{"id":322863,"date":"2023-05-26T11:10:39","date_gmt":"2023-05-26T09:10:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=322863"},"modified":"2023-05-26T11:10:39","modified_gmt":"2023-05-26T09:10:39","slug":"13-vite-ne-sistemin-e-drejtesise-kpk-shkarkon-nga-detyra-gjyqtarin-lazer-sallaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/13-vite-ne-sistemin-e-drejtesise-kpk-shkarkon-nga-detyra-gjyqtarin-lazer-sallaku\/","title":{"rendered":"13 vite n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Laz\u00ebr Sallaku"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Lazer Sallaku.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Sallaku u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Sallaku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 24 maj ka kund\u00ebrshtuar bilancet negative kryesisht n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti. Po ashtu ai dha shpjegime p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb privatizimit t\u00eb CEZ Shp\u00ebrndarje, me t\u00eb kall\u00ebzuar Lulzim Basha, Sali Berisha, Shk\u00eblzen Berisha, Ridvan Bode dhe Genc Ruli.<\/p>\n<p>Lazer Sallaku ka punuar si avokat p\u00ebrpara se t\u00eb niste karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, si inspektor i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2007. Ai u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb vitin 2010 dhe e ushtroi fillimisht funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit. Prej vitit 2013, Sallaku punon si gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pasuria<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb rezervuar n\u00eb vitin 2014 kundrejt vler\u00ebs 46,323 euro, subjekti ka deklaruar pak\u00ebsimin e gjendjes cash.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs, ka deklaruar se i ka kthyer ish-bashk\u00ebshortes vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro dhe apartamenti \u00ebsht\u00eb regjistruar vet\u00ebm n\u00eb emrin e tij. Si burim t\u00eb shum\u00ebs 45 mij\u00eb euro dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortes pas divorcit, Sallaku ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 36 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb hua nga nj\u00eb kush\u00ebri n\u00eb shum\u00ebn 11 mij\u00eb euro. Bekteshi sqaroi se v\u00ebrtetohej kalimi i vler\u00ebs 45 mij\u00eb euro n\u00eb llogarin\u00eb e ish-bashk\u00ebshortes, si dhe nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb burimet e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se kursimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2014, ishin krijuar nga pagat e tij e t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes, si dhe nj\u00eb dhurim n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga kjo e fundit prej n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se n\u00eb vitin 2010 \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 180 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb n\u00eb vler\u00ebn rreth 1 milion lek\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn, pretendoi se krijohej p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara nga shitja e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Mitsubishi dhe t\u00eb skafit.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhje ka pasur mes deklarimit t\u00eb subjektit lidhur me \u00e7mimin e blerjes s\u00eb automjetit t\u00eb llojit Mitsubishi, pasi gjyqtari Sallaku e ka deklaruar n\u00eb vler\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar 180 mij\u00eb lek\u00eb. Megjithat\u00eb, Komisioni konstaton se subjekti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti, si dhe t\u00eb nj\u00eb Benzi n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Dosjet e bujshme q\u00eb mbylli Lazer Sallaku<\/p>\n<p>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/p>\n<p>Sallaku dha shpjegime n\u00eb kriterin profesional lidhur me nj\u00eb denoncim ku ngriheshin pretendime p\u00ebr pushim t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb hetimit lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e privatizimit t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike, CEZ. Subjekti sqaroi se \u00e7\u00ebshtja ishte pushuar fillimisht nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe se kjo vendimarrje ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se pas rihapjes s\u00eb hetimit me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kuvendit, Prokuroria e Tiran\u00ebs kishte k\u00ebrkuar s\u00ebrish pushimin e hetimeve n\u00eb vitin 2017. Sallaku pohoi se nuk e kishte pranuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb dhe kishte vendosur rikthimin e akteve p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme, duke l\u00ebn\u00eb edhe detyra konkrete.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, pas afro tre vitesh, prokuroria e kishte risjell\u00eb dosjen s\u00ebrish p\u00ebr pushim, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb ai e kishte pranuar. Gjyqtari Sallaku theksoi se vendimarrja e tij p\u00ebr pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr pushimin e hetimeve ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>Ai shtoi se denoncuesi kishte kryer ankes\u00eb dhe n\u00eb Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se ishte vendosur arkivimi i asaj ankese, me argumentin se pretendimet e ngritura jan\u00eb objekt i gjykatave m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Sallaku k\u00ebmb\u00ebnguli se vendimarja e tij ishte e bazuar n\u00eb prova dhe u shpreh se e kishte t\u00eb pamundur financiarisht q\u00eb t\u00eb fotokopjonte aktet e dosjes p\u00ebr t\u2019i vendosur ato n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit, pasi ishin 54 fashikuj.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb denoncim ku ngrihen pretendime p\u00ebr nj\u00eb vendim mosfillimi, subjekti pohoi se ankuesi nuk kishte ushtruar ankim ndaj vendimarjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr rast mosfillimi, Sallaku sqaroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr parashkrimin e vepr\u00ebs penale. Ai tha se \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebp\u00ebrcaktuar n\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb mos fillohet hetimi. \u201cDispozita nuk l\u00eb vend as p\u00ebr fillimin e hetimeve dhe as p\u00ebr interpretim\u201d, pohoi subjekti.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi konstatoi se Apeli kishte vler\u00ebsuar ndryshe duke b\u00ebr\u00eb tjet\u00ebr interpretim dhe e pyeti subjektin n\u00ebse kishte dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb vendim unifikues q\u00eb trajtonte \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla. Sallaku u shpreh se nuk kishte dijeni n\u00ebse kishte nj\u00eb praktik\u00eb unifikuese lidhur me q\u00ebndrimin e ndrysh\u00ebm t\u00eb tij nga Apeli.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Lazer Sallaku. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Sallaku u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi. Sallaku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 24 maj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":322864,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-322863","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322863","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=322863"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322863\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":322865,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322863\/revisions\/322865"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322864"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=322863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=322863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=322863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}