{"id":322998,"date":"2023-05-27T15:22:32","date_gmt":"2023-05-27T13:22:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=322998"},"modified":"2023-05-27T15:22:32","modified_gmt":"2023-05-27T13:22:32","slug":"koncert-ne-fund-te-stines-dhe-kronike-rrogash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/koncert-ne-fund-te-stines-dhe-kronike-rrogash\/","title":{"rendered":"Koncert n\u00eb fund t\u00eb stin\u00ebs dhe kronik\u00eb rrogash"},"content":{"rendered":"<p><strong>AGRON GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha i kisha menduar, por sken\u00ebn q\u00eb gjeta sot n\u00eb korridorin e Kuvendit jo.<\/p>\n<p>Ishte befasuese, e pazakont\u00eb, gjenuine dhe spontane. Te shkall\u00ebt e brendshme \u00e7\u2019t\u00eb shihje! Ishte krijuar nj\u00eb kor q\u00eb e dirigjonte Ed Shalsi me dy pirun\u00eb q\u00eb i kishte marr\u00eb te kafja.<\/p>\n<p>Ata po k\u00ebndonin k\u00ebng\u00ebn q\u00eb rapsod\u00ebt popullor\u00eb nga Dukagjini i kushtuan Elis\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rreshtin e par\u00eb ishte Klotilda, Blerina, Mimi di Puccini, Debora dhe Edona, t\u00eb cilat me patos limonin vargjet e para \u201clul\u00ebzoi fusha, lul\u00ebzoi mali, o n\u00eb Shkod\u00ebr erdhi Spiropali\u201d dhe n\u00eb nj\u00eb rresht me sip\u00ebr ishin burrat z\u00ebtrash\u00eb: Nasipi, Fadili, Koll\u00e7aku, Xhemali, Fatmir Xhafa me vargjet \u201cpor si Shota e Dardanis\u00eb me i dh\u00ebn\u00eb drejtim Bashkis\u00eb!\u201d. Bra\u00e7e b\u00ebnte si orkest\u00ebr notat muzikore tring, tring, tring. Majko q\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb qeleshe mal\u00ebsie n\u00eb kok\u00eb i binte \u00e7iftelis\u00eb sa telat nxirrnin xixa.<\/p>\n<p>Ai i k\u00ebrkonte Fatmirit t\u00eb q\u00ebronte z\u00ebrin edhe m\u00eb. Hyra disi me rropame, Shalsi kafshoi buz\u00ebt dhe l\u00ebshoi nj\u00eb shshshtttt qortues. Mora vesh q\u00eb po p\u00ebrgatisnin nj\u00eb koncert me k\u00ebng\u00eb nga fushata q\u00eb t\u2019ia k\u00ebndonin Babos sapo t\u00eb jepte myzhden\u00eb e rritjes s\u00eb rrogave.<\/p>\n<p>Ikonomi kishte sjell\u00eb nj\u00eb tav\u00eb me petulla q\u00eb kund\u00ebrmonin arom\u00eb, duket p\u00ebr t\u00eb motivuar k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt. N\u00ebn z\u00eb u thoshte: \u201cJu vet\u00ebm na nderoni, k\u00ebndoni bukur, se ju b\u00ebn halla petulla sa t\u00eb doni\u201d. Aty frym\u00ebzimi shtohej.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ishim n\u00eb ankth p\u00ebr fatin e rrog\u00ebs. Pa p\u00ebrjashtim i duan parat\u00eb qerratenjt\u00eb. Naaaa iu skuq\u00ebn syt\u00eb, u b\u00ebhen prush nga vring\u00ebllima e metelikut, tingull i tij i deh. Delina Ibrahimi nuk ishte e p\u00ebrqendruar. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e tmerrshme ia kishte b\u00ebr\u00eb gjumin qeder sikur Anila Denaj do kthehej prap\u00eb t\u2019i zinte vendin. Babo e thirri dy her\u00eb dhe asaj i ngjante sikur ai e quante Anila. Nuk qeshte si zakonisht.