{"id":323983,"date":"2023-06-05T13:55:03","date_gmt":"2023-06-05T11:55:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=323983"},"modified":"2023-06-05T13:55:03","modified_gmt":"2023-06-05T11:55:03","slug":"edi-ramen-e-llahtaris-monotonia-vetem-ne-nje-rast-duket-si-i-veshur-me-kostum-teritali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/edi-ramen-e-llahtaris-monotonia-vetem-ne-nje-rast-duket-si-i-veshur-me-kostum-teritali\/","title":{"rendered":"Edi Ram\u00ebn e llahtaris monotonia, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast duket si i veshur me kostum teritali"},"content":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati<\/p>\n<p>Kush e ka ndjekur prezantimin e Edi Ram\u00ebs n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se at\u00eb e llahtaris monotonia. Ai ka frik\u00eb nga t\u00eb qenit i zakonsh\u00ebm, apo nga kopjimi i modeleve t\u00eb paracaktuara. K\u00ebshtu n\u00eb form\u00eb ai i sfidon t\u00eb gjith\u00eb, duke u paraqitur n\u00eb samitet nd\u00ebrkomb\u00ebtare me Adidas-e. Ai do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb sy me \u00e7\u2019do \u00e7mim, duke thyer regullat e protokollit ashtu si n\u00eb p\u00ebrqafimin e fundit, gati erotik, me Georgia Melonin.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb artkulim kjo sjellje nuk ndryshon. Ai i shmanget pesh\u00ebs s\u00eb nj\u00eb vendi mikroskopik, duke provokuar n\u00eb mes t\u00eb Brukselit, se Shqip\u00ebris\u00eb i erdhi n\u00eb ndihm\u00eb presidenti Erdogan dhe jo BE-ja, at\u00ebher\u00eb kur i duheshin vaksinat. Ai nuk nguron t\u00eb jet\u00eb tejet kritik ndaj makineris\u00eb p\u00ebrtace dhe burokratike t\u00eb Brukselit, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr procesin e Berlinit apo integrimin e vendeve t\u00eb Ballkanit Perendimor.<\/p>\n<p>Pra Edi Rama sillet si nj\u00eb politikan atipik, q\u00eb p\u00ebrdor \u00e7do metod\u00eb p\u00ebr t\u2019u pikasur n\u00eb foton e familjes s\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb vet\u00ebm\u2026<\/p>\n<p>Kur bie fjala p\u00ebr konfliktin Kosov\u00eb-Serbi, kryeministri yn\u00eb b\u00ebhet po aq kuadrovik shabllon sa homologu i tij Kova\u00e7evski, q\u00eb e mbante n\u00eb krah gjat\u00eb samitit t\u00eb Bratislav\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb paku q\u00eb nga koha e presionit p\u00ebr heqjen e taks\u00ebs 100% t\u00eb Haradinajt e deri n\u00eb konfliktin e fundit p\u00ebr futjen n\u00eb zyra t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, ai kopjon me pik\u00eb e presje t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00ebndrime q\u00eb vijn\u00eb t\u00eb gatshme nga Uashingtoni dhe Brukseli.<\/p>\n<p>N\u00eb cic\u00ebrimat n\u00eb Twitter, n\u00eb fjalimet jasht\u00eb vendit dhe n\u00eb intervistat p\u00ebr mediat e huaja, ai i ngjan nj\u00eb diplomati t\u00eb rangut t\u00eb ul\u00ebt, q\u00eb e kan\u00eb privuar nga e drejta p\u00ebr t\u00eb pasur fantazi, q\u00eb e kan\u00eb zhveshur nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur nuanca dhe ngjyra. Esht\u00eb nj\u00ebsoj sikur dikush ta kufizonte n\u00eb pamje dhe ta ndalonte t\u00eb vishte patikat me tre viza apo kravatat q\u00eb i dizenjion vet\u00eb.<\/p>\n<p>Me Ramush Haradinajn ai u tregua aq i ashp\u00ebr sa dhe ky i fundit u detyrua t\u00eb deklaroj\u00eb se m\u00eb shum\u00eb presion i b\u00ebnte Rama, sesa Merkel dhe Macron. Edhe me qasjen e Prishtin\u00ebs n\u00eb dialog ai \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb, jo si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, por si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i per\u00ebndimit, duke paralajm\u00ebuar se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve po i soset durimi me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo vij\u00eb sjelljeje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e nj\u00ebtrajtshme q\u00eb kur nisi konfikti p\u00ebr recipoocitetin e targave, n\u00eb shtator 2021. Sa her\u00eb kishte tension, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb ose heshtte, ose priste m\u00eb shum\u00eb se 24 or\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrgjigjur, sa t\u2019i vinte ndonj\u00eb rekomandim nga jasht\u00eb, madje dhe kur e b\u00ebte k\u00ebt\u00eb nuk thoshte asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa ajo q\u00eb publiku kishte d\u00ebgjuar nga Borelli, Laj\u00e7aku apo Escobari.