{"id":325014,"date":"2023-06-14T12:45:07","date_gmt":"2023-06-14T10:45:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=325014"},"modified":"2023-06-14T12:45:07","modified_gmt":"2023-06-14T10:45:07","slug":"ben-blushi-bota-sipas-albin-kurtit-si-martir-edhe-si-politikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ben-blushi-bota-sipas-albin-kurtit-si-martir-edhe-si-politikan\/","title":{"rendered":"Ben Blushi: Bota sipas Albin Kurtit, si martir edhe si politikan"},"content":{"rendered":"<p>NGA BEN BLUSHI<\/p>\n<p>Duket e padrejt\u00eb t\u00eb godas\u00ebsh dik\u00eb q\u00eb mendon se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb duke i ngulur nga nj\u00eb thik\u00eb pas shpine. Ky \u00ebsht\u00eb rasti i Albin Kurtit. At\u00eb po e gadasin t\u00eb gjith\u00eb, nga brenda dhe nga jasht\u00eb Kosov\u00ebs, nga af\u00ebr, nga anash,nga larg dhe nga lart.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kur i k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb sillet si nj\u00eb politikan i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb gabim kur mendojn\u00eb se ai ndjehet keq.<\/p>\n<p>Pandjeshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e fort\u00eb e Albinit.<\/p>\n<p>Ai nuk jeton si nj\u00eb poltikan me l\u00ebkur\u00eb t\u00eb holl\u00eb, por si nj\u00eb martir pa trup dhe prandaj pa l\u00ebkur\u00eb. Martir\u00ebt nuk kan\u00eb lidhje me plag\u00ebt, me dhimbjet dhe me torturat e shpirtit. Ata nuk ndjejn\u00eb asgj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot t\u00eb gjith\u00eb po habiten sesi ky njeri nuk po b\u00ebn asgj\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoje nga ato q\u00eb ai me siguri i quan thika, kurthe, pabesi apo pusi, sic do b\u00ebnte cdo politikan normal.<\/p>\n<p>Prandaj nuk do e ndjej\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb q\u00eb po them, cka m\u00eb leht\u00ebson, duke e ditur q\u00eb megjith\u00ebse do ta konsideroj\u00eb nj\u00eb thik\u00eb, prap\u00eb nuk do ti dhemb\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja pse nuk ndjen, kur i thon\u00eb se po d\u00ebmton Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb territori q\u00eb ai duhet t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb, por \u00ebsht\u00eb territori ku ai ka vendosur t\u00eb vritet p\u00ebr tu shpallur martir.<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit ai nuk po duron m\u00eb. Duke menduar pa pushim p\u00ebr dit\u00ebn e martirizimit t\u00eb tij, ai po ngutet dhe po i lutet t\u00eb gjith\u00ebve ta vrasin me rradh\u00eb ose nj\u00ebko\u00ebsisht, serb\u00ebve, shqiptar\u00ebve, kosovar\u00ebve, evropian\u00ebve, rus\u00ebve dhe amerikan\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb i vetmi njeri n\u00eb planet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb tre superfuqi kund\u00ebr :Amerik\u00ebn, Rusin\u00eb dhe Evrop\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb nuk e duan p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat Albini p\u00ebrpiqet cdo moment ti bashkoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb. As Zelensky dhe as Kimi i Kores\u00eb nuk e kan\u00eb arritur dot k\u00ebt\u00eb sukses, sepse megjith\u00ebse sillen keq, pothuajse cdo dit\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit ata sillen si politikan\u00eb sepse ata kan\u00eb q\u00ebllime praktike n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse Albini ka nj\u00eb q\u00ebllin tjet\u00ebr : ai k\u00ebrkon t\u00eb vdes\u00eb si politikan dhe t\u00eb jetoj\u00eb si nj\u00eb martir. Dhe prandaj po i fton t\u00eb gjith\u00eb ta vrasin. Politikisht.<\/p>\n<p>Ky fiksim i tij p\u00ebr t\u00eb jetuar nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr, pas vdekjes, duhet t\u00eb jet\u00eb i hersh\u00ebm dhe ndoshta ka lindur nga leximet apo nga \u00ebnd\u00ebrrimet e tij t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Shpresoj q\u00eb ai m\u00eb mir\u00ebkupton, n\u00ebse do i them se leximet e Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebm. Nj\u00eb njeri q\u00eb interpreton keq rilindasit, vjen nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb beson se gjith\u00eb bota \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve dhe se shqiptar\u00ebt, si k\u00ebrthiza e bot\u00ebs, do ti mbijetojn\u00eb cdo padrejt\u00ebsije pa b\u00ebr\u00eb vet\u00eb asgj\u00eb, ose duke b\u00ebr\u00eb keq cdo gj\u00eb.