{"id":322835,"date":"2023-05-25T21:37:10","date_gmt":"2023-05-25T19:37:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=322835"},"modified":"2023-05-25T21:37:10","modified_gmt":"2023-05-25T19:37:10","slug":"te-gjithe-ishin-ne-ankth-per-fatin-e-rroges-analiza-satirike-e-agron-gjekmarkajt-dikush-me-tha-qe-etilda-do-behet-prape-ministre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/te-gjithe-ishin-ne-ankth-per-fatin-e-rroges-analiza-satirike-e-agron-gjekmarkajt-dikush-me-tha-qe-etilda-do-behet-prape-ministre\/","title":{"rendered":"\u201cT\u00eb gjith\u00eb ishin n\u00eb ankth p\u00ebr fatin e rrog\u00ebs\u201d- Analiza satirike e Agron Gjekmarkajt: Dikush m\u00eb tha q\u00eb Etilda do b\u00ebhet prap\u00eb ministre!"},"content":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha i kisha menduar por skenen q\u00eb gjeta sot n\u00eb korridorin e Kuvendit jo.<\/p>\n<p>Ishte befasuese, e pazakonte, gjenuine dhe spontane. Tek shkallet e brendshme \u00e7\u2019t\u00eb shihje, ishte krijuar nj\u00eb kor q\u00eb e dirigjonte Ed Shalsi me dy pirunj q\u00eb i kishte marre tek kafja.<\/p>\n<p>Ata po kendonin k\u00ebngen q\u00eb rapsodet popullore nga Dukagjini i kushtuan Elises.<\/p>\n<p>N\u00eb rreshtin e par\u00eb ishte Klotilda, Blerina,  Mimi di Puccini, Debora dhe Edona te cilat me patos limonin vargjet e para \u201clulzoi fusha lulzoi mali o n\u00eb Shkoder erdhi Spiropali\u201d dhe n\u00eb nj\u00eb rresht me siper ishin burrat z\u00eb trash\u00eb Nasipi, Fadili, Koll\u00e7aku, Xhemali, Fatmir Xhafa me vargjet \u201d por si Shota e Daradanise me i dhene drejtim Bashkise\u201d! Bra\u00e7e bente  si orkester notat muzikore tring tring tring. Majko qe kishte vene dhe nj\u00eb qeleshe malsie n\u00eb kok\u00eb i binte \u00e7iftelise sa telat nxirrnin xixa.<\/p>\n<p>Ai i kerkonte Fatmirit t\u00eb qeronte z\u00ebrin edhe me. Hyra disi me rropame , Shalsi kafshoi buzet dhe leshoi nj\u00eb shshshtttt qortues. Mora vesh qe po pergatisnin nj\u00eb koncert me k\u00ebnge nga fushata q\u00eb t\u2019ja kendonin Babos sapo t\u00eb jepte myzhdene e rritjes se rrogave.<\/p>\n<p>Ikonomi kishte sjelle nje tave me petulla q\u00eb kundermonin arome duket per t\u00eb motivuar kengetaret. N\u00ebn ze ju thoshte ju vetem na nderoni , kendoni bukur ,se ju ben halla petulla sa te doni. Aty frymezimi shtohej.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ishim n\u00eb ankth per fatin e rroges. Pa perjashtim i duan parate qerratenjet. Naaaa ju skuqen syte ju behen prush nga vrigellima e metelikut, tingull i tij i deh. Delina Ibrahimi nuk ishte e perqendruar. Nj\u00eb enderr e tmerrshme ja kishte bere gjumin qeder sikur Anila Denaj do kthehej prap\u00eb ti zinte vendin. Babo e thirri dy her\u00eb dhe asaj i ngjante sikur ai e quante Anila. Nuk qeshte si zakonisht.<\/p>\n<p>Koleget namuzqare donin ta mbanin mire edhe me opinionin si gjinde qelibar por dhe lekat ti merrnin. Ah firauner firauner.<\/p>\n<p>Syte ju ndrinin kur ndonje si un\u00eb fliste hapur na jepni more te uruar rrogen q\u00eb na takon , jeni te vonuar e t\u00eb manget zgjidheni qesen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb keqkuptim ndezi flaket e ferrit mes mesuesit t\u00eb estetikes dhe nxenesit mes Dash Sules dhe meje.<\/p>\n<p>Si Akili me Hektorin krejt si vete Titanet e b\u00ebm\u00eb mejhanen t\u00eb shkundullohet zemerimi.  