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht e nj\u00ebjta gj\u00eb po p\u00ebrs\u00ebritet edhe n\u00eb kriz\u00ebn e fundit. Edi Rama e kritikon Albin Kurtit se nuk u rakordua me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, e fton t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb k\u00ebshillat e tyre dhe ndahet prej tij n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin se ka nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb SHBA dhe Bruksel p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelur m\u00eb tep\u00ebr Serbin\u00eb n\u00eb raport me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb, mund t\u00eb pyes\u00eb dikush? Natyrisht q\u00eb po, mjafton t\u00eb shikosh q\u00ebndrimin q\u00eb mbajti n\u00eb samitin e Bratislav\u00ebs, kryeministri i nj\u00eb vendi t\u00eb BE-s\u00eb, Andrej Plenkovi\u00e7. Ndon\u00ebse nuk ka asnj\u00eb interes nga Shqiptar\u00ebt, po vjen prej nj\u00eb vendi q\u00eb e di se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb hegjemonizmi serb, ai deklaroi se e kupton q\u00ebndrimin e Kosov\u00ebs. Ai tha se rruga e duhur \u00ebsht\u00eb: k\u00ebrkes\u00eb faljeje p\u00ebr krimet e Milloshevi\u00e7it, njohje e nd\u00ebrsjellt\u00eb dhe vet\u00ebm pastaj normalizim. Vet\u00ebm ky q\u00ebndrim tregon se sa larg \u00ebsht\u00eb Tirana zyrtare ndaj mbrojtjes s\u00eb interesit t\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe n\u00eb \u00ebnd\u00ebrrat m\u00eb t\u00eb bukura, asnj\u00ebri nga ne, nuk e ka imagjinuar t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb nga kryeministri shqiptar.<\/p>\n<p>Kur vjen puna p\u00ebr Kosov\u00ebn Rama b\u00ebhet steril dhe monoton. Ai heq dor\u00eb nga gjuha spektakolare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur at\u00eb t\u00eb nj\u00eb referi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Arsyeja se pse kjo ndodh \u00ebsht\u00eb analizuar nga k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme edhe n\u00eb artikuj t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb Lapsi.al.<\/p>\n<p>Ajo mund t\u00eb ket\u00eb lidhje, ashtu sikurse mendoj dhe un\u00eb personalisht, me raportin okult q\u00eb ai ka nd\u00ebrtuar me presidentin Vu\u00e7i\u00e7. T\u00eb tjer\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulin se mund t\u00eb jet\u00eb rjedhoj\u00eb e p\u00ebrqafimit t\u00eb ides\u00eb se Ballkani mund t\u00eb paqtohet vet\u00ebm duke shmagur tensionet dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes. Ka dhe ide q\u00eb theksojn\u00eb nj\u00eb bindje t\u00eb brend\u00ebshme, se Prishtina s\u2019mund t\u00eb arrij\u00eb asgj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb si i thon\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb fund t\u00eb fundit, p\u00ebr pesh\u00ebn e deklaratave t\u00eb Edi Ram\u00ebs, secila nga k\u00ebto hipoteza kan\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi. Fakti \u00ebsht\u00eb se kur flet p\u00ebr Kosov\u00ebn ai nuk thot\u00eb asgj\u00eb. Ai humbet nd\u00ebrmjet frazave standarte t\u00eb cilave i \u00ebsht\u00eb tretur jehona apo kurioziteti, sepse t\u00eb gjith\u00eb i kan\u00eb d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb, t\u00eb shprehura nga arbitrat nd\u00ebkomb\u00ebtar\u00eb. Prandaj, kur i duhet t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr k\u00ebto, nuk ka lirshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrqafimit me Melonin, por duket si i veshur si me kostum teritali.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati Kush e ka ndjekur prezantimin e Edi Ram\u00ebs n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se at\u00eb e llahtaris monotonia. Ai ka frik\u00eb nga t\u00eb qenit i zakonsh\u00ebm, apo nga kopjimi i modeleve t\u00eb paracaktuara. K\u00ebshtu n\u00eb form\u00eb ai i sfidon t\u00eb gjith\u00eb, duke u paraqitur n\u00eb samitet nd\u00ebrkomb\u00ebtare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":321809,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-323983","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323983","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=323983"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323983\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":323984,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323983\/revisions\/323984"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/321809"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=323983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=323983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=323983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}