<\/p>\n<p>Koleg\u00ebt namuzqar\u00eb donin ta mbanin mir\u00eb edhe me opinionin si gjinde qelibar, por dhe lekat t\u2019i merrnin. Ah firaun\u00ebr, firaun\u00ebr!<\/p>\n<p>Syt\u00eb u ndrinin kur ndonj\u00eb si un\u00eb fliste hapur, \u201cna jepni more t\u00eb uruar rrog\u00ebn q\u00eb na takon, jeni t\u00eb vonuar e t\u00eb mang\u00ebt, zgjidheni qesen\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb keqkuptim ndezi flak\u00ebt e ferrit mes m\u00ebsuesit t\u00eb estetik\u00ebs dhe nx\u00ebn\u00ebsit, mes Dash Sul\u00ebs dhe meje.<\/p>\n<p>Si Akili me Hektorin krejt si vet\u00eb Titan\u00ebt e b\u00ebm\u00eb mejhanen t\u00eb shkundullohet zem\u00ebrimi.<\/p>\n<p>E filloi me mallkim, oshtiu \u201charam kollaret e shamizat q\u00eb t\u00eb m\u00ebsova t\u2019i p\u00ebrdoresh, mos i g\u00ebzofsh\u201d! \u201cMos hatri i zotit, mos e thuaj at\u00eb fjal\u00eb, iu gjegja, jet\u00ebn merrma, shamiz\u00ebn jo\u201d.<\/p>\n<p>Arsyeja triumfoi mbi arm\u00ebt dhe puhiza zaptoi shpirtrat tan\u00eb l\u00ebnduar pezmi.<\/p>\n<p>Seanca filloi. Babo me nj\u00eb kostum blu t\u00eb hapur erdhi dhe b\u00ebnte muhabet shtruar me Belen, i cili buz\u00ebqeshte n\u00ebn pushtetin e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt i vadiste toku me ndonj\u00eb llaf, t\u00eb cilit i g\u00ebzoheshin si ujit t\u00eb paket. Niko priste me kafen n\u00eb dor\u00eb, pa, \u00e7\u2019pa, e piu vet\u00eb.<\/p>\n<p>Foli Babo e u betua: \u201cDo ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb vend Xhehnet, more lanet\u00ebr, q\u00eb ma plas\u00ebt shpirtin, do rris rrogat, do t\u2019u jap edhe ju ca grosh magjes nuk i meritoni\u201d. Ul\u00ebm kok\u00ebn ne q\u00eb t\u00eb mos e zem\u00ebronim e psher\u00ebtima bereqaves! Tao, Etilda dhe Toni shikonin k\u00ebtej si p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb e shihni \u201cBabo, e zgjidhi qesen, Babo \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb dhe i dlir\u00eb, Babo na ka xhan, ai na b\u00ebn derman\u201d. Kur fap, Babo tha: \u201cPo t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr mua, b\u00ebj amendament dhe pas nj\u00eb viti t\u2019i merrni\u201d!<\/p>\n<p>Pam\u00eb andej un\u00eb, Jorida, Gazi, Dhurata, Saimiri nga t\u00eb majt\u00ebt. Babo n\u00eb sy kishim fjal\u00ebt qenka shpirtkazm\u00eb, na b\u00ebri gjakun uj\u00eb i paudhi, duam lek\u00ebt tona, duam lek\u00ebt tona thirr\u00ebm dhe lot\u00ebt gati kishim n\u00eb cep t\u00eb beb\u00ebzave.