{"id":319586,"date":"2023-04-22T17:14:26","date_gmt":"2023-04-22T15:14:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=319586"},"modified":"2023-04-22T17:14:26","modified_gmt":"2023-04-22T15:14:26","slug":"kur-karikatori-i-klikimeve-vret-me-shume-se-ai-i-pistoletes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kur-karikatori-i-klikimeve-vret-me-shume-se-ai-i-pistoletes\/","title":{"rendered":"Kur karikatori i klikimeve vret m\u00eb shum\u00eb se ai i pistolet\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga: Lutfi Dervishi<\/p>\n<p>Fillimisht u publikua nj\u00eb fotografi nga vendngjarja ku shfaqej momenti i fundit i p\u00ebrballjes s\u00eb nj\u00eb biznesmeni me vras\u00ebsin e tij pak sekonda para se t\u00eb q\u00ebllohej me 7 plumba.<\/p>\n<p>Edhe pse transmetimi i pamjeve t\u00eb tilla t\u00eb len\u00eb pa pyetje, ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn habi \u00ebsht\u00eb: A ishte i nevojsh\u00ebm publikimi i k\u00ebsaj fotografie nga nj\u00eb sken\u00eb tragjike dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb mund t&#8217;i sh\u00ebrbente publikut?<\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi, ky imazh doli shpejt jasht\u00eb loje sepse u pasua nga publikimi i videos s\u00eb atentatit, si nga media tradicionale, ashtu edhe nga portalet apo rrjetet sociale q\u00eb kryesisht tymin e zjarrin i kan\u00eb ushqim t\u00eb preferuar.<\/p>\n<p>Viktima e par\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb jan\u00eb familjar\u00ebt e viktim\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 dyerve t\u00eb mortit q\u00eb i ka gjetur t\u00eb mpir\u00eb, duhet t\u00eb hapin edhe dyert e pritjes s\u00eb marr\u00ebzis\u00eb.<\/p>\n<p>Dreqi ta haj\u00eb, e kemi nj\u00eb kod t\u00eb sjelljes me t\u00eb vrarin n\u00eb respekt t\u00eb viktim\u00ebs dhe t\u00eb af\u00ebrmve n\u00eb zi, e kemi nj\u00eb kod njer\u00ebzor, e kemi nj\u00eb Kod Etike se si duhet raportohet profesionalisht n\u00eb t\u00eb tilla raste fatkeq\u00ebsish apo tragjedish.<\/p>\n<p>\u201cMediat duhet t\u00eb respektojn\u00eb dinjitetin dhe privat\u00ebsin\u00eb e viktim\u00ebs dhe familjeve t\u00eb tij duke pasur prioritet jo ve\u00e7 informimin publik, por edhe mir\u00ebqenien e tyre.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin p\u00ebr fatkeq\u00ebsit\u00eb Kodi Etik\u00ebs, sugjeron:<\/p>\n<p>\u201cGazetar\u00ebt duhet t\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb mbajtur zi dhe duhet t\u2019i raportojn\u00eb k\u00ebto tema duke treguar simpati dhe vet\u00ebp\u00ebrmbajtje. N\u00eb rast ..fatkeq\u00ebsish, gazetari duhet t\u00eb respektoj\u00eb vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjeve t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Po aq viktim\u00eb e publikimit t\u00eb videos mund t\u00eb jen\u00eb edhe shikuesit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj dhun\u00ebs dhe traum\u00ebs.<\/p>\n<p>Kodi i Etik\u00ebs e shkruan e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb dhuna apo brutaliteti nuk duhen sensacionalizuar dhe media duhet t\u00eb tregoj\u00eb ndjeshm\u00ebri dhe vet\u00ebp\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p>Por viktim\u00eb e publikimit t\u00eb videos mund t\u00eb jen\u00eb edhe ata q\u00eb mendojn\u00eb se kan\u00eb \u201cstomak t\u00eb forte\u201d dhe nuk u b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00e7do sken\u00eb q\u00eb shohin sikund\u00ebr edhe ata q\u00eb nuk e kan\u00eb par\u00eb videon. Madje k\u00ebtu d\u00ebmi mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb kriminal:<\/p>\n<p>\u201cRegjia e l\u00ebkur\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ekspozimi i publikut me pamje t\u00eb dhun\u00ebs me kalimin e koh\u00ebs \u00e7on n\u00eb humbjen totale t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb, e asaj pak q\u00eb na ka mbetur.