{"id":324372,"date":"2023-06-08T12:59:02","date_gmt":"2023-06-08T10:59:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=324372"},"modified":"2023-06-08T12:59:02","modified_gmt":"2023-06-08T10:59:02","slug":"te-dashur-kolege-duhet-ta-shikojme-te-verteten-ne-sy-per-sali-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/te-dashur-kolege-duhet-ta-shikojme-te-verteten-ne-sy-per-sali-berishen\/","title":{"rendered":"T\u00eb dashur koleg\u00eb, duhet ta shikojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb sy p\u00ebr Sali Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>NGA FLUTURA A\u00e7KA<\/p>\n<p>Kur hyra n\u00eb sall\u00eb, dikush prej jush m\u00eb tha me g\u00ebzim se sa mir\u00eb q\u00eb kisha ardhur, sepse po i sillja ca poezi k\u00ebsaj mbr\u00ebmjeje t\u00eb zymt\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, u duk si e zymt\u00eb n\u00eb fillim, por me sa po shoh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje plot pathos.<\/p>\n<p>T\u00eb jem e sinqert\u00eb me ju, m\u00eb ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb koleg\u00eb t\u00eb mi n\u00eb politik\u00eb, madje ka edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, t\u00eb m\u00eb thon\u00eb se un\u00eb nuk jam politikane. E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb. Dikush, emri i t\u00eb cilit nuk m\u00eb kujtohet tani, ka th\u00ebn\u00eb diku se \u201cpolitika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb aq serioze, sa nuk mund t\u2019i lihet n\u00eb dor\u00eb politikan\u00ebve\u201d. E shpjeguar k\u00ebshtu, ndihem shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk jam politikane.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u2019i kthehem s\u00ebrish \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb debatit mbi kandidaturat p\u00ebr kryetar\u00eb bashkish n\u00eb zgjedhjet e 14 majit, pasi e kam shpjeguar disa her\u00eb edhe me detaje qasjen time. I mbetem mendimit se ka qen\u00eb e gabuar q\u00eb nuk dol\u00ebm me kandidat\u00ebt tan\u00eb kudo, sigurisht shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara, pra n\u00eb koh\u00ebn e duhur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kishim m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb negocionim n\u00eb fund edhe me Rithemelimin p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Kam qen\u00eb mes atyre q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb n\u00eb situat\u00ebn e krijuar para regjistrimit t\u00eb kandidaturave, demokrat\u00ebt t\u00eb gjenin zgjidhjen mes tyre, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodhi dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat i gjat\u00eb. Duke mos nxjerr\u00eb kandidat\u00eb, ne i treguam shqiptar\u00ebve se sa t\u00eb dob\u00ebt ishim, dhe pavar\u00ebsisht arsyeve t\u00eb drejta, ky ishte perceptimi, dhe rezultati.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt i shoh shum\u00eb t\u00eb lodhur, aq sa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019u shpjegosh se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb pas humbjes s\u00eb thell\u00eb t\u00eb 14 majit. Po \u00e7far\u00eb b\u00ebm\u00eb n\u00eb fakt ne pas humbjes s\u00eb 14 majit? N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mblidheshim menj\u00ebher\u00eb dhe t\u00eb diskutonin se pse humb\u00ebm dhe se \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb tej me k\u00ebt\u00eb parti, ne prodhuam ngjarje pas ngjarjesh dhe e \u00e7orodit\u00ebm opinioni publik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mos merrej me analiz\u00ebn e humbjes s\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb humbjes q\u00eb p\u00ebsoi ve\u00e7an\u00ebrisht koalicioni opozitar, pra vet\u00eb Berisha. Mund t\u00eb ishin t\u00eb gjitha t\u00eb rast\u00ebsishme, por ato e akomoduan Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Pse nxituam aq shum\u00eb, nuk prisnim dot ne disa dit\u00eb? Filluam qysh t\u00eb nes\u00ebrmen t\u00eb mblidhnim firma lart e posht\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr Enkelejd Alibeajn si kryetar i grupit parlamentar, i cili do t\u00eb ikte gjithsesi. Tri dit\u00eb u mor media me ne, me firmat tona lart e posht\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb dha dor\u00ebheqjen kryetari i komanduar, mbase n\u00ebn k\u00ebt\u00eb trysni q\u00eb po them. Un\u00eb nuk e di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e dor\u00ebheqjes s\u00eb tij, sepse e gjykoj t\u00eb nxituar, por disa dit\u00eb s\u00ebrish media u mor me k\u00ebt\u00eb ngjarje. Pas saj menj\u00ebher\u00eb u vendos kryesimi i grupit parlamentar nga z. Bardhi dhe edhe kjo mori disa dit\u00eb koh\u00eb n\u00eb media. T\u00eb gjitha k\u00ebto e shfokusuan v\u00ebmendjen nga humbja q\u00eb duhej t\u00eb diskutohej gjer\u00ebsisht n\u00eb publik, por media s\u00ebrish u mor me ne.