\/p>\n<p>\u2018Un\u00eb jam rritur n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb madhe me v\u00ebllez\u00ebrit e mi,\u2019 thot\u00eb Timofeeva, nd\u00ebrsa shton se me transferimin n\u00eb qelin\u00eb e zakonshme ishte \u2018gati e lumtur\u2019.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 mars, ajo festoi dit\u00eblindjen e tridhjet\u00ebekat\u00ebrt n\u00eb qeli dhe u k\u00ebrkoi miqve si dhurat\u00eb m\u00eb shum\u00eb libra. E m\u00ebsuar tashm\u00eb me rutin\u00ebn n\u00eb burg, ajo shprehet e k\u00ebnaqur me ushqimin dhe me faktin se mund t\u00eb lexoj\u00eb, t\u00eb shkruaj\u00eb dhe sh\u00ebtis\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Dit\u00ebt jan\u00eb kopje t\u00eb nj\u00ebra- tjetr\u00ebs\u2019, thot\u00eb ajo, nd\u00ebrsa shton se po praktikon shqipen me nj\u00eb fjalor dhe se po lexon plot libra. Vet\u00eb po ashtu \u00ebsht\u00eb duke mbajtur sh\u00ebnime p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p> \u2018Po planifikoj t\u00eb publikoj nj\u00eb lib\u00ebr autobiografik p\u00ebr 20 vitet e mia si URBEX, q\u00eb m\u00eb \u00e7uan n\u00eb burg\u2019, shkruan Timofeeva.<\/p>\n<p> \u2018M\u00eb frik\u00ebson kjo mund\u00ebsi\u2019<\/p>\n<p>Pas arrestimit n\u00eb Shqip\u00ebri, Timofeeva u p\u00ebrball me probleme t\u00eb reja; nj\u00eb prokuror n\u00eb nj\u00ebrin prej rajoneve t\u00eb Mosk\u00ebs e shpalli at\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim me urdh\u00ebr-arresti nd\u00ebrkomb\u00ebtar. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb thuajse nj\u00eb kopje e asaj n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e akuzon Timofeev\u00ebn se ka mbledhur dhe shp\u00ebrndar\u00eb sekrete shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Timofeeva thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtja ndaj saj n\u00eb Rusi mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hakmarrje p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb saj kund\u00ebr luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb \u2013 q\u00ebndrime t\u00eb cilat i kushtuan nj\u00eb divorc si dhe largimin nga vendi.<\/p>\n<p>Ajo shpjegon se akuza n\u00eb Rusi \u00ebsht\u00eb ngritur mbi nj\u00eb episod t\u00eb gjasht\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb, ku rast\u00ebsisht zbuloi n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb braktisur t\u00eb policis\u00eb dhjetra kuti t\u00eb mbushura me pasaporta t\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb dh\u00ebnat e tyre personale. Pasaportat kishin skanduar, por nuk ishin shkat\u00ebrruar. Pas publikimit t\u00eb fotove, \u00e7\u00ebshtja fitoi v\u00ebmendje mediatike dhe rreth 11 oficer\u00eb policie u shkarkuan.<\/p>\n<p>Timofeeva thot\u00eb se nuk i di arsyet se pse \u00e7\u00ebshtja u rihap pas arrestimit t\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri dhe i konsideron akuzat t\u00eb stisura. Megjithat\u00eb, k\u00ebrkesa p\u00ebr ekstradim e ka trembur.<\/p>\n<p> \u2018Aty un\u00eb cil\u00ebsohem jo m\u00eb pak se armike e t\u00eb dyjave, edhe e kushtetut\u00ebs edhe e qeveris\u00eb, q\u00eb kam vepruar kund\u00ebr siguris\u00eb s\u00eb atdheut dhe q\u00eb kam lidhje kriminale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00eb dhe nj\u00eb far\u00eb tendence p\u00ebr t\u00eb shkelur ligjin\u2019, shkruan ajo, \u2018Fal\u00eb Zotit nuk m\u00eb quajn\u00eb terroriste,\u2019 shton ajo.<\/p>\n<p>Pas betej\u00ebs ligjore kund\u00ebr ekstradimit, edhe prokuroria shqiptare k\u00ebrkoi refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb, nd\u00ebrsa vendimi pritet t\u00eb shpallet nga Gjykata e Elbasanit m\u00eb 14 prill.<\/p>\n<p>Timofeeva tha se nj\u00eb ekstradim i mundsh\u00ebm e vendos jet\u00ebn e saj n\u00eb loj\u00eb.<\/p>\n<p> \u2018Sapo t\u00eb kem kaluar kufirin me Rusin\u00eb, askush dhe asgj\u00eb nuk mund t\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb m\u00eb\u2019, shkruan ajo.  \u2018N\u00ebse ata [prokuroria ruse] m\u00eb marrin, jeta ime ka marr\u00eb fund,\u2019 p\u00ebrfundon ajo.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-124364\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/hapat_300x200_banner-1.gif\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"91\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb interviste t\u00eb shkruar nga qelia e burgut \u2018Ali Demi\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, blogerja ruse e akuzuar p\u00ebr spiunazh nga prokuroria shqiptare rr\u00ebfen arrestimin n\u00eb Gramsh, q\u00ebndrimin n\u00eb izolim dhe frik\u00ebn nga nj\u00eb ekstradim i mundsh\u00ebm n\u00eb Rusin\u00eb e Putinit. Nga Vladimir Karaj-BIRN Svetlana Timofeeva kishte vizituar me qindra godina t\u00eb rr\u00ebnuara, por nuk ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":318352,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-318351","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/318351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=318351"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/318351\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/318352"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=318351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=318351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=318351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}