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb m\u00eb nuk t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje dhe n\u00eb vend t\u00eb reagimit dhe k\u00ebrkimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive ndodh krejt e kund\u00ebrta\u2026 rritet toleranca ndaj dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, plaga tjet\u00ebr q\u00eb i hap shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb normalizimi i dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>Mediat q\u00eb promovojn\u00eb dhun\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim sensacionalist, mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb normalizimin e saj dhe sjelljes agresive n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Vritet nj\u00eb njeri me shtat\u00eb plumba n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vend publik dhe po at\u00eb dit\u00eb ekzekutohet nj\u00eb djal\u00eb i ri nga nj\u00eb tjet\u00ebr adoleshent. K\u00ebto ngjarje tragjike q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb reflektim, diskutim dhe marrje masash, kalojn\u00eb thjesht si ngjarje t\u00eb r\u00ebndomta q\u00eb priteshin t\u00eb ndodhnin.<\/p>\n<p>Kopjimi<\/p>\n<p>Prej vitesh tashm\u00eb e kemi provuar se raportimi i pakujdessh\u00ebm n\u00eb ngjarje ekstreme nxit p\u00ebrs\u00ebritjen e tragjedis\u00eb n\u00eb nj\u00eb fotokopje tjet\u00ebr.<br \/>\nNuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb tjet\u00ebr person i veshur si postier, me nj\u00eb motorr me targa t\u00eb huaja t\u00eb b\u00ebj atentatin e radh\u00ebs. Skenat e sjelljes fotokopje n\u00eb rastet tragjike i kemi t\u00eb fresk\u00ebta nga periudha e Covid-it, ku raportimi me detaje i tragjedis\u00eb \u00e7oi n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb viktimave.<\/p>\n<p>Ankthi<\/p>\n<p>Kur mediat tradicionale apo t\u00eb reja publikojn\u00eb raste dhune, \u00ebsht\u00eb provuar tashm\u00eb rritja e gjendjes s\u00eb frik\u00ebs dhe ankthit n\u00eb popullat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>B\u00ebrja titull i par\u00eb i \u00e7do aksidenti q\u00eb nga ai i \u201cp\u00ebrplasjes me bi\u00e7iklet\u00eb\u201d deri te \u201catentatet me marrje jete\u201d, krijojn\u00eb iden\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk ndodh asgj\u00eb q\u00eb ja vlen t\u00eb raportosh ve\u00e7 vrasjeve apo atentateve.<\/p>\n<p>Jo pa q\u00ebllim n\u00eb Kodin e Etik\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb tek kapitulli &#8220;krimi dhe dhuna&#8221;, theksohet se \u201cproduktet mediatike q\u00eb propagandojn\u00eb luft\u00eb, dhun\u00eb, zem\u00ebrat\u00eb, apo l\u00ebndojn\u00eb ndjenjat e gjith\u00eb publikut, jan\u00eb rrept\u00ebsisht t\u00eb ndaluara. Dhuna dhe brutaliteti nuk duhen sensacionalizuar\u201d.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, pyetja q\u00eb shtron kushdo \u00ebsht\u00eb se pse gazetar\u00ebt dhe media nxitojn\u00eb t\u00eb publikojn\u00eb rast\u00eb t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Beteja p\u00ebr v\u00ebmendje<\/p>\n<p>Nj\u00eb betej\u00eb e padukshme, me viktima t\u00eb padukshme po zhvillohet me eg\u00ebrsi n\u00eb mjedisin digjital p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr sa m\u00eb shum\u00eb shikues, lexues, p\u00ebrdorues me shpres\u00ebn se nga rritja e interesit do t\u00eb rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e shkurt\u00ebr? Lajmi sensacional, provokues, dhe mund\u00ebsisht sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u201cpikoj\u00eb gjak\u201d lajmi, aq m\u00eb shum\u00eb pikojn\u00eb klikimet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu i do audienca\u2026q\u00eb vet\u00eb media ka edukuar!<\/p>\n<p>Kur ka nj\u00eb kriz\u00eb apo ngjarje tragjike, instiktivisht ka nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr informacion.