{"id":32489,"date":"2017-03-17T16:44:10","date_gmt":"2017-03-17T14:44:10","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=32489"},"modified":"2017-03-17T16:44:10","modified_gmt":"2017-03-17T14:44:10","slug":"kriset-koalicioni-tahiri-i-pergjigjet-ashper-lsi-se-sulmojne-policine-per-vemendje-e-vota","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kriset-koalicioni-tahiri-i-pergjigjet-ashper-lsi-se-sulmojne-policine-per-vemendje-e-vota\/","title":{"rendered":"\u201cKriset koalicioni\u201d? Tahiri i p\u00ebrgjigjet ashp\u00ebr LSI-s\u00eb: Sulmojn\u00eb policin\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendje e vota"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Brendshem ende ne detyre, Saimir Tahiri, i pergjigjet akuzave te LSI, ne lidhje me raportin e DASH per kanabisin.<\/p>\n<p>Tahiri thekson se sulmet ndaj policise ne lidhje me kete ceshtje behen per te perfituar vota.<\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/lajmifundit.al\/2017\/03\/lsi-sulmoi-policine\/\" target=\"_blank\">Raporti i DASH, LSI sulmon Policin\u00eb: L\u00ebrini demagogjit\u00eb, luftoni kanabisin, gjendja alarmante<\/a><\/strong><br \/>\nReagimi i Saimir Tahirit:<br \/>\nPershendes Levizjen Socialiste per Integrim per shprehjen e shqetesimit publik per vazhdimin e luftes kunder kanabisit. LSI e ka shprehur edhe me pare kete shqetesim prioritar tonin dhe te Ministrise se Brendshme e te Policise se Shtetit ne vecanti.<br \/>\nPerfitoj nga rasti te falenderoj perfaqesuesin e nderuar te LSI, kryetarin e Komisionit te Sigurise Spartak Braho, i cili se bashku me te gjithe anetaret e atij komisioni ka bashkepunuar ngushtesisht me mua ne cdo hap.<br \/>\nPo ashtu zoti Braho, ka dhene nje kontribut te posacem ne grupin nderinstitucional te punes, per hartimin e planit te ketij viti per pershkallezimin e kesaj lufte pa kompromis.<br \/>\nE shoh te udhes te saktesoj leximin e raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, sipas nje zedhenesi te LSI ne nje konference per shtyp sot.<br \/>\nPa komentuar mbi kete lexim te pasakte, sipas te cilit fenomeni nuk qenka luftuar sa duhet, po ve ne dispozicion tekstin e 4 raporteve konsekutive te DASH ne 4 vite me radhe. Mjafton nje lexim krahasues per te kuptuar se sipas Departamentit te Shtetit, Shqiperia nuk u be burim i rendesishem i prodhimit te marihuanes as vjet e as parvjet, po njihej si i tille nga DASH qe para se te merrnim detyren.<br \/>\nPo ashtu, leximi krahasues mjafton per te kuptuar se e vetmja gje qe ka ndodhur, eshte fakti se ne kemi rritur me shifra e fakte, forcen goditese te Policise se Shtetit.<br \/>\nE di se qellimet politike te partive kundershtare apo konkurente me PS per te marre sa me shume vemendje e vota, justifikojne mjetet e propagandes partiake te secilit dhe vertetesia e atyre qe thone kalon rendom ne plan te dyte.<br \/>\nPor duke besuar se Levizja Socialiste per Integrim, si partner strategjik ne koalicionin qeverises i detyrohet vertetesise se fakteve te qeverisjes, nje vemendje te ve\u00e7ante, uroj qe leximi krahasues i raporteve te DASH per Shqiperine, ta beje edhe LSI te ndjehet krenare qe ka nderin e madh te jete aleate e PS ne kete faze historike reformash per vendin.<br \/>\nNuk kam pritur dhe nuk pres nderkohe qe kete lexim krejt te qarte te kendveshtrimit te DASH mbi tre vite beteje kunder kultivimit te kanabisit, ta bejne kundershtaret e betuar te Policise se rilindur te shtetit.<br \/>\nQofshin keta te fundit ne \u00e7adren e pashprese te bulevardit, qofshin ne cadrat e turpshme te emisioneve te porositura dhe komentatoreve te paguar apo qofshin ne rolin e hienave te dala nga oborri i PS, qe enderrojne deshtimin e Partise Socialiste, pergjigjen e merituar e kane marre tre vjet e gjysem nga puna jone e perbashket dhe do ta marrin nga populli i Tiranes dhe gjithe Shqiperise ne 18 qershor.<br \/>\nEdhe njehere faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen e pakursyer ndaj Policise se Shtetit dhe per shperfilljen e merituar ndaj atyre qe jane gati t\u2019i rivene zjarrin Shqiperise, per te mos perfunduar prapa hekurave ku e kane vendin prej kohesh.