<\/p>\n<p>I respektoj koleg\u00ebt q\u00eb flasin p\u00ebr bashkim, se nuk duhet t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00eb parti dhe ristrukturimin e partise n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet pa u bashkuar me par\u00eb. Po si do t\u00eb bashkohemi, na e thoni se si do t\u00eb ndodh\u00eb kjo, dhe  kur do t\u00eb ndodh\u00eb? Ju nuk e doni m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb Sali Berish\u00ebn, por un\u00eb kam nevoj\u00eb ta shoh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb sy p\u00ebr t\u00eb gjithe ne. Nuk jam marr\u00eb kurr\u00eb me Non Grata-n e tij, por jam e bindur n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb publikisht shpesh: ora politike e zotit Berisha ka mbaruar dhe ai nuk mund t\u2019i \u00e7oj\u00eb demokrat\u00ebt n\u00eb fitore, aq m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb q\u00eb kemi mes nesh. Sikurse shum\u00eb prej jush, edhe un\u00eb jam ndier shpesh e fyer nga etiketimet e sh\u00ebmtuara q\u00eb na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb posht\u00eb e lart. Nuk po qahem, por po shpjegohem p\u00ebr fjal\u00ebt me t\u00eb cilat jemi etiketuar: l\u00ebvozhga, t\u00eb shitur, paterica, e gjithfar\u00eb. Si mund t\u00eb bashkohesh me k\u00ebt\u00eb lloj mjedisi q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar?<\/p>\n<p>Si\u00e7 ju thash\u00eb, demokrat\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lodhur, madje edhe nervoz\u00eb me ne. K\u00ebto dit\u00eb u mblodh grupi parlamentar ku un\u00eb nuk mora pjes\u00eb dot, pasi isha n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim jasht\u00eb vendit. Aty \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb cilin nuk di \u00e7\u2019t\u00eb them n\u00ebse do ta miratoja n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb paragraf\u00ebt e tij, por meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb vendim shumice, nuk e p\u00ebrjashtoj dot. N\u00eb t\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe dy koleg\u00eb t\u00eb mi t\u00eb nderuar deputet\u00eb t\u00eb Elbasanit dhe nuk e di n\u00ebse jua kan\u00eb transmetuar at\u00eb dit\u00eb n\u00eb mbledhje propozimin e Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Deg\u00ebs Elbasan t\u00eb mbledhur para disa dit\u00ebsh. Ja si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta:<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb disa intervistave dhe titujve t\u00eb portaleve dhe meqen\u00ebse ishim para k\u00ebsaj mbledhjeje t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, disa prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb Dega Elbasan, m\u00eb telefonuan t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe k\u00ebrkuan me k\u00ebmb\u00ebngulje mbledhjen e Kryesis\u00eb s\u00eb Ded\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb Elbasan. Me mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb mes an\u00ebtar\u00ebve, n\u00eb mbledhje u mor\u00ebn vendime dhe u k\u00ebrkua me insistim n\u00eb prani t\u00eb t\u00eb tre ne deputet\u00ebve ta p\u00ebrcjellim propozimin e tyre p\u00ebr organizimin e Partis\u00eb Demokratike k\u00ebtu.<\/p>\n<p>E lidhur me ta fort n\u00eb ket\u00eb q\u00ebndres\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb, e kam ndier p\u00ebr detyrim t\u00eb sh\u00ebnoj me kujdes propozimin e tyre, t\u00eb cilin kam detyrimin t\u2019jua b\u00ebj me dije sot. Dega e PD-s\u00eb Elbasan kishte nd\u00ebr rezultatin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 14 majit, dhe edhe pse mes humbjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme nuk ka vend p\u00ebr ndonj\u00eb entuziaz\u00ebm, k\u00ebt\u00eb rezultatin relativisht t\u00eb mir\u00eb t\u00eb marr\u00eb prej pun\u00ebs dhe q\u00ebndre\u00ebs s\u00eb tyre, e vler\u00ebsoj shum\u00eb.