<\/p>\n<p>Babo iku. Pllakosi heshtja e m\u00ebrzia. Ishte mbyllur n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb. D\u00ebrgatat shkonin e vinin. Ai e kishte pyetur Niko Nikoqirin \u00e7\u2019do b\u00ebsh me lekat q\u00eb do marr\u00ebsh shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pask\u00ebsh th\u00ebn\u00eb do blej cd me k\u00ebng\u00ebt e Tezes dhe T\u00ebrmetit k\u00ebnduar l\u00ebndinave e kushtuar juve q\u00eb t\u2019i shp\u00ebrndaj. Nuk e kishte bindur shum\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebt\u00eb pyetje \u00c7yrbes? Ai: \u201cBabo mos na jep lek hi\u00e7, \u00e7\u2019i duam lek\u00ebt, ti shyqyr q\u00eb nuk na merr e t\u00eb shohim gratis, por meqen\u00ebse ke b\u00ebr\u00eb kabull, do gjej nuse se kush m\u00eb merrte me rrog\u00eb aq t\u00eb vog\u00ebl\u201d! Babo kroi mjekr\u00ebn e mendoi ky e meriton. Kurioziteti e kishte shtyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ditur \u00e7far\u00eb mendon Damua? Ai e kishte habitur me xhevapin e tij. Do t\u2019ia \u00e7oj Ditmir Bushatit shtes\u00ebn se nuk e fut dor\u00ebn n\u00eb xhep kurr\u00eb e t\u2019i jap nj\u00eb shans me u b\u00eb kavalier, k\u00ebsisoj ha m\u00eb shum\u00eb e flet me pak kund\u00ebr teje.<\/p>\n<p>Ulsiu ishte m\u00eb i qart\u00eb! \u201cEdhe pse jam si zog dreqit, do blej rroba sportive e \u00e7orape t\u00eb kuqe q\u00eb t\u00eb ngjaj\u201d\u2026 \u201cMir\u00eb, mir\u00eb, i tha ai, po eleganca nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbulesash\u201d. \u201cE di, mor burr\u00eb, tha Ulsushi, po avash, avash\u201d. \u00c7u\u00e7i ishte m\u00eb origjinal dhe e la pa fjal\u00eb kur ai e pyeti \u201ch\u00eb, mo, do kurosh mjekr\u00ebn\u201d. \u201cJo, m\u00ebr shef, i tha, do ble do shama se i kam dob\u00ebsi qysh i vog\u00ebl se po b\u00ebhem kaps me byrek\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Trokiti Debora: \u201cH\u00eb, moj bij\u00eb, \u00e7a do blesh me lek\u00ebt e shtes\u00ebs?\u201d \u201cBabo, Babo, un\u00eb nuk dua para, dua t\u00eb m\u00eb kesh xhan dhe t\u00eb m\u00eb l\u00ebsh ministre sa m\u00eb gjat\u00eb se me p\u00eblqen t\u00eb rri aty sip\u00ebr dhe ta shoh bot\u00ebn nga lart\u201d. \u201cIk, Ik, or dreq\u201d, i tha ai.<\/p>\n<p>Nejse, pas shum\u00eb lutjesh e qarjesh e vuri dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Salianji m\u00eb preokupoi shum\u00eb. Ishte meditativ, fjal\u00ebpak\u00eb e nostalgjik. Dhe p\u00ebr habi fliste vet\u00ebm mir\u00eb, burr\u00eb i mir\u00eb ky, grua e mir\u00eb ajo! E pyeta n\u00eb ka temperatur\u00eb, por jo nuk kishte. Allah, allah, thash\u00eb, po rrezikon t\u00eb b\u00ebhesh shpirt njeriu, mor evlat.<\/p>\n<p>Jorida dukej si ulliri i paqes p\u00ebr nga ngjyrat dhe pas dy vitesh ndenj\u00ebm n\u00eb kafe pa e pir\u00eb at\u00eb. Gaz Bardhi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Pap\u00eb, edhe Perandor, m\u00eb foli si dikur motit me njerzill\u00ebk e qasht\u00ebrsi, sikur u pendova q\u00eb jam treguar kurnac me t\u00eb se jam i ndjesh\u00ebm e thyhem shpejt. Kosta i Gramozit dhe i Lindit\u00ebs kishte mbetur si jetim, as i hahej, as i pihej, ndon\u00ebse ne g\u00ebzonim p\u00ebr mexhitet. Ai si kali i Sk\u00ebnderbeut p\u00ebr t\u00eb zonte p\u00ebrlotej p\u00ebr munges\u00ebn e Lindit\u00ebs. \u00c7\u2019ke i thosha. Ja, k\u00ebtu, ke Babon! Un\u00eb jam i krishter\u00eb tha, kam trinine e shenjt\u00eb, Babo Gramo dhe Lindita. