{"id":322081,"date":"2023-05-20T13:22:32","date_gmt":"2023-05-20T11:22:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=322081"},"modified":"2023-05-20T13:22:32","modified_gmt":"2023-05-20T11:22:32","slug":"drejtoresha-e-top-channel-dhe-intrigat-e-grides","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/drejtoresha-e-top-channel-dhe-intrigat-e-grides\/","title":{"rendered":"Drejtoresha e Top Channel dhe Intrigat e Grid\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Marr\u00eb nga Thashetheme nga kupola<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/thashethemengakupola\">https:\/\/www.facebook.com\/thashethemengakupola<\/a><\/p>\n<p>Drejtoresha e Top Channel dhe Intrigat e Grid\u00ebs<br \/>\nPas intervist\u00ebs sensuale t\u00eb Grid\u00ebs me Kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Drejtoresha e Topit thirri nj\u00eb takim me t\u00eb dhe Manushin e Madh.<br \/>\nFillimisht Drejtoresha e p\u00ebrg\u00ebzoi Grid\u00ebn p\u00ebr zellin e lart\u00eb lavd\u00ebrues ndaj Televizionit dhe p\u00ebr Maraton\u00ebn zgjedhore.<br \/>\nKaq u desh!<br \/>\nGrida e shfrenoi menj\u00ebher\u00eb fantazin\u00eb:<br \/>\n\u201cEkstrakti elektoral interaktiv q\u00eb iu servir me profesionalitet t\u00eb lart\u00eb publikut nga qelizat e kudogjendura t\u00eb Top \u00c7en\u00ebl, nd\u00ebrkalli me sukses soft-talket me hardt-talket p\u00ebr t\u00eb establuar legacin\u00eb e nj\u00eb perceptimi ku informacioni nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb asfare me raportimin por me shown dinamik, ku moderatori nd\u00ebrkallet me analistin, ku flirti kombinohet me konspiracionin, voluptioziteti me narrativ\u00ebn atraktivo-alternative t\u00eb parashikimeve surreale\u2026\u201d<br \/>\nDrejtoresha nuk po ftillohej. E kuptoi se di\u00e7ka p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb mira po fliste por\u2026.<br \/>\nGrida vazhdoi:<br \/>\n\u201cDuhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes zb\u00ebrthyeso- analitike me pyetje t\u00eb thjeshta. Kamera duhet t\u00eb fiksohet te detajet e mia, pozicioni i duarve dhe gisht\u00ebrinjt\u00eb e mi, xhaketa e hedhur krah\u00ebve, l\u00ebvizjet provokuese t\u00eb buz\u00ebve, shikimet epshore\u2026Duhet q\u00eb n\u00eb aj\u00ebr t\u00eb ndihet tensioni erotik, t\u00eb mos guxoj\u00eb shikuesi ta marr\u00eb telekomand\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar chanelin\u2026\u201d<br \/>\nTani Drejtoresha u kthjellua. Ja, k\u00ebto pun\u00ebt e seksit i vijn\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta. Menj\u00ebher\u00eb e dha aprovimin:<br \/>\n\u201cBravo Grida, ky zhvillim i ri n\u00eb qasjen ndaj politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb k\u00ebrkohet nga televizionet bashk\u00ebkohore. Joshja, flirtimi i hapur, dekoltet\u00eb agresive, provokimet me l\u00ebvizjet e paturpshme dhe elektrizuese t\u00eb gjuh\u00ebs, shikimet marramend\u00ebse plot n\u00ebnkuptim e kthejn\u00eb emisionin e dark\u00ebs n\u00eb nj\u00eb soiree (suare) ku mund t\u00eb ndodh\u00eb gjith\u00e7ka! Misteri duhet t\u00eb sundoj\u00eb deri n\u00eb magnetizim. Maskat mund t\u00eb mungojn\u00eb n\u00eb emision por kjo nuk duhet t\u00eb pengoj\u00eb misterin ftues. Duhen vendosur abazhure n\u00ebp\u00ebr studio, qirinj n\u00ebp\u00ebr tavolina, gota me ver\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb ftuarve\u2026\u201d<br \/>\nManushi i madh kishte mbetur pa fjal\u00eb. Goj\u00ebhapur nga habia vuri re se gj\u00ebrat shkuan shum\u00eb larg. Kur erdhi kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb list\u00eb me 10 pensionist\u00eb, figura t\u00eb njohura t\u00eb viteve \u201830 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Donte