E filloi me mallkim, ushetiu haram kollaret e shamizat q\u00eb t\u00eb mesova ti perdoresh, mos i gezofsh!! Mos hatri i zotit , mos e thuaj at\u00eb fjale ju gjegja, jeten merrma shamizen jo.<\/p>\n<p>Arsyeja triumfoi mbi armet dhe puhiza zaptoi shpirtrat tan\u00eb lenduar pezmi.<\/p>\n<p>Seanca filloi. Babo me nj\u00eb kostum blu t\u00eb hapur  erdhi dhe b\u00ebnte muhabet shtruar me Belen e cili buzeqeshte n\u00ebn pushtetin e kenaqesise  ndersa t\u00eb tjeret i vadiste toku me ndonj\u00eb llaf  t\u00eb cilit i gezoheshin si ujit t\u00eb paket. Niko priste me kafen n\u00eb dor\u00eb pa \u00e7\u2019pa e piu vet\u00eb.<\/p>\n<p>Foli Babo e u betua do e bej ket\u00eb vend Xhehnet more laneter q\u00eb ma plaset shpirtin, do rris rrogat , do u jap edhe ju ca grosh mgjs nuk i meritoni. Ulem koken ne  q\u00eb t\u00eb mos e zemeronim e psheretim\u00eb bereqavers ! Tao , Etilda dhe Toni shikonin ketej si per t\u00eb na th\u00ebne e shihni \u201cBabo e zgjidhi qesen, Babo \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb dhe i dlir\u00eb, Babo na ka xhan ai na b\u00ebn derman\u201d. Kur fap Babo tha po te jete per mua b\u00ebj amendament dhe pas nj\u00eb viti ti merrni!<\/p>\n<p>Pame andej un\u00eb, Jorida, Gazi, Dhurata , Saimiri nga t\u00eb majtet Babo  n\u00eb sy kishim fjalet qenka shpirtkazem, na b\u00ebri gjakun uj\u00eb i paudhi, duam lek\u00ebt tona duam lek\u00ebt tona thirrem dhe  lotet gati kishim n\u00eb cep te bebzave.<\/p>\n<p>Babo iku. Pllakosi heshtja e merzia. Ishte mbyllur n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb. Dergatat shkonin e vinin. Ai e kishte pyetur Niko Nikoqirin \u00e7do b\u00ebsh me lekat q\u00eb do marresh shtese?<\/p>\n<p>Ai paskesh th\u00ebn\u00eb do blej cd me k\u00ebnget e Tezes dhe Termetit kenduar lendinave e kushtuar ju q\u00eb ti shperndaj. Nuk e kishte bindur shume.<\/p>\n<p>Po k\u00ebt\u00eb pyetje \u00c7yrbes ? \u201d Ai \u201cBabo mos na jep lek hi\u00e7, \u00e7i duam leket, ti shyqyr q\u00eb nuk na merr e t\u00eb shohim gratis, por meqenese ke bere kabull do gjej nuse se kush me merrte me rroge aq te vogel\u201d ! Babo krojti mjekrren e mendoi ky e meriton. Kurioziteti e kishte shtyr\u00eb per t\u00eb ditur \u00e7far\u00eb mendon Damua.? Ai e kishte habitur me xhevapin e tij. Do ja \u00e7oj Ditmir Bushatit shtesen se nuk e fut doren ne xhep kurr\u00eb e ti jap nj\u00eb shans me u be kavalier, kesisoj ha m\u00eb shum\u00eb e flet me pak kunder teje.<\/p>\n<p>Ulsiu ishte m\u00eb i qart\u00eb ! Edhe pse jam si zog dreqit do blej rroba sportive e \u00e7orape t\u00eb kuq q\u00eb t\u00eb ngjaj!! Mir\u00eb mir\u00eb i tha ai po eleganca nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7eshtje mbulesash. E di mor burre tha Ulsushi po avash avash. \u00c7u\u00e7i ishte m\u00eb origjinal dhe e la pa fjale  kur ai e pyeti he mo do kurosh mjekrren  \u201d jo m\u00ebr shef i tha do ble do shama se i kam dob\u00ebsi qysh i vogel se po behem kaps me byreke\u201d.<\/p>\n<p>Trokiti Debora \u201d h\u00eb moj bij\u00eb \u00e7a do blesh me leket e shteses? Babo Babo une  nuk dua para , dua t\u00eb me kesh xhan dhe t\u00eb me lesh ministre sa m\u00eb gjat\u00eb se me pelqen te rri aty siper dhe ta shoh Boten nga lart. Ik Ik or dreq i tha ai.<\/p>\n<p>Nejse pas shum\u00eb lutjesh e qarjesh e vuri doren n\u00eb zemer.