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri bie n\u00eb zali.<\/p>\n<p>Fatmir Mediu prap\u00eb me ndenji r\u00ebnd\u00eb, m\u00eb nd\u00ebshkoi me dy shikime t\u00eb v\u00ebng\u00ebrta dhe si lider m\u00eb la t\u00eb pres e vet\u00ebnd\u00ebshkohem n\u00eb ankth. Arben P\u00ebllumbi m\u00eb pa si triumfator! E kupton tha q\u00eb besimi i patund nuk t\u00eb l\u00eb n\u00eb balt\u00eb, ndaj nuk e njoha frik\u00ebn kur ktheheshim me Balon\u00eb nga Italia. E sheh mor goj\u00ebprishur q\u00eb Babo na qiti n\u00eb selamet!<\/p>\n<p>Tigrushi ishte ngjallur s\u00eb vdekurish. Kishte pyetur \u00ebsht\u00eb n\u00eb qejf Babo? \u00cbsht\u00eb, i than\u00eb, dhe erdhi. Me p\u00ebrg\u00ebzoi p\u00ebr fjal\u00ebn n\u00eb Kuvend dhe m\u00eb hodhi nj\u00eb romuz q\u00eb b\u00ebra sikur nuk e kuptova. M\u00ebria e Babos po e demitizon Tigrushin dhe po e b\u00ebn njeri. Margeriti ishte aq mbi re sa nuk dukej. Mungesa e Gert\u00ebs m\u00eb shkaktoi mall dit\u00ebn kur lek\u00ebt binin mbi ne si shi!! Mund t\u00eb na binte ndonj\u00eb hata nga g\u00ebzimi e ajo nuk ishte aty t\u00eb na b\u00ebnte gjilp\u00ebra me heqim\u00ebt q\u00eb ka n\u00ebn hyq\u00ebm. Dikush tha se Etilda do b\u00ebhet prap\u00eb ministre. Ajo iku si djalli nga temjani, pat frik\u00eb ta d\u00ebgjonte. Dy g\u00ebzime n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb jan\u00eb shum\u00eb. N\u00eb fund, pasi miratuam ligjet, k\u00ebnduam \u201cbjeri kavallit ti barku jem, si bilbili q\u00eb k\u00ebndon n\u00eb gem\u201d! Ishallah Tao nuk na k\u00ebrkon p\u00ebrqindje p\u00ebr lobimin q\u00eb b\u00ebri.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AGRON GJEKMARKAJ T\u00eb gjitha i kisha menduar, por sken\u00ebn q\u00eb gjeta sot n\u00eb korridorin e Kuvendit jo. Ishte befasuese, e pazakont\u00eb, gjenuine dhe spontane. Te shkall\u00ebt e brendshme \u00e7\u2019t\u00eb shihje! Ishte krijuar nj\u00eb kor q\u00eb e dirigjonte Ed Shalsi me dy pirun\u00eb q\u00eb i kishte marr\u00eb te kafja. Ata po k\u00ebndonin k\u00ebng\u00ebn q\u00eb rapsod\u00ebt popullor\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":322622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-322998","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=322998"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":322999,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322998\/revisions\/322999"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=322998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=322998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=322998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}