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit vetiu jan\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar \u00e7do detaj q\u00eb lidhet me ngjarjen. P\u00ebrpijn\u00eb me shpejt\u00ebsi \u00e7do gj\u00eb: informacion, thashetheme, llafe katundi, p\u00ebrralla dhe deri video t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb media nuk \u00ebsht\u00eb pa m\u00ebkate, pasi justifikimi se &#8220;ne ofrojm\u00eb \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon audienca&#8221; \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrlidhur me vet\u00eb edukimin kriminal q\u00eb media i ka ofruar audienc\u00ebs nd\u00ebr vite duke prodhuar k\u00ebt\u00eb infeksion gazetaresk.<\/p>\n<p>Raportimi i shpejt\u00eb dhe transparenca<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste gazetar\u00ebt mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u2019i jepet publikut informacion i shpejt\u00eb, i sakt\u00eb dhe i detajuar edhe pse ngjarja mund t\u00eb jet\u00eb traumatike. N\u00eb jo pak raste, familjar\u00ebt e viktimave kan\u00eb m\u00ebsuar tragjedin\u00eb nga ekrani i televizionit ende pa u ftohur gjaku i t\u00eb vrarit.<\/p>\n<p>Lajmi<\/p>\n<p>P\u00ebr reporter\u00ebt ve\u00e7an\u00ebrisht ata t\u00eb kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, nj\u00eb ngjarje e madhe n\u00eb territorin e tyre i rrit adrenalin\u00ebn. I duket se lajmi \u00ebsht\u00eb i paplot\u00eb n\u00ebse nuk arrin t\u00eb siguroj\u00eb pamjet nga kamerat e siguris\u00eb. Madje togfjal\u00ebshi \u201ckamerat e siguris\u00eb\u201d, mbetet ai m\u00eb i p\u00ebrmendur n\u00eb lajmet e kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb.<\/p>\n<p>Konkurrenca<\/p>\n<p>Mediat operojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis ku konkurrenca \u00ebsht\u00eb e eg\u00ebr dhe presioni p\u00ebr t\u00eb publikuar pamje \u201cekskluzive\u201d apo p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pari n\u00eb gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Beteja k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebr publikun, por p\u00ebr t\u00eb mundur rival\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn e rishkrimit t\u00eb Kodit Etik\u00ebs (viti 2016), rrjetet sociale nuk kishin k\u00ebt\u00eb vend, k\u00ebt\u00eb rol dhe k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb kan\u00eb sot por ama parimet baz\u00eb pavar\u00ebsisht zhvillimeve t\u00eb shpejta teknologjike, mbeten t\u00eb nj\u00ebjtat.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u00e7dokush prodhon \u201clajme\u201d sepse ka nj\u00eb celular n\u00eb dor\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsia e medias dhe e gazetar\u00ebve vjen duke u rritur. Prej vitesh ka nj\u00eb term t\u00eb ri q\u00eb synon t&#8217;i hap\u00eb syt\u00eb publikut karshi medias: Edukimi mediatik.<\/p>\n<p>Ofrimi i edukimit mediatik p\u00ebr publikun, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, mund t&#8217;i ndihmoj\u00eb individ\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen konsumator\u00eb m\u00eb kritik\u00eb t\u00eb medias dhe m\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb njohin dhe kuptojn\u00eb d\u00ebmin e mundsh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb pamjet me dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Standarte dhe udh\u00ebzime t\u00eb qarta<\/p>\n<p>Kodi etik \u00ebsht\u00eb krejt i qart\u00eb, madje mund t\u00eb konsiderohet m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhet i detajuar. \u00c7dokush, aq m\u00eb tep\u00ebr gazetari si \u00e7do njeri, thell\u00eb n\u00eb vetvete e di se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira. K\u00ebto udh\u00ebzime duhet t\u00eb marrin parasysh d\u00ebmin e mundsh\u00ebm p\u00ebr popullatat e c\u00ebnueshme dhe t\u00eb ofrojn\u00eb udh\u00ebzime se si t\u00eb minimizohet d\u00ebmi.