<\/p>\n<p>Salianji me preokupoi shum\u00eb. Ishte meditav fjal\u00eb pak e nostalgjik. Dhe per habi fliste vetem mir\u00eb, burr\u00eb i mir\u00eb ky, grua e mir\u00eb ajo ! E pyeta ne ka temperature por jo nuk kishte. Allah allah thashe po rrezikon t\u00eb behesh shpirt njeriu mor evlat.<\/p>\n<p>Jorida dukej si ulliri i paqes per nga ngjyrat dhe pas dy vitesh ndejem n\u00eb kafe pa e pir\u00eb at\u00eb. Gaz  Bardhi qe \u00ebsht\u00eb edhe Pap\u00eb edhe Perandor  me foli si dikur motit me njerzillek e qashtersi , sikur u pendova q\u00eb jam treguar kurrnac me t\u00eb se jam i ndjeshem e thyhem shpejt. Kosta i Gramozit dhe Lindites kishte mbetur si jetim, as i hahej as i pihej ndonese ne gezonim per mexhitet. Ai si kali i Skenderbeut per t\u00eb zonte perlotej per mungesen e Lindites. \u00c7\u2019ke i thoja!? Ja ketu ke Babon ! Un\u00eb jam i krishtere tha , kam trinine e sh\u00ebnjte Babo Gramo dhe Lindita. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri bie n\u00eb zali.<\/p>\n<p>Fatmir Mediu prap\u00eb me ndenji r\u00ebnde me ndeshkoi me dy shikime t\u00eb vengerta dhe si Lider me la t\u00eb pres e vetendeshkohem n\u00eb ankth. Arben Pellumbi me pa si triumfator ! E kupton tha qe besimi i patund nuk te le ne balte, ndaj nuk e njoha friken kur ktheheshim me Balone nga Italia. E sheh mor gojeprishur q\u00eb Babo na qiti n\u00eb Selamet.<\/p>\n<p>Tigrushi ishte ngjallur se vdekurish. Kishte pyetur eshte ne qejf Babo? Eshte i thane dhe erdhi. Me pergezoi per fjalen n\u00eb Kuvend dhe me hodhi nj\u00eb romuz q\u00eb b\u00ebra sikur nuk e kuptova. Meria e Babos po e demitizon Tigrushin dhe po e b\u00ebn njeri. Margeriti ishte aq mbi re sa nuk dukej. Mungesa e Gertes me shkaktoi mall diten kur leket binin mbi ne si shi !! Mund te na binte ndonje hata nga gezimi e ajo nuk ishte aty t\u00eb na bente gjilpera me heqimet q\u00eb ka n\u00ebn hyqem. Dikush tha Etilda do b\u00ebhet prape ministre. Ajo iku si djalli nga temjani pat frik\u00eb ta degjonte. Dy gezime n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb jan\u00eb shum\u00eb. N\u00eb fund pasi miratuam ligjet kenduam \u201cbjeri kavallit ti barku j\u00ebm si bilbili q\u00eb kendon n\u00eb gem\u201d! Ishallah Tao nuk na kerkon perqindje per lobimin q\u00eb b\u00ebri.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ T\u00eb gjitha i kisha menduar por skenen q\u00eb gjeta sot n\u00eb korridorin e Kuvendit jo. Ishte befasuese, e pazakonte, gjenuine dhe spontane. Tek shkallet e brendshme \u00e7\u2019t\u00eb shihje, ishte krijuar nj\u00eb kor q\u00eb e dirigjonte Ed Shalsi me dy pirunj q\u00eb i kishte marre tek kafja. Ata po kendonin k\u00ebngen q\u00eb rapsodet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":322622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-322835","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322835","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=322835"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322835\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":322836,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322835\/revisions\/322836"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=322835"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=322835"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=322835"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}