{"id":321014,"date":"2023-05-11T13:19:46","date_gmt":"2023-05-11T11:19:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=321014"},"modified":"2023-05-11T13:19:46","modified_gmt":"2023-05-11T11:19:46","slug":"pse-nuk-duhet-votuar-erion-veliaj-te-dielen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pse-nuk-duhet-votuar-erion-veliaj-te-dielen\/","title":{"rendered":"Pse nuk duhet votuar Erion Veliaj t\u00eb diel\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enton Abilekaj<\/p>\n<p>Nj\u00eb makineri e kushtueshme, q\u00eb punon enkas p\u00ebr Erjon Veliajn, kontraston me t\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebn. Edhe n\u00eb dit\u00ebt e fundit, kjo e 2023 mbeti nj\u00eb fushat\u00eb e varf\u00ebr, me mjete modeste, pa sponsorizime t\u00eb bujshme. Bie n\u00eb sy vet\u00ebm luksi i shfrenuar i fushat\u00ebs s\u00eb Veliajt. Dhjet\u00ebra k\u00ebng\u00ebtar\u00eb dhe figura publike me influenc\u00eb u reshtuan p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar vot\u00ebn p\u00ebr &#8220;lalin&#8221; e tyre bujar, Tit Vullkani i panjohur u b\u00eb ahengxhiu personal i kandidatit t\u00eb Tiran\u00ebs, asfalti elektoral shp\u00ebrtheu n\u00eb \u00e7do rrugic\u00eb, edhe n\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb prej vitesh prisnin p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, ekranet e Televizioneve u soll\u00ebn me Veliajn, si t\u00eb ishte personazh i nj\u00eb Reality Show pa patent\u00eb, nd\u00ebrsa bllokuan Belind K\u00eblli\u00e7in, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb Reality Show i v\u00ebrtet\u00eb u celebrua n\u00eb tarrac\u00ebn e Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky kontrast mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do fjal\u00eb, \u00e7do akuz\u00eb dhe \u00e7do argument, p\u00ebr t\u00eb kuptuar pse nuk duhet t\u00eb votohet Erjon Veliaj. Mjafton t\u00eb shpjegosh si ndodhi q\u00eb, kur Kryeministri deklaron hapur se gjysma e fondeve q\u00eb PS mori n\u00eb zgjedhje shkoi p\u00ebr blerje fidan\u00ebsh, kur Kryetari i PS, sa p\u00ebr sy e faqe, b\u00ebn fushat\u00eb pa shpenzime n\u00ebp\u00ebr ato pak lulishte q\u00eb kan\u00eb mbetur, Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs i siguron vetes trajtimin si pronar i gjith\u00eb mediave dhe bamir\u00ebs i gjith\u00eb personazheve t\u00eb famsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Ky trajtim i ve\u00e7ant\u00eb prej sheiku dor\u00ebl\u00ebshuar lidhet me shkat\u00ebrrimin e qytetit. M\u00eb rreth 8 milion\u00eb met\u00ebr katror\u00eb leje nd\u00ebrtimi n\u00eb 8 vjet, Erjon Veliaj ka thyer \u00e7do rekord t\u00eb betonizimit t\u00eb hap\u00ebsirave, ka shkat\u00ebrruar \u00e7do ambient komunitar, \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb minilulishte, apo nj\u00eb minipark lodrash, \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr shkoll\u00eb, kopsht apo \u00e7erdhe publike brenda lagjeve t\u00eb reja q\u00eb po nd\u00ebrtohen papushim. Tirana, m\u00eb shum\u00eb se kurdo n\u00eb k\u00ebto 8 vjet, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb xhung\u00ebl betoni, ku vet\u00ebm mund t\u00eb flesh, n\u00ebse t\u00eb lejon zhurma 24-or\u00ebshe e betonierave.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb marr\u00ebsh frym\u00eb se thith benzen, ose dioksid azoti, ose pluhur \u00e7imentoje. Nuk mund t\u00eb pish uj\u00eb se nuk ka asnj\u00eb \u00e7ertifikim dhe garanci. Nuk mund t\u00eb dal\u00ebsh sh\u00ebtitje sepse makinat t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrpara hund\u00ebs, n\u00eb trotuaret q\u00eb kan\u00eb mbetur si trar\u00eb ekuilibri, nuk mund t\u00eb luash, nuk mund t\u00eb shplodhesh. P\u00ebr gjith\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 gjumit, duhet t\u00eb shkosh te Parku i liqenit, q\u00eb duke qen\u00eb i vetmi \u00ebsht\u00eb i mbipopulluar dhe, megjithat\u00eb po zvog\u00eblohet \u00e7do dit\u00eb, ose t\u00eb dal\u00ebsh nga qyteti, ndonj\u00ebher\u00eb edhe nga shteti. E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet sa del nga sht\u00ebpia, \u00ebsht\u00eb t\u00eb pish kafe n\u00eb nj\u00eb nga 3 baret p\u00ebr pallat, ose t\u00eb pish hashash n\u00ebp\u00ebr cepa q\u00eb kan\u00eb privat\u00ebsi. Nj\u00eb i ri q\u00eb do t\u00eb merret me sport, mund t\u00eb shkoj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb palestr\u00ebn e katit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb paguaj\u00eb 