{"id":323939,"date":"2023-06-05T12:31:22","date_gmt":"2023-06-05T10:31:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=323939"},"modified":"2023-06-05T12:31:22","modified_gmt":"2023-06-05T10:31:22","slug":"arrestimi-i-zyrtares-se-shendetesise-reagon-manastirliu-distancohemi-nga-cdo-rast-abuzimi-kush-shkel-ligjin-do-te-perballet-me-drejtesine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/arrestimi-i-zyrtares-se-shendetesise-reagon-manastirliu-distancohemi-nga-cdo-rast-abuzimi-kush-shkel-ligjin-do-te-perballet-me-drejtesine\/","title":{"rendered":"Arrestimi i zyrtares s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, reagon Manastirliu: Distancohemi nga \u00e7do rast abuzimi, kush shkel ligjin do t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar p\u00ebr arrestimin e sekretares s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Joana Duro, e akuzuar p\u00ebr korrupsion e ryshfet.<\/p>\n<p>Manastirliu tha n\u00eb seanc\u00ebn e sotme n\u00eb Kuvend se ministria \u00ebsht\u00eb e distancuar nga ky lajm dhe se kushdo q\u00eb shkel ligjin, duhet t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb.  Ajo shtoi se cdokush \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb para ligjit.<\/p>\n<p>\u201cDistancohem nga \u00e7do rast abuzimi dhe shkelje e ligjit, respektoj organet e drejt\u00ebsis\u00eb! \u201cQ\u00ebndrimi im \u00ebsht\u00eb i prer\u00eb dhe i qart\u00eb. Jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb q\u00ebndrimi q\u00eb kemi patur, kemi dhe do t\u00eb kemi gjithmon\u00eb p\u00ebr rast t\u00eb shkeljes s\u00eb ligjit, do rast t\u00eb abuzimit me detyr\u00ebn, do rast t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb saj dhe besimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb! Cilido q\u00eb shkel mbi k\u00ebto parime, duhet t\u00eb p\u00ebrballet me pasojat q\u00eb parashikon ligji.\u201d- tha ministrja.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i Ministres Manastirliu:<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi im \u00ebsht\u00eb i prer\u00eb dhe i qart\u00eb. Jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plot\u00ebsisht. \u00cbsht\u00eb q\u00ebndrimi q\u00eb kemi patur, kemi dhe do t\u00eb kemi gjithmon\u00eb p\u00ebr \u00e7do rast t\u00eb shkeljes t\u00eb ligjit, p\u00ebr \u00e7do rast t\u00eb abuzimit me detyr\u00ebn, ccdo rast t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb saj dhe besimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb! Cilido q\u00eb shkel mbi k\u00ebto parime, duhet t\u00eb p\u00ebrballet me pasojat q\u00eb parashikon ligji! Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi im! Ky ka qen\u00eb q\u00ebndrimi dhe bindja ime q\u00eb nga dita e par\u00eb q\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbej n\u00eb institucionet publike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb padyshim nj\u00eb ngjarje e trisht\u00eb dhe e r\u00ebnd\u00eb. Organet e drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre, rasti duhet t\u00eb hetohet deri n\u00eb fund dhe m\u00eb pas n\u00ebse del ashtu sikurse dyshimet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me pasojat. \u00c7do person, \u00e7do individ dit\u00ebn q\u00eb merr besimin dhe bashk\u00eb m\u00eb t\u00eb, dhe detyr\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb publikut, merr automatikisht dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb para ligjit. Dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb indiviuale! Veprimet e askujt nuk mund t\u00eb baltosin pun\u00ebn dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb s\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb nj\u00eb institucioni.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse e iniciuam reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Kemi zgjedhur nj\u00eb rrug\u00eb e cila nuk ka as kthim prapa e as kompromis. Q\u00eb para ligjit, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb! Para ligjit t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen nj\u00ebsoj! Un\u00eb e kuptoj q\u00eb djathtas, jo t\u00eb gjith\u00eb, e keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta kuptoni dhe ta p\u00ebrtypni k\u00ebt\u00eb! E keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, se n\u00eb at\u00eb xhungl\u00ebn e pushtetit tuaj, kur e kishit, kush shkelte ligjin merrej n\u00eb mbrojtje! E keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sepse at\u00ebher\u00eb, kush ishte n\u00eb hetim, vazhdon t\u00eb drejtonte institucione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme financiare, edhe nga sht\u00ebpia. Kush vriste merrej dhe strehohej n\u00eb institucione t\u00eb larta t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Kur prokuroria vepronte, i hidheshit n\u00eb fyt, i shpallnit luft\u00eb, u vinit epitete t\u00eb turpshme drejtues\u00ebve! Ndaj, sigurisht q\u00eb sot nuk e kuptoni dot ju q\u00ebndrimin tim dhe q\u00ebndrimin ton\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb: T\u00eb cilin po j\u2019ua p\u00ebrs\u00ebris: T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb barabart\u00eb para ligjit! Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi im! Nd\u00ebrsa zakoni juaj tashm\u00eb dihet, ju do b\u00ebheni, e keni treguar k\u00ebt\u00eb dhe e tregoni vazhdimisht, edhe prokuror\u00eb, edhe gjykat\u00ebs, edhe avokat\u00eb, n\u00eb \u00e7do ngjarje doni ta b\u00ebni dhe doni ta v\u00ebrtisni sigurisht politikisht, sepse k\u00ebshtu ju intereson. Por fal\u00eb Zotit sot kemi drejt\u00ebsi. Kemi organe drejt\u00ebsie t\u00eb pavarura, t\u00eb cilat, ndryshe nga ju, un\u00eb i respektoj dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, fja\u00ebn e fundit e thot\u00eb drejt\u00ebsia.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar p\u00ebr arrestimin e sekretares s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Joana Duro, e akuzuar p\u00ebr korrupsion e ryshfet. Manastirliu tha n\u00eb seanc\u00ebn e sotme n\u00eb Kuvend se ministria \u00ebsht\u00eb e distancuar nga ky lajm dhe se kushdo q\u00eb shkel ligjin, duhet t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb. Ajo shtoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":157813,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-323939","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=323939"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323939\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":323940,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323939\/revisions\/323940"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=323939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=323939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=323939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}