{"id":323603,"date":"2023-06-01T18:38:04","date_gmt":"2023-06-01T16:38:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=323603"},"modified":"2023-06-01T18:38:04","modified_gmt":"2023-06-01T16:38:04","slug":"bozdo-ska-arsye-per-ngritjen-e-cmimit-pervec-keqmenaxhimit-dhe-vjedhjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bozdo-ska-arsye-per-ngritjen-e-cmimit-pervec-keqmenaxhimit-dhe-vjedhjes\/","title":{"rendered":"Bozdo: S\u2019ka arsye p\u00ebr ngritjen e \u00e7mimit, p\u00ebrve\u00e7 keqmenaxhimit dhe vjedhjes"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb Eno Bozdo, i ftuar n\u00eb News24 ka folur n\u00eb lidhje me situat\u00ebn ekonomike n\u00eb vend dhe deklaratat e kryeministrit p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Bozdo deklaroi se vendimi p\u00ebr t\u00eb mos rritur \u00e7mimin e energjis\u00eb para disa muajsh ishte nj\u00eb taktik\u00eb politike e qeveris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb afrimit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Sipas tij sot tregjet e energjis\u00eb jan\u00eb normalizuar dhe rezervat e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb n\u00eb maksimum, pra nuk ka arsye p\u00ebr t\u00eb ngritur \u00e7mimin p\u00ebrve\u00e7 \u201ckorrupsionit, vjedhjeve dhe keqmenaxhimit t\u00eb situat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rritjes s\u00eb pagave nga qeveria, Bozdo u shpreh se rrogat e m\u00ebsuesve, polic\u00ebve apo mjek\u00ebve do rriten gradualisht deri n\u00eb vitin 2024 dhe jo menj\u00ebher\u00eb, ashtu si ato t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti diskutim si muaj m\u00eb par\u00eb. Ishte nj\u00eb taktik\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb mos rritur \u00e7mimin asokohe p\u00ebr shkak se po hynim n\u00eb sezon zgjedhjesh.<\/p>\n<p>Sot tregjet e energjis\u00eb jan\u00eb normalizuar dhe mund t\u00eb p\u00ebrballohet edhe pa rritje \u00e7mimi. Kryeministri i referohet ver\u00ebs, por rezervat e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb n\u00eb maksimum. Fierza \u00ebsht\u00eb n\u00eb limit. Stina e ver\u00ebs nuk ka konsumin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb energjis\u00eb, dimri ka m\u00eb shum\u00eb konsum. S\u00eb fundmi kryeministri \u00ebsht\u00eb mburrur vazhdimisht me reform\u00ebn e sektorit t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Kur gjith\u00e7ka shkon mir\u00eb ky diskutim s\u2019ka pse hapet.<\/p>\n<p>Sipas qeveris\u00eb situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb. \u00c7mimet rriten sepse sektori \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 financiar p\u00ebr shkak t\u00eb keq menaxhimit dhe vjedhjeve. Borxhi i pal\u00ebve t\u00eb treta ndaj OSHEE \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb. Vitin e kaluar disa qindra milion\u00eb euro u injektuan nga qeveria te KESH p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \u00e7mimet e larta. Ajo q\u00eb u shit si reform\u00eb e suksesshme \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. Nuk ka reform\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. Rama u referohet q\u00eb ka forcuar njer\u00ebzit t\u00eb paguajn\u00eb energjin\u00eb edhe duke i burgosur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dekad\u00eb nuk ka pasur asnj\u00eb investim madhor p\u00ebr diversifikimin e energjis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ekonomia shqiptare ishte ajo q\u00eb u ndihmua 5-10 her\u00eb m\u00eb pak se vendet e rajonit gjat\u00eb momenteve t\u00eb kriz\u00ebs. Shqiptar\u00ebt ishin popullata q\u00eb u mb\u00ebshtet m\u00eb pak n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Vet\u00ebm vitin e kaluar qeveria shqiptare ka fituar jo m\u00eb pak se 500 milion\u00eb euro nga rritja e \u00e7mimit t\u00eb produkteve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para. K\u00ebto para jan\u00eb fituar nga kriza dhe qytetar\u00ebt kan\u00eb humbur.<\/p>\n<p>Pagat e m\u00ebsuesve, mjek\u00ebve do rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontrolluar p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nivelin q\u00eb thot\u00eb kryeministri. Mund t\u00eb mb\u00ebrrihet deri n\u00eb vitin 2024 atje, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr 2 muaj. E menj\u00ebhershme do jet\u00eb rritja p\u00ebr deputet\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb te rritja e rrogave t\u00eb deputet\u00ebve, por moralisht e dyshimt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos miratohej rritja p\u00ebr veten pa kaluar qoft\u00eb te mjeku m\u00eb i thjesht\u00eb apo polici m\u00eb i thjesht\u00eb. Kjo shtres\u00eb preket drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga rritja e \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Brenda PD ka nj\u00eb reflektim t\u00eb madh p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur. Nuk ka m\u00eb dyshime k\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb. Situata e zgjedhjeve t\u00eb 14 majit q\u00eb me shum\u00eb mund\u00ebsi do p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme k\u00ebrkon nj\u00eb PD ndryshe nga kjo sot. Nuk e konsideroj veten as t\u00eb dobish\u00ebm dhe t\u00eb them se ai na vodhi pas dy vitesh. Zgjedhjet ishin masak\u00ebr dhe nuk diskutohet. Ajo q\u00eb ishte makineria q\u00eb kontrollonte vot\u00ebn kur opozit\u00ebs i mori gjith\u00e7ka sjell nj\u00eb rezultat t\u00eb till\u00eb. Pyetja q\u00eb b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb n\u00ebse do rrim\u00eb k\u00ebshtu apo do veprojm\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb Eno Bozdo, i ftuar n\u00eb News24 ka folur n\u00eb lidhje me situat\u00ebn ekonomike n\u00eb vend dhe deklaratat e kryeministrit p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb. Bozdo deklaroi se vendimi p\u00ebr t\u00eb mos rritur \u00e7mimin e energjis\u00eb para disa muajsh ishte nj\u00eb taktik\u00eb politike e qeveris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb afrimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":300492,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-323603","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=323603"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323603\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":323604,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323603\/revisions\/323604"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/300492"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=323603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=323603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=323603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}