{"id":324956,"date":"2023-06-14T08:18:28","date_gmt":"2023-06-14T06:18:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=324956"},"modified":"2023-06-14T08:18:28","modified_gmt":"2023-06-14T06:18:28","slug":"kanioneve-te-osumit-ne-skrapar-u-del-pronari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kanioneve-te-osumit-ne-skrapar-u-del-pronari\/","title":{"rendered":"Kanioneve t\u00eb Osumit n\u00eb Skrapar u del pronari"},"content":{"rendered":"<p>Fiks Fare faktoi mbr\u00ebmjen e sotme me z\u00eb dhe dokumente se Monumentit t\u00eb Natyr\u00ebs \u201cKanionet e Osumit\u201d n\u00eb Skrapar u ka dal\u00eb pronari! N\u00eb redaksin\u00eb e emisionit investigativ u ankua qytetari Andon Lushaj nga Skrapari.<\/p>\n<p>Ai tregoi se \u00ebsht\u00eb banor i zon\u00ebs, por jeton n\u00eb Vlor\u00eb. Duke qen\u00eb se e njihte shum\u00eb mir\u00eb lumin Osum dhe Kanionet, para 5 vitesh ka ngritur nj\u00eb konstruksion druri n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kanioneve, te vendi Ura e Zab\u00ebrzanit. <\/p>\n<p>Ka pasur vet\u00ebm nj\u00eb tend\u00eb, me d\u00ebrrasa dhe posht\u00eb t\u00eb shtruar me pllaka guri. Ka marr\u00eb leje nga Bashkia e Skraparit, ka paguar detyrimet 300 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb sezon.<\/p>\n<p>Lushaj pohon se ngjitur me vendin ku ushtronte aktivitetin \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb konstruksion druri, i ngritur nga Bashkia e Skraparit n\u00eb vitin 2016. Por, vendi i tij ishte n\u00eb zallishte dhe n\u00eb llumin q\u00eb nxjerr lumi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2022 m\u00eb erdhi nj\u00eb person i quajtur Dashi Satko dhe m\u00eb tha se vendi ku kisha ngritur konstruksionin e drurit ishte pron\u00eb e tij. M\u00eb erdhi me policin\u00eb dhe m\u00eb proceduan p\u00ebr zaptim prone\u201d pohoi Lushaj, teksa pohoi se vendi nuk ishte pron\u00eb e tij, por e shtetit dhe ishte n\u00eb lum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi u b\u00eb private?! N\u00ebse \u00ebsht\u00eb privat, un\u00eb as nuk shkoj m\u00eb. As atje dhe as do lahem n\u00eb lum\u00eb\u201d vijon qytetari, teksa pohon se n\u00eb stin\u00ebn e dimrit, vendi ku ai kishte struktur\u00ebn e drurit, mbushet me uj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kisha n\u00eb harmoni me mjedisin. Tani s\u2019m\u00eb japin leje, jo \u00ebsht\u00eb private, jo e kan\u00eb zonat e mbrojtura. Ku ishin zonat e mbrojtura kur doli ky pronar i lumit?\u201d pohon denoncuesi, teksa shton se n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kanioneve ka disa aktivitete, por vet\u00ebm ai i tij u mbyll.<\/p>\n<p>\u201cKur vinin k\u00ebtu te un\u00eb s\u2019pan\u00eb ato t\u00eb tjerat. 50 metra larg meje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb mbyllur as nga Bashkia dhe as nga Zonat e Mbrojtura\u201d p\u00ebrfundon Lushaj.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ankese, gazetar\u00ebt e Fiks Fare bisedojn\u00eb me kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Skraparit, Adriatik Mema. \u201cAtje ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar struktura e drurit \u00ebsht\u00eb pron\u00eb shtet, pavar\u00ebsisht pretendimeve q\u00eb nj\u00eb individ i caktuar ka mbi at\u00eb sip\u00ebrfaqe! Dhe duke qen\u00eb se ato jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb mos gaboj n\u00eb 2016-\u00ebn individi n\u00eb fjal\u00eb nuk kishte pse e nxirrte sot problemin. Por duhet ta nxirrte q\u00eb at\u00ebher\u00eb shiko se jeni duke nd\u00ebrtuar n\u00eb tok\u00ebn time. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb q\u00eb vitin e kaluar un\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb leje p\u00ebr ushtrimin e k\u00ebtij biznesi k\u00ebtij zot\u00ebris\u00eb (denoncuesit) n\u00eb at\u00eb sip\u00ebrfaqe q\u00eb \u00ebsht\u00eb le t\u00eb themi buz\u00eb lumit. Nd\u00ebrsa struktura prej druri \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb lart\u00eb se kjo. Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar jam ndeshur me probleme dhe me ankesa nga nj\u00eb subjekt tjet\u00ebr q\u00eb pretendon se kjo \u00ebsht\u00eb prona ime sepse ka bler\u00eb nj\u00eb pyll le t\u00eb themi shum\u00eb af\u00ebr k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqe\u201d pohon Mema, nd\u00ebrsa shton se edhe Agjencia e Zonave t\u00eb Mbrojtura pohon se \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e mbrojtur. \u201cDo t\u00eb thot\u00eb q\u00eb un\u00eb si Bashki jam ndeshur p\u00ebrball\u00eb dy situatave. Nj\u00eb individ q\u00eb pretendon se kjo \u00ebsht\u00eb prona ime, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe nj\u00eb agjenci shtet\u00ebrore si\u00e7 jan\u00eb Zonat e Mbrojtura q\u00eb thon\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e mbrojtur. Kjo situat\u00eb vitin e kaluar shkoi n\u00eb prokurori. Dhe un\u00eb i kam paraqitur Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Berat t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin dhe t\u00eb gjith\u00eb argumentet ku i thoja q\u00eb, i qendroj edhe sot e k\u00ebsaj dite, opsionit q\u00eb kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuri shtet\u00ebrore!\u201d shtot\u00eb kryetari i Bashkis\u00eb Skrapar, duke p\u00ebrs\u00ebritur se \u201cpron\u00eb shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb edhe ku ka pasur aktivitetin z. Lushaj edhe ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar ajo struktur\u00eb druri!\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00ebsht\u00eb zallishte zot\u00ebri! Edhe un\u00eb sot si bashki i qendroj se ajo \u00ebsht\u00eb zall, sepse edhe sot po t\u00eb shkosh, po t\u00eb bjer\u00eb shi aty, ajo p\u00ebrmbytet gjat\u00eb dimrit. Aq af\u00ebr \u00ebsht\u00eb me lumin. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ajo nuk \u00ebsht\u00eb pyll kurr\u00eb n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb at\u00eb vend ku z. Lushaj ka ushtruar aktivitetin tash sa vite, ajo ka qen\u00eb rrug\u00eb q\u00eb banor\u00ebt e asaj zone q\u00eb banor\u00ebt e Zab\u00ebrzanit e aksesonin, ishte rruga e tyre p\u00ebr tek ura, ajo q\u00eb njihet si \u201cUra e Zab\u00ebrzanit\u201d. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb bie pretendimi i dikujt q\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb prona ime p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shum\u00eb af\u00ebr lumit. Zallishte!\u201d vijoi Mema. N\u00eb fund ai tha se zona n\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb rehabilitohet p\u00ebr ta kthyer n\u00eb nj\u00eb kamp p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Fiksi kontaktoi dhe me personin q\u00eb ka dal\u00eb pronar i hyrjes s\u00eb Kanionit, Dashi Satko, duke e pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problematike. \u201cS\u2019i kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private! Un\u00eb i kam qit dokumentet se ku dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me ekspert se ku ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb me t\u00eb th\u00ebnme! Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb me dokumente zyrtare. \u00c7far\u00eb dokumentesh ka ai zot\u00ebria?\u201d pohoi ai. Gazetar\u00ebt e pyet\u00ebn se denoncuesi nuk pretendon se pron\u00ebsin\u00eb, por kishte vet\u00ebm nj\u00eb kontrat\u00eb me bashkin\u00eb. \u201cNuk i kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb, i ka th\u00ebn\u00eb shteti! Un\u00eb kam \u00e7uar policin\u00eb atje. Kam \u00e7uar prokurorin\u00eb, kan\u00eb shkuar ekspert\u00ebt dhe kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb kjo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb pasurin\u00eb time, kaq!\u201d vijoi Satko, nd\u00ebrsa gazetar\u00ebt e pyet\u00ebn si e b\u00ebri monumentin e natyr\u00ebs \u201cKanionet e Osumit\u201d pron\u00eb private?! \u201cV\u00ebllai im, me nj\u00eb monument natyre q\u00eb i del pronari le ta zgjidhin, le t\u00eb m\u00eb japin lek\u00ebt mu ata q\u00eb ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pron\u00ebn\u201d thot\u00eb ai, nd\u00ebrsa m\u00eb pas mbyll telefonin.<\/p>\n<p>Fiks Fare shkoi n\u00eb Bashkin\u00eb e Skraparit ku bisedoi me juristen e k\u00ebtij institucioni Rudina Llango. Ajo pohoi se lejen p\u00ebr denoncuesin Andon Lushaj e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb turist\u00ebve, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb vend i vizituar. E pyesim si u b\u00eb zona, uji, llumi dhe zalli pron\u00eb private, na thot\u00eb se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa dokumente dhe se n\u00eb at\u00eb vend nj\u00eb person pretendon pron\u00ebsin\u00eb. Por, sakt\u00ebsoi se vendi i Lushajt ishte zallishte dhe \u201cishte pron\u00eb shtet\u00ebrore\u201d. \u201cFamilja Satko e ka marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb prone me kthim prone, por aty shkruhet \u2018pyll\u2019 dhe jo zall apo r\u00ebr\u00eb\u201d thot\u00eb juristja, duke shtuar se i takon organeve t\u00eb tjera t\u00eb sakt\u00ebsojn\u00eb n\u00ebse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim apo jo hartat.