t\u2019ia sugjeronte Grid\u00ebs. Futi dor\u00ebn n\u00eb xhep dhe u sigurua q\u00eb ajo list\u00eb t\u00eb mos dal\u00eb kurr\u00eb prej andej. I duhej t\u00eb improvizonte di\u00e7ka n\u00eb frym\u00ebn e re:<br \/>\n\u201cGrida, at\u00eb dor\u00ebn n\u00eb xhep e ke fantastike! Kur flet t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb mendjen te dora jote. Duhet q\u00eb edhe kamera t\u00eb l\u00ebviz\u00eb me kujdes aty. Do ishte mjaft interesante q\u00eb, me pak lezet, t\u00eb b\u00ebje nj\u00eb l\u00ebvizje rrethore masazhuese. Fare leht\u00eb, aq sa njer\u00ebzia t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetjen kadareane \u201cl\u00ebvizje ish ajo a s\u2019ish l\u00ebvizje\u201d. Si thua Shefe?\u201d<br \/>\nGrida i hedh nj\u00eb shikim flirtues Manushit t\u00eb Madh, i shkel syrin me n\u00ebnkuptim\u2026<br \/>\nManushi patakset, Drejtoresha entuziasmohet. Ja, kjo ishte ideja.<br \/>\nFjal\u00ebn e merr edhe nj\u00ebher\u00eb Grida.<br \/>\n\u201cEmisioni duhet t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb emrin urgjentisht. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr relike, nj\u00eb pllakat formalist tipik i televizioneve tradicionale. Ti Lori je pinjollja gjenetike e nj\u00eb gjigandi mediatik, duhet t\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsh patentat avangard\u00eb dhe un\u00eb kam idet\u00eb e mia. Do zgjedh nj\u00eb titull midis \u201cIntrigat e Grid\u00ebs\u201d, \u201cGD\u201d, \u201cIngridiante\u201d, &#8220;Boudoir-i (Buduari) i Grid\u00ebs&#8221; ose \u201cPika G\u201d. M\u00eb shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr kam \u201cIngridiante\u201d. Emisioni duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb filles\u00eb t\u00eb re dhe parakusht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb emri im n\u00eb titull. Kjo e para. E dyta duhet after party pas \u00e7do emisioni. N\u00eb after party mund\u00ebsisht t\u00eb kemi edhe maska. Dhe e fundit, do zhduk nga ekrani k\u00ebta t\u00eb Opozit\u00ebs. Nervozohem, b\u00ebhem bish\u00eb kur i kam n\u00eb studio\u2026\u201d<br \/>\nNd\u00ebrhyn Manushi i Madh:<br \/>\n\u201cGrid\u00eb, k\u00ebt\u00eb e ke gabim. Kur po nervozohesh t\u00eb kap nj\u00eb sharm q\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb t\u00eb them. Mua vet\u00eb m\u00eb shkon pulsi 120. T\u00eb bie nj\u00eb nur, nj\u00eb purpur i leht\u00eb t\u00eb zbret n\u00eb faqe, nj\u00eb vibrim n\u00eb aj\u00ebr elektrizon studion. E kam vu re q\u00eb kameraman\u00ebt e humbasin fokusin fare nga hutia. Un\u00eb them q\u00eb k\u00ebta t\u00eb Opozit\u00ebs t\u00eb vijn\u00eb sepse nxjerrin m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn t\u00ebnd\u00eb. Duhet t\u2019u sulesh, ti shkel\u00ebsh me k\u00ebmb\u00eb, t\u2019i lin\u00e7osh. Iden\u00eb nuk e ke sa seksi jan\u00eb momente t\u00eb tilla\u201d<br \/>\nGrida shkrihet. Nj\u00eb l\u00ebvizje e guximshme buz\u00ebsh, flirtuese, e pastaj nj\u00eb shp\u00ebrfaqje gridante e gjuh\u00ebs, e paturpshme deri n\u00eb epshore, e hodhi n\u00eb tok\u00eb Manushin.<br \/>\nDrejtoresh bie dakort me Manushin. Duhet qasje agresivo-shkat\u00ebrruese ndaj tyre sepse aty Grida arrin kulme eksituese q\u00eb harbojn\u00eb miletin.<br \/>\nGrida pranon me k\u00ebnaq\u00ebsi:<br \/>\n\u201cOre un\u00eb nuk kam t\u00eb ngopur ndaj tyre, nuk m\u00eb del inati p\u00ebr qamet. U kam dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb nga koha ime, jet\u00eb nga jeta ime. Ka qen\u00eb nj\u00eb nga gafat e pakta n\u00eb jet\u00ebn time, bashkimi me ata t\u00eb mbaruar.