{"id":321670,"date":"2023-05-17T12:51:51","date_gmt":"2023-05-17T10:51:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=321670"},"modified":"2023-05-17T12:51:51","modified_gmt":"2023-05-17T10:51:51","slug":"deshtimi-i-berishes-revoltohet-sonila-meco-rama-nuk-eshte-nona-por-ja-pse-na-mund-gjithmone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/deshtimi-i-berishes-revoltohet-sonila-meco-rama-nuk-eshte-nona-por-ja-pse-na-mund-gjithmone\/","title":{"rendered":"D\u00ebshtimi i Berish\u00ebs, revoltohet Sonila Me\u00e7o: Rama nuk \u00ebsht\u00eb \u201cnona\u201d, por ja pse na mund gjithmon\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sonila Me\u00e7o, e zhg\u00ebnjyer nga fitorja e socialist\u00ebve n\u00eb zgjedhje, shkruan se Rama nuk \u00ebsht\u00eb \u201cnona\u201d q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Por ajo thot\u00eb se ai blen nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, opozit\u00ebn, gazetar\u00ebt (larg qoft\u00eb gazetar\u00ebt e pavarur si Sonila), dhe n\u00eb fund populli dor\u00ebzohet, pasi sipas saj, nuk ka frym\u00eb q\u00eb ta mposht\u00eb sistemin e ngritur nga Rama.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Zgjedhet nuk i fiton nj\u00eb krijes\u00eb e ep\u00ebrme, nj\u00eb \u201cnona\u201d, q\u00eb t\u00eb xhonglon para syve dhe t\u00eb thot\u00eb \u201cashu osht nji muhabet\u201d kur e pyet i dhjaksur nga magjia e bastit n\u2019kok\u2026<\/p>\n<p>Edhe Rama, q\u00eb i fiton fap e fap, nuk \u00ebsht\u00eb \u201cnona\u201d. Dhe nuk i fiton Rama, n\u00eb fakt. Ai iu shtrydh p\u00ebrfitimet. Por ato i fitojn\u00eb blerjet e shitjet e vot\u00ebs, eurot q\u00eb zhvler\u00ebsohen pa pik\u00eb m\u00ebshire, parat\u00eb e buxhetit, krimi i organizuar bash mir\u00eb n\u00eb terren, patronazhist\u00ebt e devotsh\u00ebm, aktiv1st\u00ebt duarart\u00eb, administrata me far\u00eb e fis, gjykat\u00ebs e prokuror\u00eb, q\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb kur duhet p\u00ebr t\u00eb \u201cngordhur\u201d kund\u00ebrshtarin para, gjat\u00eb e pas dit\u00ebs s\u00eb votimeve. Ato i fitojn\u00eb komisioner\u00eb, num\u00ebrues t\u00eb shkath\u00ebt, KAS-i, KQZ-ja \u00e7apajeve. Zgjedhjet i fitojn\u00eb edhe ata, q\u00eb hyjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur votat e opozit\u00ebs n\u00eb rezervuaret e tyre, q\u00eb ose i bashkohen pushtetit o shkojn\u00eb d\u00ebm.<\/p>\n<p>Zgjedhjet i fitojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, q\u00eb nd\u00ebrsa jan\u00eb em\u00ebruar arbitra ulen tek stolat e ultrasve t\u00eb pushtetit. Ose policojn\u00eb kampin kund\u00ebrshtar, duke e nxjerr\u00eb me karton t\u00eb kuq nga loja kur i lodhen k\u00ebmb\u00ebt kapitenit t\u00eb skuadr\u00ebs s\u00eb pushtetit. Zgjedhjet i fiton sistemi elektoral e reforma territoriale, q\u00eb ta ndajn\u00eb vot\u00ebn n\u00eb shp\u00ebrpjestim t\u00eb lajthitur, psh mund t\u00eb kesh gjysmat e votave dhe merr 1\/3 e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve n\u00eb kuvend, bashki a qeveri qytetesh.<\/p>\n<p>Zgjedhjet i fiton sistemi i r\u00ebn\u00eb dhe me cen elektronik, boja q\u00eb fshihet, \u201ctreni bullgar\u201d, q\u00eb nuk i prish terezin\u00eb asnj\u00eb arbitri a moviole, por edhe n\u00eb ua prisht\u00eb \u00e7far\u00eb? Zgjedhjet i fiton edhe mafia. Zgjedhjet i fiton media, q\u00eb vdes t\u00eb kapet. Zgjedhjet fitohen edhe me financime, krijime partish \u201copozitare\u201d dy muaj para votimeve. Zgjedhjet fitohen me propagand\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb. Me spinim t\u00eb paduksh\u00ebm. Me karaktere bloz\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebrrmojn\u00eb \u00e7do parim e rregull loje. Zgjedhjet fitohen me k\u00ebt\u00eb lloj antisistemi dhe fituesi nuk gjykohet. Antisistemin e mban nj\u00eb armat\u00eb e t\u00ebr\u00eb. Jo nj\u00eb individ i vet\u00ebm. Industria me li\u00e7ens\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201ct\u00ebrmet\u201d, pavar\u00ebsisht viktimave t\u00eb pafajshme.