{"id":321191,"date":"2023-05-13T12:46:54","date_gmt":"2023-05-13T10:46:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=321191"},"modified":"2023-05-13T12:46:54","modified_gmt":"2023-05-13T10:46:54","slug":"berat-buzhala-ngacmon-ramen-erionin-e-mbeshtesin-mediat-me-shume-se-tyia-si-pergjigjet-kryeministri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/berat-buzhala-ngacmon-ramen-erionin-e-mbeshtesin-mediat-me-shume-se-tyia-si-pergjigjet-kryeministri\/","title":{"rendered":"Berat Buzhala ngacmon Ram\u00ebn: Erionin e mb\u00ebshtesin mediat m\u00eb shum\u00eb se ty\u2026Ia si p\u00ebrgjigjet kryeministri"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Berat Buzhala e ngacmoi dje kryeministrin Edi Rama p\u00ebr perceptimin dhe dukjen e mb\u00ebshtetjes s\u00eb madhe q\u00eb ka n\u00eb media kryebashkiaku i Tiran\u00ebs Erion Veliaj, edhe nga mediat q\u00eb nuk mb\u00ebshtesin kryeministrin.<\/p>\n<p>Buzhala i k\u00ebrkoi kryeministrit n\u00ebse del garant q\u00eb kryebashkiaku i Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i korruptuar. Edi Rama i b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se Veliaj \u00ebsht\u00eb kryetari i bashkis\u00eb q\u00eb i duhet Tiran\u00ebs por theksoi edhe at\u00eb q\u00eb thot\u00eb gjithmon\u00eb se gjithsecili duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime personale, n\u00ebse b\u00ebn t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga debati n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d<\/p>\n<p>Berat Buzhala: Arben Ahmetaj, jan\u00eb konfiskuar dy vila. Nuk ka fakte q\u00eb ju jeni p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb af\u00ebren korruptive por ju keni qen\u00eb shefi i tij politik. E nj\u00ebjta gj\u00eb flitet p\u00ebr Erion Veliaj. Ekziston nj\u00eb konsensus shoq\u00ebror n\u00eb Tiran\u00eb, Pasolini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetar i famsh\u00ebm e thot\u00eb: nuk kam fakte por jam gazetar e m\u00eb lejohet me aludu\u2026Pra p\u00ebr Erion Veliaj thuhet q\u00eb \u00ebsht\u00eb i korruptuar madje dhe mediat q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrta me ju jan\u00eb me Erion Veliajn cudit\u00ebrisht. Esht\u00eb kryetari i vet\u00ebm i nj\u00eb kryeqyteti q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb ndikim n\u00eb media sesa vet\u00eb ju. A garantoni ju, a merrni p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike q\u00eb Erion Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb i korruptuar? Sepse jemi n\u00eb zgjedhje lokale, jemi n\u00eb zgjedhje bashkiake. Pra \u00e7far\u00eb n\u00ebse SPAK godtet Erion Veliajn? A jeni dhe ju p\u00ebrgjegj\u00ebs? Sepse po loboni p\u00ebr t\u00eb, po vraponi p\u00ebr t\u00eb dhe d\u00ebshironi q\u00eb ai t\u00eb zgjidhet kryetar i Tiran\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Edi Rama: T\u00eb falenderoj p\u00ebr pyetjen. Qysh dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb ne kemi marr\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, grupit parlamentar kam th\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebrs\u00ebris sa her\u00eb fitojm\u00eb nj\u00eb mandat tjet\u00ebr dhe me ka ndodhur ta p\u00ebrs\u00ebris dhe kur kan\u00eb ndodhur situata t\u00eb tilla edhe m\u00eb par\u00eb me disa ish zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Vendin ku ulesh ta jep populli, partia, kryeministri. P\u00ebr ta mbajtur duhet ta mbash vet\u00eb. Kemi qellime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta shum\u00eb t\u00eb qarta, p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebllime luftojm\u00eb bashk\u00eb, dhe un\u00eb i b\u00ebhem mburoj\u00eb, shpat\u00eb, shigjet\u00eb kujtdo. Ama kush,nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, mbas shpin\u00ebs k\u00ebrkon p\u00ebrfitime t\u00eb p\u00ebrvetshme, duhet t\u00eb mendohet mir\u00eb sepse ballafaqimin me drejt\u00ebsin\u00eb e ka vet\u00eb, nuk e ka me ne. k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb nuk kam asnj\u00eb l\u00ebkundje me k\u00ebt\u00eb. Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, kush m\u00eb ha n\u00eb shpin\u00eb duhet ta harroj\u00eb q\u00eb ka mbrojtje nga un\u00eb apo nga PS. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: si \u00ebsht\u00eb shprehja pish\u00ebn njeriu nuk ia mbaj. Ama p\u00ebr sa koh\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb e kemi q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, un\u00eb jam mbrojt\u00ebsi m\u00eb i madh i \u00e7do bashk\u00ebpun\u00ebtori.<\/p>\n<p>Berat Buzhala: A duket paradoks i madh zoti Rama ndikimi i madh i Erionit n\u00eb media? Pra mediat q\u00eb ju sulmojn\u00eb ju, nuk e sulmojn\u00eb erionin\u2026<\/p>\n<p>Edi Rama: Nuk dua t\u00eb dukem sikur b\u00ebj snobin, por sinqerisht nuk i ndjek mediat. Marr vet\u00ebm nj\u00eb raport shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr nj\u00eb faqe e gjys\u00ebm p\u00ebr cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dje n\u00eb raport me qeverin\u00eb. Ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sistem drejtoria e komunikimit, nj\u00eb aplikacion q\u00eb sjell t\u00eb gjitha lajmet. M\u00eb thoshte Endri fute, fute\u2026futa at\u00eb aplikacion, sikur futa shejtanin n\u00eb bark. E mbajta nj\u00eb jav\u00eb, nj\u00eb jav\u00eb e gjys\u00ebm. Sikur futa shejtanin n\u00eb bark. Mu prish qet\u00ebsia, mu prish cdo gj\u00eb se me dilnin aty. Thash\u00eb: po un\u00eb sa budalla. I b\u00ebra nj\u00eb app delete asaj dhe un\u00eb marr at\u00eb q\u00eb dua.<\/p>\n<p>T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn nuk e di sa \u00ebsht\u00eb ky n\u00eb media sa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Erioni p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb kryetari i bashkis\u00eb q\u00eb i duhet Tiran\u00ebs . un\u00eb jam i lumtur me bashk\u00ebpunimin q\u00eb kemi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim me gjith\u00eb dimensionet ku vizioni \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb se \u00e7do b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn. Ambicia \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Ai ka parcel\u00ebn e vet t\u00eb ekzekutimit t\u00eb gj\u00ebrave, un\u00eb kam timen. Un\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn kam pasur gjithmon\u00eb bindjen q\u00eb kur kam qen\u00eb kryetar bashkie, q\u00eb kryeqyteti \u00ebsht\u00eb edhe i qeveris\u00eb dhe kryeministrit sepse nj\u00eb kryeqytet ka nevoj\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr mb\u00ebshtetjne e qeveris\u00eb. \u00cbsht\u00eb fatkeqesi n\u00ebse bashkia e Tiran\u00ebs nuk mb\u00ebshtetet nga qeveria, apo n\u00ebse kryeministri nuk e ka Tiran\u00ebn si pjes\u00eb t\u00eb fokusit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb vet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Berat Buzhala e ngacmoi dje kryeministrin Edi Rama p\u00ebr perceptimin dhe dukjen e mb\u00ebshtetjes s\u00eb madhe q\u00eb ka n\u00eb media kryebashkiaku i Tiran\u00ebs Erion Veliaj, edhe nga mediat q\u00eb nuk mb\u00ebshtesin kryeministrin. Buzhala i k\u00ebrkoi kryeministrit n\u00ebse del garant q\u00eb kryebashkiaku i Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i korruptuar. Edi Rama i b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":321192,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-321191","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/321191","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=321191"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/321191\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/321192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=321191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=321191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=321191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}