5 mij\u00eb lek\u00eb seanc\u00ebn ose 1 mij\u00eb lek\u00eb cigaren e hashashit (vet\u00ebm \u00e7mimi i hashashit ka p\u00ebrsuar r\u00ebnie n\u00eb qeverisjen e Rilindjes). K\u00ebshtu betonizimi i Tiran\u00ebs po shkat\u00ebrron qytetar\u00ebt e vet dhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Betonizimi pa kriter, q\u00eb po merr hap\u00ebsir\u00ebn dhe cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb po i \u00e7on n\u00eb probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe sociale nuk vjen si nevoj\u00eb p\u00ebr strehim. Vet\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e institucioneve zyrtare tregojn\u00eb se jan\u00eb nd\u00ebrtuar pothuajse 2 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb apartamente se sa \u00ebsht\u00eb nevoja. Shpjegimi i Veliajt p\u00ebr ardhjen e banor\u00ebve t\u00eb rinj nga rrethet, nuk justifikon pse p\u00ebr t\u00eb strehuar banor\u00eb t\u00eb rinj duhet t\u2019u shkat\u00ebrrohet jeta atyre aktual\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb skandaloze situat\u00ebn e xhungl\u00ebs s\u00eb betonit, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn prej 23 vjet\u00ebsh, kur nd\u00ebrtimet filluan t\u00eb pushtonin hap\u00ebsirat e qytetit, nuk ka p\u00ebrfunduar n\u00eb asnj\u00eb lagje, n\u00eb asnj\u00eb bllok. Duke marr\u00eb \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb boshe, prej 23 vjet\u00ebsh familjet flen\u00eb dhe zgjohen me zhurm\u00ebn e betonit, me pluhurin e \u00e7imentos, me klithmat e sharrave dhe trapan\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe e keqja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se shkat\u00ebrrimi i qytetit dhe i banor\u00ebve b\u00ebhet n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb lloji biznesi q\u00eb shkat\u00ebrron ekonomin\u00eb dhe vendin. B\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb e pista, n\u00eb favor t\u00eb biznesmen\u00ebve fantaz\u00ebm, ose kompanive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb fusin brenda tyre flukse parash q\u00eb vijn\u00eb nga burime kriminale, ose t\u00eb dyshimta. Kjo shkat\u00ebrron ekonomin\u00eb e ndershme dhe krijon var\u00ebsin\u00eb e ekonomis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb vendit nga nd\u00ebrtimi dhe nga parat\u00eb e pista.<\/p>\n<p>Taksat e nd\u00ebrtimit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 40 p\u00ebr qind t\u00eb buxhetit t\u00eb Bashkis\u00eb. Pa to do t\u00eb bllokohej gjith\u00e7ka. Tirana sot shet trupin dhe organet p\u00ebr t\u00eb jetuar, ndryshimi i struktur\u00ebs ekonomike \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb zgjatur jet\u00ebn e qytetit.<\/p>\n<p>Nga ky shkat\u00ebrrim, buron fuqia ekonomike e Veliajt, t\u00eb cil\u00ebn ai e shpalosi me pompozitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar n\u00eb fuqi politike. Kjo fuqi, n\u00eb nj\u00eb sistem ku pushteti ka akaparuar gjith\u00e7ka, edhe vot\u00ebn, mund t\u00eb mbetet e pamposhtur k\u00ebto zgjedhje. Kjo do t\u00eb ishte fitorja e s\u00eb keqes. P\u00ebr k\u00ebto arsye, ajo apo ai q\u00eb do dal\u00eb t\u00eb diel\u00ebn t\u00eb votoj\u00eb kund\u00ebr shkat\u00ebrrimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr veten, do t\u00eb votoj\u00eb q\u00eb t\u00eb mos detyrohet t\u00eb ik\u00eb nga Tirana, t\u00eb ik\u00eb nga vendi.\/Dosja.al\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enton Abilekaj Nj\u00eb makineri e kushtueshme, q\u00eb punon enkas p\u00ebr Erjon Veliajn, kontraston me t\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebn. Edhe n\u00eb dit\u00ebt e fundit, kjo e 2023 mbeti nj\u00eb fushat\u00eb e varf\u00ebr, me mjete modeste, pa sponsorizime t\u00eb bujshme. Bie n\u00eb sy vet\u00ebm luksi i shfrenuar i fushat\u00ebs s\u00eb Veliajt. Dhjet\u00ebra k\u00ebng\u00ebtar\u00eb dhe figura publike me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":321015,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-321014","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/321014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=321014"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/321014\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/321015"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=321014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=321014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=321014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}