<\/p>\n<p>Rilindja jon\u00eb Komb\u00ebTare kishte nj\u00eb aspekt t\u00eb fort\u00eb kulturor dhe gjuh\u00ebsor, por nuk kishte q\u00ebllim politik. Prandaj nga leximet euforike t\u00eb poezive t\u00eb Rilindjes u mbrojt gjuha shqipe, por nuk u formua dot rezistenca shqiptare kund\u00ebr pushtuesit turk si dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndalur zvog\u00eblimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rilindja na m\u00ebsoi t\u00eb flisnim shqip por jo t\u00eb luftonim dhe aq m\u00eb pak t\u00eb negocionim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ne b\u00ebnim loj\u00ebra t\u00eb vogla bajraqesh, t\u00eb tjer\u00ebt b\u00ebnin diplomaci dhe prandaj na morr\u00ebn territore sic ishte dhe rasti i Kosov\u00ebs q\u00eb mbeti jasht\u00eb kufinjve shtet\u00ebror\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt u zmadhuan, ne u zvog\u00ebluam, duke bezdisur Evrop\u00ebn me tym dhe k\u00ebsisoj duke ndihmuar fqinj\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk dua ta quaj Albin Kurtin nj\u00eb viktim\u00eb t\u00eb Rilindjes, por ai po b\u00ebn sot t\u00eb nj\u00ebj\u00ebtn gj\u00eb. Po ndihmon fqinj\u00ebt duke ndezur zjarre t\u00eb vogla me faqet e poezive t\u00eb vjetra. Nj\u00eblloj si 100 vjet m\u00eb par\u00eb po humb Evrop\u00ebn dhe Amerik\u00ebn duke i kaluar n\u00eb kahun tjet\u00ebr t\u00eb kufirit. Meq\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb politikan dhe as nuk do t\u00eb jet\u00eb, ai nuk kupton ose b\u00ebn sikur nuk kupton se Per\u00ebndimi nuk pranon nj\u00eb front tjet\u00ebr n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb territoreve t\u00eb tij, ndr\u00ebkoh\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb front t\u00eb hapur n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq. Per\u00ebndimi k\u00ebrkon ta shk\u00ebpus\u00eb Serbin\u00eb nga Rusia duke i b\u00ebr\u00eb disa favore t\u00eb vogla. Duke i dhuruar nj\u00eb shoqat\u00eb serb\u00ebsh n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb ata e quajn\u00eb asosacion.<\/p>\n<p>Albin Kurti beson,ndoshta me t\u00eb drejt\u00eb, se n\u00ebse serb\u00ebt marrin k\u00ebto t\u00eb drejta, pra organizohen n\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb me autonomi t\u00eb zgjeruar, at\u00ebher\u00eb brenda Kosov\u00ebs do t\u00eb krijohet nj\u00eb Kosov\u00eb serbe, e cila nes\u00ebr mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb sic i sh\u00ebrbeu Dombasi Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb.<\/p>\n<p>Na p\u00eblqen apo nuk na p\u00eblqen, Per\u00ebndimi k\u00ebrkon ta b\u00ebj\u00eb edhe Serbin\u00eb, Evrop\u00eb dhe serb\u00ebt evropiane. Me apo ndihm\u00ebn e shqiptar\u00ebve, kjo ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur, cka nuk \u00ebsht\u00eb keq p\u00ebr shqiptar\u00ebt. P\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb p ndodh n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka lidhje vet\u00ebm me shqiptar\u00ebt dhe as me Albin Kurtin. Per\u00ebndimi k\u00ebrkon t\u00eb zboj\u00eb rus\u00ebt nga Kosova duke joshur serb\u00ebt. Prandaj kjo nuk \u00ebsht\u00eb beteja e Albinit por e Per\u00ebndimit dhe ai po ngat\u00ebrrohet kot n\u00eb nj\u00eb territor q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e duan p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ndryshme ndr\u00ebsa ai e do p\u00ebr tu kthyer n\u00eb martir. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt me per\u00ebndimin dhe duke mos kuptuar cfar\u00eb po ndodh, po pengon.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse Albini nuk ndihmon, nuk i lejohet t\u00eb pengoj\u00eb. Kur ai t\u00eb mbaroj\u00eb procesin e martirizmit, kufiri q\u00eb sot ndan Kosov\u00ebn me Serbin\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb kufi evropian dhe jo m\u00eb serb dhe aq m\u00eb pak rus sic duket sot.<\/p>\n<p>Prandaj Albin Kurti duhet t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb shoh\u00eb jasht\u00eb kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs. Bota ka ndryshuar. Gj\u00ebrat jasht\u00eb Kosov\u00ebs nuk jan\u00eb m\u00eb sic ishin para 10 vitesh apo para 100 vitesh. Martir\u00ebt jan\u00eb mbyllur n\u00ebp\u00ebr muze, pragmatist\u00ebt vendosin. Kur ai t\u00eb shikoj\u00eb pak m\u00eb larg do kuptoj\u00eb se nuk mund t\u00eb pengoj\u00eb Per\u00ebndimin t\u00eb bashkohet me Shqip\u00ebrin\u00eb me Kosov\u00ebn dhe me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj e ka gabim dy her\u00eb: edhe si martir edhe si politikan.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA BEN BLUSHI Duket e padrejt\u00eb t\u00eb godas\u00ebsh dik\u00eb q\u00eb mendon se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb duke i ngulur nga nj\u00eb thik\u00eb pas shpine. Ky \u00ebsht\u00eb rasti i Albin Kurtit. At\u00eb po e gadasin t\u00eb gjith\u00eb, nga brenda dhe nga jasht\u00eb Kosov\u00ebs, nga af\u00ebr, nga anash,nga larg dhe nga lart. Megjith\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":325015,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-325014","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=325014"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325014\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":325016,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325014\/revisions\/325016"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/325015"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=325014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=325014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=325014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}