<br \/>\nEdi ka qen\u00eb idhulli im i rinis\u00eb, sa her\u00eb kam \u00ebnd\u00ebrruar p\u00ebr t\u00eb. Edhe kur m\u00eb thoshte \u201cgridare\u201d m\u00eb eksitonte, ju betohem. Kur e ftova n\u00eb studio un\u00eb e di se \u00e7&#8217;emocione kisha. F\u00ebrg\u00eblloja e t\u00ebra, pyetjet m\u00eb avullonin nga koka. M\u00eb dukej vetja si n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Pehashi hormonal mu \u00e7ekuilibrua ndjesh\u00ebm dhe desh u bllokova. Ai \u00ebsht\u00eb i modh fare, i pakrahasuesh\u00ebm. E nj\u00ebjta m\u00eb ndodhi edhe me Erionin. Kur m\u00eb quajti \u201cshoqja ime Grida\u201d p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb e shihja n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, sikur m\u00eb ftonte n\u00eb zyr\u00eb\u2026P\u00ebr mua pushteti \u00ebsht\u00eb afrodiziaku m\u00eb i fuqish\u00ebm, joshja ime permanente.<br \/>\nNd\u00ebrsa Opozitarizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb that\u00ebsir\u00eb emocionale, nj\u00eb aciditet hormonal q\u00eb m\u00eb mundon.<br \/>\nManush, jam kurioz, \u00e7a tha lali Eri, e takove m\u00eb pas?\u201d<br \/>\nManushi:<br \/>\n\u201cLali ishte eksituar fare. Nuk e priste fare, e mbyte t\u00eb ziun, nuk dinte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte. Vet\u00ebdija se ishte n\u00eb transmetim direkt e pengonte t\u00eb ishte vetvetja. Agresiviteti yt e palosi. Nga sikleti qeshte.<br \/>\nGrida u k\u00ebnaq. Mendon se \u00ebsht\u00eb momenti edhe p\u00ebr deliret e saj intelektuale ndaj vazhdon:<br \/>\n\u201cP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart un\u00eb do themeloj edhe &#8220;bised\u00ebn thell\u00ebsisht cil\u00ebsore&#8221;. Ishte ajo q\u00eb b\u00ebra me Agronin pardje n\u00ebse e pat\u00eb\u2026\u201d<br \/>\nDrejtoresha nd\u00ebrhyn menj\u00ebher\u00eb dhe vendosm\u00ebri:<br \/>\n\u201cJa, k\u00ebtu ndahemi bashk\u00eb Grida, k\u00ebtu ti e humb instiktin e televizionit dhe m\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj. Nuk dua biseda politike, ato jan\u00eb vdekje e audienc\u00ebs, nuk duhet r\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb batak. Do rrim\u00eb te suaret\u00eb, flirtet, n\u00ebntekstet, batutat, intrigat, provokimet\u2026Bisedat le t\u2019i b\u00ebjn\u00eb Televizionet arkaike t\u00eb andertalit\u2026\u201d<br \/>\nGrida i ka syt\u00eb me lot. Ja, kjo \u00ebsht\u00eb Drejtoresh e \u00ebnd\u00ebrrave. Manushi ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb instiktivisht dhe duartroket\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00eb nga Thashetheme nga kupola https:\/\/www.facebook.com\/thashethemengakupola Drejtoresha e Top Channel dhe Intrigat e Grid\u00ebs Pas intervist\u00ebs sensuale t\u00eb Grid\u00ebs me Kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Drejtoresha e Topit thirri nj\u00eb takim me t\u00eb dhe Manushin e Madh. Fillimisht Drejtoresha e p\u00ebrg\u00ebzoi Grid\u00ebn p\u00ebr zellin e lart\u00eb lavd\u00ebrues ndaj Televizionit dhe p\u00ebr Maraton\u00ebn zgjedhore. Kaq u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":322083,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-322081","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322081","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=322081"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322081\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":322084,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322081\/revisions\/322084"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322083"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=322081"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=322081"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=322081"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}