<br \/>\nDrejtesia vonon po nuk harron!<br \/>\nBashkengjitur raportet e DASH 2014, 2015, 2016.<br \/>\nRaporti DASH 2013<br \/>\nP\u00ebr vitin 2012, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb<br \/>\n\u2013 vend tranzit dhe destinacion p\u00ebr kanabis, heroin\u00eb dhe kokain\u00eb;<br \/>\n\u2013 vend prodhues i marijuan\u00ebs s\u00eb destinuar p\u00ebr vendet e BE;<br \/>\nRritja drastike n\u00eb konfiskimin e marihuan\u00ebs (175% m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2011) gjithashtu n\u00ebnkupton nj\u00eb rritje t\u00eb prodhimit vendor. Provat tregojn\u00eb se rrjetet e trafikimit mund t\u00eb jen\u00eb duke p\u00ebrfituar nga aktivitetet e reduktuara policore n\u00eb vendet fqinje, duke anashkaluar Shqip\u00ebrin\u00eb e cila ka sh\u00ebrbyer gjat\u00eb si nj\u00eb vend tranzit p\u00ebr n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb kanabisit, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prodhues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i drogave t\u00eb paligjshme apo drogave sintetike. Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mban statistika t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs, por konsumi i drog\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 marijuan\u00ebs nuk duket t\u00eb jen\u00eb fenomen i p\u00ebrhapur.<br \/>\nNd\u00ebr arritjet e Policis\u00eb p\u00ebr 2012, statistikat sh\u00ebnojn\u00eb rritje t\u00eb konfiskimeve dhe arrestimeve.:<br \/>\n\u2013 konfiskimet kanabis arrit\u00ebn gati 21.2 ton\u00eb metrik\u00eb (gati dyfishin e shum\u00ebs konfiskuar n\u00eb vitin 2011);<br \/>\n\u2013 zbulimet e heroin\u00ebs dhe kokain\u00ebs gjithashtu u dyfishuan p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb 87.7 kilogram (kg) dhe 4.6 kg. Megjith\u00eb rritjen e konfiskimeve, problematike mbetet burokracia e r\u00ebnd\u00eb dhe rezultate e dob\u00ebta me pak d\u00ebnime nga ana e institucioneve t\u00eb zbatimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb e ligjit.<br \/>\n\u2013 729 persona u arrestuan p\u00ebr vepra t\u00eb lidhura me drog\u00ebn, kryesisht trafikimin. Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nisi mbi 149 hetime, por vet\u00ebm 46 dosje \u00e7oi n\u00eb gjykat\u00eb. Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dha 56 d\u00ebnime p\u00ebr trafikim gjat\u00eb vitit 2012.<\/p>\n<p>Raporti DASH 2014<br \/>\nP\u00ebr vitin 2013, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb<br \/>\n\u2013 vend burimi i marijuan\u00ebs s\u00eb destinuar p\u00ebr tregjet evropiane dhe konsum lokal.<br \/>\nVolumi i drog\u00ebs s\u00eb prodhuar e t\u00eb konfiskuar, dhe i arrestimeve ka vijuar n\u00eb nivel t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, kryesisht lidhur me Cannabis. P\u00ebrmir\u00ebsimi i trajnimit t\u00eb policis\u00eb dhe teknikat (p\u00ebrfshir\u00eb analiz\u00ebn e zgjeruar t\u00eb rrezikut n\u00eb pikat e kalimit kufitar dhe p\u00ebrdorimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pajisjeve teknike t\u00eb dhuruara) \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb drog\u00ebs s\u00eb sekuestruar dhe arrestimeve n\u00eb 2013.<br \/>\nBazuar n\u00eb volumin e konfiskimeve, prodhimi vendas i marijuan\u00ebs mbeti i lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn vit radhazi, edhe pse nuk ka vler\u00ebsime zyrtare t\u00eb totalit t\u00eb kultivuar. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb marihuan\u00ebs, p\u00ebrdorimi i drog\u00ebs nuk duket fenomen i p\u00ebrhapur.<br \/>\nPavar\u00ebsisht nivelit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kultivimit t\u00eb kanabisit, Shqip\u00ebria ka vijuar rritjen e rezultateve n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr drogave t\u00eb paligjshme n\u00eb vitin 2013. Sipas statistikave shtet\u00ebrore shqiptare, p\u00ebr vitin 2013 Policia e Shtetit tejkaloi volumin e arrestimeve dhe drog\u00ebs s\u00eb konfiskuar krahasuar me ato t\u00eb 2012-\u00ebs.