{"id":320141,"date":"2023-04-29T12:31:37","date_gmt":"2023-04-29T10:31:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=320141"},"modified":"2023-04-29T12:31:37","modified_gmt":"2023-04-29T10:31:37","slug":"oh-no-no-more-kellici-please-profesori-i-njohur-ka-nje-lutje-dhe-nje-parashikim-cfare-kam-frike-se-do-ndodhe-pas-zgjedhjeve-lokale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/oh-no-no-more-kellici-please-profesori-i-njohur-ka-nje-lutje-dhe-nje-parashikim-cfare-kam-frike-se-do-ndodhe-pas-zgjedhjeve-lokale\/","title":{"rendered":"\u201cOh, no! No more K\u00eblli\u00e7i, please!\u201d, profesori i njohur ka nj\u00eb lutje dhe nj\u00eb parashikim: \u201c\u00c7far\u00eb kam frik\u00eb se do ndodh\u00eb pas zgjedhjeve lokale\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Sociologu dhe diplomati i njohur Fatos Tarifa flet n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DITA mbi fushat\u00ebn zgjedhore dhe disa tema t\u00eb aktualitetit politik. Ai ka edhe nj\u00eb parashikim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb pas zgjedhjeve lokale.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam frik\u00eb se, fill pas k\u00ebtyre zgjedhjeve, partit\u00eb politike do ndezin motor\u00ebt e fushat\u00ebs s\u00eb ardhshme p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen dy vite m\u00eb pas. Ka pak t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 14 majit do t\u00eb shohim normalitetin e k\u00ebrkuar\u201d, \u2013 thot\u00eb ai nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Miku im, profesor Fatosi! Jemi n\u00eb kulmin e nj\u00eb fushate zgjedhore. Kam v\u00ebn\u00eb re angazhimib tuaj n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kryetarit aktual t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Dua t\u2019ju pyes: Mos po e d\u00ebmtojm\u00eb z. Veliaj duke e l\u00ebvduar?<\/p>\n<p>Do i p\u00ebrgjigjem k\u00ebsaj pyetjeje dhe pyetjeve t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebsh, por me nj\u00eb kusht: q\u00eb t\u00eb mos pres\u00ebsh p\u00ebrgjigje t\u00eb gjata nga un\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb vetme. P\u00ebr transformimet e kryera n\u00eb Tiran\u00eb gjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe p\u00ebr meritat e z. Veliaj kam shkruar shum\u00eb dhe, \u00e7far\u00eb kam dashur t\u00eb them \u2013 pra \u00e7far\u00ebdo q\u00eb e kam gjykuar t\u00eb nevojshme ta them \u2013 e kam th\u00ebn\u00eb. Biem dakord?<\/p>\n<p>Sigurisht. Pra pyetja ime ishte kjo: Mos po e d\u00ebmtojm\u00eb z. Veliaj duke e l\u00ebvduar p\u00ebr arritjet e tij n\u00eb kryeqytetin ton\u00eb gjat\u00eb dy mandateve t\u00eb shkuara?<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrgjigja ime p\u00ebr pyetjen tuaj \u00ebsht\u00eb kjo: N\u00eb asnj\u00eb rast un\u00eb nuk kam shkruar p\u00ebr transformimet e kryera n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb t\u2019i vij n\u00eb ndihm\u00eb kryetarit aktual t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb zgjedhore. Erion Veliaj nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen time q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb s\u00ebrish n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Pun\u00ebt e mira q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn dhe p\u00ebr banor\u00ebt e saj i kan\u00eb siguruar atij mjaftuesh\u00ebm mb\u00ebshtetje qytetare p\u00ebr t\u2019u rizgjedhur n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse them se z. Veliaj nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen time n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, jam i sigurt q\u00eb mb\u00ebshtetja publike q\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb, i jap dhe do t\u00eb vazhdoj t\u2019i jap kandidatur\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb  gar\u00ebn me \u201crival\u00ebt\u201d e tij nuk e d\u00ebmton aspak at\u00eb, si\u00e7 duket se keni merak ju.