{"id":324624,"date":"2023-06-10T18:13:22","date_gmt":"2023-06-10T16:13:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=324624"},"modified":"2023-06-10T18:13:22","modified_gmt":"2023-06-10T16:13:22","slug":"muhamet-rrumbullaku-takim-urgjent-me-strukturat-e-policise-kufitare-cfare-u-diskutua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/muhamet-rrumbullaku-takim-urgjent-me-strukturat-e-policise-kufitare-cfare-u-diskutua\/","title":{"rendered":"Muhamet Rrumbullaku takim urgjent me strukturat e policis\u00eb kufitare, \u00e7far\u00eb u diskutua"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur k\u00ebt\u00eb t\u00eb shtun\u00eb nj\u00eb takim me strukturat e Departamentit p\u00ebr Kufirin dhe Migracionin.<\/p>\n<p>Kjo vjen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sezonit turistik p\u00ebr parandalimin e krimeve kufitare, kontrolleve m\u00eb t\u00eb mira, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe hyrjen e emigrant\u00ebve nga vendet e treta.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Rrumbullaku ka k\u00ebrkuar nga drejtuesit e Policis\u00eb Kufitare, marrjen e menj\u00ebhershme t\u00eb masave shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb sh\u00ebrbim sa m\u00eb cil\u00ebsor, duke krijuar leht\u00ebsira n\u00eb l\u00ebvizje, nisur nga trendi i rritjes s\u00eb fluksit t\u00eb turist\u00ebve dhe vizitor\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, po vijn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet pikave t\u00eb kalimit kufitar, ajror, detar dhe tok\u00ebsor.<\/p>\n<p>Njoftimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Sezoni turistik, sh\u00ebrbimi sa m\u00eb cil\u00ebsor ndaj qytetar\u00ebve, siguria detare p\u00ebr pushuesit n\u00eb plazhe, ndotja akustike, parandalimi i krimeve kufitare, kontrolli m\u00eb i mir\u00eb i kufirit tok\u00ebsor, p\u00ebr parandalimin e kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike dhe p\u00ebr parandalimin e dh\u00ebnies ndihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit, emigrant\u00ebve nga vendet e treta, rritja e vigjilenc\u00ebs n\u00eb raste fluksi p\u00ebr kapjen e shtetasve n\u00eb k\u00ebrkim apo p\u00ebr parandalimin e paligjshm\u00ebrive, si dhe rritja e standardit t\u00eb integritetit t\u00eb trup\u00ebs policore q\u00eb sh\u00ebrben n\u00eb pikat e kalimit kufitar, ishin n\u00eb fokus t\u00eb takimit t\u00eb zhvilluar mesdit\u00ebn e sotme, nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrubmullaku, me Departamentin e Policis\u00eb Kufitare dhe Migracionit, drejtor\u00ebt vendor\u00eb t\u00eb kufirit dhe shefat e stacioneve policore n\u00eb pikat e kalimit t\u00eb kontrollit kufitar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm ka k\u00ebrkuar nga drejtuesit e Policis\u00eb Kufitare, marrjen e menj\u00ebhershme t\u00eb masave shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb sh\u00ebrbim sa m\u00eb cil\u00ebsor, duke krijuar leht\u00ebsira n\u00eb l\u00ebvizje, nisur nga trendi i rritjes s\u00eb fluksit t\u00eb turist\u00ebve dhe vizitor\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, po vijn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet pikave t\u00eb kalimit kufitar, ajror, detar dhe tok\u00ebsor.<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhja e nj\u00eb personeli sa m\u00eb t\u00eb kualifikuar, \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri, pasi Policia Kufitare \u00ebsht\u00eb pika e par\u00eb e kontaktit t\u00eb turist\u00ebve dhe vizitor\u00ebve, me vendin ton\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb trup\u00eb sh\u00ebrbimi e mir\u00ebtrajnuar, e shkolluar dhe e p\u00ebrkushtuar.<\/p>\n<p>Rritje t\u00eb vigjilenc\u00ebs n\u00eb koh\u00eb fluksesh, pasi sipas marr\u00ebveshjeve respektive pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e kalimit tok\u00ebsor t\u00eb rajonit, shpesh aplikohet procedura e p\u00ebrshpejtuar, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, shtetas n\u00eb k\u00ebrkim apo element\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm kriminal, q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari n\u00eb fush\u00ebn e trafikimit t\u00eb arm\u00ebve, drog\u00ebs dhe automjeteve, si dhe t\u00eb dh\u00ebnies ndihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm, mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimin e tyre kriminal.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunim me homolog\u00ebt respektiv\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb nj\u00ebtrajtshme dhe p\u00ebr shk\u00ebmbim informacioni, p\u00ebr shtetas me tendenca kriminale n\u00eb fush\u00ebn e krimeve kufitare.<\/p>\n<p>Drejtori ka k\u00ebrkuar q\u00eb Nj\u00ebsia Detare e krijuar p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb plazhe, t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe me profesionaliz\u00ebm, si dhe t\u00eb sigurohet informacion nga patrullimet tok\u00ebsore dhe ato n\u00eb vij\u00ebn bregdetare, me q\u00ebllim parandalimin e ngjarjeve q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb e pushuesve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, masa t\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb koordinim me policit\u00eb vendore n\u00eb qarqe, p\u00ebr ndotjen akustike, p\u00ebr sekuestrimin e pajisjeve q\u00eb gjenerojn\u00eb muzik\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, si dhe p\u00ebr nd\u00ebshkimin ligjor p\u00ebr pronar\u00ebt dhe administrator\u00ebt e hoteleve dhe lokaleve q\u00eb krijojn\u00eb ndotje akustike, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb banor\u00ebve dhe t\u00eb pushuesve.<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm ka paralajm\u00ebruar drejtuesit e Policis\u00eb Kufitare se n\u00eb rast t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebtyre objektivave, nuk do t\u00eb ket\u00eb thjesht\u00eb masa administrative t\u00eb largimit nga detyra, por do t\u00eb ket\u00eb ndjekje penale p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebr cilindo q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet ritmit dhe k\u00ebrkesave t\u00eb reja t\u00eb bazuara n\u00eb organigram\u00ebn e re t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, sipas t\u00eb cil\u00ebs Policia Kufitare merr m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb parandalimit dhe goditjes s\u00eb krimeve nd\u00ebrkufitare.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur k\u00ebt\u00eb t\u00eb shtun\u00eb nj\u00eb takim me strukturat e Departamentit p\u00ebr Kufirin dhe Migracionin. Kjo vjen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sezonit turistik p\u00ebr parandalimin e krimeve kufitare, kontrolleve m\u00eb t\u00eb mira, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe hyrjen e emigrant\u00ebve nga vendet e treta. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324625,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-324624","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324624","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=324624"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324624\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":324626,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324624\/revisions\/324626"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324625"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=324624"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=324624"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=324624"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}