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem edhe t\u00eb arnuar, ndryshkur, p\u00ebrmbysur e t\u00ebrbuar zgjedhjet mund t\u2019i fitoj\u00eb fryma, d\u00ebshira e pap\u00ebrmbajtshme p\u00ebr ndryshim dhe jo nj\u00eb njeri i vet\u00ebm. Por duhet q\u00eb fryma, d\u00ebshira t\u00eb tejkalojn\u00eb gjykata, institucione, patronazhist\u00eb, arbitra me shqisa selektive, krimin e ushqyer nga pushteti, mafien, median e kapur, buxhetin e shtetit, kursin e euros, tentacionet e parave lum\u00eb n\u00eb mes t\u00eb varf\u00ebris\u00eb\u2026dhe kur p\u00ebr frym\u00ebn \u00ebsht\u00eb investuar t\u00eb mpaket duke e larguar me avion\u00eb, gomone e kamion\u00eb sado e fort\u00eb t\u00eb jet\u00eb, i gjendet leht\u00eb litari p\u00ebr t\u2019ja shtr\u00ebnguar shpirtin nga ku del.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 2023, p\u00ebrpos \u00e7do analize t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, q\u00eb i rri p\u00ebr shtat, u vran\u00eb n\u00eb fund korriku 2020, bashk\u00eb me paktin e 5 qershorit q\u00eb e mori lumi pa asnj\u00eb pasoj\u00eb e fajtor. Me shum\u00eb deputet\u00eb, q\u00eb nuk shkel\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb zon\u00ebn elektorale t\u00eb konsultohen p\u00ebr partin\u00eb, p\u00ebr fatin e saj me njer\u00ebzit, q\u00eb i zgjedhin. Thjesht se ata em\u00ebrohen. Dhe ceni i atyre zgjedhjeve i b\u00ebnte k\u00ebto lokale edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Me zona t\u00eb t\u00ebra ku deputet\u00ebt b\u00ebnin o sehir, o loj\u00ebn e kund\u00ebrshtarit, o hynin n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr ta humbur, por p\u00ebr t\u2019i shtrydhur benefitet (\u00e7far\u00eb ushtrimi \u201cdinjitoz\u201d demokracie).<\/p>\n<p>Ndaj nuk i fitoi e as i humbi nj\u00eb em\u00ebr k\u00ebto zgjedhje, por gjith\u00e7ka m\u00eb lart. N\u00ebse duhet gjykuar, duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u00e7do element. N\u00ebse jemi t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb sinqert\u00eb e po jetojm\u00eb e rrisim f\u00ebmij\u00eb k\u00ebtyre an\u00ebve\u201d, shkruan Sonila Me\u00e7o nga portali i familjes Berisha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sonila Me\u00e7o, e zhg\u00ebnjyer nga fitorja e socialist\u00ebve n\u00eb zgjedhje, shkruan se Rama nuk \u00ebsht\u00eb \u201cnona\u201d q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb i vet\u00ebm. Por ajo thot\u00eb se ai blen nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, opozit\u00ebn, gazetar\u00ebt (larg qoft\u00eb gazetar\u00ebt e pavarur si Sonila), dhe n\u00eb fund populli dor\u00ebzohet, pasi sipas saj, nuk ka frym\u00eb q\u00eb ta mposht\u00eb sistemin e ngritur nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":319650,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-321670","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/321670","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=321670"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/321670\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/319650"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=321670"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=321670"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=321670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}