<\/p>\n<p>Pas diskutimeve kryesia e Deg\u00ebs Elbasan b\u00ebri tre propozime p\u00ebr t\u2019ia sugjeruar Kryesis\u00eb e PD-s\u00eb, arsye edhe pse jam k\u00ebtu sonte:<\/p>\n<p>-T\u00eb kryehet certifikimi i an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb menj\u00ebher\u00eb, proces q\u00eb do t\u00eb doj\u00eb, sipas tyre, 2-3 jav\u00eb intensive pune.<\/p>\n<p>-T\u00eb hapet gara p\u00ebr kryetarin e Partis\u00eb Demokratike dhe zgjedhja t\u00eb b\u00ebhet brenda mesin apo fundit t\u00eb muajit korrik 2023 konform rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb statutin e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>-Gara p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb t\u00eb jet\u00eb e past\u00ebr e t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet kurr\u00ebsesi ngjarjet e sh\u00ebmtuara q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb zgjedhjet e ver\u00ebs s\u00eb vitit 2021 p\u00ebr kryetar partie. Past\u00ebrtia e gar\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb kusht, n\u00ebse d\u00ebshironi mb\u00ebshtetjen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, q\u00eb t\u00eb konkludoj, duke e lidhur \u00e7do proces n\u00eb Partin\u00eb Demokratike me 2 B-t\u00eb ku kemi mbetur peng, ne e kemi mbledhur partin\u00eb, e kemi zvog\u00ebluar shum\u00eb. E kam par\u00eb zotin Basha q\u00eb ka dal\u00eb k\u00ebto jav\u00ebt e fundit n\u00eb takime n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri. Un\u00eb nuk do t\u2019ia kisha k\u00ebshilluar ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebn. M\u00eb duket nj\u00eb imitim i asaj q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dikur zoti Berisha, por zoti Berisha b\u00ebnte Foltore, zoti Basha po b\u00ebn D\u00ebgjimore. Mund ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb n\u00ebse do t\u00eb hynte n\u00eb gar\u00eb, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb hynte n\u00eb gar\u00eb. Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i tij.<\/p>\n<p>Sot po flasim p\u00ebr procesin dhe ai nuk duhet t\u00eb lidhet me asnj\u00eb em\u00ebr, do t\u00eb hyjm\u00eb apo jo n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kryetarin e partis\u00eb. Pasi n\u00ebse nuk e kemi kryetarin e partis\u00eb, demokrat\u00ebt nuk vendosin t\u00eb rrin\u00eb me ne apo jo, pasi nuk din\u00eb me k\u00eb ta lidhin p\u00ebrfshirjen e tyre, as ata nga jasht\u00eb kur t\u00eb vij\u00eb koha p\u00ebr ta hapur partin\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb brenda disa muajve dhe me cil\u00ebsisht t\u00eb lart\u00eb dhe me gar\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gara e ndershme, do t\u00eb na nxjerr\u00eb me dinjitet para demokrat\u00ebve, p\u00ebrndryshe vet\u00ebm do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritim veten. Ne nuk duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb parti antiBerish\u00eb, si\u00e7 shpesh d\u00ebgjoj t\u00eb thuhet e t\u00eb veprohet. Ne duhet ta ringrejm\u00eb, ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb besueshme dhe fituese Partin\u00eb Demokratike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA FLUTURA A\u00e7KA Kur hyra n\u00eb sall\u00eb, dikush prej jush m\u00eb tha me g\u00ebzim se sa mir\u00eb q\u00eb kisha ardhur, sepse po i sillja ca poezi k\u00ebsaj mbr\u00ebmjeje t\u00eb zymt\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, u duk si e zymt\u00eb n\u00eb fillim, por me sa po shoh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje plot pathos. T\u00eb jem e sinqert\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":299635,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-324372","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=324372"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324372\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":324373,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324372\/revisions\/324373"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/299635"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=324372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=324372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=324372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}