<\/p>\n<p>Vet\u00ebrregullimi<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr vet\u00ebrregullim. Mbikqyrja nga vet\u00eb profesionist\u00ebt p\u00ebr rastet e pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb dhunshme mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb minimizimin e d\u00ebmit, por edhe bashk\u00ebpunimi me profesionist\u00ebt e sh\u00ebndetit mendor.<\/p>\n<p>Sado paradoksale t\u00eb duket, t\u00eb vetmit organ t\u00eb trupit q\u00eb nuk i kushtojm\u00eb v\u00ebmendjen e duhur \u00ebsht\u00eb truri. Mediat mund dhe duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me profesionist\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit mendor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb.<\/p>\n<p>Kush m\u00eb mir\u00eb se ata mund t\u00eb ofroj\u00eb informacion jo vet\u00ebm p\u00ebr individ\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb preken nga pamjet e dhunshme, por mund t\u00eb ndihmojn\u00eb edhe gjith\u00eb popullat\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e mediave q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr publikimin e pamjeve t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rastet kur vendoset se ka nj\u00eb interes publik p\u00ebr transmetimin\/publikimin e tyre kjo shoq\u00ebrohet me paralajm\u00ebrim p\u00ebr audienc\u00ebn dhe mbulim t\u00eb pamjeve ekstremisht shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb epok\u00ebn e klikimeve<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e pamjeve t\u00eb dhunshme, \u201curia\u201d p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb klikime mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb munges\u00eb totale respekti p\u00ebr viktimat dhe familjet e tyre, pasi mbi etik\u00ebn dhe gazetarin\u00eb e p\u00ebrgjegjshme merr p\u00ebrpar\u00ebsi klikimi dhe p\u00ebr pak v\u00ebmendje\/para m\u00eb shum\u00eb &#8211; harrohet njer\u00ebzill\u00ebku.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi i lasht\u00eb etik vlen edhe n\u00eb epok\u00ebn e TikTok mos i b\u00ebj tjetrit at\u00eb q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb ty.<\/p>\n<p>Dhe ironikisht ka ndodhur q\u00eb vet\u00eb gazetar\u00ebt e kan\u00eb provuar \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb raportim jo etik n\u00eb rastet e ngjarje e tragjike ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb familjar\u00ebt apo t\u00eb af\u00ebrmit e tyre.<\/p>\n<p>A do t\u00eb b\u00ebhet me mir\u00eb?<\/p>\n<p>Shpresa vdes e fundit, por rruga drejt s\u00eb mir\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb mjaft e gjat\u00eb, e v\u00ebshtir\u00eb, por jo e pamundur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Lutfi Dervishi Fillimisht u publikua nj\u00eb fotografi nga vendngjarja ku shfaqej momenti i fundit i p\u00ebrballjes s\u00eb nj\u00eb biznesmeni me vras\u00ebsin e tij pak sekonda para se t\u00eb q\u00ebllohej me 7 plumba. Edhe pse transmetimi i pamjeve t\u00eb tilla t\u00eb len\u00eb pa pyetje, ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn habi \u00ebsht\u00eb: A ishte i nevojsh\u00ebm publikimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":319587,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,323,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-319586","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kronika-e-zeze","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/319586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=319586"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/319586\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/319587"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=319586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=319586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=319586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}