<br \/>\nNd\u00ebr rezultatet e saj, Policia e Shtetit sh\u00ebnoi:<br \/>\n\u2013 Konfiskime t\u00eb kanabis deri n\u00eb 33 ton\u00eb metrik\u00eb (MT), shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se 21.2 MT konfiskuar n\u00eb 2012.<br \/>\n\u2013 Sekuestrime t\u00eb 47.3 kg heroin\u00eb dhe 16.1 kg kokain\u00eb;<br \/>\n\u2013 Arrestimin e 803 personave p\u00ebr trafik droge (\u00e7ka tejkalon shifr\u00ebn e 729 arrestimeve n\u00eb 2012).<\/p>\n<p>Raporti DASH 2015<br \/>\nP\u00ebr vitin 2014, Shqip\u00ebria rezultoi:<br \/>\n\u2013 vend i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm burimi p\u00ebr marijuan\u00ebn, si dhe nj\u00eb pik\u00eb transferimi p\u00ebr kokain\u00ebn dhe heroin\u00ebn e destinuar p\u00ebr tregjet evropiane.<br \/>\n\u2013 rriti duksh\u00ebm numrin e konfiskimeve t\u00eb drog\u00ebs dhe arrestimeve. Kjo mund t\u2019i atribuohet rritjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit mes partner\u00ebve rajonal\u00eb (sidomos me nj\u00ebsit\u00eb e v\u00ebzhgimit t\u00eb Policis\u00eb Italiane), kombinuar me nj\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb madh nga ana e lider\u00ebve politik\u00eb dhe autoriteteve ligjzbatuese p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me prodhimin dhe trafikimin e drog\u00ebs, \u00e7ka \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb aksioneve n\u00eb rang komb\u00ebtar.<br \/>\nP\u00ebr vitin 2014, sipas statistikave t\u00eb saj Policia e Shtetit sh\u00ebnoi:<br \/>\n\u2013 konfiskim t\u00eb marijuan\u00ebs deri n\u00eb 101.7 ton\u00eb metrik\u00eb (MT) gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2014, duksh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se totali prej 96 MT konfiskuar n\u00eb periudh\u00ebn 200-2013.<br \/>\n\u2013 Shkulje dhe shkat\u00ebrrim t\u00eb 530,177 bim\u00eb marihuan\u00eb n\u00eb 2,214 parcela individuale, (shumica e t\u00eb cilave e identifikuar nga fluturimet e mbikqyrjes italiane);<br \/>\n\u2013 Konfiskim i 63 kg heroin\u00eb dhe 23 kg kokain\u00eb;<br \/>\n\u2013 Arrestim (edhe fal\u00eb Policis\u00eb Kufitare) i 1,058 persona p\u00ebr vepra t\u00eb lidhura me trafikimin e drog\u00ebs p\u00ebr 9 mujat e par\u00eb t\u00eb vitit (duke tejkaluar 803 arrestimet n\u00eb total t\u00eb vitit 2013).<br \/>\n\u2013 Ndalim i nj\u00eb ngarkese prej 250 kg kokain\u00eb n\u00eb portin malazez t\u00eb Barit q\u00eb ishte destinuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe transferim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb (n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me agjencit\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00ebn e Jugut ).<\/p>\n<p>Raporti DASH 2016<br \/>\nGjat\u00eb vitit 2015, Shqip\u00ebria mbetet<br \/>\n\u2013 vendburim i madh i marijuan\u00ebs, si dhe nj\u00eb rrug\u00eb tranziti p\u00ebr d\u00ebrgimin e kokain\u00ebs dhe heroin\u00ebs s\u00eb destinuar p\u00ebr tregjet evropiane.<br \/>\nGjat\u00eb vitit 2015 autoritet shqiptare sh\u00ebnuan nj\u00eb seri mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse arrestimesh dhe sekuestrimesh kund\u00ebr prodhimit t\u00eb drog\u00ebs dhe rrjeteve t\u00eb trafikimit q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb vend, duke vijuar k\u00ebsisoj prirjen e nisur n\u00eb vitin 2014. Ky sukses mund t\u2019i atribuohet<br \/>\n\u2013 bashk\u00ebpunimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm rajonal me nj\u00ebsit\u00eb italiane t\u00eb mbik\u00ebqyrjes<br \/>\n\u2013 dhe nj\u00eb impenjimi m\u00eb t\u00eb madh nga ana e drejtuesve qeveritar\u00eb dhe t\u00eb Policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr drog\u00ebs.<br \/>\nMe p\u00ebrjashtim t\u00eb kanabisit, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prodhues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i drogave t\u00eb paligjshme, kimikateve pararend\u00ebs, apo drogave sintetike. Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka statistika mat\u00ebse t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb marijuan\u00ebs, p\u00ebrdorimi i paligjsh\u00ebm i drog\u00ebs nuk duket t\u00eb jen\u00eb fenomen i p\u00ebrhapur.