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00ebse fushat\u00ebn e z. Veliaj nuk e d\u00ebmtojn\u00eb dot sharjet dhe shpifjet e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb, si mundet ta d\u00ebmtoj\u00eb mb\u00ebshtetja q\u00eb i japim un\u00eb, ju, ata si un\u00eb dhe si ju dhe dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb e p\u00eblqejn\u00eb at\u00eb, q\u00eb i \u00e7mojn\u00eb arritjet e realizuara n\u00ebn drejtimin e tij dhe q\u00eb duan q\u00eb Tirana t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb e past\u00ebr, edhe m\u00eb e bukur, edhe m\u00eb e jetueshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb vitet e fundit?<\/p>\n<p>Un\u00eb kam shkruar dhe do t\u00eb vazhdoj t\u00eb shkruaj p\u00ebr Tiran\u00ebn sepse m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb ndryshimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb qytetin tim (n\u00eb kryeqytetin ton\u00eb) vitet t\u00eb fundit. Dhe emri i Erion Veliajt \u00ebsht\u00eb i pandar\u00eb nga k\u00ebto ndryshime, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i lidhur me transformimin e kryeqytetit n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 emri i z. Rama. It\u2019s as simple as that!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb, pra, kaq e thjesht\u00eb. Mb\u00ebshtetja ime publike nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Erionin si Erion, si individi q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb. Mb\u00ebshtetja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Erionin si kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb qytetit tim. P\u00ebrse duhet un\u00eb t\u00eb mos e mb\u00ebshtes- dhe p\u00ebrse duhet t\u00eb mos e mb\u00ebshtesin t\u00eb gjith\u00eb ata si un\u00eb dhe si ju \u2013 q\u00eb i p\u00eblqejm\u00eb pun\u00ebt q\u00eb kryetari i bashkis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe vizionin q\u00eb ai ka p\u00ebr zhvillimin dhe modernizimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kryeqytetit?<\/p>\n<p>Un\u00eb shkruaj n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Erion Veliajt si nj\u00eb banor i Tiran\u00ebs, q\u00eb e dua kryeqytetin tim. K\u00ebtu jam rritur, k\u00ebtu kam kaluar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs sime dhe k\u00ebtu kam zgjedhur t\u00eb jetoj deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Un\u00eb shkruaj si nj\u00eb sociolog q\u00eb studion jet\u00ebn urbane, ndryshimet sociale dhe kulturore n\u00eb shoq\u00ebri. Por un\u00eb shkruaj edhe si nj\u00eb intelektual publik i angazhuar, q\u00eb s\u2019mund t\u00eb rrij\u00eb indiferent ndaj \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb m\u00ebdha me interes publik dhe komb\u00ebtar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe vizioni p\u00ebr zhvillimin e kryeqytetit t\u00eb vendit tim.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb \u2013 dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb jet\u00eb sime \u2013 kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi. Q\u00eb un\u00eb kam dhe mb\u00ebshtes t\u00eb nj\u00ebjtin vizion p\u00ebr Tiran\u00ebn q\u00eb ka edhe ai nuk \u00ebsht\u00eb aspak rast\u00ebsi. Besoj me k\u00ebto q\u00eb thash\u00eb i jam p\u00ebrgjigjur pyetjes suaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ju jeni nj\u00eb nd\u00ebr kritikuesit m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb nj\u00ebrit prej kandidat\u00ebve opozitar\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7it. Q\u00eb t\u00eb jem i sinqert\u00eb, posteri i tij me gishtrinjt\u00eb e mesit p\u00ebrpjet\u00eb mua ma shpifi. Por p\u00ebrtej pala\u00e7oll\u00ebq\u00ebve t\u00eb tilla, cili \u00ebsht\u00eb thelbi i mospajtimit tuaj me alternativ\u00ebn e opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebto zgjedhje?<\/p>\n<p>Oh, no! No more K\u00eblli\u00e7i, please! P\u00ebrs\u00ebri duhet t\u00eb flas p\u00ebr K\u00eblli\u00e7in? A meriton ai m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje dhe m\u00eb shum\u00eb fjal\u00eb nga un\u00eb? Ma kurse koh\u00ebn, t\u00eb lutem. K\u00eblli\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shaka. Ai as nuk di, as nuk di t\u00eb flas\u00eb, as ka ndonj\u00eb vizion \u2013 \u00e7far\u00ebdo lloj vizioni. Belua ec\u00ebn kuturu, pa ditur \u00e7\u2019k\u00ebrkon dhe ku shkon. Ah, jo, ai shkon kudo ku e \u00e7on shoferi i \u201cautobusit falas\u201d me t\u00eb cilin l\u00ebviz.