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj interviste, gazetar\u00ebt shkuan n\u00eb Kadastr\u00ebn e Skraparit. Por, askush nuk ndodhej n\u00eb zyra. Komunikuam me mesazhe me kreun aktual, Florian Meno, por ai tha se nuk lejohen kontaktet me individin. Fiksi do e pyeste si doli zalli, llumi dhe uji pron\u00eb private! Kush drejtues ka firmosur certifikatat e pron\u00ebsis\u00eb, cili inxhinier ka b\u00ebr\u00eb hartat apo cili jurist ka b\u00ebr\u00eb interpretimin e vendimit t\u00eb Kthimit t\u00eb Pronave? Deri m\u00eb sot, asnj\u00eb p\u00ebrgjigje! Megjithat\u00eb, Fiksi ka siguruar kartel\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj prone; nga regjistrimi fillestar dhe ndryshimet nd\u00ebr vite. N\u00eb t\u00eb gjitha certifikatat, prona rezulton \u201cpyll\u201d. Por, n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb zall, llum\u00eb dhe uj\u00eb! K\u00ebto certifikata jan\u00eb firmosur nga ish-drejtues t\u00eb k\u00ebsaj kadastre, t\u00eb cil\u00ebt rezultojn\u00eb kush\u00ebrinj dhe t\u00eb af\u00ebrm me personat q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb par\u00ebt at\u00eb pron\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb vitet 2010 apo 2012, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe disa harta. Por, n\u00eb vitin 2020 prona n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar, duke u em\u00ebrtuar S1 dhe S2. Pjesa S1 \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb z. Dashi Satko. Por kjo pron\u00eb, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrm, ka edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ve\u00e7uar q\u00eb shkon deri n\u00eb mes t\u00eb lumit. Pik\u00ebrisht, kjo pjesa e ve\u00e7uar prek edhe monumentin e natyr\u00ebs!<\/p>\n<p>Gjithsesi, Kadastra ka mbajtur disa q\u00ebndrime t\u00eb dyshimta n\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbimet me organet e drejt\u00ebsis\u00eb. Fillimisht, pranon se pjesa zallishte prek pron\u00ebn e z. Dashi Satko. Por, m\u00eb von\u00eb i ka kthyer p\u00ebrgjigje se kjo pjesa tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet. T\u00eb gjitha k\u00ebto veprime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2022! Nd\u00ebrkoh\u00eb, Fiksi tentoi t\u00eb flas\u00eb edhe me Zonat e Mbrojtura n\u00eb Skrapar, por askush nuk pranoi t\u00eb jap\u00eb shpjegime.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ligji me num\u00ebr 8743, i vitit 2001, p\u00ebr \u201cPronat e paluajtshme t\u00eb shtetit\u201d p\u00ebrcakton se \u201cI p\u00ebrkasin shtetit dhe b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb pronat e paluajtshme publike a) vija bregdetare p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tok\u00eb, uj\u00ebrat territoriale dhe brigjet e lumenjve, t\u00eb p\u00ebrrenjve e rrjedhave t\u00eb tjera ujore\u2026\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fiks Fare faktoi mbr\u00ebmjen e sotme me z\u00eb dhe dokumente se Monumentit t\u00eb Natyr\u00ebs \u201cKanionet e Osumit\u201d n\u00eb Skrapar u ka dal\u00eb pronari! N\u00eb redaksin\u00eb e emisionit investigativ u ankua qytetari Andon Lushaj nga Skrapari. Ai tregoi se \u00ebsht\u00eb banor i zon\u00ebs, por jeton n\u00eb Vlor\u00eb. Duke qen\u00eb se e njihte shum\u00eb mir\u00eb lumin Osum [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":324957,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-324956","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=324956"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324956\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":324958,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324956\/revisions\/324958"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=324956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=324956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=324956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}