<br \/>\nDeri n\u00eb Tetor 2015, sipas Policis\u00eb s\u00eb Shtetit (ASP) sh\u00ebnohen k\u00ebto arritje:<br \/>\n\u2013 konfiskimi i nj\u00eb totali prej 6.87 ton\u00eb metrik\u00eb marijuana;<br \/>\n\u2013 shkulje dhe shkat\u00ebrrim I 689,815 bim\u00eb marijuane n\u00eb 44 hektar\u00eb tok\u00eb sipas identifikimit t\u00eb fluturimeve survejuese italiane;<br \/>\n\u2013 sekuestrim i 55.3 kg heroin\u00eb dhe 26.4 kg kokain\u00eb;<br \/>\n\u2013 arrestimi (edhe fal\u00eb Policis\u00eb Kufitare) i 827 personave p\u00ebr vepra t\u00eb lidhura me trafikimin e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Rapoti DASH 2017<br \/>\nShqip\u00ebria mbetet nj\u00eb vend i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr prodhimin e marijuan\u00ebs, e gjithashtu nj\u00eb rrug\u00eb tranziti p\u00ebr kokain\u00ebn dhe heroin\u00ebn e destinuar p\u00ebr tregjet europiane. Nd\u00ebrsa autoritetet shqiptare raportonin nj\u00eb rritje t\u00eb arrestimeve dhe shkat\u00ebrrim t\u00eb ngastrave me kanabis n\u00eb 2016, nga ana tjet\u00ebr kishte raportime t\u00eb shtimit t\u00eb kultivimit t\u00eb kanabisit n\u00eb vend. Autoritetet shqiptare vazhduan bashk\u00ebpunimin rajonal me nj\u00ebsit\u00eb v\u00ebzhguese t\u00eb Policis\u00eb Italiane dhe pati nj\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb fluturimeve p\u00ebr v\u00ebzhgimin e drog\u00ebs n\u00eb krahasim me vitin pararend\u00ebs. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb kanabisit, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb prodhuese e r\u00ebnd\u00ebsishme e drogave t\u00eb paligjshme, kimikateve prej t\u00eb cilave prodhohet drog\u00eb, apo drogave sintetike. Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mban statistika p\u00ebr shkall\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb drogave. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb marijuan\u00ebs p\u00ebrdorimi i drog\u00ebs nuk duket t\u00eb jet\u00eb i shpesht\u00eb.<br \/>\nSipas Policis\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb 2016 u kap\u00ebn 30.14 metric tons (MT) marijuan\u00eb nd\u00ebrkaq u shkul\u00ebn n\u00eb total 2.453.628 rr\u00ebnj\u00eb kanabis. Gjat\u00eb fluturimeve kontrolluese (zbuluese) t\u00eb Guardia di Finanza-s u identifikuan 2086 ngastra kanabisi dhe po k\u00ebshtu u konstatua nj\u00eb 5-fishim i nivelit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb kultivimit. Policia e Shtetit kapi gjithashtu 57.33 kg heroin\u00eb dhe 7.16 kg kokain\u00eb.<br \/>\nPolicia e Shtetit, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe policin\u00eb e kufirit, arrestoi 1.349 persona p\u00ebr krime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me trafikun e drog\u00ebs gjat\u00eb vitit 2016. Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda hetoi 273 procedime penale p\u00ebr trafik droge. N\u00eb k\u00ebt\u00eb total p\u00ebrfshihen edhe 115 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb bartura nga vitet e m\u00ebparshme, nd\u00ebrkaq 158 procedime u filluan gjat\u00eb vitit 2016. Gjat\u00eb 2016-\u00ebs Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda d\u00ebrgoi para gjykat\u00ebs 55 dosje, n\u00eb ngarkim t\u00eb 81 t\u00eb pandehurve. Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dha 65 vendimet faj\u00ebsie, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe verdiktet e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb ishin bartur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Brendshem ende ne detyre, Saimir Tahiri, i pergjigjet akuzave te LSI, ne lidhje me raportin e DASH per kanabisin. Tahiri thekson se sulmet ndaj policise ne lidhje me kete ceshtje behen per te perfituar vota. Raporti i DASH, LSI sulmon Policin\u00eb: L\u00ebrini demagogjit\u00eb, luftoni kanabisin, gjendja alarmante Reagimi i Saimir Tahirit: Pershendes Levizjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32489","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32489"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32489\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}