<\/p>\n<p>Q\u00eb nuk ka asnj\u00eb vizion p\u00ebr administrimin dhe zhvillimin e Tiran\u00ebs k\u00ebt\u00eb e kuptoj, sepse (i) jo vet\u00ebm nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb administrim, por edhe (ii) \u00ebsht\u00eb zgjedhur me dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb nga dy njer\u00ebz\u2014a \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb t\u00eb them se cil\u00ebt jan\u00eb?\u2014q\u00eb edhe vet\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb vizion p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Besoj kaq mjafton<\/p>\n<p>Miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt Bedri Islami mb\u00ebshtet\u2014dhe me sa duket d\u00ebshiron\u2014q\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb fitoj\u00eb Benet Beci. Do t\u00eb ishte nj\u00eb ngjarje e sh\u00ebnuar q\u00eb socialist\u00ebt t\u00eb fitonin n\u00eb Shkod\u00ebr, apo jo?<\/p>\n<p>S\u2019do t\u00eb duhej t\u00eb ishte, por n\u00ebse ndodh, duhet konsideruar e till\u00eb. Nj\u00eb ngjarje politike me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, por edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vet\u00eb Shkodr\u00ebn dhe banor\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>A mendoni se, pas 14 majit, n\u00eb vend do t\u00eb krijohet nj\u00eb klim\u00eb ndryshe, m\u00eb e qet\u00eb dhe m\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr shqiptar\u00ebt? Pra, a duhet t\u2019i th\u00ebrresim mendjes dhe t\u00eb mos l\u00ebm\u00eb t\u00eb na t\u00ebrheqin pas vetes njer\u00ebzit idiot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi?<\/p>\n<p>Pyetje e v\u00ebshtir\u00eb, miku im. Kemi 32 vite q\u00eb shpresojm\u00eb dhe duam q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb jet\u00ebt tona dhe ta transformojm\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur vendin ton\u00eb pas \u00e7do raundi zgjedhjesh legjislative apo lokale. Kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime, sigurisht. P\u00ebrparimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb periudhat kur n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb organeve t\u00eb pushtetit lokal kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Kjo, ndoshta, do t\u00eb duhej t\u00eb vihej m\u00eb mir\u00eb n\u00eb dukje edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, duke p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar pretendimet t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb Berish\u00ebs se ishin partia e tij dhe ai vet\u00eb q\u00eb e fut\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO dhe u hoq\u00ebn shqiptar\u00ebve vizat p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur n\u00eb Europ\u00eb. K\u00ebto, si\u00e7 kam shpjeguar n\u00eb librin tim \u201cAfrimi i madh\u201d, q\u00eb doli dit\u00ebt e fundit, jan\u00eb pallavra q\u00eb i besojn\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebzit naiv\u00eb dhe ata trushp\u00eblar\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht, t\u00eb gjitha qeveri socialiste, p\u00ebrfshir\u00eb edhe qeverin\u00eb aktuale, kan\u00eb pasur problemet e veta dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime. Gabimet jan\u00eb pjes\u00eb e procesit politik. \u00c7donj\u00ebra nga qeverit\u00eb socialiste deri m\u00eb sot ka pasur probleme me korrupsionin.<\/p>\n<p>Korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri e hershme sa vet\u00eb shteti dhe universale, e p\u00ebrbotshme, q\u00eb e gjen\u2014ku m\u00eb shum\u00eb e ku m\u00eb pak\u2014n\u00eb \u00e7do shtet, n\u00eb \u00e7do qeveri, n\u00eb \u00e7do pati politike. Me nj\u00eb fjal\u00eb, kudo. Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb justifikoj korrupsionin e madh n\u00eb radh\u00ebt e qeveris\u00eb shqiptare\u2014t\u00eb cil\u00ebsdo qeverie shqiptare. P\u00ebrkundrazi, shum\u00eb her\u00eb kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se qeverit\u00eb socialiste (kur ato jan\u00eb drejtuar nga Fatos Nano, nga Ilir Meta dhe k\u00ebto dhjet\u00eb vitet e fundit nga Edi Rama) nuk ka b\u00ebr\u00eb sa duhet\u2014p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb pak\u2014p\u00ebr ta luftuar korrupsionin.<\/p>\n<p>Por duhet b\u00ebr\u00eb dallim. Qeverit\u00eb socialiste kan\u00eb qen\u00eb thuajse gjithnj\u00eb m\u00eb t\u00eb mira sesa qeverit\u00eb e krijuara nga Partia Demokratike, ose nga aleancat e k\u00ebsaj partie me parti t\u00eb tjera\u2014her\u00eb opozitare, her\u00eb jo, ose edhe opozitare edhe jo t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Mos m\u00eb pyet p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike sot, t\u00eb lutem, sepse nuk jam i sigurt n\u00eb ato q\u00eb mund t\u00eb them. Por q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjem pyetjes suaj, them se do t\u00eb ishte normale q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 14 majit t\u00eb shihnim nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb normale. Normale n\u00eb kuptimin m\u00eb relativ t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Pozitiv \u00ebsht\u00eb fakti se k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb rikonfigurim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb spektrit politik n\u00eb vend, duke evidentuar forc\u00ebn dhe mb\u00ebshtetjen reale t\u00eb \u00e7do organizate politike n\u00eb radh\u00ebt e popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, un\u00eb kam frik\u00eb se, fill pas k\u00ebtyre zgjedhjeve, partit\u00eb politike do ndezin motor\u00ebt e fushat\u00ebs s\u00eb ardhshme p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen dy vite m\u00eb pas. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb k\u00ebto tri dekada t\u00eb fundit Shqip\u00ebria duket se ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb zgjedhjesh n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe lokal.<\/p>\n<p>Periudhat e fushatave zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb qen\u00eb dhe nuk jan\u00eb ato t\u00eb nj\u00eb jete politike, ekonomike e shoq\u00ebrore normale. Ka pak t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 14 majit do t\u00eb shohim normalitetin e k\u00ebrkuar. Por, ndoshta do t\u00eb kemi m\u00eb shum\u00eb normalitet.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj do i ndihmoj\u00eb fati politik q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb\u2014dhe shpresojm\u00eb\u2014t\u00eb ken\u00eb ata individ\u00eb q\u00eb k\u00ebtij populli i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ferr\u00eb n\u00eb sy dhe k\u00ebtij vendi gur\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb. Nuk besoj t\u00eb m\u00eb pyesni se p\u00ebr cil\u00ebt individ\u00eb e kam fjal\u00ebn. Ju e dini po aq mir\u00eb sa un\u00eb dhe sa shumica e shqiptar\u00ebve. E, megjithat\u00eb, ua them: Berisha, Meta-Kryemadhi, Mediu &#038; Co.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sociologu dhe diplomati i njohur Fatos Tarifa flet n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DITA mbi fushat\u00ebn zgjedhore dhe disa tema t\u00eb aktualitetit politik. Ai ka edhe nj\u00eb parashikim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb pas zgjedhjeve lokale. \u201cUn\u00eb kam frik\u00eb se, fill pas k\u00ebtyre zgjedhjeve, partit\u00eb politike do ndezin motor\u00ebt e fushat\u00ebs s\u00eb ardhshme p\u00ebr zgjedhjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":320142,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-320141","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/320141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=320141"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/320141\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/320142"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=320141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=320141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=320141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}